Tag: këtij

  • Qeveria fonde shtesë për partitë politike dhe samitin e 16 majit! Ja 12 vendimet që u morën sot në Këshillin e Ministrave

    Qeveria fonde shtesë për partitë politike dhe samitin e 16 majit! Ja 12 vendimet që u morën sot në Këshillin e Ministrave

    Në vendimet e Këshillit të Ministrave është miratuar shtimi i fondit për mbështetjen e partive politike. Sipas vendimit, fondi do të shtohet me 150 milionë lekë.
    Në vendim citohet se efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
    Ndërkohë, Qeveria ka vendosur fond shtesë për organizimin e samitit më 16 maj në Tiranë, ku do të zhvillohet takimi i Komunitetit Politik.
    VENDIMET:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 114, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Në vendimin nr.440, datë 19.7.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:a) Në pikën 3, fjalët “… brenda muajit janar …” zëvendësohen me “… përpara fillimit të vitit akademik …”.b) Shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, ndryshohen, si më poshtë vijon:“c) financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit. Financimi i këstit të parë për çdo vit akademik duhet të realizohet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka frekuentuar procesin mësimor. Financimi i kësteve pasardhëse realizohet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka shlyer tarifën vjetore të shkollimit të atij viti akademik dhe ka frekuentuar procesin mësimor;
    ç) shlyerja e detyrimeve financiare nga studenti kredimarrës fillon jo më herët se kohëzgjatja normale e programit të studimit, për të cilin studenti ka nënshkruar kontratën e kredisë, por me kërkesë të studentit kredimarrës, shlyerja e detyrimeve financiare mund të realizohet dhe para përfundimit të kohëzgjatjes normale të studimeve.”.
    c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:“6. Studenti, i cili është subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera ligjore apo nënligjore që mbështesin studentin me bursa, mbështetje financiare apo përjashtim nga tarifat vjetore të shkollimit, dhe studenti, që ndjek një program të dytë studimi, nuk ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore.
    Studenti ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga fillimi i vitit akademik, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton regjistrimin si student në institucionin përkatës të arsimit të lartë.”.
    ç) Paragrafi i parë i pikës 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “7. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë shqyrton kërkesat e studentëve për kredi studentore, sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues në bazë të kritereve, si më poshtë vijon: …”.
    d) Në pikën 8, fjalët “… brenda afatit të përcaktuar në pikën e mësipërme …” zëvendësohen me “… sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues …”.dh) Në pikën 9, fjalët “… brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve …” zëvendësohen me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve …”.e) Në pikën 11, fjalët “… brenda muajit maj …” zëvendësohen me “… sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues …”.ë) Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “13. Mbulimi i shpenzimeve të interesave të kredive studentore realizohet nga fonde buxhetore grant të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, për të financuar normën e interesit të kredive studentore në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet bankës/bankave të nivelit të dytë dhe AKFAL-it, me vendim të Bordit Drejtues, miraton shumën e fondeve grant që akordohen nga ministria përgjegjëse për arsimin.
    Shuma e fondeve vjetore për mbulimin e shpenzimeve të interesave të kredive studentore përllogaritet deri në masën 0.5% (zero pikë pesë) të shumës vjetore të grantit të mësimdhënies.”.
    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Në vendimin nr.135, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të kërkesës, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës dhe sportit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:Në kreun II bëhen ndryshimet e mëposhtme:a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Ka mbushur moshën 18 vjeç dhe ka zotësi për të vepruar ose në rast se nuk ka mbushur këtë moshë, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve ose kujdestarit ligjor, si dhe të fëmijës që ka moshën 14-18 vjeç.”.
    b) Pika 2 shfuqizohet.Në kreun IV bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:a) Shkronja “a”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:“a) kërkesë individuale për fitimin e shtetësisë shqiptare drejtuar AHPVSH-së, sipas formatit të përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas rasteve të mëposhtme:
    Kur kërkuesi është mbi 18 vjeç, kërkesa nënshkruhet personalisht nga kërkuesi.Kur kërkuesi është 14-18 vjeç, kërkesa bëhet nga kërkuesi dhe krahas saj depozitohet deklaratё noteriale ose dokumenti i barasvlefshёm ku shprehet pëlqimi i të dy prindërve ose kujdestarit ligjor.iii. Kur kërkuesi është nën 14 vjeç, kërkesa nënshkruhet nga të dy prindërit ose kujdestari ligjor.”.
