Tag: kevin

  • “Rënia e një gjigandi”/ Si përfundoi Kevin Spacey duke shëtitur vetëm me një valixhe

    “Rënia e një gjigandi”/ Si përfundoi Kevin Spacey duke shëtitur vetëm me një valixhe

    Për më shumë se 20 vite, Kevin Spacey ishte një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it. Me dy çmime Oscar dhe role ikonike në filmat më të rëndësishëm të kinemasë moderne, ai konsiderohej një nga emrat që përcaktonin standardin e aktrimit. Por ashtu si ngritja e tij ishte spektakolare, edhe rënia rezultoi dramatike dhe e menjëhershme.
    Në vitin 2017, në kulmin e suksesit të serialit “House of Cards”, emri i Spacey shpërtheu në qendër të lëvizjes #MeToo. Një seri akuzash për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmim seksual e transformuan aktorin nga protagonist i vlerësuar në personazh të padëshiruar për Hollywood-in.
    Reagimi i industrisë ishte i ashpër:

    Netflix ndërpreu menjëherë bashkëpunimin me të;
    projektet filmike u rimontuan për të hequr skenat e tij;
    rolet e ardhshme u anullluan pa hezitim.

    Edhe pse Spacey më vonë u lirua nga akuzat kryesore (në Nju Jork në vitin 2022 dhe në Londër në 2023), dëmi ndaj imazhit të tij publik ishte bërë tashmë i pakthyeshëm. Për më tepër, një vendim gjykate e detyroi aktorin të paguante rreth 31 milionë dollarë producentëve të House of Cards për shkelje të kontratës një goditje e rëndë që ndikoi ndjeshëm në gjendjen e tij financiare.
    Siç ndodh shpesh në Hollywood, largimi i tij u bë në heshtje, por pa kaluar pa u vënë re. Aktori i dikurshëm i tapetit të kuq u zhvendos drejt skenave më të vogla në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Në Limasol prezantoi shfaqjen “Songs & Stories”, një performance muzikore-teatrale larg botës së filmave ku ai dikur sundonte.
    Nuk bëhej më fjalë për role kryesore, por për një aktor që përpiqej të rimerrte terren, në një udhëtim artistik shumë larg karrierës madhështore që kishte ndërtuar.
    Pak ditë më parë, Spacey u rikthye sërish në qendër të mediave, por këtë herë jo për një rol të ri. Në një intervistë për The Telegraph, ai tha se “fjalë për fjalë nuk ka shtëpi”, se jeton mes hoteleve, Airbnb-ve, dhe se sendet e tij janë të shpërndara në depo.
    “Unë shkoj aty ku ka punë,” tha ai, një frazë që e përshkruan më qartë se çdo analizë hendekun mes lavdisë së dikurshme dhe realitetit të sotëm.
    Pas reagimeve të shumta, Spacey publikoi një video në Instagram për të sqaruar situatën:
    “Në dritën e raportimeve të fundit që pretendojnë se jam i pastrehë, ndiej nevojën të përgjigjem. Jo shtypit, por mijëra njerëzve që më kanë kontaktuar për të më ofruar një vend për të qëndruar.”
    Ai u shpreh i prekur nga mbështetja e publikut, por theksoi se situata e tij nuk duhet keqinterpretuar:
    “Do të ishte mashtruese t’ju lija të mendonit se jam vërtet i pastrehë në kuptimin e përditshëm të fjalës.”
    Ajo që po përjeton, sipas tij, është një jetë në lëvizje të vazhdueshme, e diktuar nga mungesa e projekteve të qëndrueshme.

  • Kevin Spacey bën deklaratën e papritur: Unë nuk kam shtëpi!

    Kevin Spacey bën deklaratën e papritur: Unë nuk kam shtëpi!

    Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey ka folur për gjendjen e tij financiare dhe jetën pas skandaleve që e vunë në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare. Spacey u lirua përfundimisht nga akuzat për sulm seksual të ngritura nga katër burra në Mbretërinë e Bashkuar, por ai pranon se kostot e shtatë viteve të fundit kanë qenë “astronomike”.
    “Unë jetoj në hotele, jetoj në apartamente Airbnb, shkoj aty ku është puna”, tha fituesi i çmimit Oscar për The Telegraph në një intervistë të botuar të mërkurën, duke shtuar: “Unë fjalë për fjalë nuk kam shtëpi, kjo është ajo që po përpiqem të shpjegoj”.
    “Gjendja ime financiare nuk është e shkëlqyer, por falimentimi nuk ndodhi kurrë. Kisha shumë pak të ardhura dhe shumë shpenzime,” tha aktori. Ai gjithashtu komentoi për bojkotin që përjetoi në Hollywood, duke theksuar se po e kapërcen atë: “Në një mënyrë të çuditshme, ndihem sikur jam kthyer aty ku fillova… gjithçka është në magazinë dhe shpresoj që në një moment të vendos se ku dua të vendosem përsëri.”
    Spacey është akuzuar nga mbi 30 burra, përfshirë aktorin e “Star Trek: Discovery”, Anthony Rapp, për sjellje të papërshtatshme ose sulm seksual, me akuzat që filluan të dalin në vitin 2017. Netflix e hoqi atë nga seriali “House of Cards”, ndërsa bashkë-aktorja Robin Wright e zëvendësoi në krye.
    Në korrik 2023, ai u lirua nga akuzat në Britaninë e Madhe dhe në një padi të vitit 2022 në Nju Jork u shpall i pafajshëm. Gjatë publikimit të dokumentarit “Spacey Unmasked” në 2024, aktori mohoi përsëri çdo shkelje, duke thënë se nuk mund të lejonte më veten të sulmohej pa bazë.
    Në maj të këtij viti, Spacey pranoi një çmim për arritje jetësore në Kanë, duke përshkruar vitet e fundit si “sfiduese”, por gjithsesi të mbushura me mësime dhe përvojë personale.

  • VIDEO/ Kevin Dodaj është “i çmendur”! Super spektakël në fund, Shqipëria mund Ukrainën me U-21

    VIDEO/ Kevin Dodaj është “i çmendur”! Super spektakël në fund, Shqipëria mund Ukrainën me U-21

    Jo vetëm Shqipëria A, rezultate të mira po vijnë edhe nga grupmoshat. Shqipëria U-21 ka mundur sot në miqësore Ukrainën në shifrat 2-0 në miqësore. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Emir Rashica në minutën e 39. Një top i ngecur në zonë dhe i shtyrë nga Rashica për në rrjetë, që nuk u akordua. Më pas nëpërmjet VAR u vendos që goli të quhej i rregullt.
    Në fund, kur lojtarët e Shqipërisë morën një goditje këndi, Kevin Dodaj, mori topin dhe kur kundërshtarët prisnin që ta mbante në anësore për të fituar sekondat, hyri mes driblimeve në zonë dhe pasoi për te Gjergji Kote, që gjeti edhe golin e dytë. /Sport Ekspres/
     

  • Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen

    Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen

    Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen
     
    Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë modele suksesi dhe rrugë të qarta drejt së ardhmes, historia e një djali me origjinë nga Saranda vjen si një dritë e pastër shprese dhe motivimi. Kevin Mato, i rritur në një familje emigrantësh që u larguan vite më parë drejt Italisë për një jetë më të mirë, sot është kthyer në një emër të respektuar në botën e shkencës moderne.
     

     
    Familja Mato, si shumë të tjera, mori me vete guximin shqiptar, vullnetin për punë dhe besimin se fëmijët e tyre një ditë do të kishin mundësi më të mëdha. Dhe kështu ndodhi. Falë përkushtimit të pandalshëm dhe mbështetjes së familjes, Kevin-i u ngjit në majat e kërkimit shkencor, duke arritur titullin doktor në kompjuterikë kuantike në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) – një prej qendrave më të njohura botërore për teknologjinë dhe inovacionin.
     
