Tag: këshilli

  • Bashkëpunimi ekonomik, shtatë vende të Ballkanit takohen në Abu Dhabi! Organizimi nga dhoma e tregtisë dhe këshilli i biznesit shqiptar

    Bashkëpunimi ekonomik, shtatë vende të Ballkanit takohen në Abu Dhabi! Organizimi nga dhoma e tregtisë dhe këshilli i biznesit shqiptar

    7 vende të Ballkanit bashkohen në Abu Dhabi.

    Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit dhe Këshilli i Biznesit shqiptar në Abu Dhabi mirëpritën përfaqësues të lartë institucionalë dhe sipërmarrës nga vendet e Ballkanit në aktivitetin “Abu Dhabi & Balkan Matching – Networking Event”.
    Ky takim synoi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit, duke krijuar ura të reja partneriteti dhe mundësi konkrete për investime dhe zhvillim të përbashkët.
    “Jam shumë entuziast për vizitën e sotme të delegacionit nga Ballkani. Si përfaqësues i Dhomës së Tregtisë së Abu Dhabit, dua të theksoj rëndësinë që i japim tregtisë dypalëshe dhe ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Forcimi i lidhjeve ekonomike mes vendeve tona është një nga shtyllat kryesore të strategjisë ekonomike të Abu Dhabit, dhe ne shohim një potencial të madh për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Ballkanit janë rritur ndjeshëm që nga viti 2019. Kjo tregon qartë një partneritet gjithnjë e më të fortë, veçanërisht me Shqipërinë”, tha H. E Shamis Ali Al Dhaheri- Dhoma e Tregtisë, Abu Dhabi.
    Nën drejtimin organizativ të një gruaje shqiptare, Valentina Markut, Këshilli i biznesit shqiptar në Abu Dhabi e shënon këtë event një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë veçanërisht duke shkuar drejt ndërtimit të një të ardhme më të mirë të bazuar në bashkëpunim dhe inovacion.
    “Është një oportunitet shumë i madh. Kemi shumë mundësi bashkëpunimesh investimesh. Ballkani për Abu Dhabin është i rëndësishëm. Kemi 38 kompani pjesëmarrëse te pjesa e ndërtimit, telekomunikacionit, pjesa e solareve. Unë jam krenare që jam president e “Albanian Bussines Council në Abu Dhabi”, janë 23 në gjithë botën dhe unë kam për herë të parë këtë pozicion që jepet për Shqipërinë. Tashmë Abu Dhabi ka një marrëdhënie jo vetëm biznesi por edhe vëllazërore, e kanë treguar në shumë fonde dhe oportunitete të dhëna”, u shpreh Valentina Marku- presidente ‘Këshilli i biznesit shqiptar në Abu Dhabi’.
    Gjatë aktivitetit fokusi ishte krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta midis bizneseve, prezantimi i mundësive të reja në sektorët strategjikë, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të të dyja palëve.
    “Abu Dhabi ka nisur një iniciativë ambicioze për t’u shndërruar në një qeveri plotësisht të drejtuar nga inteligjenca artificiale deri në vitin 2027. Gjatë këtij procesi, e konsiderojmë thelbësore ndihmën, mbështetjen dhe partneritetet me vendet e Ballkanit. Vizionin tonë e kemi të fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike, duke e bërë Abu Dhabin një qytet më të zgjuar, më të shpejtë, më efikas dhe më fleksibël për të ardhmen”, deklaroi H. E Shamis Ali Al Dhaheri- Dhoma e Tregtisë, Abu Dhabi.

    Top Channel

  • “Paketa e Maleve”, Rama: Këshilli Bashkiak do lëshojë dëshminë që toka ju përket ju, s’do ketë më konflikte

    “Paketa e Maleve”, Rama: Këshilli Bashkiak do lëshojë dëshminë që toka ju përket ju, s’do ketë më konflikte

    Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët e Cërrikut.Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur për “Paketën e Maleve”, e cila sipas tij do mundësojë që shtetasit të investojnë në prona dhe më pas të zotërojnë një dëshmi nga Këshilli Bashkiak.
    Rama sqaroi se popunohet që të mundësohet lëshimi i dëshmisë së deklarimit nga Këshili Bashkiak që kjo tokë e punuar i përket këtij shtetasi, e nuk do krijohen konflikte me shtetas të tjerë për pronësinë, pasi gjithçka do jetë e deklaruar në shtet.“Paketa e Maleve, ku ne kemi bërë hap të rëndësishëm sa i përket pronësisë. Duke u dhënë mundësinë të gjithë ata që kanë prona por s’kanë dokumente, e në ato territore nuk e kanë pranuar ligjin 701, e ndërkohë ligji i ri kërkon shumë për t’u zbatuar, se nënkupton që gjithë kufitarët duhet të pranojnë që kjo është prona jote , e ka nga ata kufitarë që nuk përgjigjen. Do japim mundësinë gjithë atyre që investojnë në këto toka, me një dëshmi nga Këshilli Bashkiak, të hyni në marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro vetëm, të bëjnë investimet e tyre, e në momentin që bëjnë investimin, ta regjistrojnë si tokën e tyre.
    Të njëjtën koncept tek toka e punuar. Ju keni certifikatën e përdorimit, e keni si fermerë por jo në hipotekë, ndërkohë toka juaj prodhon në mënyrë të vazhdueshme. Po punojmë që të njëjtën gjë të bëjmë për këtë pjesë, që Këshilli Bashkiak të japë dëshminë që kjo tokë po punohet, e që i përket filanit. Pra, nuk ka konflikte”, tha Rama.

  • Pasi shkatërruan Këshillin Drejtues të RTSH për kapriçot e Linda Ramës,njeriu i gruas së kryeministrit drejt marrjes…

    Pasi shkatërruan Këshillin Drejtues të RTSH për kapriçot e Linda Ramës,njeriu i gruas së kryeministrit drejt marrjes…

    Është mbyllur dje zyrtarisht gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ku 13 kandidatë kanë dorëzuar dokumentacionin për të marrë drejtimin e medias publike. Mes emrave në garë janë edhe figura të njohura si Eni Vasili, Laureta Roshi dhe Enrik Mehmeti, por burime nga Këshilli Drejtues flasin për një prapaskenë të fortë politike. Pas prishjes së procedurës së parë dhe rihapjes së garës me vendim të bordit të ri të emëruar politikisht, në sfond shfaqet një emër që duket se ka “bekimin” e padiskutueshëm të pushtetit: Eni Vasili.
    Gazetarja e njohur dhe njëherazi mikesha e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, përflitet si favoritja e pakontestueshme në këtë proces që për zërat kritikë është një farsë. Pra pas pazareve politike të heshtura Rama-Berisha për përbërjen e bordit të RTSH, kjo garë shihet si mbyllja e ciklit të kapjes së institucionit më të rëndësishëm mediatik në vend. Shumë nga kandidatët e tjerë cilësohen si “figura për fasadë”, ndërsa vendimi duket se është marrë që në nisje. Në këtë klimë mosbesimi, e vetmja pyetje që mbetet është: a do të ketë guxim Këshilli Drejtues të shkelë “porositë nga lart”? Për momentin, duket se Radio Televizioni Shqiptar po ecën drejt një epoke të re, jo të pavarur, por të komanduar.
    Mbyllet gara
    Konkretisht janë mbyllur dje zyrtarisht aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të datës 1 prill, që caktonte 15 prillin si afatin përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët. Sipas burimeve, 13 persona kanë shprehur interesin për të drejtuar median publike, mes tyre edhe figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili dhe Enrik Mehmeti. Këshilli Drejtues pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të shpallë fituesin e kësaj gare në ditët në vijim. Kjo është gara e dytë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH, pasi procedura e mëparshme, e nisur më 6 janar, u pezullua më 30 janar pas një kërkese nga Komisioni Parlamentar i Medias, duke bërë që Këshilli ta rihapë procesin nga e para.
    Lista e kandidatëve që synojnë drejtimin e RTSH:
    1. Gëzim Nazif Xhaxhaj2. Flamur Buçpapaj3. Kliton Rama4. Zoje Jakaj (Marashi)5. Jetmir Shpuxa6. Laureta Roshi7. Ermal Hoxha8. Eni Vasili9. Harrila Koçi10. Engjëllush Musai11. Mimoza Haxhiaj12. Elton Metaj13. Enrik Mehmeti
    Megjithatë tashmë mbetet në dorën e Këshillit Drejtues për të përzgjedhur kandidatin që do të udhëheqë RTSH-në në një periudhë të rëndësishme për median publike shqiptare, ku me shumë gjasa frenat e këtij institucioni do t’i marrë Eni Vasili, e cila është mikesha Linda Ramës, mikesha e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

  • Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

    Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.
    Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.

    “Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa dhënë detaje të tjera për këto pretendime.
    Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.
    Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
    LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.
    Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.
    Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
    Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë./REL

  • Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.

    Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.
    “Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa dhënë detaje të tjera për këto pretendime.
    Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.
    Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
    LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.
    Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.
    Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
    Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.REL

  • Denoncimet për abuzimet me pronat në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndëshkon gjyqtaren Arta Llazari, çfarë u vendos

    Denoncimet për abuzimet me pronat në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndëshkon gjyqtaren Arta Llazari, çfarë u vendos

    Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedim disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari, e cila ushtron detyrën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër.
    Pas shqyrtimit të hetimeve, Këshilli vendosi masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj” për gjyqtaren. Hetimi ndaj gjyqtares Arta Llazari u nis pas 11 ankesave të paraqitura për veprime dhe mosveprime që përbëjnë shkelje të afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe për mosvënien në lëvizje të çështjeve civile. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte propozuar shkarkimin nga detyra, duke argumentuar se veprimet e gjyqtares kishin dëmtuar procesin e drejtësisë dhe kishin cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
    Gjatë hetimit, u evidentuan raste të shumta ku çështjet nuk ishin trajtuar për mbi 3 vite, me një pjesë të konsiderueshme të çështjeve civile që kalonin afatet ligjore për dorëzimin e vendimeve. Për vitet 2022 dhe 2023, 90% e çështjeve civile të themelit ishin tej afatit për arsyetimin e vendimeve. Këto vonesa, sipas hetuesve, kanë dëmtuar të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Veprimet e gjyqtares janë cilësuar si të pakujdesshme, duke shkaktuar dëm në procedurat hetimore dhe duke dëmtuar imazhin e drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor e pranoi kërkesën pjesërisht, duke vendosur pezullimin e gjyqtares për një periudhë 6-mujore nga detyra.

  • Ja si po manipulohet gara për kreun e RTSH, këshilli i ri mbikëqyrës në shërbim të Linda Ramës për të zgjedhur…

    Ja si po manipulohet gara për kreun e RTSH, këshilli i ri mbikëqyrës në shërbim të Linda Ramës për të zgjedhur…

    Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit, pasi një nga kushtet e BE. Kushti i Brukselit për një media publike të pavarur u hodh në erë me pazarin e fundit Rama-Berisha pasi e mbushën bordin e RTSH-së me këshilltarë politikë, të cilët dje filluan shërbimin e parë ndaj tekave të politikës, kryesisht Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit, e cila po kërkon që në krye të saj të vendosë mikeshën e saj gazetaren Eni Vasili.
    Pas një procedure të pezulluar më 30 janar, Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para. Brenda këtij afati të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH-së dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato. Sipas vendimit që ata morën, aty kanë të drejtë të aplikojnë dhe emrat që u skualifikuan në garën e fundit që u anulua. Një nga emrat ishte dhe Eni Vasili. Mbetet të shohim nëse ajo do të kandidojë sërish.
    Alarmi i BE
    RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit.  Kujtojmë se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha pak ditë më parë për mediat se ka ndjekur nga afër çështjen e shkarkimit në bllok të anëtarëve të Këshillit Drejtues të transmetuesit publik dhe emërimin e anëtarëve të rinj nga Parlamenti, duke ritheksuar rëndësinë e pavarësisë së RTSH-së për përmbushjen e standardeve demokratike.
    “Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë. BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”. “Ndër angazhime të tjera të deklaruara, Shqipëria duhet të sigurojë që këshilli drejtues që mbikëqyr transmetuesin publik të ketë një përbërje pluraliste, të përbëhet nga individë të kualifikuar, të përfaqësojë komunitetin mediatik dhe të gëzojë autonomi nga kontrolli i qeverisë dhe korporatave,”thekson reagimi i BE-së, duke lënë të kuptohet qartë se votimi i fundit në Kuvend nuk i përmbush këto angazhime.
    Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias. Përbërja e bordit të ri drejtues, i zgjedhur vetëm pak ditë pasi Parlamenti vendosi të shkrijë bordin e mëparshëm me akuzat për shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, u kritikua edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi votimin mbizotërim të interesave të ngushta partiake mbi interesin publik dhe një humbje e mundësisë për të kthyer RTSH-në në një institucion dinjitoz dhe të pandikuar politikisht.

  • Gara për drejtorin e RTSH rikthehet në ‘zero’, Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më 6 janar,rihapen aplikimet

    Gara për drejtorin e RTSH rikthehet në ‘zero’, Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më 6 janar,rihapen aplikimet

    Këshilli Drejtues vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias. Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para.
    Brenda këtij afati të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato. Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

  • Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH/Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më herët, çfarë pritet të ndodhë brenda 15 prillit

    Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH/Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më herët, çfarë pritet të ndodhë brenda 15 prillit

    Ky vendim u mor mbledhjen e kësaj të marte dhe mori votat e të gjithë anëtarëve ku Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu dhe të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para.
    Sipas këtij vendimi, deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH.
    Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.
    “Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi të miratojë sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar. Të interesuarit do të kenë afat nga nesër deri në datën 15 prill 2025, brenda orarit zyrtar, për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.
    Procedura për zgjedhjen e drejtorit të RTSH u pezullua më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

  • Nis nga e para gara për drejtorin e RTSH-së/ Rrëzohet procedura e përzgjedhjes dhe rihapen aplikimet

    Nis nga e para gara për drejtorin e RTSH-së/ Rrëzohet procedura e përzgjedhjes dhe rihapen aplikimet

    Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik ka vendosur të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit kanë rrëzuar të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces.
    Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.
    Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të martë, Këshilli Drejtues vendosi me unanimitet që të anulohej procedura e mëparshme, e cila ishte pezulluar më 30 janar pas një kërkese të Komisionit parlamentar të Medias. Pas kësaj, vendimi i Këshillit Drejtues është që të rihapen aplikimet dhe gara të rinisë nga e para, për të siguruar një proces të pastër dhe transparent.
    Nga data 2 prill deri më 15 prill, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për pozitat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Pas periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me procesin përzgjedhës.
    Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH, një hap i rëndësishëm për sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të Televizionit Publik Shqiptar në vitet në vijim.