Tag: këshilli

  • Pas rikthimit të Veliajt në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak/ Zbulohet data…

    Pas rikthimit të Veliajt në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak/ Zbulohet data…

    Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes.
    Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë.
    Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

  • Pas rikthimit të Veliaj në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak/ Zbulohet data…

    Pas rikthimit të Veliaj në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak/ Zbulohet data…

    Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes.
    Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë.
    Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

  • Tre kandidatë për drejtuesin e ri të INSTAT, këta janë pretendentët

    Tre kandidatë për drejtuesin e ri të INSTAT, këta janë pretendentët

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.

    Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin ‘Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave’ (INSTAT) të kandidaturave:

    1. Elsa Dhuli;

    2. Ledjon Shahini;

    3. Lantona Sado.

  • INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit

    INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse. Në mbledhje u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” (INSTAT) të kandidaturave:
    1-Elsa Dhuli2-Ledjon Shahini3-Lantona Sado

    Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:

    1-Banka e Shqipërisë2-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3-Organet e qeverisjes qendrore4-Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5-Ministria e Drejtësisë6-Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7-Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8-Agjencia e Inteligjencës Financiare për:

    a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
    Ndërkohë u miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
    Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

  • INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja kush janë pretendentët e postit

    INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja kush janë pretendentët e postit

    Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije miratimin e disa vendimeve dhe projektligjeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse.
    Sipas këtij vendimi Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
    Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
    1. Banka e Shqipërisë2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3. Organet e qeverisjes qendrore4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5. Ministria e Drejtësisë6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7. Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
    U miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës.Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
    Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave:1. Znj. Elsa Dhuli;2. Z. Ledjon Shahini;3. Znj. Lantona Sado.
    Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
    Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
    Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e tëshëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

    Top Channel

  • GJKKO vendos sot nëse dosja “Veliaj” do kalojë për gjykim

    GJKKO vendos sot nëse dosja “Veliaj” do kalojë për gjykim

    Këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen e njohur si “Dosja Veliaj”, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.
    Në këtë dosje janë përfshirë 29 të pandehur, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, krahas disa përfaqësuesve të kompanive private dhe organizatave jofitimprurëse.
    SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim më 10 shtator 2025, duke ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes tyre: Korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
    Edhe Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
    Sjellim ndërmend se Erion Veliaj u arrestua më 8 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash.
    Pas arrestimit, Këshilli Bashkiak e shkarkoi nga detyra më 23 shtator, me 50 vota pro, ndërsa Këshilli i Ministrave e konfirmoi vendimin më 25 shtator.
    Më pas, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e shkarkimit si antikushtetues.
    Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Erion Veliajt, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Këshilli i Ministrave.
    Sipas gjykatës, Veliaj nuk ka kryer shkelje të rëndë, pasi mungesa e tij në detyrë lidhet me arrestimin dhe jo me neglizhencë apo abuzim.
    Në të njëjtin vendim, Kushtetuesja shfuqizoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë, të planifikuara për më 9 nëntor.
    Në seancën e sotme paraprake, GJKKO do të vendosë nëse provat e SPAK janë të mjaftueshme për ta dërguar çështjen për gjykim të plotë. Nëse gjykata vendos ta pranojë kërkesën e prokurorisë, pritet që procesi ndaj Veliajt dhe bashkëpandehurve të tij të nisë brenda këtij muaji.

  • Garë fiktive për Kushtetuesen/ Zbardhen shkeljet gjatë procesit, Sokol Sadushi mbylli sytë dhe “pilotoi” Asim Vokshin si fitues

    Garë fiktive për Kushtetuesen/ Zbardhen shkeljet gjatë procesit, Sokol Sadushi mbylli sytë dhe “pilotoi” Asim Vokshin si fitues

    Konkurrimi për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese rezulton të ketë qenë një proces formalisht i hapur, por realisht i paracaktuar.

