Tag: këshilltari

  • Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

    Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

    Kosova E Enjte, 4 Dhjetor 2025 17:47
    Zyrtarisht është mbyllur paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për rastin ku ish-krerët e UÇK, Thaçi, Selimi, Veselin dhe Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Mbrojtja filloj me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, për të vijuar me ish-këshilltari ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Wlliams. ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Steëart Duncan, pasuar më 30 shtator me dëshminë e James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi, ish-këshilltari politik i Ëesley Clark, Michael Durkee për të përfunduar me dëshminë e vetë gjeneralit Clark e cili e përfundoi më në 18 nëntor 2025.

    Gjatë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ndërsa e rradhës pritet të mbahet në Shkup. Ndërkohë, akuza e ka përfunduar paraqitjen e provave më 15 prill 2025. Datat e fundit ku do të dorëzohen edhe dosjet me konkluzione të të dy palëve janë 9 deri me 13 shkurt në Hagë, pas të cilave trupa gjykuese tërhiqet dhe merr kohë deri në 90 ditë për të shpallur vendimin.

    Pas këtij rasti, ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e pret edhe një tjetër akuzë, ajo e pengimit të drejtësisë. Bashkë me të, me të njëjtën akuzë janë edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

  • Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

    Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

    Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën.

    Publikimi javën e kaluar i planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së ka rritur shqetësimet në Ukrainë dhe midis fuqive europiane se kërkesat kryesore të Rusisë ndaj NATO-s, territorit dhe orarit për çdo marrëveshje paqeje janë pranuar nga Uashingtoni.
    Plani evropian ndryshon ndjeshëm kuptimin dhe rëndësinë e pikave kryesore mbi NATO-n dhe territoret, sipas një kopjeje të parë nga Reuters.
    “Plani evropian, në shikim të parë… është plotësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për ne”, u tha gazetarëve në Moskë këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
    Presidenti Vladimir Putin tha të premten se propozimet e SHBA-së për paqe në Ukrainë mund të formojnë bazën për zgjidhjen e konfliktit, por nëse Kievi e refuzon planin, atëherë forcat ruse do të lëvizin më tej.
    Ushakov tha se “jo të gjitha, por shumë pozicione të planit amerikan na duken mjaft të pranueshme”. Ai shtoi se disa, megjithatë, duhet të diskutohen më në detaje.
     

    Top Channel

  • Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande

    Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande

    Vijon në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Christopher Hill, radhën në bankën e dëshmitarëve e ka Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark.
    Ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.
    “Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme. Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”.
    I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai u përgjigj: “Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë”.
    “Sepse në atë ditë, pas tërheqjes së forcave serbe, atë ditë UÇK-ja ishte në mes të situatës ku duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që i kishin dhënë KFOR-it, bashkë me gjeneralin Jackson. Ndërkohë që kishte ende ushtarë të UÇK-së në terren, struktura e komandimit në thelb po përpiqej që të gjente mënyrën për demilitarizimin. Ata po shikonin zotin Çeku, Thaçin dhe persona tjerë se çfarë mund të bënin ata brenda UÇK-së për të realizuar premtimet e dhëna”.
    “Ata janë përpjekur që të ndalojnë, çfarë kam parë, për të ndaluar dhunën që vazhdonte, por një pjesë e njerëzve organizoheshin në nivel lokal. Nuk kishte asnjë strukturë komanduese që do të ndalonte dhunën. Siç e kemi mësuar në takimin e parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur”, tha Durkee.

  • Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

    Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

    Banorët e Çërravës në Pogradec ngritën sërish sot një protestë në mbështetje të Kevi Muçollarit, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
    Raportohet se banorët kërkojnë lirimin e bashkëfshatarit të tyre, duke thënë se ai është provokuar dhe se është goditur nga këshilltari Engjëll Shyti.
    Ndër të tjera, banorët vijojnë të protestojnë edhe kundër vendimit të miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak, e cila u zhvillua mesditën e djeshme.
    Banorët thonë se arrestimi i Kevi Muçollarit ishte politik dhe i padrejtë, pasi ai mbrojti dje sipas tyre të drejtat e banorëve.
    “Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se “legen” e themi gjithë ditën dhe s’ishte ofezë që këshilltari të reagonte në atë mënyrë. I kërkojmë prokurorit të çështjes që ta lirojë sa më shpejt të jetë e mundur Kevin. Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe për mendimin tim arrestimi ishte politik. S’ka të bëjë farë reagimi që tha “jeni legena”. Përderisa voton pro, ashtu je. Reagoi keq këshilltari duke u ngritur. Këshilltarët e tjerë nuk u ngritën, e pranuan ofezën. Nëse ai s’do ngrihej, nuk do ndodhte incidenti”, tha njëri nga protestuesit.
    Kujtojmë se gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve, Kevi Muçollari sulmoi fizikisht një prej anëtarëve të këshillit.
    Sherri mes tyre nisi pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.
    Pas incidentit, Kevi Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti.
    “Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër”, tha ai, ndërsa shtoi se situata ishte e qetë deri në momentin që kryetari i bashkisë i cilësoi kundërshtimet si “teka”.
    Muçllari u shpreh se banorët dhe përfaqësuesit e tyre nuk do ta lënë çështjen me kaq, duke paralajmëruar ndjekje ligjore.
    Çfarë deklaruan protestuesit
    “Unë po protestoj sot si të gjithë shokët për të mbrojtur fshatin, mos venë panele diellore. Po i vunë ato, s’kemi ku vemë, mbaron fshati. Kevin ta lëshoni se ne do vazhdojmë të rrimë këtu, do shkojmë të protestojmë edhe në Pogradec.”
    “Filli i kësaj proteste sot është për lirimin e djalit të fshatit tonë. Ai është arrestuar pa të drejtë. Kam qenë vetë prezent në këshillin bashkiak dhe ai është provokuar nga një këshilltar i bashkisë sepse në atë mbledhje u votua pro për çështjen e tokave të fshatit Çërravë që është çështje e stërzgjatur. Ne u acaruam por provokimi ishte nga vetë këshilltari i bashkisë. Këshilltari bëri të fortin e bashkisë duke u ngritur kundra nesh sepse ai është prej atyre të bashkisë, i paguar, i punësuar, kjo është e gjitha.”
    Arbër Male, këshilltar i pavarur: “Sot bashkë me banorët e fshatit Çëravë po protestojmë për lirimin e Kevi Muçllarit i cili dje ishte në mbrojtje të të drejtës së pronave të aktiviteteve ekonomike të këtyre banorëve. Edhe pse ka qenë i provokuar nga një këshilltar pasi ka qenë duke ikur, arrestohet me urdhër politik. I bëj thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë menjëherë Kevi Muçllarin në të kundërt ne si anëtarë të KB dhe banorët do të jemi në mbrojtje të të drejtës së Kevit dhe të banorëve të Çëravës.”

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”/ Këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e ‘tradhtuam’

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”/ Këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e ‘tradhtuam’

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh.
    Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi.

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
    Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe.

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
    Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe.

  • “Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë e gazetarit: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

    “Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë e gazetarit: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

    Gazetari Lavdrim Lita ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit ligjor të presidentit Bajram Begaj.
    Në një emision televiziv, Lita u shpreh se këshilltari u lavdëruar disa herë nga kryeministri Rama, por Kushtetuesja nxori në pah shkeljet e ligjit themeltar prej tij.
    “Unë kam kërkuar shkarkimin e këshilltarit ligjor të presidentit i cili u përmend nga kryeministri Rama si katedra e jurisprudencës. Sipas Kushtetueses ka shkelur ligjin disa herë. U bë e madhe sikur ishte mendja e ndritur e jurisprudencës. Erion Veliaj është kryebashkiak apo jo? Ky është thelbi”, tha Lavdrim Lita.

  • “Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

    “Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

    Gazetari Lavdrim Lita ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit ligjor të presidentit Bajram Begaj.
    Në “Off the Record”, Lita u shpreh se këshilltari u lavdëruar disa herë nga kryeministri Rama, por Kushtetuesja nxori në pah shkeljet e ligjit themeltar prej tij.
    “Unë kam kërkuar shkarkimin e këshilltarit ligjor të presidentit i cili u përmend nga kryeministri Rama si katedra e jurisprudencës. Sipas Kushtetueses ka shkelur ligjin disa herë. U bë e madhe sikur ishte mendja e ndritur e jurisprudencës. Erion Veliaj është kryebashkiak apo jo? Ky është thelbi”, tha Lavdrim Lita.

  • Doli si i pavarur në Vlorë, ish-këshilltari i Partisë Demokratike nuk regjistrohet si kandidat

    Doli si i pavarur në Vlorë, ish-këshilltari i Partisë Demokratike nuk regjistrohet si kandidat

    Gjergj Nika nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë.

    Nika u shkëput nga Partia Demokratike pak ditë më parë, duke u shpallur kandidat i pavarur.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nuk i kurseu kritikat duke u shprehur se e djathta në qytetin bregdetar është zhdukur.

    Top Channel