Tag: khamenei

  • Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet në publik për herë të parë pas konfliktit me Izraelin

    Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet në publik për herë të parë pas konfliktit me Izraelin

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u shfaq për herë të parë në publik të shtunën, pas disa javësh mungesë, duke marrë pjesë në një ceremoni fetare të shtunën, sipas mediave shtetërore iraniane.

    Paraqitja e tij erdhi pas një konflikti 12-ditor me Izraelin dhe SHBA-në që filloi më 13 qershor, kur Izraeli bombardoi objektiva ushtarake dhe bërthamore iraniane. SHBA iu bashkua më vonë me goditje ajrore ndaj tre objekteve bërthamore, përpara se presidenti Donald Trump të shpallte armëpushimin.
    Në pamjet e publikuara nga Press TV, Khamenei përshëndet një turmë besimtarësh të veshur me të zeza gjatë Ditës të Hashuras, një ngjarje që nderon martirizimin e Husayn ibn Ali, nipit të Profetit Muhamed.
    Gjatë konfliktit, u raportua se Khamenei u strehua në një bunker, ndërsa udhëheqësit izraelitë dhe amerikanë diskutonin publikisht për rrëzimin apo edhe eliminimin e tij.
    Trump e cilësoi Khamenein si një “shënjestër të lehtë”, ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu tha se vdekja e tij nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do ta përfundonte atë.
    Pas fillimit të armëpushimit, Khamenei u shfaq në një video të regjistruar duke shpallur “fitore” ndaj Izraelit dhe SHBA-së, duke deklaruar se konflikti nuk kishte të bënte me programin bërthamor, por me përpjekjet amerikane për të nënshtruar Iranin. Ai i quajti këto përpjekje të kota dhe përsëriti se “dorëzimi nuk do të ndodhë kurrë.”
    Megjithatë, analistët thonë se reputacioni i tij brenda vendit është dëmtuar. Sipas Ali Vaez nga International Crisis Group, goditjet izraelite të nivelit të lartë dhe humbja e drejtuesve ushtarakë kanë tronditur perceptimin se regjimi siguron siguri në këmbim të lirive të kufizuara, një shtyllë qendrore e legjitimitetit të tij në sytë e popullit iranian.

    Top Channel

  • Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

    Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

    Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite.

    Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.
    Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje.

    Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për “qëndresën” ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë”, duke përsëritur deklarata të mëhershme të Khameneit, sipas televizioni shtetëror.
    Khamenei, 86 vjeç, dikur gjithmonë fytyrë e pranishme e republikës islamike, u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku gjatë luftës që Izraeli nisi më 13 qershor, pasi thuhej se ai ndodhej në listën e shënjestrave të Izraelit.
    Daljet e tij të vetme – dy deklarata me video, e dyta më sa duhet e xhiruar në një bunker – nuk arritën ta qetësonin kombin.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se të paktën dy herë kishte parandaluar sulme izraelite kundër Khameneit.
    Trump, në një mesazh gjatë sulmeve të ashpra izraelite, kishte theksuar se SHBA-ja ishte në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, por nuk kishte synim ta vriste atë.
    Ushtria amerikane gjithashtu kreu sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se kishte shkatërruar plotësisht ato, pavarësisht mbetet e vështirë verifikimi i hollësishëm i dëmeve.
    Mungesa e udhëheqësit suprem në publik u bë temë thashethemesh në rrjetet sociale në Iran dhe herë pas here edhe subjekt talljesh.
    Pavarësisht humbjeve që ka pësuar Irani – veçanërisht në programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake – Khamenei deklaroi në një mesazh të regjistruar më 26 qershor se Irani kishte fituar konfliktin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
    Deklarata e tij është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe mediat.
    Ndërkohë, Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe figurë e njohur mediatike e djathtë në SHBA, më 5 korrik deklaroi se kishte zhvilluar një intervistë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, e cila do të publikohej “brenda një ose dy ditësh”.
    Në një video-mesazh në X, Carlson tha se intervista ishte zhvilluar në distancë dhe përmes një përkthyesi.
    Ai shtoi se i kishte ofruar një intervistë edhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ende nuk kishte marrë përgjigje. Netanyahu pritet të takohet në Uashington me Trump më 7 korrik./rel

  • Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

    Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

    Ajatollah Ali Khamenei i Iranit (djathtas) bën daljen e parë publike që nga fillimi i luftës me Izraelin.
    Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite.
    Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.

    Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje.
    Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për “qëndresën” ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë”, duke përsëritur deklarata të mëhershme të Khameneit, sipas televizioni shtetëror.
    Khamenei, 86 vjeç, dikur gjithmonë fytyrë e pranishme e republikës islamike, u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku gjatë luftës që Izraeli nisi më 13 qershor, pasi thuhej se ai ndodhej në listën e shënjestrave të Izraelit.
    Daljet e tij të vetme – dy deklarata me video, e dyta më sa duhet e xhiruar në një bunker – nuk arritën ta qetësonin kombin.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se të paktën dy herë kishte parandaluar sulme izraelite kundër Khameneit.
    Trump, në një mesazh gjatë sulmeve të ashpra izraelite, kishte theksuar se SHBA-ja ishte në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, por nuk kishte synim ta vriste atë.
    Ushtria amerikane gjithashtu kreu sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se kishte shkatërruar plotësisht ato, pavarësisht mbetet e vështirë verifikimi i hollësishëm i dëmeve.
    Mungesa e udhëheqësit suprem në publik u bë temë thashethemesh në rrjetet sociale në Iran dhe herë pas here edhe subjekt talljesh.
    Pavarësisht humbjeve që ka pësuar Irani – veçanërisht në programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake – Khamenei deklaroi në një mesazh të regjistruar më 26 qershor se Irani kishte fituar konfliktin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
    Deklarata e tij është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe mediat.
    Ndërkohë, Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe figurë e njohur mediatike e djathtë në SHBA, më 5 korrik deklaroi se kishte zhvilluar një intervistë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, e cila do të publikohej “brenda një ose dy ditësh”.
    Në një video-mesazh në X, Carlson tha se intervista ishte zhvilluar në distancë dhe përmes një përkthyesi.
    Ai shtoi se i kishte ofruar një intervistë edhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ende nuk kishte marrë përgjigje. Netanyahu pritet të takohet në Uashington me Trump më 7 korrik.
    REL

  • VD- Udhëheqësi i Iranit bën daljen e parë publike pas luftës 12-ditore me Izraelin, pritet me brohoritje

    VD- Udhëheqësi i Iranit bën daljen e parë publike pas luftës 12-ditore me Izraelin, pritet me brohoritje

    Ajatollah Ali Khamenei

    IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, bëri të shtunën paraqitjen e tij të parë publike që nga fillimi i luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, duke marrë pjesë në një ceremoni fetare. Khamenei u prit me brohoritje nga iranianët, të cilët u ngritën në këmbë ndërsa ai hyri në një xhami pranë zyrës dhe rezidencës së tij në kryeqytet
    Mungesa e Khameneit gjatë luftës sugjeroi që udhëheqësi iranian, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, kishte qenë i izoluar në një bunker.

    Kthimi i tij i papritur erdhi ndërsa Irani përballet me sfida të mëdha. Vendet bërthamore janë në rrënoja, me SHBA-në që thotë se programi atomik i Iranit është “i zhdukur”. Irani tani ka ndaluar së punuari me inspektorët bërthamorë të OKB-së.
    Më shumë probleme po krijohen edhe brenda qeverisë së Iranit. Grupe të fuqishme ushtarake po luftojnë për kontroll pasi të vdesë Khamenei, me disa që dëshirojnë një sundim më pak fetar. Gjatë konfliktit 12 ditor, Izraeli vrau mbi 30 komandantë dhe shkencëtarë të lartë iranianë, ndërsa bombat amerikane shkatërruan objekte kryesore bërthamore.

  • Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

    Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

    Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin së fundmi për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
    Përmes një deklarate zyrtare, Mosadi ka konfirmuar se Khamenei është gjallë. “E përsërisim: është gjallë”, thuhet në deklaratën e agjencisë izraelite, në përgjigje të spekulimeve që kishin nisur të përhapen për gjendjen e tij shëndetësore.
    Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë “neutralizuar” kreun e forcave Radwan, një njësi elitare sulmuese e Hezbollahut, gjatë një operacioni të posaçëm në Liban.
    Sipas burimeve zyrtare, komandanti i njësisë është goditur ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij.