    Rruga e tij nuk ka qenë e lehtë. Kevin ka studiuar në Milano, ndërsa puna e tij shkencore e ka çuar në Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës. Kudo ku ka shkuar, ai ka marrë vlerësime, mirënjohje dhe çmime prestigjioze nga qendra të mëdha kërkimore dhe institucione europiane të inovacionit. Një prej arritjeve më të spikatura është titulli “shkencëtari më i mirë në botë” në fushën e tij, dhënë nga qendra atomike ORNL në SHBA — një nder që shumë pak shkencëtarë e përjetojnë gjatë karrierës së tyre.
     
    Së fundmi, një fond ndërkombëtar që mbështet shkencëtarët e rinj më premtues, ka përzgjedhur Kevin-in si një prej talenteve më të spikatura globale. E gjithë kjo punë e jashtëzakonshme e ka çuar atë në një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, NVIDIA, ku sot kontribuon në zhvillimin e teknologjive që formësojnë të ardhmen.
     
    Por përtej çmimeve dhe titujve, më prekës mbetet krenaria e familjes. Tezja e tij, që e ka ndjekur rritjen hap pas hapi, shprehet me emocione:“Zemra më shpërthen nga gëzimi. Më kujtohet kur ishte një vjeç, dhe sot është doktor në një fushë që e njeh e gjithë bota. Ky është shembull për të gjithë shqiptarët që sakrifikojnë jashtë vendit — me punë, dashuri dhe përkushtim, gjithçka arrihet.”
     
    Historia e Kevin Matos është një mesazh i fortë për çdo prind që sakrifikon për të ardhmen e fëmijëve të vet, për çdo të ri që ëndërron, për çdo shqiptar kudo në botë që përpiqet të ndërtojë një jetë më të mirë.
     
    Nga Saranda deri në Mynih dhe tani në qendër të teknologjive të së ardhmes — Kevin dëshmon se talenti shqiptar nuk njeh kufij. Dhe se rrënjët tona, edhe kur na çojnë larg, mbeten gjithmonë burim force, krenarie dhe frymëzimi.
     
    Urime Kevin! Shqipëria, Saranda dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë krenohen me ty.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Sherri me anëtarët e këshillit bashkiak për tokat, Kapri mbron 27-vjeçarin nga Pogradeci: Model ii duhur, mbron të drejtat e komunitetit

    Sherri me anëtarët e këshillit bashkiak për tokat, Kapri mbron 27-vjeçarin nga Pogradeci: Model ii duhur, mbron të drejtat e komunitetit

    Deputeti i partisë “Mundësia” ka dalë në mbrojtje të 27 vjeçarit pogradecar Kevin Muçllari, i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia për shkak të një konflikti të ndodhur në ambientet e këshillit bashkiak të Pogradecit
    Për deputetin Kapri, 27 vjeçari është modeli i duhur i të riut që kërkon të mbrojë të drejtat e komunitetit ku jeton ndërkohë nga ana tjetër nuk ka kursyer kritikat ndaj këshillit bashkiak dhe policisë
    “U nisa nga Tiranë për të inkurajuar Kevin Muçllarin nga Pogradeci, për aktin e tij qytetar që bëri në këshillin bashkiak dhe mënyre aspak njerëzore u arrestua dhe ka një akuzë të fabrikuar se bëri detyrën e qytetarit. Sot gjithë shqiptarët duhet të ishin krenarë si një djalë qytetar, një student i 10 në shkencat politike ngrihet pro banorëve të vet, shkon në mbledhje, në vend të inkurajohet, arrestohet, mbahet në burg dhe pa patur mundësi për ta takuar. Unë uroj që nesër çdo gjyqtar që ka çështjen e tij të japë drejtësi e ta lërë të lirë sepse kemi shkelje të të drejtave të njeriu. Imagjinoni qe një I ri merr guximin të protestojë e ngrejë zërin, jetojmë në një vend demokratik me letra dhe montohen akuza të paqëna. Muçllari duhet përgëzuar për aktin sepse ky është modeli që inkurajojmë për të protestuar e jo rrinë gojë kyçur, madje ky është akt korruptiv që bashkia kërkon të tjetërsojë ate tokë”, tha Kapri.

