Tag: khamenei

  • Khamenei refuzon ofertën e Donald Trump për bisedime

    Khamenei refuzon ofertën e Donald Trump për bisedime

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë një ofertë për bisedime të reja nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
    Ai po ashtu ka mohuar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit.
    Teherani dhe Uashingtoni u angazhuan në pesë runde negociatash të tërthorta bërthamore që përfunduan me luftën ajrore 12-ditore në qershor, në të cilën Izraeli dhe SHBA-ja bombarduan vendet bërthamore iraniane.

    “Trumpi thotë se është një negociator, por nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, nuk është një marrëveshje, por më tepër një imponim dhe ngacmim”, ka thënë Khamenei sipas mediave shtetërore.
    Javën e kaluar, Trumpi i ka thënë parlamentit izraelit se do të ishte shumë mirë nëse Uashingtoni do të mund të negocionte një “marrëveshje paqeje” me Teheranin, pas fillimit të një armëpushimi në Gazë midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

  • IRAN – Khamenei refuzon kërkesën e Trump për bisedime të reja

    IRAN – Khamenei refuzon kërkesën e Trump për bisedime të reja

    Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 15:51
    Udhëheqësi suprem i Iranit,  Ayatollah Ali Khamenei,  ka refuzuar kërkesën e presidentit të SHBA-së,  Donald Trump,  për rifillimin e bisedimeve bërthamore,  duke kundërshtuar pretendimet amerikane për shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore iraniane.
    Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde negociatash të tërthorta për çështjen bërthamore,  të cilat përfunduan me një përshkallëzim të dhunshëm: një luftë ajrore 12-ditore në qershor,  ku SHBA-ja dhe Izraeli bombarduan objektiva iraniane.

    Khamenei reagoi ashpër ndaj deklaratave të Trump: “Nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, nuk është marrëveshje,  por imponim dhe intimidim.”

    Javën e kaluar,  Trump propozoi para parlamentit izraelit mundësinë e një “marrëveshjeje paqeje” me Iranin,  pas armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.

    Khamenei e hodhi poshtë këtë ide,  duke ironizuar deklaratat amerikane për shkatërrimin e industrisë bërthamore iraniane: Javën e kaluar, Trump propozoi para parlamentit izraelit mundësinë e një “marrëveshjeje paqeje” me Iranin,  pas armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
    “Shumë mirë,  vazhdoni të ëndërroni!” Ai shtoi se: “Këto ndërhyrje janë të papërshtatshme,  të gabuara dhe shtrënguese. Çfarë lidhje ka me Amerikën nëse Irani ka apo jo objekte bërthamore?”
    Fuqitë perëndimore vazhdojnë të akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore në fshehtësi,  përmes pasurimit të uraniumit. Kërkesat për ndërprerjen e këtij aktiviteti mbeten në qendër të tensioneve diplomatike.

  • Trump kërkoi paqe me Iranin, por thirrja e tij dështoi në Teheran dhe Jerusalem

    Trump kërkoi paqe me Iranin, por thirrja e tij dështoi në Teheran dhe Jerusalem

    Mes bujës që shoqëroi vizitën e Donald Trump në Lindjen e Mesme dhe armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, një pjesë e rëndësishme e prezantimit të presidentit amerikan si ndërmjetës paqeje kaloi thuajse pa vëmendje.
    Në një skenë të pazakontë, në parlamentin izraelit (Knesset), Trump i zgjati degën e ullirit një armiku të papritur: Iranit, kundërshtarit të përhershëm të shtetit hebre.
    “Do të ishte fantastike të arrinim një marrëveshje paqeje me ta. A nuk do të ishte bukur?” tha ai. “Mendoj se ata duan.”
    Çmimi për t’i dhënë fund gati gjysmë shekulli armiqësie mes Uashingtonit dhe Teheranit, që daton nga pushtimi i ambasadës amerikane pas revolucionit iranian në vitin 1979, do të ishte që regjimi teokratik të ndalonte financimin e grupeve militante si Hamasi dhe Hezbollahu dhe “më në fund të njohë të drejtën e Izraelit për ekzistencë”, siç tha Trump.
    Kjo deklaratë nuk u prit mirë në Jerusalem, ku politikanët janë të kushtëzuar nga dekada armiqësie dhe e shohin regjimin islamik iranian si kërcënim ekzistencial. Por reagimi në Teheran, 1 mijë e 600 kilometra larg, ishte edhe më i ftohtë.
    Pas refuzimit të ftesës së pazakontë të Trump për të marrë pjesë në një takim në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, organizuar për të festuar fundin e luftës në Gaza dhe për të shpallur një epokë të re paqeje në rajon, zyrtarët iranianë mbajtën një qëndrim të ashpër dhe të njohur.
    Ata nuk ishin të gatshëm të falnin bombardimet amerikane të qershorit mbi objektet bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Nantanz, as vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani në janar 2020 gjatë presidencës së parë të Trump.
    “Edhe pse mbështesim angazhimin diplomatik, as Presidenti Masoud Pezeshkian dhe as unë nuk mund të angazhohemi me homologë që kanë sulmuar popullin iranian dhe vazhdojnë të na kërcënojnë e sanksionojnë,” shkroi ministri i jashtëm iranian, Abbas Aragchi, në rrjetet sociale, duke shpjeguar refuzimin e ftesës për takimin në Sharm El-Sheikh.
    Si rrjedhojë, nisma diplomatike e Trumpit ka pak gjasa të japë fryte së shpejti. Madje, me dyshimet në Teheran që janë më të larta se zakonisht, sidomos pas një sulmi izraelit që ndodhi pikërisht kur negociatorët iranianë po përgatiteshin për raundin e gjashtë të bisedimeve për programin bërthamor, një përshkallëzim ushtarak duket më i mundshëm.
    “Dikush mund të shohë optimizëm në dëshirën e Trump për diplomaci dhe dialog. Por kemi qenë në këtë rrugë më parë, dhe përfundoi me luftën e qershorit,” tha Nader Hashemi, profesor i politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin Georgetown.
    “Deklaratat e Trump në Knesset nuk janë të reja, por jemi në një moment tjetër. Nga perspektiva iraniane, përfundimi logjik i luftës së verës dhe bombardimeve amerikane është: nuk mund t’u besosh SHBA-ve. Nuk mund të besosh Trump-in. Ai është krejtësisht i paparashikueshëm. Rruga e vetme e sigurt për Iranin është forcimi i kapaciteteve ushtarake, mbrojtja ajrore, raketat… dhe të gjejë mënyrën për të siguruar armë bërthamore pa u sulmuar sërish.”
    Sipas Hashemi-t, cikli i sulmeve të mëparshme kur “Izraeli sulmon, Irani hakmerret, SHBA-të ndërhyjnë”, ka gjasa të përsëritet gjatë presidencës së Trump-it, ndoshta më shpejt se sa pritet.
    Pengesa kryesore për vizionin e Trump për një “trekëndësh paqeje” mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit është udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, 86 vjeç, dhe fraksioni i tij i ashpër në pushtet.
    Që kur zëvendësoi Ayatollah Ruhollah Khomein-in në vitin 1989, Khamenei e ka bërë qëllim të jetës së tij kundërshtimin e politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme dhe mohimin e legjitimitetit të Izraelit.
    Sipas Abbas Milani, drejtor i studimeve iraniane në Universitetin Stanford, shpresat për një ndryshim të madh në politikën iraniane janë të kota për sa kohë Khamenei është gjallë dhe në pushtet.
    “Është e realizueshme vetëm nëse kemi një elitë tjetër në pushtet në Iran, sigurisht jo me Khamenei-n në krye dhe klikën e tij që kontrollon pjesën më të madhe të regjimit,” tha Milani. “Mendoj se shanset për një marrëveshje janë zero.”
    Ai e krahasoi ftesën e Trump për pjesëmarrje në Sharm El-Sheikh me “ftesën për zjarrvënësin që të festojë fundin e zjarrit”, duke theksuar se Irani vazhdon të mbështesë Hamasin dhe të kundërshtojë zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
    Megjithatë, natyra e pazakontë e ftesës mund të trazojë më tej një regjim që tashmë është i dobësuar nga protestat masive kundër ligjeve të rrepta për hixhabin.
    “Kjo ka krijuar debat dhe përçarje brenda regjimit, me disa që publikisht thonë: ‘Duhej të kishim shkuar. Pse të mos flasim me Trump?’” tha Milani.
    “Krijimi i këtyre ndarjeve brenda një klase sunduese që dikur ishte thuajse monolitike (e njëtrajtshme), të paktën në politikën e jashtme, mund të jetë një pasojë e paqëllimshme ose e qëllimshme e kësaj ftese të çuditshme.”
    “Gjithnjë e më shumë, njerëzit në Iran po sfidojnë Khamenei-n, ndonjëherë me emër, ndonjëherë me aludime për bashkëpunëtorët e tij të afërt,” shtoi Milani.
    “Nëse Trump po vepron instinktivisht, por po përpiqet të ndezë këto tensione dhe tensionet brenda elitës sunduese janë kushti i parë për tranzicion, ndoshta është në rrugën e duhur.”
    Ai përfundoi: “Situata në Iran është shumë delikate. Kërkon takt si ai i një neurokirurgu.”
    Në mungesë të atyre aftësive të rralla, rezultati më i mundshëm afatshkurtër është përshkallëzimi i tensioneve mes kërkesave të shtuara nga SHBA-të dhe Izraeli dhe kundërpërgjigjes së fortë iraniane, tha Sina Toossi, analist në Qendrën për Politikë Ndërkombëtare.
    “Sipas perceptimit dominues në administratën Trump, Irani është i dobësuar dhe mund të marrim më shumë se një marrëveshje bërthamore,” argumentoi ai, citon The Guardian.
    “Ata duan të detyrojnë dorëzimin, që do të thotë njohje e Izraelit dhe fundi i rolit të Iranit në rajon. Ka pasur kërkesa që Irani të kufizojë programin e tij të raketave. Nëse ndjekin këtë rrugë, do ta përshkallëzojnë.”
    “Irani, nga ana tjetër, do të qëndrojë i palëkundur dhe do të forcojë marrëdhëniet me Kinën, Rusinë dhe vendet fqinje, duke krijuar kosto për SHBA-të. Situata mund të nxehet më tej në të ardhmen e afërt.”

  • Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka asnjë të ardhme përveçse dështimit

    Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka asnjë të ardhme përveçse dështimit

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike.

    Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku.
    Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe folëse në konferencën e 14 qershorit, i hodhi poshtë pretendimet e Khameneit, por la të kuptohej se ai kishte arsye të shqetësohej për të ardhmen e regjimit islamik.
    “Ajo që u diskutua në konferencë ishte se sistemi politik është i paaftë dhe se populli duhet ta rrëzojë, dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse uniteti i opozitës”, tha Ebadi për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).
    Fraksionet e opozitës iraniane prej kohësh kanë hasur në vështirësi të bashkohen për shkak të dallimeve ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen e vendit.
    Por, Ebadi, avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, këmbënguli se “është bërë shumë përparim” në drejtim të unitetit, gjë që, sipas saj, shqetëson udhëheqësin suprem.
    “Kjo është arsyeja pse Khamenei ka dalë me ngut nga bunkeri i tij për t’u shfaqur si njeriu që kontrollon gjithçka, por askush nuk po e beson këtë”, tha ajo më 25 gusht.
    Khamenei, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, u kritikua pasi u zhduk nga sfera publike menjëherë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore kundër Iranit më 13 qershor.
    Zhdukja e tij u ushqye nga raportime të besueshme se Izraeli kishte synuar ta eliminonte. The Neë York Times raportoi se ai kishte përgatitur plane për pasardhësin e tij në rast se do të vritej.
    Pak pas fjalimit të tij, televizioni shtetëror iranian transmetoi një raport duke pretenduar se mbledhja ishte zhvilluar fshehtas në Bruksel, megjithëse ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe më pas u ngarkua në YouTube.
    Ebadi tha se organizatorët kishin kaluar dy muaj në përgatitjen e ngjarjes dhe se data, një ditë pas nisjes së luftës 12-ditore, ishte thjesht rastësi.
    Ajo gjithashtu e hodhi poshtë akuzën se ishte një mbledhje “e fshehtë”, duke theksuar se Khamenei ose ishte mashtruar të besonte një gjë të tillë, ose po e paraqet me qëllim si të tillë për të “mashtruar” popullin.
    Nevoja për unitet
    Duke iu rikthyer temës së unitetit së opozitës iraniane, Ebadi tha se “asnjë grup nuk mund ta sfidojë dhe rrëzojë i vetëm” regjimin klerikal.
    Opozita iraniane vuan nga përçarja kronike për shkak të fraksioneve të saj kryesore, që variojnë nga monarkistë e republikanë laikë, tek të majtë e përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike, të cilat nuk pajtohen për sistemin e ardhshëm politik, kanë mosbesim reciprok e rivalitete të së kaluarës, dhe shpesh i vënë interesat e udhëheqjes së tyre para bashkëpunimit.
    Përpjekjet për aleanca dështojnë shpesh për shkak të mungesës së besimit, ngurrimit për të bërë lëshime dhe frikës nga ndikimi i huaj.
    “Ata duhet të ndalojnë së luftuari mes vete dhe t’i bashkojnë forcat”, tha Ebadi.
    Ajo theksoi se republika islamike, e cila ekziston që nga viti 1979, është sot në “pikën më të dobët” dhe po vuan nga kriza të brendshme, trysnitë ekonomike dhe disfata rajonale.
    “Sistemi nuk ka të ardhme tjetër përveç dështimit”, tha Ebadi.
    Dhe, kjo gjendje mund të përkeqësohet për Iranin me kthimin e sanksioneve të OKB-së.
    Fuqi evropiane kanë paralajmëruar se do t’i rikthejnë sanksionet e OKB-së kundër Iranit, në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, deri në fund të gushtit, nëse Teherani nuk arrin marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.
    Diplomatët iranianë do të takohen me homologët e tyre nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar më 26 gusht në një përpjekje të fundit për të shmangur rikthimin e sanksioneve.
    Në fjalimin e tij, Khamenei përsëriti hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme brenda Iranit për bisedime me administratën Trump.
    Khamenei e akuzoi Shtëpinë e Bardhë se thjesht kërkon që Teherani “të marrë urdhra” nga Uashingtoni./REL

