Adriatik BALLA
Kevin de Bryjn ka bërë një zgjedhje e cila ishte e paralajmëruar. Bëhet fjalë për një largim nga klubi i Mançester Sitit, ndërkohë që një tjetër lojtar i njohur nuk ka ndërmend të dorëzohet e këtu është fjala për Kristiano Ronaldon, i cili e ka seriozisht shifrën e 1 mijë golave që shpreson ta përmbushë në fund të vitit 2026. Por vëmendjen e ka marrë belgu Kevin de Bryjn. Një kapitull i lavdishëm në historinë e Mançester Sitit po i afrohet fundit. Mesfushori belg, Kevin De Bryjn, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur edhe përfundon kontrata e tij me kampionët e Anglisë. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti 33-vjeçar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë që ka pasur ky rrugëtim në karrierën e tij. “Çdo histori ka një fund, por ky ka qenë pa dyshim kapitulli më i mirë,” shkroi De Bryjn. Që nga ardhja e tij në Etihad në vitin 2015 nga Volfsburgu, De Bryjn u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Në këto 9 vite, ai ka fituar 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League, si dhe Champions League në vitin 2023 – një arritje historike për “qytetarët”.
De Bryjn është vlerësuar për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, pasimet precize dhe ndikimin e madh në lojën e skuadrës. Ai ka qenë një lider i heshtur dhe një simbol i suksesit të epokës së Pep Guardiolës. Për momentin nuk është bërë e ditur se cili do të jetë destinacioni i radhës për mesfushorin belg, por largimi i tij shënon fundin e një epoke në mesin e “qytetarëve”. Qëkur Kevin de Bryjn iu bashkua Mançester Sitit në vitin 2015, ai ka vendosur rekordin me asistime në Premier League, 117 gjithsej. Ka krijuar më së shumti raste, 827 në total, kishte 193 raste të krijuara për të shënuar gol. Ai është futbollisti i dytë me më së shumti asistime në histori të Premier League, pas Rajan Gigsit që ka 162 asistime. Ka dy çmime si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League, në edicionin 2019-2020 dhe 2021-22. Nga dy çmime kanë edhe Thierri Henri, Kristiano Ronaldo dhe Nemanja Vidiç. De Bryjn bashkë me Henrin e ndajnë edhe suksesin me më së shumti asistime brenda një edicioni të Premier League, nga 20 gjithsej. De Bryjn ka fituar më së shumti çmime si organizator i lojës në Premier League.
Ky çmim i jepet lojtarit me më së shumti asistime, ndërsa belgu e ka fituar atë në tri raste, në edicionin 2017-2018, 2019-2020 dhe 2022-23. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe në rrugë të mirë për t’u bërë futbollisti i parë në histori që e arrin shifrën e 1000 golave në karrierën profesioniste. Superylli portugez e festoi golin e 900-të në verën e kaluar me fanellën e klubit arab, Al Nasr. Ronaldo aktualisht ka 929 gola, ndërsa me ekipin e elitës së futbollit të Arabisë Saudite ka 92 gola në 103 ndeshje. 40-vjeçari Ronaldo nuk ka shenja se do të ndalet edhe për një kohë. Në këtë sezon ka mesatare prej 0.85 golave të shënuar për ndeshje. Nëse merren për bazë statistikat aktuale, Ronaldo do ta arrinte shifrën e 1 mijë golave në fund të vitit 2026, apo në fillim të vitit 2027, shkruan “Marca” të premten.
Tag: kevin
-

Kevin De Bryjn largohet nga Mançester Siti, Ronaldo parashikohet të kapë 1 mijë gola pas dy vitesh
-

Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit
Kevin Sekniqi, sipërmarrësi shqiptaro-amerikan dhe bashkëthemelues i Ava Labs, ka realizuar investimin e tij të parë përmes fondit K4S6, duke marrë aksione tek Patoko – Gjithçka në Një Aplikacion, platforma me rritjen më të shpejtë për lëvizshmërinë dhe rezervimin e shërbimeve online në Shqipëri. Ky investim përfaqëson një hap vendimtar për zhvillimin e ekosistemit lokal të startup-eve dhe tërheqjen e interesit global ndaj sipërmarrjes shqiptare.