    Pasditen e sotme deputeti Kapri ka kërkuar të marrë një takim me 27 vjeçari Kevin Muçllarin por nuk është lejuar në kushtet kur ka patur kontakte me prokurorin e çështjes, avokatin dhe drejtorin e policisë
    “Kam marrë kontakt me avokatin e popullit, gjithashtu si deputet do i kërkoj AMP të hetoje rastin sepse kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriu se proteston. Absurd I një vendi që kërkon të jetë në BE, arrestohet. Është mesazh politik për t’u thënë banorëve të Çërravës se kushdo që ngre zërin do ketë fatin e tij.
    Mu shpjegua qe është ne paraburgim, deri nesër nuk e takoj dot. Pata kontakt me avokatin, drejtorin e policisë, bëra çmos thjesht ta përshëndes por uroj që neser të vendoset drejtësi, I bëj thirrje organizatave të dalin në mbrojtje të tij. Arrestimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut në Shqipëri”, tha Kapri.
    Ditën e nesërme 27 vjeçari Kevin Muçllari do të njihet në seancën gjyqësore për masën e sigurisë./vizionplus.tv

  • “Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

    “Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

    KEVI MUCOLLARI

    POGRADEC- Banorët e Çërravës kanë protestuar sërish sot, kundër arrestimit të Kevin Muçollarit, që u vu në pranga pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
    Sipas banorëve, ngjarja është pasojë e një provokimi gjatë mbledhjes, ku u diskutua çështja e tokave të fshatit Çërravë. Ata e konsiderojnë reagimin e këshilltarit bashkiak të padrejtë dhe theksojnë se incidenti nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur provokim.
    Protestuesit shprehen se Muçollari ka vepruar në mbrojtje të interesave të banorëve dhe se arrestimi i tij është i padrejtë e me prapavijë politike.
    Sipas tyre, qëllimi i protestës është jo vetëm lirimi i tij, por edhe mbrojtja e tokave të fshatit nga projektet për vendosjen e paneleve diellore, të cilat, sipas banorëve, rrezikojnë aktivitetin bujqësor dhe jetesën e komunitetit. 
    “Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se “legen” e themi gjithë ditën dhe s’ishte ofezë që këshilltari të reagonte në atë mënyrë. I kërkojmë prokurorit të çështjes që ta lirojë sa më shpejt të jetë e mundur Kevin. Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe për mendimin tim arrestimi ishte politik. S’ka të bëjë farë reagimi që tha “jeni legena”. Përderisa voton pro, ashtu je. Reagoi keq këshilltari duke u ngritur. Këshilltarët e tjerë nuk u ngritën, e pranuan ofezën. Nëse ai s’do ngrihej, nuk do ndodhte incidenti. Të parët tanë që janë sistemuar këtu, e kanë lidhur jetën me këtë tokë dhe me këtë lumë”, tha njëri nga protestuesit.

    Në mbështetje të protestuesve është shprehur edhe këshilltari i pavarur Arbër Male, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Muçollarit dhe ka theksuar se ai ishte në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Çërravës.
    Ai dhe komuniteti janë shprehur të vendosur të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e çështjes. Gjatë ditës së djeshme këshilli bashkiake i Pogradecit, vendosi dhënien me qera të dhjetra hektarë tokë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, hapësira që deri tani janë shfytëzuar për kullota bagëtish nga ana e banorëve vendas. /ZËRI

  • Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, qytetari: Këshilltari na kërcënoi…Shoqërohen në polici (VIDEO)

    Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, qytetari: Këshilltari na kërcënoi…Shoqërohen në polici (VIDEO)

    pamjenga momenti i sherrit-Kevin Muçllari

    POGRADEC- Një konfrontim fizik është regjistruar këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Pogradecit. Shkak është bërë miratimi i pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen më qira”. 
    Këshillatarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, ndërsa banorët e kanë kundërshtuar dhe në sallë kanë shpërthyer debate deri në dhunë fizike. Njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti, është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
    Policia ka mbërritur menjëherë pas sherrit për të kryer procedurat e rastit dhe për shqoërimin e dy personave të përfshirë në përplasjen fizike. 

