Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha përmes një videomesazhi në Facebook se është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit.
“Kaq frikë ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh… Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin”, tha Lapaj, duke iu referuar Kryeminstrit Rama.
“Nuk më frikësoni me letra bakalli… Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij. Ky që bllokonte rrugët me goma… Ky më tregon mua bllokimin e rrugëve, bllokimin e njerëzve…”, shtoi Lapaj.
“Ky bllokoi marrjen e statusit kandidat, bllokoi një komb të tërë për të marrë vizat për një këshilltar në Fier. Me kë? Me zarat e tij, që janë zgjatim i Policisë së Shtetit”.
Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, Lapaj është proceduar pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
Tag: këshilltar
-

Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?
-

Vendim/ Berisha emëron Gjunkshin këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD
Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Sali Berisha.
Vendimi, i nënshkruar ditën e sotme, mbështetet në nenin 46 të Statutit të PD-së dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të PD-së për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të konsoliduar strukturat e brendshme.
Gjunkshi ka qenë ndër figurat që iu bashkua tryezës së drejtuar nga Ervin Salianji për përditësimin dhe rinovimin e strukturave drejtuese të partisë. -

Inceneratori i Tiranës/ Apeli ktheu çështjen për rigjykim në GJKKO, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin i akuaur për korrupsion pasiv për çështjen e incenertaorit të Tiranës. Prokurori Dritan Prençi tha se Ballako është zyrtar i lartë shtetëror dhe kërkuan shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste. Nëse dënohet me 5 vite burg, Ballako përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.
Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.
Gjithashtu, Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit.
Për shërbimin e Bezhanit si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Bllako akuzohet se i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësonte fiktivisht Bezhanin për të siguruar një pagë prej 7. 5 milionë lekësh të reja.
Sipas SPAK, gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i Kokës, ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas orientimit të Alqi Bllakos duke i siguruar të dhëna të marra nga Autoriteti Kontraktor. -

Kundërshtoi vaksinat mRNA kundër Covid-it, agjencia shëndetësore amerikane shkarkon zyrtarin e HHS
Një këshilltar i lartë i biosigurisë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, i cili ka bërë disa deklarata kritike në lidhje me vaksinat mRNA kundër COVID-19, u shkarkua gjatë fundjavës, tha një zyrtar i agjencisë për Reuters.
Steven Hatfill, i cili shërbeu si këshilltar i lartë në Administratën e agjencisë për Gatishmëri dhe Reagim Strategjik, u shkarkua të shtunën.
Zyrtari i HHS i tha Reuters se Hatfill, i cili u bashkua këtë pranverë, u “pushua nga puna për shkak të arsyeshëm”, një term që përdoret zakonisht në rastet që përfshijnë çështje të performancës ose sjelljes.
Agjencia përmendi pretendime të rreme se ishte zyrtari kryesor mjekësor në ASPR dhe mungesën e bashkëpunimit efektiv me agjencitë qeveritare dhe udhëheqjen e departamentit si arsye për shkarkimin, sipas Bloomberg News, i cili kishte raportuar zhvillimin më herët gjatë ditës.
“Ai (Hatfill) ishte këshilltar i lartë, jo këshilltar kryesor mjekësor apo zyrtar kryesor mjekësor”, tha zyrtari i HHS, por nuk sqaroi menjëherë nëse kjo lidhej me shkarkimin e tij.
Hatfill nuk mund të kontaktohej menjëherë për koment.
ASPR udhëheq përgatitjen mjekësore dhe të shëndetit publik të vendit për/dhe reagimin ndaj fatkeqësive dhe emergjencave të shëndetit publik.
Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor, një njësi kërkimore e ASPR që ndihmon kompanitë të zhvillojnë furnizime mjekësore për të adresuar kërcënimet e shëndetit publik, kishte thënë në gusht se do të ndërpresë aktivitetet e zhvillimit të vaksinës mRNA.
Vendimi përfshinte anulimin e një kontrate të dhënë Moderna-s, për zhvillimin në fazën e vonë të vaksinës së saj kundër gripit të shpendëve për njerëzit.
Hatfill u shfaq në një shfaqje të drejtuar nga podkasteri i krahut të djathtë Steve Bannon disa ditë pas njoftimit të BARDA-s, dhe pretendoi se vaksinat mRNA shkaktuan “kaos biokimik” në qeliza./ Reuters.
-

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj
Ferdinand Xhaferraj, ish-deputet i Partisë Demokratike ka nisur pune si këshilltar i presidentit Bajram Begaj.
Xhaferraj nuk kandidoi për deputet të PD në zgjedhjet e 11 majit, pas përplasjeve që pati me lidershpin drejtues dhe krydemokratin Sali Berisha.
Ish-deputeti i Durrësit, refuzoi të bëhej pjesë e procesit të Primareve të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme. -

Emërime të reja në SPAK, ja kush janë 5 këshilltarët e rinj besnikë të Altin Dumanit (Emrat)
Florian Sulejmani, ish-drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar këshilltar i Altin Dumanit në SPAK.
Sulejmani nga Dibra i shtohet listës së këshilltarëve që radhiten tek zyra e Altin Dumanit.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kësaj kohe në SPAK, janë punësuar rreth 5 këshilltarë.
Kreu i SPAK, ka punësuar dhe një këshilltar për arkivin. Me sa duket këto janë emërimet e fundit të kreut të SPAK, gjatë këtyre dy muajve të qëndrimit në krye të SPAK. -