    b) Në shkronjën “f”, të pikës 1, pas fjalëve “… nga personalitete të fushës …” shtohen “… ose rekomandim nga titullari i institucionit arsimor apo shkencor …”.c) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:“5. Ministria përgjegjëse për vlerësimin e kontributit të shtetasit të huaj miraton rregulla të hollësishme lidhur me përcaktimin e kritereve spcifike shtesë dhe procedurave të brendshme të trajtimit të kërkesave, që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar për shtetin shqiptar, për të cilin mund të fitohet shtetësia shqiptare.”.
    Në shkronjën “c”, të pikës 3, të kreut V, togfjalëshi “… 7 (shtatë) ditëve …” zëvendësohet me “… 10 (dhjetë) ditëve …”.Në aneksin 1, në ndarjen “Informacion i përgjithshëm”, në nënndarjen që parashikon se kur pranohet formulari, pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Është plotësuar nga vetë kërkuesi kur ai është mbi 14 vjeç ose nga prindërit ose kujdestari ligjor për kërkuesin, kur ai është nën këtë moshë.”.
    Ngarkohen ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ministri përgjegjës për arsimin dhe sportin, ministri përgjegjës për kulturën dhe Agjencia për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Miratimin, në parim, të Traktatit të Riadit për Disenjot, bërë në Riad më 22.11.2024, dhe të rregulloreve të këtij traktati, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 12, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Në vendimin nr.298, datë 20.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:Në kreun I bëhen shtesat e mëposhtme:a) Pas pikës 8.5 shtohen pikat 8.5/1 dhe 8.5/2, me këtë përmbajtje:“8.5/1. “Harton, në bashkëpunim me institucionet qendrore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe grupet e interesit në fushën e turizmit, kalendarin turistik të aktiviteteve zbavitëse, duke i orientuar ato për shtrirjet gjeografike si dhe për tematikën e eventeve të preferuara për turistët në këto zona dhe duke koordinuar njëkohësisht edhe realizimin e këtij kalendari.
    8.5/2. Orienton, koordinon dhe promovon kalendarin turistik si dhe monitoron ndjekshmërinë nga publiku të aktiviteteve të këtij kalendari.”.
    b) Pas pikës 8.6 shtohen pikat 8.6/1 dhe 8.6/2, me këtë përmbajtje:“8.6/1. Financon nga fondi buxhetor i miratuar për çdo vit realizimin e projekteve të cilat kanë karakter krijues e me objekt të veprimtarisë së tyre turizmin si dhe ngjarje që janë të përfshira në kalendarin turistik, pas miratimit të ministrit.
    8.6/2. Monitoron zbatimin dhe realizimin e projekteve me karakter krijues të cilat kanë për qëllim promovimin e turizmit, si dhe të ngjarjeve që janë të përfshira në kalendarin turistik, të financuara nga fondi buxhetor i miratuar.”.
    c) Pas pikës 8.12 shtohet pika 8.12/1, me këtë përmbajtje:“8.12/1. Krijon të ardhura dytësore nga pagesat e subjekteve të cilave u ofrohet shërbimi i promovimit të aktiviteteve të tyre në hapësirat e menaxhuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.”.
    Në pikën 2, të kreut IV, emërtesa “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohet me “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Në buxhetin e miratuar për vitin 2025, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që do të organizohet në Tiranë, në datën 16 maj 2025, bëhet shtesë fondi, si më poshtë vijon:a) Ministrisë së Brendshme, fondi prej 92 828 000 (nëntëdhjetë e dy milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë) lekësh, i ndarë:Për programin “Policia e Shtetit”, në zërin “Shpenzime korrente”, fondi prej 44 168 000 (dyzet e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekësh;Për programin “Garda e Republikës”, në zërin “Shpenzime kapitale”, fondi prej 48 660 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekësh.b) Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, fondi prej 360 045 000 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e dyzet e pesë mijë) lekësh.Efekti financiar, prej 452 873 000 (katërqind e pesëdhjetë e dy milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025.Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Miratimin, në parim, të Deklaratës së Nderit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, dhe 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të pronës me emërtimin “Spitali Psikiatrik Elbasan”, sipas formularit, 2 (dy) fletë, dhe planrilevimit, 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.Prona e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi i shtohet listës së inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar.Paragrafi i dytë, i pikës 1, të vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Lista përbëhet, gjithsej, nga 22 (njëzet e dy) fletë formulari, 22 (njëzet e dy) planrilevime, 2 (dy) planimetri dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.
    Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
    VENDOSI:
    Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
    V E N D O S I:
    Neni 1
    Ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar, bërë në Nju Jork, më 19 qershor 2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    Neni 2
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • “Sot është një ditë e trishtë”, Guardiola reagon pas largimit të De Bryune-t: Suksesi do të ishte i pamundur të imagjinohej pa të

