Euronews Albania ka siguruar një shkresë zyrtare, drejtuar institucioneve përgjegjëse, ku kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak këtë të premte, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00.
Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
Në dokument theksohet:
Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.
Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon:
lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje,ose, nëse kjo nuk është e mundur,
mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë.
Në shkresë nënvizohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal.
Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent.
Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.
Tag: këshilli
-

Mbledhja e radhës, Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Veliaj duhet të paraqitet këtë të premte
-

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës.
Në një emision televiziv, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste.
“U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë”, tha ai.
Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve.
“Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore”, tha Alimehmeti.
Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta. Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim.
“Presim javën tjetër për më shumë”, deklaroi ai. -

Këshilli Bashkiak kërkon leje për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje/ Letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të mundësuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet të premten, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00, në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Në kërkesën zyrtare drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak thekson se pjesëmarrja e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar nga ligji dhe e domosdoshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës.
Ne shkrese këshilli përmend dy nene të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”:
Neni 58, pika 4: Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
Neni 60: Parashikon bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit për çështje të interesit publik.
Këshilli Bashkiak kërkon që — nëse ndaj Veliajt janë duke u zbatuar masa kufizuese — institucionet të vlerësojnë:
Lejimin e përkohshëm për pjesëmarrje fizike,ose, nëse kjo nuk është e mundur,
Mundësimin e pjesëmarrjes në distancë, përmes modaliteteve të tilla si komunikim online, videokonferencë apo çdo formë tjetër të aprovuar.
Këshilli Bashkiak deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve, me qëllim garantimin e një procesi transparent dhe funksional.
Në përfundim, organi vendor kërkon një përgjigje me shkrim mbi vendimmarrjen e institucioneve, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të funksioneve të Kryetarit të Bashkisë dhe detyrimit ligjor për raportim para Këshillit Bashkiak. -

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës. Në Off the Record në A2 CNN me Andrea Dangllin, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë.
Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste: “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë.” Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik.
Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve. “Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore.”
Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta.
Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim. “Presim javën tjetër për më shumë,” deklaroi ai.
-

Gaza, “zgjohet” OKB-ja/ Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes së Presidentit Trump
Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha dritën jeshile rezolutës në mbështetje të planit të paqes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.
Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen.
Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi i rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Katari dhe Egjipti që janë të përfshirë në negociata si ndërmjetësues kryesorë. Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas më 10 tetor.
Ky plan përfshin, ndër të tjera, çarmatimin e Hamasit, një qeveri kalimtare të përbërë nga ekspertë palestinezë apolitikë dhe formimin e një këshilli paqeje. Megjithatë, mbeten shumë pika mosmarrëveshjeje – duke përfshirë si çarmatimin e organizatës të Hamasit të kategorizuar si terroriste nga SHBA, Gjermania e vende të tjera, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga territori dhe të ardhmen e Rripit të Gazës.
Përpara miratimit të rezolutës, kishte pasur kritika nga Izraeli sepse ajo i referohej “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.
Hamasi vetë e hodhi poshtë miratimin e rezolutës, me ankesën se forca ndërkombëtare e parashikuar aty, do të bëhet sipas tij, palë në konflikt dhe nuk i përmbush kërkesat palestineze. Trump sakaq e vlerësoi vendimin e Këshillit të Sigurimit, duke shkruar se ky “do të hyjë në histori si një nga miratimet më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara, që çon në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment me përmasa vërtet historike!”Top Channel
-