U vra në Tepelenë/ Biznesmeni Edoardo Sarchi kishte lidhje me politikën lokale italiane
Edoardo Sarchi
ITALI- Mediat italiane kanë zbuluar më shumë rreth identitetit dhe profilit të biznesmenit italian Edoardo Sarchi që u vra mbrëmjen e kaluar në Tepelenë. Sipas raportimeve të portalit italian Varesenews.it, viktima, Edoardo Sarchi, nuk ishte vetëm një emër i njohur në fushën e biznesit, por kishte lidhje të forta edhe me politikën në Itali.
Media italiane thekson se babai i tij, Vittorio Sarchi, ka qenë një figurë historike në qytetin Luino. Ai ka shërbyer si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe më pas si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini, dy figura kyçe të jetës politike lokale.
“Emri i tij, përtej botës së biznesit, është i lidhur edhe me politikën lokale nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike në krahun e djathtë të qytetit buzë liqenit. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini – babai i deputetit aktual të Fratelli d’Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini – Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.”, shkruan Varesenews.it.
Lidhur me këtë ngjarje Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë që në orët e para e kanë ndjekur rastin, për të zbuluar detajet e vrasjes. Autoritetet shqiptare kanë dhënë detaje paraprake, të cilat janë pasqyruar edhe në mediat italiane. Sipas tyre, Edoardo Sarchi dyshohet se është vrarë nga Gazment Braçe, djali i partnerit të tij në biznes, Eqerem Braçe. Motivet e ngjarjes mbeten ende nën hetim./ZËRI
-

Kabineti i “qokave”, Peleshi “shkrin ne grup”, stafin e Spiropalit
Gazetarja Esiona Konomi ka treguar një rast flagrant se si zyrtarët e lartë të Qeverisë, i përdorin pozicionet e punës së kabinetit të tyre për “qoka”, që paguhen me lekët e taskapaguesve shqiptarë dhe nuk kryejnë funksione reale.
Më konkretisht bëhet fjalë për stafin e ish kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili është shkarkuar me “urgjencë” nga kryeparlamentari i ri, Niko Peleshi.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Konomi shkruan se ish-banorja e “Big Brother Vip”, moderatorja Zhaklina Gjolla, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së kabintetit të Spiropalit, nuk ka patur kurrë komunikim me gazetarët, por paguhej vetëm për të bërë “reels-sa” të bukur për rrjetet sociale të ish-kryeparlamentares.
Në listë figuron edhe ish-reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ish eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili sipas gazetares, paguhej 1600 euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë dhe ngre pikëpyetje se çfarë pune mund të bënte ai për Spiropalin.
Pjesë e stafit të Elisa Spiropalit ka qenë edhe djali i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, Edon Beci, i cili paguhej si këshilltar 1800 euro, ndërsa me të njëjtën pagë rezulton se paguhej si ekpspert edhe ish-deputeti i PS-së në Vlorë, Sadi Vorpsi. Sipas gazetares, nuk dihet se çfarë këshillash apo ekspetizash i kanë dhnë ata Spiropalit.
Pjesë e listës së stafit të Elisa Spiropalit ka qenë edhe Lorenc Vangjeli, i cili del çdo natë në ekranet telvizive si analist për të komentuar politikën.
Postimi i plotë i gazetares:
Kabineti i qokave…..parlamentare…
Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.
“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.
“Po e bën me urgjencë,”-tha.
Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.
Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:
Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:
• Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.
• Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.
• Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.
• Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.
• Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.
Evis Fico – Shefe Kabineti
Zhaklina Gjolla – Zëdhënëse
Boralda Lalollari – Këshilltar
Glen Mebelli – Këshilltar
Knut Frankestein – Këshilltar
Kosta Barjaba – Këshilltar
Ejona Isufaj – Këshilltar
Edon Beci – Këshilltar
Enilda Miftari – Këshilltar i jashtëm
Liridona Limani – Këshilltar i jashtëm
Erisjan Bregu – Sekretar
Danja Peza – Sekretar
Miranda Lila – Ekspert
Lidiana Dushku – Ekspert
Sadi Vorpsi – Ekspert
Megi Zonja – Ekspert i jashtëm
Lorenc Vangjeli – Ekspert i jashtëm
2 pozicione ekspert vakant
“Aktualisht ky Kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me Kabinetin e Krytearit të ri të Kuvendit, Z. Niko Peleshi”, – më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion. -

U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, këshilltar bashkiak në Shkodër
Armando Pali mbeti viktimë e sulmit me armë zjarri të ndodhur sot në Shkodrër, ku u plagosën në një lokal edhe tre persona të tjerë.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se Armando Pal, është këshilltar bashkiak në Shkodrër, i partisë PBDNJ.
Lajmi në përditësim….Top Channel
-

‘Krisi’ përçarje në PD, socialistët marrin 9 demokratë në Vlorë (Emrat)
Në radhët e Partisë Demokratike, dega Vlorë, javët e fundit kanë ndodhur jo pak ndryshime.
Herë me emërime e herë me detyra të reja si funksionarë publikë, disa nga emrat me kontribut në PD në Vlorë janë larguar, duke iu bashkuar socialistëve.
Gjatë kësaj periudhe, numërohen 9 lëvizje nga PD në PS, si më poshtë:
Genc Deromemaj – Drejtor i Kadastrës
Zamira Sinaj – Deputete e PS
Klea Lalo – Nënkryetare e Bashkisë Vlorë
Kozma Mali – Drejtor i Financave në Bashki
Sokol Kuçi – Këshilltar i Kryetarit
Erdet Mandi – Këshilltar i Kryetarit
Saimir Haxhiu – Këshilltar i Kryetarit
Bled Taushani – Drejtor i Tatimeve
Julinda Çuni – Drejtoreshë e Spitalit
Lëvizjet e ndodhura mes dy partive kryesore në Qarkun Vlorë janë komentuar vazhdimisht dhe me gjasë kanë lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste mori 53235 vota ose 58.72%, ndërsa Partia Demokratike si koalicion mori 24134 vota ose 26.62%.