    “Sot është një ditë e trishtë”, Guardiola reagon pas largimit të De Bryune-t: Suksesi do të ishte i pamundur të imagjinohej pa të

    Kevin De Bruyne ka vendosur të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Mesfushori belg ka njoftuar sot se do të laegohet nga Manchester City pas 10 vitesh. Guardiola ka reaguar pas këtij lajmi, duke deklaruar në konferencë për shtyp se është një ditë e trishtë për të. Trajneri katalanas e konsideron De Bruyne-n si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në rolin e tij, ndërsa thekson se suksesi i City-t do të ishte i vështirë të imagjinohej pa të.
    “Një ditë e trishtë. Por i lumtur për kënaqësinë që jetova me të. Për atë çfarë ai na dha të gjithëve. Për humanitetin e tij. Ndikimi i tij në suksesin tonë të dekadës së fundit, do të kishte qenë e pamundur për t’u imagjinuar pa të. Kemi ende 10 ndeshje, shpresoj të bëhen 11. Gjashtë do të jenë në shtëpi, ku ai do të marrë mirënjohjen nga të gjithë ne, padyshim edhe nga tifozët, të cilën ai e meriton.
    Ai është pjesë e këtij klubi. Dyert për të janë të hapura për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij. Për çfarëdo gjëje që dëshiron të bëjë këtu. Ai është pjesë e familjes së këtij klubi. Është një nga më të mëdhenjtë”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

  • Mishi me salmonelë/ Lirohet administratori i kompanisë importuese, procedohet në gjendje të lirë

    Mishi me salmonelë/ Lirohet administratori i kompanisë importuese, procedohet në gjendje të lirë

    Policia e Tiranës ka ndaluar dhe më pas ka lënë të lirë, 50-vjeçarin A.G, administratorin e kompanisë importuese, të 7.8 ton mish pule nga Brazili, ngarkesë e cila rezultoi e kontaminuar me salmonelë.
    Mishi i kontaminuar përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi. Nën hetim është dhe pronari i kompanisë, M.G, si dhe 3 inspektor të AKU.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.
    Pronari i kompanisë, akuzohet se krahas hedhjes në treg të një produkti të tillë, sipas AKU ka paraqitur fatura fiktive, duke penguar gjurmimin e saktë të mishit të kontaminuar në treg.
    Gjithashtu në hetim është vënë edhe vëllai i tij, si dhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtij produkt të mbërritur në Portin e Durrësit më 11 Mars.
    Dyshimet e policisë për 3 zyrtarët lidhen me vonesën e përgjigjes së analizave të kryera kampionëve të mishit, që ka marrë rreth 10 ditë, nga 3 ose 4 ditë që duhet zakonisht. Kjo vonesë sipas burimeve pranë grupit hetimor, mund të jetë përdorur si mënyrë për të hedhur në treg dhe shitur produktin e kontaminuar me salmonelë.
    Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 2.6 ton mish të shpërndarë në treg, shifër kjo e konfirmuar nga AKU për Tv Klan. 5.2 tonë të tjerë është arritur të bllokohet.

  • Përfshirja e Kuvendit në fushatën e PS/ Këlliçi: Skandaloze dhe kriminale, ku është SPAK…

    Përfshirja e Kuvendit në fushatën e PS/ Këlliçi: Skandaloze dhe kriminale, ku është SPAK…

    Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme duke e quajtur skandaloze dhe kriminale perfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
    Ai ka postuar në faqen e tij një foto të publikuar në faqen e facebook-ut te kuvendit ku bëhet thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
    “Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz”, shkruan Kelliçi duke shtuar se “TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan”.
    Menjëherë pas këtij denoncimi, faqja e Kuvendit në rrjetet sociale ka zhdukur postimin.