Nisma e Sekniqit, e lançuar vitin e kaluar, synonte të identifikonte dhe mbështeste startup-et me potencial të lartë në Shqipëri. Pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje dhe takimesh me themelues vendas, Patoko u dallua si startup-i i parë që siguron mbështetjen e K4S6, duke vërtetuar se ekosistemi i startupeve në Shqipëri po konsolidohet dhe po tërheq vëmendjen e investitorëve seriozë.
Nga ideja te ndikimi: Pse ky investim është i rëndësishëm
Ky moment është i rëndësishëm për dy arsye kryesore:Së pari, investitori – Kevin Sekniqi është një sipërmarrës serial që ka ndërtuar një startup miliarda-dollarësh në SHBA dhe tani po investon në brezin e ardhshëm të inovatorëve. Rrugëtimi i tij mishëron fuqinë transformuese të startup-eve – nga një ide e thjeshtë, në një sukses global dhe më pas në mbështetje për ekosistemin që e ka frymëzuar.
Së dyti, vizioni i startup-it – Patoko ka evoluar me shpejtësi nga një aplikacion për rezervimin e taksive në një “super aplikacion”, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh sipas nevojave specifike të tregut shqiptar. Nga transporti te shërbimet e shtëpisë, Patoko po krijon një model të ri për lehtësimin e jetës së përditshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.“Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po hyn në një epokë të re,” deklaron Kevin Sekniqi, themelues i K4S6. “Ne morëm kohën e duhur për të analizuar tregun, për të kuptuar klimën e biznesit dhe për të identifikuar se ku mund të sjellim ndikimin më të madh. Patoko u veçua për ekzekutimin e tij të shkëlqyer, planet ambicioze të rritjes dhe një ekip ndërkombëtar të fortë. Ky është lloji i startup-eve që mund të shkallëzohen me shpejtësi me mbështetjen e duhur.”
Patoko: Ndërtimi i Super Aplikacionit të parë në Shqipëri
Me një vizion për të revolucionarizuar lëvizshmërinë dhe aksesin në shërbime, Patoko është tashmë një emër i njohur në Shqipëri. Fillimisht i konceptuar si një aplikacion për taksi i ngjashëm me Uber, ai ka zgjeruar funksionalitetet për të përfshirë një gamë të gjerë rezervimesh shërbimesh, duke ndjekur trendin global të super aplikacioneve.
Përmes Patoko, përdoruesit mund të:✔ Rezervojnë një udhëtim – Shërbime të besueshme taksish me një klikim✔ Porosisin shërbime për shtëpinë – Pastrim, hidraulik dhe më shumë✔ Bëjnë rezervime për kujdes personal – Parukeri, sallone estetike dhe të tjera✔ Fitojnë shpërblime – Një sistem i integruar besnikërie për përdoruesit
Aktualisht, Patoko menaxhon:🚖 700+ taksi të regjistruara në platformë📱 Mijëra rezervime shërbimesh çdo muaj📈 Një bazë përdoruesish në rritje të shpejtë, me dhjetëra mijëra persona që u mbështetën te Patoko vetëm në 2024
“Vetëm gjatë vitit 2024, Patoko ka shërbyer tek 194,000 udhëtarë dhe përdorues,” shprehet Arber Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko.
“Krenohemi që kemi ruajtur një rekord të jashtëzakonshëm të vlerësimeve pozitive si nga shoferët ashtu edhe nga përdoruesit – një standard që do të vazhdojmë të mbrojmë teksa zgjerojmë shërbimet tona të rezervimit. Misioni ynë është i thjeshtë: të sjellim zgjidhje të bazuara në teknologji për nevojat e përditshme.”