    Dokumentet zyrtare të analizuara nga Top Channel tregojnë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë kanë ndjekur një procedurë me shkelje të përsëritura të ligjit, që në fund e çuan rezultatin drejt emrit të gjyqtarit Asim Vokshi. Në krye të të dy institucioneve, si Kryetar i KED dhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pasur rol kyç në procesin që, sipas dokumenteve, ka shmangur rregullat bazë të transparencës dhe barazisë në garë.
    Pas hapjes së thirrjes për aplikime nga Gjykata e Lartë, lista e kandidatëve iu përcoll Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikimin e kritereve ligjore. Pikërisht në këtë fazë ndodh shkelja e parë.
    Asim Vokshi është njoftuar dy herë për tërheqjen e formularëve të kandidimit, një praktikë e ndaluar nga rregullorja e KED, e cila lejon vetëm një njoftim brenda afatit tre-ditor nga publikimi. Fillimisht ai është informuar me shkrim dhe në mënyrë elektronike më 17 janar 2025. Por, sipas dokumenteve, KED ka kryer një njoftim të dytë më 20 janar në një adresë tjetër elektronike të deklaruar nga kandidati, pas dështimit të njoftimit të parë. Pikërisht atë ditë, Asim Vokshi tërhoqi formularët dhe autorizoi verifikimin.
    Kjo ndërhyrje administrative ngre pyetjen thelbësore: si u sigurua adresa e dytë? A ka pasur Këshilli komunikim privatisht me kandidatin, duke i dhënë mundësinë që të mos humbte afatin ligjor për shprehjen e interesit?
    Në fazën e dytë, gjatë verifikimit të integritetit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë informacion zyrtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), i cili përmbante të dhëna që, sipas ligjit, përbëjnë kriter ndalues për kandidaturën.
    AKSIK ka informuar KED se kandidati Asim Vokshi figuron me indicie për bashkëpunim ose kontakte me shërbime inteligjente. Por në vend që ky fakt të trajtohej si pengesë ligjore, Këshilli e ka konsideruar “informacion të kufizuar” dhe ka vijuar procedurën e vlerësimit.
    Në këtë pikë, ligji është i qartë. Në rastet kur vjen një informacion që mund të cenojë sigurinë kombëtare, në rast paqartësie, është vetë institucioni i sigurisë që duhet të përcaktojë nëse këto elemente përbëjnë rrezik apo jo. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka tagër ligjor të vendosë vetë se cilat elemente cenojnë apo jo sigurinë kombëtare.
    Në vendimin e KED thuhet se janë kryer “verifikime shtesë me institucione ligjzbatuese”, por nuk ka asnjë të dhënë që tregon se informacioni është vlerësuar në mënyrë të plotë. Në kundërshtim me metodologjinë e vetë Këshillit, që përcakton se në rast të treguesve për mangësi në integritet kandidati duhet të marrë 0 pikë, KED i ka dhënë Asim Vokshit 30 pikët maksimale në kriterin e “meritave morale”.
    Mes nënshkruesve të këtij vlerësimi janë edhe dy anëtarë aktualë të Gjykatës Kushtetuese, Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit një prej anëtarëve që më herët kishte miratuar kandidaturën e Vokshit në procesin e vettingut.
    Shkeljet vijojnë edhe në fazën e fundit, gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për procesin e votimit. Procesverbali i siguruar nga Top Channel tregon se është shpallur i pavlefshëm një votim në favor të kandidaturës Naureda Llagami, e cila kishte siguruar 9 vota, shumicën e kërkuar prej 3/5 të trupës së 15 gjyqtarëve. Me anulimin e kësaj vote, fitues u shpall Asim Vokshi me vetëm 6 vota pro.
    Në audio-regjistrimin e mbledhjes dëgjohen gjyqtarë që kundërshtojnë pavlefshmërinë e fletës, por ndërhyrja e kryetarit Sokol Sadushi i ndërpret debatet, duke i lënë sekretarëve të gjykatës vendimmarrjen përfundimtare.
    Audio-përgjimi:
    Kancelarja Anisa Kulo: “Një nga shkaqet e pavlefshmërisë është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë.”
    Gjyqtarët: “E vlefshme, është shenjë te numri 2.”
    Sokol Sadushi: “Komisioni e ka fletën në dorë. Asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Vendos komisioni.”
    Në procesverbal nuk pasqyrohet diskutimi i plotë dhe mungon transkriptimi integral i audios, duke krijuar dyshime për fshehje të qëllimshme të debatit.
    Nga lejimi i kandidaturës deri në votimin përfundimtar, çdo hallkë e këtij procesi përmban elementë që cenojnë transparencën, barazinë dhe ligjshmërinë. Në fund, fituesi rezulton po ai që, sipas dokumenteve, ishte paracaktuar të ishte.
    Top Channel, si media kombëtare, nuk ka asnjë qëllim të dëmtojë individë apo institucione. Detyra jonë është të informojmë publikun mbi procese që kanë ndikim në sistemin e drejtësisë dhe besimin ndaj institucioneve kushtetuese. Ky raportim nuk është akt përplasjeje, por një ushtrim i natyrshëm i kontrollit demokratik, një formë e kontrollit dhe balancës që i shërben të ardhmes së shtetit ligjor në Shqipëri.

    Top Channel

  • KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin. Këshilli nën drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

    KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin. Këshilli nën drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

    Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë Asim Vokshi, të dhëna këto që i ishin përcjellë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

    Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari që u votua për në gjykatën kushtetuese ishte në kushtet e kritereve ndaluese pasi informohet  për bashkëpunim ose kontakte me shërbimet inteligjente.  Në këtë dokument është vetë  KED që pranon të jetë informuar nga njëra anë por nga ana tjetër nuk e  vlerëson informacionin e institucioneve
    Lexim Pas vendimmarrjes nr. 14, datë 17.06.2025 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konstatohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) ka përcjellë pranë Këshillit një shkresë me informacion me përmbajtje të klasifikuar “sekret”, në lidhje me kandidatin (gjatë muajit qershor  dhe gusht 2025).
    Me qëllim verifikimin e informacionit të mësipërm , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kreu  veprimtarinë hetimore  administrative  të nevojshme  për rastin konkret , si verifikime në rrugë shkresore pranë AKSIK , ILDKPKI-së  si dhe bankave të ndryshme të nivelit të dytë duke përfshirë edhe takime të drejtpërdrejta të anëtarëve të caktuar të KED me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese. Përgjatë  hetimit administrativ , Këshilli ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura, të cilat janë dokumentuar  me procesverbalet përkatëse të datave 11 shtator 2025, dhe 16 shtator 2025. KED në datë 16 shtator referuar dokumentacionit të paraqitur ka konkluduar se nuk ndodhemi përpara kushteve të rishikimit të vendimit  datë 17 qershor. Vendimmarrjen e mësipërme, Këshilli e ka bazuar në rezultatet e përfituara nga verifikimet përkatëse, po ashtu edhe në aksesin e kufizuar që AKSIK dhe institucionet ligjzbatuese i kanë ofruar në lidhje me verifikimin e një pjese të informacionit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson se ushtrimi i funksionit të tij verifikues kërkon jo vetëm administrimin formal të informacionit, por një akses real dhe të mjaftueshëm në materialet e përcjella nga organet kompetente.
    Asim Vokshi, është gjyqtari i gjykatës së lartë që kaloi fazën e parë të kandidimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i përbërë nga 9 pjesëtarë, mes tyre kryetari i tij i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe dy anëtarët e kushtetueses Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit njëri nga anëtarët që e aprovoi gjatë vettingut të  KLGJ. Burime dhe dokumente të brendshme të KED tregojnë se ky institucion ka shkelur procedurat ligjore të verifikimit të integritetit gjatë shqyrtimit të kandidaturës. Gjithashtu mosrespektimi nga KED i detyrimeve të qarta ligjore për verifikimin e integritetit të kandidatëve, shkel jo vetëm ligjin  dhe rregulloren e brendshme të KED, por cenon Kushtetutën dhe krijon rrezik për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu e bën të pavlefshëm vendimin e miratimit të  kandidaturës së Vokshit me probleme të integritetit.
    Por në përpjekje për të mohuar raportimin e Top Channel mbi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi një deklaratë që, në vetvete, konfirmon ekzistencën e informacionit për të cilin Top Channel raportoi.
    Në të njëjtin tekst, KED e cilëson informacionin “të pavërtetë” dhe, njëkohësisht, “të klasifikuar” – një kontradiktë që nuk i shpëton askujt. Një e dhënë nuk mund të jetë njëkohësisht e pavërtetë dhe e klasifikuar.
    Në vend që të japë shpjegime mbi përmbajtjen e këtij informacioni dhe mënyrën se si është trajtuar nga institucioni, Këshilli ka zgjedhur të akuzojë median dhe të kërkojë verifikimin e burimeve të saj . Një veprim që ngre pyetje serioze për qëllimin e vërtetë të këtij reagimi: mbrojtjen e procesit apo shmangien e transparencës?
    Top Channel nuk e sheh këtë reagim si një sqarim institucional, por si përpjekje për të ushtruar presion ndaj medias që ka kryer detyrën e saj, të informojë publikun mbi fakte dhe dokumente zyrtare.
    Detyra për të ruajtur sekretin apo konfidencialitetin e dokumenteve nuk i takon medias, por vetë institucioneve që i administrojnë ato.
    Dhe nëse Top Channel do të publikojë dokumentet në fjalë, atëherë jo media, por vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të hetojë mënyrën se si këto të dhëna janë mbajtur apo trajtuar.
    Në këtë rast, përgjegjësia e KED nuk do të kufizohej vetëm tek nxjerrja e sekretit, por edhe tek fshehja e tij ndaj vetë kandidatit për Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi.
    Top Channel i qëndron raportimit të tij, të mbështetur në dokumente dhe burime të verifikuara. Ne nuk jemi këtu për të akuzuar, por për të informuar.
    Në fund të fundit, transparenca nuk është rrezik për institucionet; është testi më i mirë për legjitimitetin e tyre.

    Top Channel

  • KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje, të dhënat e publikuara janë të rreme

    KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje, të dhënat e publikuara janë të rreme

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke thënë se KED nuk ndikohet nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje.
    Në vijim deklarata e plotë nga KED: 

    Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik.

    Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.

    Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.
    1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion
    Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.
    2. Administrimi i informacionit të klasifikuar
    Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.
    3. Cenimi i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit
    Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.
    4. Nevoja për verifikim të burimit të informacionit
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.
    5. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.

  • KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje

    KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke thënë se KED nuk ndikohet nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje.
    Në vijim deklarata e plotë nga KED: 

    Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik.

    Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.

    Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.
    1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion
    Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.
    2. Administrimi i informacionit të klasifikuar
    Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.
    3. Cenimi i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit
    Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.
    4. Nevoja për verifikim të burimit të informacionit
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.
    5. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.