    Postimi:
    SKANDALOZE dhe KRIMINALE!!!
    Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, bën thirrje të votohet Partia Socialiste.
    Një tjetër provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë.
    Një tjetër konfirmim se për ta, Republika ka rënë dhe institucionet nuk ekzistojnë.
    Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private.
    Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz!!!
    Nëse pushtetarët e përkohshëm e mendojnë Kuvendin si asamble patronazhistësh dhe petalesh, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë.
    Ndërkohë TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan!
    Turp!
     

  • “Durrësi një orë në ditë me ujë”, Rama-komentuesit: Shkop magjik s’kemi, por brenda këtij viti nis projekti për furnizimin 24 orë

    “Durrësi një orë në ditë me ujë”, Rama-komentuesit: Shkop magjik s’kemi, por brenda këtij viti nis projekti për furnizimin 24 orë

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me përgjigjet në rrjetet sociale të pyetjeve që i vijnë nga qytetarë të ndryshëm.

    Një prej komenteve ishte i një qytetari nga Durrësi i cili i shprehte shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm 24 orë.
    Rama tha ndër të tjera se shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë dhe investuar për ujin e pijshëm në tre mandatet e tij nuk është investuar kurrë më parë.
    “Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës”, tha Rama.
    Koment nga Ardi Omeri: Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht.
    Kryeministri Edi Rama: I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.
    Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.
    Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.
    Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.
    Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.
    Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.
    9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.
    Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.
    E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.
    Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.
    Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.

    Top Channel

  • Paratë e krimit në fushatën elektorale/ Zannier: Do të jetë mision më i madh, do te këtë delegacion nga Asambleja e OSBE, Parlamenti Europian

    Paratë e krimit në fushatën elektorale/ Zannier: Do të jetë mision më i madh, do te këtë delegacion nga Asambleja e OSBE, Parlamenti Europian

    Vëzhguesit e OSBE/ODIHR nisin këtëtë mërkurë zyrtarisht misionin e vëzhgimit për procesin zgjedhor të 11 majit.

    Kreu i këtij misionit, Lamberto Zannier, tha në një dalje për mediat, se do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve Parlamentare.

    “Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Do të përbëhet nga një ekip ekspertësh, prej 12 vetë,  do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, do te këtë një delegacion nga Asambleja parlamentare e OSBE, Parlamenti Europian. Objektiv i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrë e zhvillimit të zgjedhjeve.

    Për arritjen e këtij objektivi do monitorojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe zhvillimet para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu edhe zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të partive, institucioneve, medias.

    Ne i kushtojmë shumë rëndësi transparencës, do të kemi 2 javë para zgjedhjeve një raport të ndërmjetëm, një ditë pas zgjedhjeve do të kemi gjetjet paraprake të misionit, dhe në fund një vlerësim i gjithë procesit të zgjedhjeve që do të përmbajë rekomandimet përkatëse dhe do të publikohet pas zgjedhjeve”, u shpreh Lamberto Zannier.

  • Ksamili, që në hyrje me imazh të ri

    Ksamili, që në hyrje me imazh të ri

    Zhvillimi i vrullshëm i biznesit turistik vendas në Ksamil, duket se ka vënë “detyra” edhe për qeverisjen.Ato janë konkretizuar me projekte seroze investimesh, të cilat po e përgatisin në një mënyrë shumë më cilësore Ksamilin për sezonin turistik 2025.
    Një prej këtyre projekteve do t’i japë fund hyrjes për në Ksamil, nëpërmjet një rruge pa gjerësinë e nevojshme, pa sinjalistikë dhe pa ndriçim, mungesa këto që shpesh janë bërë shkak për aksidente.
    Kësaj situate është duke iu dhënë fund, me investimin e Qeverisë Shqiptare, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Është fjala për projektin që përmirëson transportin lokal dhe urban, me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare.
    Për shkak të terrenit të vështirë, gërmimi në krah të rrugës ekzistuese për hapjen e trasesë së re, ka zgjatur 3 muaj radhazi, prej nëntorit të vitit të kaluar.Mësohet se deri tani është kryer 40% e punimeve.Investimi parashikon ndërtimin e një bajpasi, që do të kalojë nga Liqeni i Butrintit, zonë në cilën gjithashtu janë realizuar punime të rëndësishme.
    Kantierin e këtij investimi ditë më parë e vizitoi Kryeministri Edi Rama, i cili tha se me këtë investin e me të tjera që janë bërë e do të bëhen në infrastrukturën e brendshme, Ksamili 2030 do të jetë model mesdzetar në çdo aspekt.
    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi tha se ky investim lehtëson dukshëm mobilitetin dhe bën edhe lidhjen me zonën e Liqenit.
    Rruga e re hyrëse për në.Ksamil, do jetë me 3 korsi, ndërkohë që në të dy krahët do të ketë trotuar, ndërsa në krahun nga deti do të ketë edhe korsi biçikletash.Vlera e këtij investimi shkon mbi 184 milionë lekë dhe pritet të përfundojë brenda muajit maj.
    Me përfundimin e këtij investimi, Ksamili këtë verë do të ofrojë mundësi e kushte shumë më komode për udhëtim të sigurt dhe një imazh fizik të përmirësuar dukshëm qysh në hyrjen për në gadishullin e cilësuar si “Maldivet” shqiptare. /RTSH Gjirokastra/