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën në orët e vona një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze.
Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën – një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.
Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Bordin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i konceptuar si një autoritet tranzitor që do ta mbikëqyrte rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.
Ai gjithashtu autorizon forcën ndërkombëtare të stabilizimit, e cila do të siguronte procesin e çmilitarizimit të Gazës, përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.
Hamas, në një komunikatë, e përsëriti se nuk do të çarmatoset dhe argumentoi se lufta e tij kundër Izraelit është qëndresë legjitime.
“Rezoluta vendos një mekanizëm të kujdestarisë ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet tona e kundërshtojnë”, tha Hamas në komunikatën e lëshuar pas miratimit të rezolutës.
Mike Waltz, ambasadori amerikan në OKB, tha se rezoluta, e cila përfshin planin 20-pikësh të Trumpit si aneks, “hap një rrugë të mundshme drejt vetëvendosjes për palestinezët … ku në vend të raketave do të ketë degë të ullirit dhe ku ekziston mundësia për t’u pajtuar për një horizont politik”.
Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kishte lënë të hapur më herët mundësinë e kundërshtimit, por u përmbajt nga votimi, duke lejuar që rezoluta të kalojë.
Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në OKB, që gjithashtu u përmbajtën, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB-së rol të qartë në të ardhmen e Gazës.
“Në thelb, këshilli po i jep bekimin e tij një nisme amerikane bazuar në premtimet e Uashingtonit, duke i dhënë kontroll të plotë mbi Rripin e Gazës Bordit të Paqes dhe ISF-së (forcës ndërkombëtare të stabilizimit), modalitetet e të cilave nuk i dimë ende”, tha ambasadori rus Vasily Nebenzya pas votimit.
Autoriteti Palestinez e përshëndeti rezolutën dhe tha se është i gatshëm të marrë pjesë në zbatimin e saj.
Diplomatët thanë se mbështetja e autoritetit për rezolutën javën e kaluar ishte vendimtare për të parandaluar veton ruse.
Trump e festoi votimin si “një moment me përmasa vërtet historike” në një postim në rrjetet sociale.
“Anëtarët e Bordit dhe shumë njoftime të tjera emocionuese do të bëhen publike në javët në vijim”, shkroi ai.
“Rruga” drejt shtetësisë
Rezoluta është bërë e diskutueshme në Izrael sepse përmend mundësinë e shtetësisë palestineze në të ardhmen.
Teksti i rezolutës thotë se “mund të jenë krijuar më në fund kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”, pasi Autoriteti Palestinez të ketë zbatuar një program reformash dhe rindërtimi i Gazës të ketë shënuar përparim.
“Shtetet e Bashkuara do të krijojnë dialog midis Izraelit dhe palestinezëve për të arritur pajtueshmëri për një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë”, thuhet në dokument.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nën presion nga anëtarët e krahut të djathtë të Qeverisë së tij, tha të dielën se Izraeli vazhdon të jetë kundër një shteti palestinez dhe premtoi se do ta çmilitarizojë Gazën “në mënyrën e lehtë ose të vështirë”./rel -

Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, mbështet planin e Presidentit Trump. Rusia dhe Kina abstenojnë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që mbështet planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Trump në Gaza. Plani parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës në KS.
Projektrezoluta u paraqit nga SHBA-të dhe disa shtete të tjera, përfshirë ndërmjetësuesit në Gaza, Katarin dhe Egjiptin. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Para votimit dukej sikur rezoluta mund të dështonte. Rusia madje paraqiti edhe një projektrezolutë të saj, e cila, nuk u vu në votim. Prandaj miratimi i rezolutës është një sukses për KS, që ka demonstruar vazhdimisht përçarje të thella mbi këtë vitet e fundit.
Ende pika mosmarrëveshjeje
Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas më 10 tetor. Ky plan përfshin, ndër të tjera, çarmatimin e Hamasit, një qeveri kalimtare të përbërë nga ekspertë palestinezë apolitikë dhe formimin e një këshilli paqeje. Megjithatë, mbeten shumë pika mosmarrëveshjeje – duke përfshirë si çarmatimin e organizatës të Hamasit të kategorizuar si terroriste nga SHBA, Gjermania e vende të tjera, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga territori dhe të ardhmen e Rripit të Gazës. Përpara miratimit të rezolutës, kishte pasur kritika nga Izraeli sepse ajo i referohej “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.
Trump flet për progres historik
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha siguri planit të tij. “Kjo do të hyjë në histori si një nga miratimet më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara, që çon në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment me përmasa vërtet historike!” shkroi republikani në platformën e tij online Truth Social. SHBA-të më parë kishin bërë fushatë intensive për miratimin e tij. Dokumenti është një mundësi shpëtimi për rajonin dhe një vonesë do të kushtonte jetë njerëzish, u shpreh ambasadori amerikan Mike Waltz në KS. /dwTop Channel
-

Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, mbështet planin e Presidentit Trump
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që mbështet planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Trump në Gaza. Plani parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës në KS.
Projektrezoluta u paraqit nga SHBA-të dhe disa shtete të tjera, përfshirë ndërmjetësuesit në Gaza, Katarin dhe Egjiptin. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Para votimit dukej sikur rezoluta mund të dështonte. Rusia madje paraqiti edhe një projektrezolutë të saj, e cila, nuk u vu në votim. Prandaj miratimi i rezolutës është një sukses për KS, që ka demonstruar vazhdimisht përçarje të thella mbi këtë vitet e fundit.
Ende pika mosmarrëveshjeje
Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas më 10 tetor. Ky plan përfshin, ndër të tjera, çarmatimin e Hamasit, një qeveri kalimtare të përbërë nga ekspertë palestinezë apolitikë dhe formimin e një këshilli paqeje. Megjithatë, mbeten shumë pika mosmarrëveshjeje – duke përfshirë si çarmatimin e organizatës të Hamasit të kategorizuar si terroriste nga SHBA, Gjermania e vende të tjera, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga territori dhe të ardhmen e Rripit të Gazës. Përpara miratimit të rezolutës, kishte pasur kritika nga Izraeli sepse ajo i referohej “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.
Trump flet për progres historik
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha siguri planit të tij. “Kjo do të hyjë në histori si një nga miratimet më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara, që çon në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment me përmasa vërtet historike!” shkroi republikani në platformën e tij online Truth Social. SHBA-të më parë kishin bërë fushatë intensive për miratimin e tij. Dokumenti është një mundësi shpëtimi për rajonin dhe një vonesë do të kushtonte jetë njerëzish, u shpreh ambasadori amerikan Mike Waltz në KS. /dwTop Channel
-

Rezoluta për paqe, OKB pritet të votojë të hënën planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Këshilli i Sigurimit i OKB-së
SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të hënën për të shqyrtuar dhe votuar një rezolutë që mbështet planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për Gazën.
Sipas zhvillimeve të fundit diplomatike, javën e kaluar SHBA nisi bisedimet formale me 15 vendet anëtare të Këshillit për vendosjen e një stabilieti politik pas përfundimit të armëpushimit në konfliktin dyvjeçar mes Izraelit dhe Hamasit.
Në versionin aktual të projektrezolutës thuhet se “përshëndet krijimin e Komitetit të Paqes”, një strukturë e përkohshme qeverisëse për Gazën, e cila mund të drejtohet nga vetë Trump deri në fund të vitit 2027. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe dhe me shumicë myslimane si: Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia, kërkuan të premten që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta miratojë shpejt rezolutën.
“Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Arabisë Saudite, Indonezia, Pakistani, Jordania dhe Turqia shprehin mbështetjen tonë të përbashkët për Rezolutën e Këshillit të Sigurimit që është aktualisht në shqyrtim”,- thanë vendet në një deklaratë të përbashkët.
Ndërsa Rusia qarkulloi një projekt-rezolutë që sjell vendosjen e menjëhershme të një force ndërkombëtare në Gaza. Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia është pro iniciativës për armëpushim por nuk përmend Trump-in./ZËRI -

Pas rikthimit të Veliajt në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak! Zbulohet data…
erion veliaj
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet javën tjetër, të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00. Mbledhja e parashikuar për të enjten, do të jetë e para pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet në mbledhjen e 20 nëntorit.
Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e kretarit të Bashkisë Tiranës, me 51 vota pro, pas propozimit të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Në një mbledhje të jashtëzakoshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendosi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, me bashkimin e votave të opozitës e mazhorancës.
Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI