Tag: këshillin

  • ‘Më mohuan të marr pjesë në Këshillin Bashkiak’, Veliaj: Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut

    ‘Më mohuan të marr pjesë në Këshillin Bashkiak’, Veliaj: Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut

    Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Veliaj denoncoi mungesën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
    “Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut, nuk mora ftesë për prezencë,” – deklaroi Veliaj, duke theksuar se nuk është njoftuar asnjëherë për zhvillimin e mbledhjes që sipas tij është në shkelje të ligjit.
    Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se procesi i shkarkimit është i paligjshëm dhe se të drejtat e tij procedurale janë cenuar, duke mos i dhënë mundësinë për të marrë pjesë dhe për të mbrojtur pozicionin e tij në Këshillin Bashkiak.
    Seanca e Gjykatës Kushtetuese pritet të vendosë mbi ligjshmërinë e procedurës së shkarkimit dhe mbi pretendimet e Veliajt për shkelje të të drejtave të tij.

  • Zelensky shkon në Këshillin Europian, zbardhen detajet nga takimi

    Zelensky shkon në Këshillin Europian, zbardhen detajet nga takimi

    Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 16:29
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas vizitës në vendet nordike, nesër do të shkojë në Këshillin Evropian.
    Presidenti i këtij organi, Antonio Costa konfirmoi vizitën. ”Do të diskutojmë se si ta mbështesim më tej Ukrainën, ndërsa ajo përballet me luftën e agresionit të Rusisë”.
    Në takim, BE-ja do të diskutojë sanksionet e fundit ndaj Rusisë dhe gjithashtu mundësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara ruse për të ndihmuar në financimin e luftës në Ukrainë.

  • “Shqipëria, pa siguri zgjedhore dhe pa drejtësi”, Vokshi ngre alarmin: Krimi elektoral nuk u hetua, 25 deputetë të…

    “Shqipëria, pa siguri zgjedhore dhe pa drejtësi”, Vokshi ngre alarmin: Krimi elektoral nuk u hetua, 25 deputetë të…

    Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të organizuara me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe të bashkëpunimit afatgjatë me Komisionin e Venecias, deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, mbajti një fjalë përpara Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni.
    Në fjalën e saj, deputetja Vokshi vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por njëkohësisht shprehu shqetësimin e thellë për mosrespektimin e standardeve demokratike që përbëjnë themelin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.Deputetja Vokshi propozoi krijimin e një mekanizmi të përhershëm monitorimi nga Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias, si dhe kushtëzimin e asistencës ndërkombëtare me progres të matshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe integritetit zgjedhor.
    Fjala e deputetes:
    Së pari, dua të falënderoj të gjithë panelistët, miqtë, të ftuarit dhe të shquarit që sot janë në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm që shënon 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe bashkëpunimin me Komisionin e Venecias.Ky moment nuk shënon vetëm një moment të rëndësishëm në udhëtimin e Shqipërisë, por një moment reflektimi se ku jemi, çfarë kemi bërë dhe çfarë na ka mbetur për të bërë për të përmbushur standardet demokratike që përcaktojnë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës.Unë dua të them që jam shumë krenare që jam pjesë e një force politike, të Partisë Demokratike, e cila gjatë qeverisjeve të saj ka mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka mundësuar plotësimin e të gjitha kushteve për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave si dhe rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.Tridhjetë vjet më parë Shqipëria, në momentin e anëtarësimit, mori përsipër angazhime konkrete.Së pari, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që bien në nenin nr. 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; mori përsipër pavarësi gjyqësore, ndarje pushtetesh, liri të pjesëmarrjes politike dhe liri të mediave, luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR.Ku jemi sot? Për fat të keq, një pjesë e mirë nuk janë plotësuar në praktikë. I kemi në letra, kemi ligje, kemi bërë shumë reforma zgjedhore, kemi bërë shumë reforma të tjera, por implementimi në praktikë ka dështuar.Bëmë reformë zgjedhore vitin që shkoi; ju, zoti drejtues, edhe kolegu im, dhe ne e kishim dëshirën e madhe për të qenë pjesëmarrës në këtë reformë zgjedhore, e cila u bë në mënyrë krejt sipërfaqësore për shkak të refuzimit nga ana juaj të shumë propozimeve që opozita bëri, dhe implementimi ka dështuar në fakt, dhe këtë e kemi parë në problemet e shumta që kemi hasur për implementimet gjatë zgjedhjeve të fundit.Nëse i referohem njërës prej shtyllave konkrete, në të cilat ecuria e Shqipërisë do të shqyrtohet në procesin e post-monitorimit, është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.Çfarë përballemi sot? Me luftën masive të parave të krimit të organizuar, të drogës, që po pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit; para, në fakt, që po përdoren edhe në zgjedhje. Flukse masive që janë përdorur në zgjedhje, dhe krimi i organizuar ka pasur një influencë shumë të madhe në zgjedhjet e fundit.Për korrupsionin, mjafton t’i referohemi raportit të fundit të ‘Business Climate’ të Departamentit të Shtetit Amerikan, që e përshkruan sistemin si të korruptuar dhe klientelist, që dëmton konkurrencën legjitime, PPI-të, institucionet publike, gjyqësorin, duke krijuar një ambient biznesi të mbrojtur nga rrjete kriminale.Unë nuk do të ndalem te pjesa e pluralizmit politik, sepse ne në Shqipëri, edhe në vitin zgjedhor, si opozitë kemi pasur presione, arrestime politike të liderëve të opozitës. Në vit zgjedhor, të gjithë liderët e opozitës u arrestuan, u burgosën, u persekutuan dhe, për fat të keq, drejtësia e re u keqpërdor si mjet për persekutimin e opozitës. Mjafton t’i referohemi OSBE/ODIHR, e ka fare të qartë: 90% e mediave kontrollohen dhe gazetarët shpeshherë intimidohen, kërcënohen, madje kemi parë edhe kërcënime ndaj jetës së tyre. Para një muaji kemi parë edhe mbylljen e ‘Media Grup’, ku 200 gazetarë nuk u lejuan të futeshin në zyrat e tyre; dosjet që rrezikonin jetën e tyre dhe të burimeve u sekuestruan, edhe pse sot ka një vendim gjykate, ai nuk po zbatohet.Dy minuta, shumë shkurt, përsa i përket një prej shtyllave të cilave po monitorohet edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, nga BE-ja dhe kështu me radhë.OSBE/ODIHR e tha qartë-‘no level playing field’ e ka thënë që në fjalinë e parë.Pra, kemi ligj, kemi kod- çfarë bëhet në praktikë?Zyrtarët, e thotë OSBE, në 4500 aktivitete, e fshinë fare atë ndarjen e shtetit nga partia. E thotë OSBE që ka pasur presion mbi administratën, ka pasur sistem patronazhi, i cili keqpërdori të dhëna personale duke profilizuar zgjedhësit në mënyrë që të kontrolloheshin dëshirat e tyre, problemet e tyre dhe t’u jepej zgjidhje për të marrë vota. Edhe krimin e përmend OSBE/ODIHR.Zoti drejtues, më kërkuat rekomandime dhe do t’i jap dhe ato. Unë e di që juve nuk ju pëlqejnë ato që them, por duhet të gjejmë problematikën për të shkuar te zgjidhja. Prandaj jemi këtu: që ne të gjejmë zgjidhjen e problematikës. Nëse ne nuk njohim problemin, nuk do ta zgjidhim kurrë, do të vazhdojmë ju me retorikën tuaj, propagandën, dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona.Pra, çfarë pati në zgjedhjet e fundit? Në shkelje të ‘Code of Good Practice in Electoral Matters’ të Komisionit të Venecias, nuk kishte autoritet publik të pavarur; votuesit nuk ishin të lirë për të formuar një opinion, sepse u kontrolluan nga sistemi i patronazhit të Partisë Socialiste; nuk pati neutralitet dhe pati një kulturë frike dhe varësie.Dhe po ashtu, ajo që unë dua të përmend, është që ai mekanizmi i famshëm i SPAK-ut, i KQZ-së, policisë dhe prokurorisë dështoi të parandalonte krimin elektoral.Ne kemi dorëzuar, pavarësisht se nuk kishim besim, rreth 50 kallëzime penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve apo në Prokurorinë e Përgjithshme. Zero hetime. Kemi dorëzuar qindra denoncime zyrtare në KQZ, pothuajse asnjëra nuk u mor parasysh.Pra, kultura e pandëshkueshmërisë ka bërë që krimi elektoral të mos parandalohet dhe të mos hetohet. Dhe nëse krimi elektoral nuk parandalohet, nuk hetohet dhe nuk dënohet, ne përsëri do të jemi në këtë pikë të fillimit, siç jemi sot.Pra, për ta përmbledhur: nuk ka pasur përputhshmëri me Dokumentin e Kopenhagës, me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me standardet në pluralizëm dhe barazinë e mundësive.Gjatë zgjedhjeve pati mobilizim të 200 mijë punonjësve të administratës për aktivitete politike; u shpërndanë bonuse 100 euro për mbi 760 mijë pensionistë; mbi 300 milionë u keqpërdorën në bujqësi në paketën e maleve; mbi 500 milionë në elektoratin përmes tenderave e kështu me radhë. Dhe 40 grupe kriminale u përfshinë gjatë zgjedhjeve, si dhe kartele droge që mbështetën rreth 28 kandidatë të Partisë Socialiste në 10 qarqe nga 12, dhe mbi 25 prej tyre janë sot në Parlament, përfaqësues, sigurisht, jo të qytetarëve.Cilat janë zgjidhjet që ne propozojmë?Së pari, një grupim, komision, monitorim, një mekanizëm monitorimi të përhershëm nga Këshilli i Europës dhe nga Komisioni i Venecias në implementimin e rekomandimeve zgjedhore dhe në reformën në drejtësi.Sigurisht, kushtëzimi i asistencës së BE-së dhe Këshillit të Europës me progres të matshëm.Dua të garantoj që opozita ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për të implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe sigurisht çdo ligj apo masë që duhet për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së.

  • Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës/ Merr zgjidhje problemi i tij, Danaj: Nismat e të rinjve…

    Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës/ Merr zgjidhje problemi i tij, Danaj: Nismat e të rinjve…

    David Danaj një nga të rinjtë që u përfshi në ngjarjen e hyrjes me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës disa javë më parë për një problem që lidhej me shpronësimin, mesa duket ka gjetur gjuhën me institucionin.
    Në një reagim të Kryetarit të komanduar të Bashkisë Vlorë Elis Halili shihet të thuhet se problemi i Davidit është zgjidhur.
    “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi do t’i bëjnë të ecin përpara!”, tha Halili në një reagim për mediat.-shkruan Halili.

  • A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese

    A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi Erion Veliaj depozitoi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra si kreu i Bashkisë Tiranë.
    Pyetur nga News 24, nëse do e njoftojë Këshillin e Ministave dhe Presidentin për pezullimin e vendimit të shkarkimit të tij, Kushtetuesja u shpreh se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës së Veliaj.
    “Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, u përgjigj Kushtetuesja.
    Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.

  • Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë.
    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.

  • Opozita në Vlorë kallëzon në SPAK Këshillin Bashkiak dhe Prefektin

    Opozita në Vlorë kallëzon në SPAK Këshillin Bashkiak dhe Prefektin

    Kryetarët e grupeve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Vlorës kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Prefektit të Qarkut.
    Sipas opozitës, procedura e ndjekur për votimin dhe miratimin e ligjshmërisë në lidhje me kryetarin e komanduar të Bashkisë është kryer në kundërshtim me ligjin, duke përbërë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.
    Në kallëzim përfshihet gjithashtu edhe akuza për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, ku përmenden veprimet e deputetit socialist Blendi Çuçi.
    Opozita në Këshillin Bashkiak të Vlorës shprehet se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të garantuar respektimin e ligjit dhe transparencën në qeverisjen vendore, duke i kërkuar institucioneve përgjegjëse të veprojnë me paanësi dhe në përputhje me Kushtetutën.

  • FOTOLAJM/ E sapoemëruar drejtoreshë e QSUT, Anxhela Paparizo u prit në zyrë nga Berisha kur drejtonte Këshillin e Diasporës

    FOTOLAJM/ E sapoemëruar drejtoreshë e QSUT, Anxhela Paparizo u prit në zyrë nga Berisha kur drejtonte Këshillin e Diasporës

    Anxhela Paparizo u emërua dje si drejtoreshë e QSUT-së.

    Në një postim të mëhershëm të kreut të PD-së, Sali Berisha e ka pritur në zyrë, ku drejtonte Këshillin e Diasporës.
    Paparizo zëvendësoi në këtë detyrë Florenc Spahon.
    Postimi i Berishës:
    Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë, por jo vetëm.
    Të dashur miq, kënaqësi të prisja Këshillin Koordinues të Diasporës, kryetarin e këtij Këshilli, z. Mark Gjonaj dhe:
    2. Znj. Anxhela Paparizo – Nën/Kryetare
    3. Znj. Ira Londo – Sekretare
    4. Znj. Anila Smorgrav
    5. Znj. Brijena Muharremi
    6. Znj. Rosario Petta
    7. Z. Besmir Rrjolli
    8. Znj. Drita Gjongecaj
    9. Znj. Emina Çunmulaj
    10. Z. Ermal Sulaj
    11. Znj. Mirela Mezani.
    Në takim në selinë e Partisë Demokratike shkëmbyem gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.
    Nën drejtimin e Mark Gjonaj, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor
    Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës.
    I garantova anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit.
    Gjithashtu, si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit.
    Por për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri.
    U shpreh mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës sonë për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik!
    Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: znj. Jozefina Topalli, znj. Ina Zhupa, z. Akil Kraja, z. Enri Çeno, znj. Ilda Zhulali, znj. Albana Vokshi

    Top Channel

  • Gara per kryebashkiak Alimehmeti hap rrugën për kandidim opozitar në Tiranë: “Koalicioni dhe konsensusi janë thelbësorë”

    Gara per kryebashkiak Alimehmeti hap rrugën për kandidim opozitar në Tiranë: “Koalicioni dhe konsensusi janë thelbësorë”

    Demokratët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë prej muajsh shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkak të mungesës së tij të gjatë në detyrë. Sipas tyre, procesi është i vonuar, pasi një peticion zyrtar për këtë çështje është dorëzuar prej tre muajsh.
    Ndërkohë, Ilir Alimehmeti, këshilltar dhe figurë e njohur opozitare, ka ngritur shqetësimin se mënyra se si po kryhet ky proces, me ndërhyrjen direkte të kryeministrit Edi Rama, përbën një shkelje të hapur të ligjit. Ai thekson se Veliaj duhet të ketë të drejtën të dëgjohet në mbledhjen e së martës në Këshillin Bashkiak.
    “Ligji duhet respektuar. Çdo proces shkarkimi duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe Veliaj ka të drejtë të mbrohet,” deklaroi Alimehmeti.
    Pavarësisht kritikave për ndërhyrjen e mazhorancës, Alimehmeti nuk kurseu as vetë opozitën, duke theksuar se ka pasur vonesa në adresimin e kandidaturës së saj për Tiranën. Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë një realitet tashmë, por opozita duhet të veprojë me urgjencë dhe bashkëpunim.
    “Duhej të ishim mbledhur më herët për të diskutuar emrin tonë. Ka figura me mbështetje, si Jorida Tabaku që doli më e votuara, dhe duhet të ketë konsensus,” tha ai, duke shtuar se ai vetë është i gatshëm për garën vetëm në vitin 2027.
    Sipas tij, për të përballur me sukses PS-në në Tiranë, PD duhet të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare dhe të krijojë një alternativë të fortë për qytetarët.