    Top Channel

  • ‘Problemet tona janë të pazgjidhshme’/ Khamenei refuzon çdo negociatë të drejtpërdrejtë midis Iranit dhe SHBA

    ‘Problemet tona janë të pazgjidhshme’/ Khamenei refuzon çdo negociatë të drejtpërdrejtë midis Iranit dhe SHBA

    Pas më shumë se 24 ditësh mungesë nga skena politike, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, u shfaq në publik të dielën, më 24 gusht, për të hedhur poshtë përsëri çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara.

    Udhëheqësi i Iranit u shfaq publikisht të dielën, më 24 gusht, në xhaminë e rezidencës së tij në qendër të Teheranit, raporton korrespondenti i RFI Siavosh Ghazi . Dhe në fjalimin e tij, Ajatollah Ali Khamenei hodhi poshtë çdo negociatë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara , duke deklaruar se ata që mbështesnin diskutimet e drejtpërdrejta me Uashingtonin ishin mendjelehtë:

    ”  Ata që thonë ‘ pse nuk negocioni drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur problemet tuaja? ‘ po shohin vetëm sipërfaqen e gjërave. Problemet tona janë të pazgjidhshme. Amerikanët duan që Irani të jetë nën komandën e tyre.  ”

    Ky qëndrim vjen pasi trojka evropiane, e përbërë nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ka deklaruar se nëse Irani nuk rifillon negociatat me Shtetet e Bashkuara deri në fund të gushtit, si dhe bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ata do të aktivizojnë “kthimin e menjëhershëm”, një mekanizëm që lejon kthimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së kundër Iranit të pezulluara dhjetë vjet më parë sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Por tani për tani, Teherani nuk tregon shenja se do të dorëzohet.

    Rreziku i rikthimit të sanksioneve të OKB-së është shumë i lartë, pasi Irani po përjeton një situatë katastrofike ekonomike me inflacion vjetor prej më shumë se 50%./RFI/

  • Khamenei: SHBA-të duan që Irani të jetë i nënshtruar

    Khamenei: SHBA-të duan që Irani të jetë i nënshtruar

    Ajatollah Ali Khamenei bën thirrje për unitet të shoqërisë, qeverisë dhe forcave të armatosura kundër SHBA-së dhe Izraelit, duke denoncuar përpjekjet për të minuar Republikën Islamike.

    Udhëheqësi suprem i Iranit i bëri thirrje popullit iranian të formojë një front të bashkuar kombëtar kundër asaj që ai e përshkroi si plane të SHBA-së për të nënshtruar vendin.
    Vërejtjet e tij u bënë gjatë një fjalimi në një xhami në Teheran dhe u botuan në faqen e tij zyrtare të internetit.

    Ndërhyrja e Khameneit vjen dy muaj pas përfundimit të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, një luftë në të cilën SHBA-ja ishte e përfshirë përkohësisht.
    Duke iu referuar sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-ja, të cilat shënjestruan objektet kritike bërthamore dhe provokuan hakmarrjen iraniane, Khamenei pretendoi se qëllimi ishte destabilizimi i vendit.
    Siç tha ai, “një ditë pas sulmit ndaj Iranit nga Izraeli, agjentët amerikanë u takuan në Evropë për të diskutuar se cila qeveri duhet të marrë pushtetin pas Republikës Islamike”.
    Udhëheqësi suprem theksoi se SHBA-të kërkojnë të “nënshtrojnë Iranin”.
    Megjithatë, siç tha ai, “kombi iranian do të qëndrojë me gjithë forcën e tij kundër atyre që kanë pritshmëri të tilla”.
    Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi qëndrimin e shoqërisë, e cila, siç tha ai, mbetet në anën e forcave të armatosura, qeverisë dhe sistemit, duke arritur “një goditje të fortë ndaj armiqve të vendit”.

  • Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Udhëheqësi më i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka dhënë dritën jeshile për rinisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara lidhur me marrëveshjen bërthamore, sipas burimeve të afërta me udhëheqjen iraniane, raportoi Reuters.
    Ky zhvillim përfaqëson një lëvizje strategjike për Teheranin, pasi zyrtarët e tij më të lartë e konsiderojnë dialogun me Uashingtonin si rrugën më të sigurt për të shmangur një krizë të re diplomatike dhe për të ruajtur stabilitetin e regjimit.
    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur si JCPOA, u arrit pas negociatave mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore. Dokumenti parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
    Megjithatë, në vitin 2018, SHBA u tërhoq nga pakti dhe vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit, duke shkaktuar përshkallëzim të tensioneve dhe veprime të njëanshme nga Irani që dolën jashtë kushteve të marrëveshjes.
    Që prej atëherë, përpjekjet për të rifilluar marrëveshjen kanë ngecur për shkak të mospajtimeve mbi shkallën e heqjes së sanksioneve dhe kërkesave për garanci të reja.
    Vendimi i Khamenei për të lejuar rifillimin e bisedimeve përfaqëson një ndryshim domethënës në politikën e tij, duke pasur parasysh skepticizmin e kahershëm ndaj dialogut me SHBA-në. Kjo lëvizje vjen në një moment sfidues për Iranin, i cili përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, pakënaqësi të brendshme dhe tensione të ashpra në arenën ndërkombëtare, veçanërisht me Izraelin dhe aleatët perëndimorë.

  • Khamenei: Izraeli është një “tumor kanceroz”, jemi gati t’i përgjigjemi çdo sulmi të ri

    Khamenei: Izraeli është një “tumor kanceroz”, jemi gati t’i përgjigjemi çdo sulmi të ri

    Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror të hënën.

    Ai shtoi se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.
    Khamenei e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite.

    Before Iran’s Islamic Revolution, just mentioning the US’s name frightened people, let alone engaging in an actual confrontation with them. Now the same nation has reached a point where it doesn’t fear the US. Rather, it frightens them and carries out whatever operations it can.

    — Khamenei.ir (@khamenei_ir) July 16, 2025

  • “Izraeli është një tumor kanceroz”, lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohemi

    “Izraeli është një tumor kanceroz”, lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohemi

    Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

    Khamnei e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite.
    “Luftimi kundër SHBA-së dhe “qenit të saj në zinxhir”, Izraelit, është i lavdërueshëm”, tha Khamenei.
    Komentet e Khameneit vijnë pasi, SHBA-ja dhe BE kërcënuan se do të vendosin sanksione të reja për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.

    Before Iran’s Islamic Revolution, just mentioning the US’s name frightened people, let alone engaging in an actual confrontation with them. Now the same nation has reached a point where it doesn’t fear the US. Rather, it frightens them and carries out whatever operations it can.
    — Khamenei.ir (@khamenei_ir) July 16, 2025

    Top Channel

  • Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

    Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

    Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik.
    Televizioni shtetëror e tregoi atë teksa përshëndeste besimtarët në një xhami të shtunën, gjatë një ceremonie të mbajtur një ditë para festes Shiite të Ashura-s.
    Dalja e tij në publik dominoi mediat iraniane, ndërsa u transmetuan edhe pamje të mbështetësve që shprehnin gëzim, për shfaqjen e Khameneit.
    Ajatollahu duket teksa i drejtohet klerikut të lartë Mahmoud Karimi, duke e inkurajuar të këndoje një këngë patriotike mbi Iranin e cila u bë shumë popullore gjatë konfliktit me Izraelin.
    Shfaqja e fundit jopublike e Khameneit, ishte një fjalim i regjistruar pas armëpushimit që i dha fund luftës së nisur në 13 qershor, e gjatë së cilës u vranë komandantët më të lartë ushtarake dhe shkëncëtarët bërthamorë.
    Gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, Khamenei u shfaq në televizion përmes 3 videomesazheve, ndërsa kishte spekulime se ai dhe familja qëndronin të fshehur në një bunker. Në 27 qershor, ditën kur u arrit armëpushimi ai u shfaq teksa pretendonte fitoren dhe i thoshte Shteteve të Bashkuara se nuk kishin shënuar rezultat nga sulmet ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
    Presidenti amerikan e akuzoi Khamenein se po gënjente dhe përsëriti pretendimin se sitet bërthamore të Teheranit ishin asgjesuar. Trump tha në atë kohë se e kishte shpëtuar Ajatollahun nga një vdekje e shëmtuar dhe poshtëruese.