  • PSG dhe Milan në garë për zbulimin e këtij sezoni në Ligue 1, por “fati” i tij është në duart e Chelsea-s

    PSG dhe Milan në garë për zbulimin e këtij sezoni në Ligue 1, por “fati” i tij është në duart e Chelsea-s

    1 Prill 2025

    18:55

    Telesport

    PSG dhe Milan interesohen për Andrey Santos për të forcuar mesfushën e tyre gjatë merkatos së verës. 20-vjeçari brazilian po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1 me fanellën e Strasbourg, aty ku është i huazuar nga Chelsea.
    Pas transferimit nga Vasco da Gama te Chelsea në janarin e vitit 2023, mesfushori i ri brazilian ka provuar disa huazime, por këtë sezon ka spikatur në Ligue 1, ku ka shënuar edhe 10 gola dhe ka dhënë 3 asiste.
    Milani e sheh brazilianin si një opsion ideal për të forcuar mesfushën për sezonin e ri, ndërsa PSG edhe pse e ka të mibpopulluar repartin e mesfushës, e vlerëson shumë brazilianin dhe sheh atë si një investim afatgjatë.
    Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do bëjë me 20-vjeçarin në fund të këtij sezoni, kur i mbaron periudha e huazimit të Strasbourg. Milan interesohet për huazim me të drejtë blerjejë për brazilianin, ndërsa PSG është e gatshme të blejë kartonin e tij në mënyrë përfundimtare.

  • Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së tregon çfarë ndodhi dhe si u zbulua

    Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së tregon çfarë ndodhi dhe si u zbulua

    Dalja në treg e 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri është komentuar në “Opinion” edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli, i cili tregoi kronologjinë e kësaj ngjarjeje.

    Ai tha se më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës, teksa sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar.

    “Ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor”, tha Kullolli.

    Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.

    “Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha Kullolli.

    Kullolli tha se ditën e parë të trupës së inspektimit nuk është paraqitur asnjë dokumentacion nga ana e subjektit.

    “Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është ngritur një grup pune me hetimin tatimor, duke ditur që Tatimet kanë akses në kontrollet dhe verifikimin e faturave”, tha Kullolli.

    Sipas drejtorit të AKU-së, nga ana e subjektit është paraqitur një listë gjurmueshmërie me 154 operatorë biznesi ku subjekti deklaron që është shpërndarë ky produkt. Me marrjen e këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme janë ngritur dy grupe pune.

    “Grupi i parë i punës është bërë për identifikimin e këtyre operatorë biznesi ku janë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kanë dalë trupat inspektuese në çdo subjekt. Trupa e dytë e grupit të punës ka bërë njoftimin e gjithë këtyre subjekteve për të fituar në kohë. Të njoftohen subjektet, të venë afishimin për kthim nga konsumatori dhe heqjen nga rafti të këtij produkti”, tha Kullolli.

    Por siç tregon drejtori i AKU-së, duke parë gjurmueshmërinë e paraqitur nga subjekti, ditën e dytë kanë parë që ajo ka qenë “e mangët, e çalë dhe jo e rregullt”. Që nga ky moment rasti është referuar në prokurori është në hetim.

  • Europiani U-17 në Shqipëri, presidenti Duka: Një tjetër moment historik për futbollin shqiptar!

    Europiani U-17 në Shqipëri, presidenti Duka: Një tjetër moment historik për futbollin shqiptar!

    Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh sot shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu madhor i kësaj grupmoshe që do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor në vendin tonë.
    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij, e cilësoi këtë kompeticion si një mundësi unike për të treguar progresin e futbollit shqiptar. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij turneu si një hap tjetër në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj, duke e konsideruar atë një festë të vlerave sportive dhe pasionit për futbollin.
    Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se organizimi i këtij kampionati është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Federatës për të rritur nivelin e futbollit në vend, duke përmendur investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.
    Në përfundim, Presidenti Duka uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe i ftoi të gjithë të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, duke e përjetuar këtë turne jo vetëm si një garë sportive, por edhe si një eksperiencë unike kulturore dhe mikpritëse.

    Më poshtë, fjalimi i plotë i Presidentit Duka gjatë shortit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”:
    “Të nderuar përfaqësues të federatave, miq të futbollit, të ftuar dhe dashamirës të sportit,
    Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me emocione për të gjithë ne, teksa kemi privilegjin dhe nderin të presim ceremoninë e shortit për finalet e UEFA EURO 2025 për moshat U-17, një kompeticion i cili do të mbahet në Shqipëri nga data 19 maj deri më 1 qershor.
    Më lejoni, së pari, të shpreh mirëseardhjen time më të ngrohtë për përfaqësuesit e UEFA-s, federatat e vendeve pjesëmarrëse, trajnerët, lojtarët dhe të gjithë dashamirësit e futbollit që ndjekin me pasion zhvillimin e talenteve të rinj të kontinentit tonë.
    Për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, organizimi i këtij turneu është një dëshmi e përkushtimit tonë për zhvillimin e futbollit dhe ngritjen e tij në nivele ndërkombëtare. Në vitet e fundit, kemi treguar aftësinë tonë organizative me evente të rëndësishme, duke përfshirë finalen historike të UEFA Europa Conference League në vitin 2022 në Tiranë, e cila konfirmoi edhe një herë se jemi në gjendje të realizojmë ngjarje me ndikim dhe emocion të veçantë. Ky sukses na motivon dhe na inkurajon të punojmë edhe më shumë për të siguruar që EURO U17 2025, që do të luhet në Shqipëri 19 maj deri më 1 qershor, të jetë një tjetër moment historik për futbollin shqiptar dhe atë europian.
    Prania e Ministres së Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, znj. Ogerta Manastirliu, është dëshmi e rëndësisë dhe seriozitetit që ka ky kompeticion
    Federata Shqiptare e Futbollit ka punuar me përkushtim të vazhdueshëm për rritjen e nivelit të futbollit shqiptar. Kemi investuar në akademitë e klubeve, kemi ndihmuar në rritjen e cilësisë së trajningut dhe kemi sjellë projekte të reja për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Organizimi i një turneu si UEFA EURO U-17 është një mundësi unike për të dëshmuar progresin tonë dhe për të vazhduar rritjen e futbollit në vend.
    Përmes strategjive moderne dhe politikave të qëndrueshme, kemi arritur të rrisim numrin e fëmijëve që aktivizohen në futboll, kemi përmirësuar kushtet e lojës dhe kemi sjellë infrastrukturë bashkëkohore. Stadiumet e reja dhe fushat e standardizuara janë pjesë e një plani afatgjatë për të krijuar një ambient të favorshëm për rritjen e brezave të ardhshëm të futbollit shqiptar.
    Ky turne nuk është vetëm një garë futbolli. Është një festë e vlerave sportive, e pasionit dhe e talentit. Jemi të bindur se finalet e EURO U-17 do të jenë një vitrinë fantastike për yjet e së ardhmes së futbollit europian. Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky event të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe të dhurojë emocione të papërsëritshme për tifozët.

    Gjatë këtij turneu, ju ftoj të gjithëve të përjetoni jo vetëm emocionet e futbollit, por edhe të zbuloni bukuritë e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Nga bregdeti i mrekullueshëm i Jonit dhe Adriatikut, tek qytetet historike dhe malet madhështore, vendi ynë ofron një përvojë unike që kombinon sportin me kulturën dhe traditat mikpritëse shqiptare. Jemi të sigurt se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe do të largoheni me kujtime të paharrueshme.
    Ne besojmë se sporti, dhe veçanërisht futbolli, ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të krijojë mundësi dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm. Organizimi i këtij turneu na jep mundësinë të tregojmë jo vetëm aftësitë tona organizative, por edhe pasionin dhe dashurinë tonë për futbollin.
    Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe shpresoj që kjo eksperiencë të mbetet një kujtim i bukur dhe i vlefshëm për të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë dhe ato që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.
    Ju faleminderit dhe mirë se vini në Shqipëri!