  • Udhëheqësi suprem i Iranit po përballet me sfidën më të madhe deri tani dhe i kanë mbetur pak mundësi

    Udhëheqësi suprem i Iranit po përballet me sfidën më të madhe deri tani dhe i kanë mbetur pak mundësi

    Për gati katër dekada, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është përballur me mospajtime të brendshme, kriza ekonomike dhe luftëra, por sulmet e pashembullta nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit shënojnë sfidën e tij më të madhe deri më tani, shkruan CNN.

    Vendimi që ai do të marrë tani do të ketë rëndësi të madhe për Iranin dhe pjesën tjetër të Lindjes së Mesme. Por, siç vëren CNN, opsionet e tij janë të pakta. Është një provë e madhe për një 86-vjeçar me shëndet të përkeqësuar dhe pa një pasardhës të caktuar.
    Shkalla e dëmit të shkaktuar ndaj regjimit të Khameneit mbetet e pasigurt, por sulmi goditi në zemër të pushtetit të tij. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, një forcë kyçe ushtarake që mbështet idealet e Revolucionit Islamik, pësuan humbjen e një sërë komandantësh me përvojë. Objektet bërthamore të Iranit, ku pasurohej uraniumi i nivelit të armëve, u dëmtuan rëndë dhe shkencëtarët kryesorë që nxisnin përparimin e programit u vranë.

