Tag: khalif

  • Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe në qendër të një skandali gjinor që ka bërë bujë në të gjithë botën. Ajo ka mohuar pretendimet e ish-menaxherit të saj se ka ndërmend të varë dorezat në gozhdë.
    “Dua t’ia bëj të qartë publikut se thashethemet për tërheqjen time nga boksi janë të rreme“, shkroi ajo në Facebook, duke kritikuar ashpër ish-menaxherin e saj, Nasser Yefsah, duke e akuzuar atë për “tradhti të besimit të saj dhe vendit të saj me deklarata të rreme dhe dashakeqe”.
    “Ky person nuk më përfaqëson më në asnjë mënyrë“, theksoi Imane., që shtoi: “Unë kurrë nuk e kam njoftuar tërheqjen time nga boksi. Unë mbetem e përkushtuar ndaj karrierës sime sportive, stërvitem rregullisht dhe ruaj formën time fizike midis Algjerisë dhe Katarit në përgatitje për ngjarjet e ardhshme“.
    Boksierja beson se “përhapja e thashethemeve të tilla ka për qëllim vetëm të prishë dhe dëmtojë karrierën time sportive dhe profesionale”.
    Pak orë më herët, Nasser Yefsah, menaxheri i boksierees tha: “Imane nuk është larguar vetëm nga Nice, ajo është larguar nga bota e boksit. Aktualisht ajo ka lënë gjithçka. Ajo as nuk ka filluar të boksojë përsëri. Pas asaj që ndodhi në Lojërat Olimpike…”
    “Sidoqoftë, ajo do t’i nënshtrohet të njëjtave teste nëse bëhet profesioniste. Ajo bën seanca në Algjeri ose shkon në Katar, në qendrën kombëtare të performancës, për të vazhduar stërvitjen, por asgjë më shumë. Dhe pastaj ajo udhëton kryesisht për marrëveshje sponsorizimi“, tha menaxheri.
    Imane Khalif është boksiera që fitoi medaljen e artë në Paris 2024. E lindur mashkull, ajo ndryshoi gjini dhe garoi te femrat, ku dhe triumfoi në Olimpiadë. Gjithsesi, ajo ka qenë gjithnjë në qendër të kritikave, pasi ka ende forcën e një mashkulli.