    Ndërkohë, Kevin Muçllari, banor i Çërravës që u përfshi në konflikt, ka folur për mediat dhe ka rrëfyer momentin e tensionit që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas tij, këshilltari është ngritur në këmbë dhe ka kërcënuar për atë që ai ka thënë në sallën e mbledhjes, ndërsa thotë se vazhdimisht Shyti i kundërshtonte argumentet e paraqitura nga banorët 
    “Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme. Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.”, është shprehur Kevin Muçllari, banor i Çërravës që u përfshi në konflikt.

  • Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare

    Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare

    Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg, pasi janë zbuluar nga autoritetet belge duke punuar në një shtëpi pari në Belgjikë.
    Shtëpia e barit u zbulua në mënyrë të rastësishme nga një zjarr që përfshiu godinën.
    Mediat vendase kanë zbardhur emrat e shqiptarëve të dënuar, dinamikën e ngjarjes si dhe rolin e secilit prej tyre në grup.
    Si u zbulua shtëpia e barit
    Shërbimet e emergjencës u nisën me shpejtësi më 22 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 15:00, drejt një zjarri të madh që kishte përfshirë katin e tretë të një ndërtese apartamentesh në rrugën Kaaistraat në Ostende. Një person 35-vjeçar u detyrua të hidhej në çatinë e fqinjëve për t’i shpëtuar flakëve dhe pësoi djegie të rënda. Zjarri mendohet se kishte shpërthyer gjatë mbushjes së një bombole gazi dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesë.
    Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit ndjenë një erë të fortë kanabisi. Në një mur të apartamentit në katin e parë, ata zbuluan një vrimë të fshehur që i çoi në një magazinë pas ndërtesës, ku gjetën tetë tenda kultivimi me gjithsej 595 bimë kanabisi. Plantacioni ishte i pajisur me ndriçim profesional, ventilim dhe ngrohje, ndërsa energjia elektrike merrej përmes një lidhjeje të paligjshme nga garazhi.
    Kush janë shqiptarët e arrestuar dhe roli i tyre
    Në vendngjarje, policia arrestoi Ervin B., një 22-vjeçar shqiptar. Ai pranoi se kishte mirëmbajtur plantacionin që nga shkurti 2024, pas një oferte nga një bashkatdhetar në Bruksel. Sipas fjalëve të tij, ai merrte 100 euro në ditë për punën e bërë. “Vetëm kur shkova atje e kuptova se bëhej fjalë për kanabis,” pohoi ai.
    Hetimet e mëtejshme zbuluan se Xhuljo B. (38 vjeç), një kriminel shqiptar, kishte përdorur një kartë identiteti të rreme italiane për të marrë me qira apartamentin. Ai u arrestua më 28 nëntor 2024 në Itali. Xhuljo mohoi se ishte udhëheqësi i grupit dhe pretendoi se kishte punuar si punëtor në plantacion për të paguar kalimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tij, më vonë ia kishte lënë detyrën Ervinit.
    Magazina rezultoi se ishte marrë me qira që më 1 qershor 2022 nga shqiptari Leonard M. (41 vjeç), nën petkun e një kompanie greke fiktive. Hetuesit arritën gjithashtu të lidhin me plantacionin edhe me Kevin C. (36) nga Ostende dhe Angelo C. (35) nga Middelkerke. Të dy kujdeseshin për bimët në këmbim të kanabisit falas.
    Kevin C. tregoi se e kishte njohur Xhuljo B. dy vjet më parë, kur ky i fundit ishte fqinj i tij poshtë banesës. Ai pohoi se ishte kërcënuar prej tij: “Nuk duhej t’i tregoja asgjë policisë, përndryshe do të më rrëmbenin fëmijët,” – deklaroi ai.
    Dënimet
    Gjykata e Bruges dënoi Xhuljo B. dhe Leonard M. këtë javë me nga tre vjet burg efektiv. Ervin B. mori dy vjet burg efektiv, ndërsa Angelo C. u dënua me një vit burg efektiv. Kevin C. mori tetëmbëdhjetë muaj burg, gjysma me kusht.
    Përveç kësaj, banda duhet t’i paguajë rrjetit të energjisë “Fluvius” plot 173.000 euro si dëmshpërblim për energjinë e vjedhur.

  • Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    27 Tetor 2025

    9:29

    Telesport

    Një qytet i tërë pret sot me ankth verdiktet e analizave mjekësore të mesfushorit belg Kevin de Bruyne. Mesfushori i Napoli u dëmtua menjëherë pasi realizoi golin e parë nga penalltia, duke lënë fushën e lojës (Napoli fitoi 3-1 ndaj Inter).
    Gjithsesi, Kevin De Bruyne mund të ketë një dëmtim serioz në bicepsin femoris në kofshën e djathtë. Një problem i madh, veçanërisht duke pasur parasysh historinë mjekësore të mesfushorit belg.
    Është ajo shenjë që po e frikëson botën e Napolit. Sepse nëse ajo zonë, dhe ndoshta e njëjta shenjë e dëmtimit të vjetër do të prekeshin vërtet, rreziku i një operacioni tjetër do të bëhej praktikisht gjë e sigurt.
    Kjo do ta detyronte Kevin të qëndronte jashtë fushe për një kohë shumë të gjatë. Natyrisht që testet do të thonë të vërtetën, por ekziston një ndjenjë e fortë se viti 2025 mund të ketë mbaruar tashmë për De Bruyne.
    Sytë e tij të përlotur, dalja e tij nga fusha i ndihmuar nga mjekët e Napolit, së pari me barelë dhe pastaj me paterica, janë të gjitha shenja që tregojnë në një drejtim: një pushim të gjatë. Të paktën dy ose tre muaj, përveç nëse është i nevojshëm një operacion tjetër.

  • Kevin Federline zbulon se sa para fitoi nga divorci me Britney Spears

    Kevin Federline zbulon se sa para fitoi nga divorci me Britney Spears

    Kevin Federline ka zbuluar detaje rreth situatës së tij financiare pas divorcit nga Britney Spears , duke përshkruar saktësisht se si i shpenzoi paratë që mori. Në librin e tij, të titulluar “Thoshe se e dije”, ish-balerini, i cili ishte i martuar me yllin e popit nga shtatori i vitit 2004 deri në paraqitjen e kërkesës për divorc në nëntor të vitit 2006, shkruan se ai mori 20,000 dollarë në muaj si mbështetje për dy djemtë e tyre, Sean Preston dhe Jaden James, si dhe 20,000 dollarë shtesë në muaj si mbështetje bashkëshortore për gjysmën e kohëzgjatjes së martesës së tyre 26-mujore.
    Edhe pse përmend një marrëveshje shtesë, ai nuk e zbulon shumën, e cila më parë është raportuar të jetë midis 1 milion dhe 1.3 milion dollarëve. Kevin Federline kujton se avokati i tij e këshilloi të mbante 1 milion dollarë nga marrëveshja e divorcit “në një vend të sigurt në mënyrë që të mund të rritet”, por ai nuk u shqetësua në atë kohë, duke besuar se do të “fitonte një milion tjetër shumë shpejt”.
    Tani, në moshën 47 vjeç, ai pranon se nuk ishte “i sigurt financiarisht” pas ndarjes, pasi “paratë nuk zgjatën aq sa mund të imagjinohej”. Siç shpjegon ai, kostot e strehimit, transportit, sigurisë, kujdesit për fëmijët dhe nevojat e përditshme të rritjes së dy fëmijëve në Los Angeles ishin të konsiderueshme.
    Kevin Federline kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore “mjaft formale” me Britney Spears, megjithëse, siç pranon ai, nuk mendonte se ishte e nevojshme në atë kohë, pasi “ai nuk ishte ndonjë djalë dembel që priste vetëm të vinte një faturë”. “Isha atje jashtë, duke punuar, duke investuar, duke u përpjekur”, shkruan ai, duke shtuar se merrte pjesë në reklama, prezantime në evente, paraqitje publike dhe duke marrë pjesë në tubime shoqërore.