Rritje përtej kufijve
Me këtë financim, Patoko synon të zgjerohet ndërkombëtarisht, pasi tashmë ka krijuar një prani në Shtetet e Bashkuara. Faza e ardhshme e rritjes përfshin:Përmirësimin e sistemeve të rezervimit të bazuara në inteligjencën artificiale për një përvojë më të thjeshtë dhe efikase
Zgjerimin në tregje të reja evropiane
Forcimin e partneriteteve me biznese lokaleRreth K4S6: Investimi në të ardhmen e inovacionit
K4S6 është një inkubator dhe fond investimi i themeluar nga Kevin Sekniqi, i dedikuar për mbështetjen e startup-eve në Shqipëri dhe më gjerë. Fondi ofron financime midis 25,000 dhe 250,000 dollarë për startup, duke u fokusuar te bizneset me ndikim të lartë dhe potencial për tu shkallëzuar e shtrirë në tregjet globale.
Sekniqi, i njohur si një nga inovatorët kryesorë të blockchain, ka qenë pjesë e Forbes 30 Under 30 dhe bashkëthemelues i Ava Labs, një prej kompanive më të suksesshme të teknologjisë blockchain në botë. Përmes K4S6, ai synon të ndërtojë ura mes skenës shqiptare të startup-eve dhe ekosistemeve ndërkombëtare të kapitalit sipërmarrës.
Rreth Patoko
Patoko është super aplikacioni i parë në Shqipëri, i cili po riformulon konceptin e lëvizshmërisë dhe aksesit në shërbime. Nga udhëtimet me taksi te shërbimet në shtëpi dhe rezervimet estetike, Patoko ofron një përvojë të thjeshtë dhe të shpejtë përmes një platforme të vetme mobile. Kompania ka një mision të qartë: demokratizimi i aksesit në teknologji dhe përmirësimi i jetës së përditshme të përdoruesve, duke mbështetur njëkohësisht bizneset lokale. -

De Bryne njoftoi largimin, Pep: Më i madhi që ka luajtur në Angli
Pep Guardiola: “Kevin është një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur në këtë vend dhe është ndër më të mëdhenjtë në historinë e këtij klubi. Ndoshta më i madhi.”
Një letër e shkruar me mjaft empati për klubin e Mançester Sitit nga Kevin De Bryne ka si bazë epilogun e një dekade të mesfushorit belg me ‘Qytetarët’ e Pep Guardiolës. Ai shkruan se në fund të këtij edicioni do mbyllë me Sitin…
“I dashur Mançester,
Duke parë këtë, e dini çfarë do të vijë. Kështu do tregohemi të drejtpërdrejt duke iu thënë që do jenë muajt e fundit si lojtar i Mançester Sitit.
Nuk është e lehtë të shkruash, por si futbollistë, do e dimë se kjo ditë do të vijë. Kjo ditë ka ardhur, dhe është mirë që ta zbuloni më parë.
Futbolli më dërgoi te të gjithë ju, dhe te ky qytet. Duke ndjekur me ëndrrën time duke mos e ditur se do të ndryshojë jetën. Ky qytet. Ky klub. Këto njerëz, më dhanë çdo gjë. Nuk kisha zgjedhje tjetër, përveç të japësh çdo gjesh. Dhe ne fituam çdo gjë.
Ta pëlqesh apo jo, është koha për të thënë mirupafshim. Suri, Rom, Mejson, Mishel dhe unë jam mirënjohës për çfarë do të thotë ky vend për ne. Pasaporta e fëmijëve tonë do të jetë gjithmonë Mançesteri.
Do të jetë gjithmonë për shtëpia jonë. Nuk mund të mjaftojmë mjaftueshëm për 10 vitet që kaluan. Çdo histori fillojnë një fund, por ky është kapitulli më i mirë. Le të shijojmë këtë momentet e fundit. Me dashuri, Kevin”, shkruan De Bryne.
Vazhdo leximin