    Grupet rajonale të armatosura të Khameneit ishin dobësuar rëndë nga sulmet izraelite, dhe miliarda dollarë të shpenzuar për programin bërthamor humbën brenda 12 ditësh, një tjetër plagë ekonomike në një kohë sanksionesh dhe inflacioni në rritje.
    Sulmet izraelite ishin aq të fuqishme saqë Khamenei mbajti fjalimet e tij gjatë konfliktit nga një vendndodhje e pazbuluar, duke sinjalizuar shqetësimin e vazhdueshëm për sigurinë e tij. Ai nuk ishte midis qindra mijëra personave që morën pjesë në funeralet kombëtare për komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të vrarë të shtunën.
    Dhe kaluan disa ditë pasi armëpushimi hyri në fuqi para se udhëheqësi suprem të publikonte një videomesazh për popullin e tij.
    “Ky president (Donald Trump) e nxori në pah këtë të vërtetë, ai e bëri të qartë se amerikanët do të jenë të kënaqur vetëm me dorëzimin e plotë të Iranit, dhe asgjë më pak”, tha Khamenei. Ai gjithashtu, siç parashikohej, shpalli fitoren ndaj Izraelit dhe SHBA-së, një mesazh që shkaktoi një përgjigje të prerë nga Trump.
    “Dëgjo, je një njeri me besim të madh, një njeri shumë i respektuar në vendin tënd”, tha Trump.
    “Duhet të thuash të vërtetën. U munde”.
    Dikur një udhëheqës i shkathët që përdorte manovra politike dhe ekonomike për të siguruar mbijetesën e regjimit të tij, Khamenei i plakur tani qeveris një shtet të dobësuar. Me pasiguri rreth trashëgimisë së tij, gjendjes së programit të tij bërthamor dhe forcës së grupeve të tij të përfaqësuara, ai përballet me një zgjedhje kritike: të rindërtojë të njëjtin regjim ose të ndërmarrë reforma që mund të kërcënojë qëndrimin e tij në pushtet.
    Asnjë dorëzim
    Gjatë dekadave, Khamenei është përballur me një kaskadë të pandërprerë sfidash që së bashku kanë formësuar regjimin e tij.
    Duke trashëguar një komb që në vitin 1989 u shkatërrua dhe u izolua nga lufta me Irakun, ai u përball me detyrën e vështirë të ringjalljes së ekonomisë dhe shoqërisë së tij të përçarë. Ai duhej të menaxhonte mospajtimet dhe rivalitetet e brendshme brenda qarqeve komplekse të Iranit, të përballej me presionet e palëkundura ekonomike ndërkombëtare, duke ruajtur njëkohësisht idealet revolucionare të sovranitetit dhe pavarësisë.
    Grupet iraniane në mërgim krijuan media 24/7 që transmetonin propagandë anti-regjim dhe grupet separatiste zbuluan sekretet e programit të tij bërthamor. Agjencitë e spiunazhit të Izraelit duket se janë infiltruar thellë në Iran, duke vrarë shkencëtarë bërthamorë dhe duke nisur sulme kibernetike kundër infrastrukturës së Iranit.
    Por asnjëherë, deri më tani, ai nuk ka pasur ushtrinë më të fortë në botë që të sulmojë vendin e tij, dhe një president amerikan të flasë për vrasjen e tij të mundshme në një postim në rrjetet sociale.
    Sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, të pritura prej kohësh, por të dyshuara gjerësisht, shënuan vetëm herën e dytë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 që një komb i huaj sulmoi drejtpërdrejt vendin, pas pushtimit të Irakut nën Sadam Huseinin në vitet 1980.
    Brenda vendit, Khamenei mbetet figura më e fuqishme e Iranit. Megjithatë, me Iranin që po vuan nga sulmet e fundit dhe Khamenein që fshihet, udhëheqësi i moshuar mund të intensifikojë represionin për të ruajtur idealet konservatore të revolucionit.
    “Doktrina iraniane u ndërtua rreth projektimit të pushtetit në rajon dhe pengimit të kundërshtarëve, por e para është dobësuar dhe e dyta ka dështuar. I vendosur përballë një qëllimi minimal, mbijetesës, regjimi jeton për të luftuar një ditë tjetër, por pa dyshim është dobësuar”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit Irani në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
    Mes kaosit, regjimi iranian tani duhet t’i adresojë këto probleme të brendshme dhe të jashtme, tha Vaez, dhe kjo kërkon “ripërsëritje më themelore sesa ka të ngjarë të mendojë Khamenei”.
    “Edhe nëse ka qetësi në frontin ushtarak, duhet të ketë një llogaridhënie brenda sistemit dhe me shumë mundësi fajësime prapa skenave. Dështimi i inteligjencës ka qenë gjithëpërfshirës, ​​nivelet e larta të ushtrisë janë zhdukur dhe Irani duhet të përballet ende me sfidat e thella që i paraprinë luftës, një ekonomi në vështirësi, pakënaqësi të thellë sociale dhe politike”, tha Vaez.
    Mosbesim i thellë
    I përballur me një presion të paparë dhe mundësi në pakësim, Khamenei, tani mund të mendojë se pajisja e Iranit me armë bërthamore është mënyra më e mirë për të siguruar mbijetesën e regjimit.
    Zhvillimi i një bombe bërthamore do të ishte një ndryshim i madh në qëndrimin publik të Iranit, Izraeli thotë se ofensiva e tij kishte për qëllim ndalimin e Iranit që të pajiset me armë bërthamore, por Teherani gjithmonë ka këmbëngulur se programi i tij është paqësor.
    Kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë përsëri bombardimin e Iranit nëse raportet e inteligjencës arrijnë në përfundimin se Teherani mund të pasurojë uranium në nivele shqetësuese, Trump tha: “Sigurisht, pa dyshim, absolutisht.”
    Por Trump pretendoi se “gjëja e fundit” për të cilën Irani “po mendon është një armë bërthamore”.
    Fqinjët arabë të Iranit historikisht i kanë parë politikat ekspansioniste të Iranit si një kërcënim, por kohët e fundit kanë zgjedhur të rivendosin lidhjet me Teheranin dhe kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar për të shmangur konfliktin e kushtueshëm.
    Por mosbesimi i thellë i Khameneit ndaj Perëndimit, i përkeqësuar edhe më shumë nga vendimi i njëanshëm i Trumpit për të hequr dorë nga marrëveshja bërthamore gjatë mandatit të tij të parë, si dhe sulmet e paprecedenta të Izraelit këtë muaj, të cilat u kryen dy ditë para se një delegacion iranian të niste raundin e ri të bisedimeve me SHBA-në, krijojnë pasiguri për mënyrën se si ai do të trajtojë negociatat e ardhshme./vizionplus.tv

  • Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

    Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

    Ajatollah Ali Khamenei

    IRAN-Mungesa e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike. Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei, komandanti i përgjithshëm i Iranit, pothuajse nuk u pa fare nga publiku, pasi ai publikoi vetëm dy video-mesazhe gjatë konfliktit. Një prej tyre thuhet se është incizuar në një bunker.
    Teksa video-mesazhi i tretë u shfaq pas armëpushimit, debati mbi ndikimin e sjelljes së tij gjatë luftës është thelluar si në mesin e ekspertëve, ashtu edhe në opinionin publik iranian.
    U fsheh për të mbijetuar
    Zhdukja e Khameneit nga skena publike nuk lidhet thjesht me stilin e tij të udhëheqjes. Ajo është nxitur drejtpërdrejt nga raportimet se ai ishte në krye të listës së Izraelit për eliminim. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.
    Kërcënimi ishte aq serioz, saqë Khamenei raportohet se pezulloi çdo komunikim elektronik dhe u mbështet vetëm te ndihmësit e tij më të besueshëm. The New York Times ka raportuar se ai madje kishte caktuar se kush do të merrte postin e tij në rast se do të vritej.
    Udhëheqja nën sulm?
    Ky nivel i kërcënimit dhe mënyra se si reagoi Khamenei ndikuan ndjeshëm në perceptimin për udhëheqjen e tij.
    “Ajatollah Khamanei ishte përgjegjës si për sjelljen e kësaj katastrofe mbi regjimin e tij, po ashtu edhe për shpëtimin e tij në një moment rreziku”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ali Vaez, drejtor i programit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
    Sulmi fillestar izraelit eliminoi një sërë komandantësh të ushtrisë së Iranit dhe ekspozoi “dobësi serioze strukturore brenda udhëheqjes dhe aparatit të sigurisë së Iranit”, tha Vaez.
    Këto pengesa, të përforcuara edhe nga dëmet në arsenalin raketor të Iranit, programin bërthamor dhe bashkëpunëtorët rajonalë, e kanë futur doktrinën strategjike të Republikës Islamike në një kaos.
    “Përderisa Khamenei i ka mbijetuar konfliktit, si fizikisht ashtu edhe politikisht, trashëgimia e tij është shkatërruese për shtetin”, argumentoi Vaez.
    Megjithatë, disa shohin nuanca në mënyrën se si Khamenei e menaxhoi krizën.
    Raz Zimmt, drejtor për Iranin në Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Tel Aviv (INSS), vuri në pah se pavarësisht tronditjes fillestare dhe humbjes të komandantëve të lartë, Khamanei arriti që shpejt të emëronte pasardhësit – një arritje organizative që “nuk është aspak e lehtë”, veçmas duke pasur parasysh shkallën e këtyre humbjeve.
    “Pavarësisht befasisë, pavarësisht tronditjes, që sigurisht rriti paranojën e tij, mendoj se ai në fakt ai arriti të emërojë pasardhës në më pak se 24 orë”, tha Zimmt për Radion Evropa e Lirë.
    Sipas tij, kjo aftësi për të ruajtur kontrollin përballë kaosit, e ka mbrojtur përkohësisht Khamenein që autoriteti i tij të mos sfidohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    “Do të jetë edhe më e vështirë të vihet në dyshim autoriteti i tij në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak se ai është i rrethuar me komandantë që kanë më pak përvojë”.
    Forcimi i rolit të Gardës Revolucionare
    Megjithatë, ky episod ka forcuar më shumë rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. 
    Vaez theksoi se “çdo tronditje që i është shkaktuar Republikës Islamike nga jashtë… historikisht ka kontribuar në zgjerimin e rolit të Gardës Revolucionare brenda sistemit”.
    Garda Revolucionare ka dalë nga kjo krizë si shtylla kurrizore e establishmentit politik, duke mbushur shpejt boshllëqet në komandë dhe duke e pozicionuar veten si institucion i pazëvendësueshëm për mbijetesën e Iranit.
    Zimmt u pajtua, duke argumentuar se “nuk shoh asnjë tjetër që mund ta zëvendësojë Gardën Revolucionare si elementin kryesor brenda elitës iraniane që mund të ofrojë siguri dhe të mbështesë ekzistencën e regjimit”.
    Megjithatë, kostot strategjike të luftës me gjasë do të ngrenë pyetje të vështira në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë “me shqetësimet për paaftësinë e Iranit për të ruajtur aftësinë parandaluese përballë Izraelit dhe SHBA-së”.
    Por, ai shtoi se “mendoj që për aq kohë sa [Khamenei] është aty, dhe për aq kohë sa nuk ka arsye që ai të pensionet, Garda Revolucionare do ta mbështesë atë… dhe pastaj do të përgatitet për ditën kur të vijë pasardhësi i tij”.
    Ndryshimi i balancës së pushtetit
    Të dy ekspertët ranë dakord se edhe pse një grusht shteti ka pak të ngjarë të ndodhë në terma afatshkurtër, ndikimi i Gardës Revolucionare pritet të rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi mosha e shtyrë e Khameneit ngre pikëpyetje për pasardhësin e tij.
    Vaez paralajmëroi se Garda Revolucionare “po afrohet ngadalë drejt shqyrtimit të udhëheqjes fetare më shumë si një barrë sesa si një aset”.
    Ndërkaq, Zimmt u shpreh se nuk sheh asnjë sinjal për një ndryshim të afërt të drejtimit strategjik të Iranit, as nën Khamenein dhe as nën pasardhësin e tij, diçka, që sipas tij, i përshtatet shumë mirë Gardës Revolucionare.
    Pra, përderisa ka pak të ngjarë që të ketë sfida të menjëhershme ndaj sundimit të Khameneit, roli qendror i Gardës Revolucionare vetëm është rritur për shkak të luftës me Izraelin, e cila ka nxitur pyetje dhe përplasje të pushteteve që do të formësojnë të ardhmen e Republikës Islamike./REL

  • Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, u fsheh për të mbijetuar

    Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, u fsheh për të mbijetuar

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike.

    Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei, komandanti i përgjithshëm i Iranit, pothuajse nuk u pa fare nga publiku, pasi ai publikoi vetëm dy video-mesazhe gjatë konfliktit. Një prej tyre thuhet se është incizuar në një bunker.
    Teksa video-mesazhi i tretë u shfaq pas armëpushimit, debati mbi ndikimin e sjelljes së tij gjatë luftës është thelluar si në mesin e ekspertëve, ashtu edhe në opinionin publik iranian.
    U fsheh për të mbijetuar
    Zhdukja e Khameneit nga skena publike nuk lidhet thjesht me stilin e tij të udhëheqjes. Ajo është nxitur drejtpërdrejt nga raportimet se ai ishte në krye të listës së Izraelit për eliminim.
    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.
    Kërcënimi ishte aq serioz, saqë Khamenei raportohet se pezulloi çdo komunikim elektronik dhe u mbështet vetëm te ndihmësit e tij më të besueshëm. The New York Times ka raportuar se ai madje kishte caktuar se kush do të merrte postin e tij në rast se do të vritej.
    Ky nivel i kërcënimit dhe mënyra se si reagoi Khamenei ndikuan ndjeshëm në perceptimin për udhëheqjen e tij.
    “Ajatollah Khamanei ishte përgjegjës si për sjelljen e kësaj katastrofe mbi regjimin e tij, po ashtu edhe për shpëtimin e tij në një moment rreziku”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ali Vaez, drejtor i programit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
    Sulmi fillestar izraelit eliminoi një sërë komandantësh të ushtrisë së Iranit dhe ekspozoi “dobësi serioze strukturore brenda udhëheqjes dhe aparatit të sigurisë së Iranit”, tha Vaez.
    Këto pengesa, të përforcuara edhe nga dëmet në arsenalin raketor të Iranit, programin bërthamor dhe bashkëpunëtorët rajonalë, e kanë futur doktrinën strategjike të Republikës Islamike në një kaos.
    “Përderisa Khamenei i ka mbijetuar konfliktit, si fizikisht ashtu edhe politikisht, trashëgimia e tij është shkatërruese për shtetin”, argumentoi Vaez.
    Megjithatë, disa shohin nuanca në mënyrën se si Khamenei e menaxhoi krizën.
    Raz Zimmt, drejtor për Iranin në Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Tel Aviv (INSS), vuri në pah se pavarësisht tronditjes fillestare dhe humbjes të komandantëve të lartë, Khamanei arriti që shpejt të emëronte pasardhësit – një arritje organizative që “nuk është aspak e lehtë”, veçmas duke pasur parasysh shkallën e këtyre humbjeve.
    “Pavarësisht befasisë, pavarësisht tronditjes, që sigurisht rriti paranojën e tij, mendoj se ai në fakt ai arriti të emërojë pasardhës në më pak se 24 orë”, tha Zimmt për Radion Evropa e Lirë.
    Pjesëmarrës në një protestë kundër Izraelit në Teheran, duke mbajtur portrete të gjeneralëve dhe shkencëtarëve bërthamorë të vrarë gjatë sulmeve izraelite në Iran më 13 qershor 2025.
    Sipas tij, kjo aftësi për të ruajtur kontrollin përballë kaosit, e ka mbrojtur përkohësisht Khamenein që autoriteti i tij të mos sfidohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    “Do të jetë edhe më e vështirë të vihet në dyshim autoriteti i tij në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak se ai është i rrethuar me komandantë që kanë më pak përvojë”.
    Forcimi i rolit të Gardës Revolucionare
    Megjithatë, ky episod ka forcuar më shumë rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
    Vaez theksoi se “çdo tronditje që i është shkaktuar Republikës Islamike nga jashtë… historikisht ka kontribuar në zgjerimin e rolit të Gardës Revolucionare brenda sistemit”.
    Garda Revolucionare ka dalë nga kjo krizë si shtylla kurrizore e establishmentit politik, duke mbushur shpejt boshllëqet në komandë dhe duke e pozicionuar veten si institucion i pazëvendësueshëm për mbijetesën e Iranit.
    Zimmt u pajtua, duke argumentuar se “nuk shoh asnjë tjetër që mund ta zëvendësojë Gardën Revolucionare si elementin kryesor brenda elitës iraniane që mund të ofrojë siguri dhe të mbështesë ekzistencën e regjimit”.
    Megjithatë, kostot strategjike të luftës me gjasë do të ngrenë pyetje të vështira në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë “me shqetësimet për paaftësinë e Iranit për të ruajtur aftësinë parandaluese përballë Izraelit dhe SHBA-së”.
    Por, ai shtoi se “mendoj që për aq kohë sa [Khamenei] është aty, dhe për aq kohë sa nuk ka arsye që ai të pensionet, Garda Revolucionare do ta mbështesë atë… dhe pastaj do të përgatitet për ditën kur të vijë pasardhësi i tij”.
    Të dy ekspertët ranë dakord se edhe pse një grusht shteti ka pak të ngjarë të ndodhë në terma afatshkurtër, ndikimi i Gardës Revolucionare pritet të rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi mosha e shtyrë e Khameneit ngre pikëpyetje për pasardhësin e tij.
    Vaez paralajmëroi se Garda Revolucionare “po afrohet ngadalë drejt shqyrtimit të udhëheqjes fetare më shumë si një barrë sesa si një aset”.
    Ndërkaq, Zimmt u shpreh se nuk sheh asnjë sinjal për një ndryshim të afërt të drejtimit strategjik të Iranit, as nën Khamenein dhe as nën pasardhësin e tij, diçka, që sipas tij, i përshtatet shumë mirë Gardës Revolucionare. Pra, përderisa ka pak të ngjarë që të ketë sfida të menjëhershme ndaj sundimit të Khameneit, roli qendror i Gardës Revolucionare vetëm është rritur për shkak të luftës me Izraelin, e cila ka nxitur pyetje dhe përplasje të pushteteve që do të formësojnë të ardhmen e Republikës Islamike.
    Përgatiti: Mimoza Sadiku

  • Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

    Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

    Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin.
    Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish.
    Konflikti me Izraelin përfundoi gjatë kësaj javë me një armëpushim, pasi SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në Iran.
    Turmat e mëdha të vajtuesve, të veshur me të zeza, thërrisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin në duar portretet të të rënëve.
    Përpara ceremonisë, autoritetet ndërmorën një fushatë mediatike për të nxitur pjesëmarrjen, duke ofruar transport falas me autobusë dhe metro. Po ashtu, zyrat shtetërore u mbyllën.
    Ndër të rënët që po përcillen për në banesën e fundit është edhe Mohammad Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak i Iranit dhe shef i Shtabit të Forcave të Armatosura. Ai do të varroset së bashku me gruan dhe vajzën e tij, të cilat humbën jetën nga një sulm izraelit.
    Sipas autoriteteve iraniane, gjatë konfliktit u vranë gjithsej 627 persona në Iran. Zyrtarët izraelitë thanë se 28 persona humbën jetën në Izrael nga sulmet me raketa të Iranit.
    Në funeralin e së shtunës janë përfshirë gjithashtu edhe Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, si dhe disa shkencëtarë bërthamorë, përfshirë Mohammad Mehdi Tehranchi, rektor i Universitetit Azad në Teheran.
    Ceremonia u zhvillua ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të “konsideronte absolutisht” mundësinë për të bombarduar sërish Iranin.
    I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Nomia Iqbal, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten, Trump tha se “pa dyshim” do të sulmonte vendin nëse do të kishte prova që Irani po pasuronte uranium në nivele shqetësuese.
    Trump gjithashtu akuzoi udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, për gënjeshtra.
    “Pse duhet që i ashtuquajturi ‘Udhëheqësi Suprem’ i një vendi të shkatërruar si Irani të deklarojë kaq haptas dhe marrëzisht se ka fituar luftën me Izraelin, kur ai vetë e di se është gënjeshtër?”, tha Trump.
    Ai shtoi se e kishte ditur “saktësisht” se ku ishte strehuar Khamenei, dhe se nuk do ta kishte lejuar Izraelin apo ushtrinë amerikane ta eliminonin.
    “Ia shpëtova jetën nga një vdekje e shëmtuar dhe poshtëruese, dhe s’ka nevojë të më thotë ‘faleminderit, president Trump!’”, shkroi ai.
    Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje Trump-it të ndalojë komentet fyese ndaj Khamenei-t, duke shtuar se sulmet amerikane dhe izraelite në objektet bërthamore nuk kishin sjellë “asgjë domethënëse”.
    “Nëse Presidenti Trump është vërtet i interesuar për një marrëveshje, duhet të ndalojë gjuhën fyese e të papranueshme ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollahut të Madh Khamenei. Populli i Madh dhe i Fuqishëm i Iranit, që i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte tjetër zgjidhje veçse të kërkonte ndihmë nga ‘babai’ për të shmangur zhdukjen nga raketat tona, nuk i pranon dot kërcënimet dhe fyerjet”, shkroi Araghchi në “X”.
    Megjithatë, Araghchi pranoi se bombardimet e fundit kishin shkaktuar “dëme të mëdha dhe serioze” në objektet bërthamore të Iranit.
    Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se ende nuk është e qartë sa nga kapacitetet bërthamore të Iranit, përfshirë uraniumin e pasuruar dhe centrifugat, janë shkatërruar apo zhvendosur.
    Ai tha për CBS News se ndalimi i Iranit për të ndërtuar armë bërthamore nuk arrihet përmes luftës:
    “Ky problem nuk do të zgjidhet përfundimisht ushtarakisht. Do të kërkohet një marrëveshje”, tha ai.
    Në rrjete sociale, Trump pretendoi se kohët e fundit kishte punuar për heqjen e sanksioneve dhe masa të tjera që do ta ndihmonin Iranin në rimëkëmbje të shpejtë dhe të plotë, por deklaratat e Khamenei-t e kishin shtyrë të tërhiqej.
    “Në vend të kësaj, më goditi me një deklaratë plot mllef, urrejtje dhe neveri dhe unë menjëherë hoqa dorë nga çdo përpjekje për lehtësim sanksionesh apo të tjera”, tha Trump.

  • Teherani reagon pas deklaratave të Trump në lidhje me Khamenein

    Teherani reagon pas deklaratave të Trump në lidhje me Khamenein

    Teherani e përshkroi si mungesë respekti dhe të papranueshme deklaratën e Donald Trump në lidhje me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e kritikoi presidentin amerikan, i cili pretendoi se, megjithëse ushtria e tij ‘i dha një goditje të rëndë’ Iranit, sipas tij, ishte Khamenei që siguroi që vendin të shpëtonte nga një ‘vdekje e tmerrshme’.

    “Nëse Presidenti Trump dëshiron vërtet të bëjë një marrëveshje, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe mungesën e respektit ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei-t të madh, dhe të ndalojë së lënduari miliona mbështetës të tij të sinqertë,” theksoi Araghchi nëpërmjet platformës X.

    “Populli i madh dhe i fuqishëm iranian, i cili i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte tjetër zgjidhje veçse të vraponte te ‘babai’ për të shmangur shkatërrimin nga raketat tona, nuk i vlerëson kërcënimet dhe fyerjet,” shtoi ministri, duke nënvizuar se “vullneti i mirë lind vullnet të mirë, dhe respekti lind respekt.”

    Kujtojmë se Trump kritikoi Teheranin përmes rrjetit social Truth Social, duke pretenduar se Irani “gënjeu” lidhur me shkallën e dëmit të shkaktuar nga bombardimet në objektet bërthamore gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

    “E dija saktësisht se ku ndodhej dhe nuk do ta lejoja Izraelin, as forcat amerikane – më të fuqishmet dhe më të mëdhatë në botë – të i jepnin fund jetës,” u shpreh presidenti amerikan në rrjetin social.

    “E shpëtova nga një vdekje e tmerrshme dhe as nuk ka nevojë të thotë faleminderit, President Trump!”, përfundoi ai me një ton triumfues. Syri.net-CNN.gr