Tag: këshilli

  • KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese: Kuvendi të rishpallë thirrjen

    KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese: Kuvendi të rishpallë thirrjen

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pezulluar vakancën për zëvendësimin e magjistrates së dorëhequr Elsa Toska. KED zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi ecurinë deritanishme të procedurës së verifikimit të kushteve ligjore për kandidatët e paraqitur për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 30 shtator 2024. Gjatë mbledhjes u vu re se nuk plotësohej kriteri i 3 kandidaturave dhe në fund u vendos të pezullohej vakanca, duke iu drejtuar Kuvendit me kërkesën që ta rishpallë edhe një herë thirrjen për vakancën e Kushtetueses.
    ”Gjatë fazës së verifikimeve, u konstatua se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore ka rënë nën pragun minimal të parashikuar prej tre kandidaturash. Në respekt të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese që thekson rëndësinë e përtëritjes së rregullt të kësaj gjykate, një herë në tre vjet, Këshilli vendosi si më poshtë: Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur më 30.09.2024”, thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli me 8 anëtarë dhe i drejtuar nga Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë.

    Po ashtu është caktuar edhe njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë, si organi që ka vënë në lëvizje procedurën, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave. ”Ky vendim bazohet në nenin 125 të Kushtetutës, nenin 7/c të ligjit nr. 8577/2000, nenin 218 të ligjit nr. 115/2016, si dhe në aktet nënligjore përkatëse që rregullojnë këtë proces. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në seksionin e dedikuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, theksohet në njoftimin e KED.

  • Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.
    SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune.
    DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.

    “Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.
    “Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.
    Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja.
    Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania.
    DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera.
    Këshilli Danez për Refugjatët në Kosovë
    Këshilli Danez për Refugjatët ka vepruar në mënyrë të pandërprerë në Kosovë që nga viti 1998, sipas ueb-sajtit të këshillit.
    Prej vitit 2003, DRC-ja ishte përqendruar gjithnjë e më shumë në kthimin e pakicave në Kosovë, një prioritet programor.
    Ajo gjithashtu ka punuar në krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kthimit në Kosovë, duke synuar jo vetëm nevojat fizike të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të kthyer, por edhe riintegrimin dhe zhvillimin social e ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës, objekteve dhe mundësive për të dy komunitetet – pritëse dhe kthyer, sigurinë dhe dialogun ndëretnik, thuhet në ueb-sajtin e saj.
    Nga viti 2003, DRC-ja i ka kthyer 778 familje me gjithsej 2945 individë në Kosovë./REL

  • Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë edhe Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë edhe Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune.DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.“Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.“Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja.Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania.DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera.Këshilli Danez për Refugjatët ka vepruar në mënyrë të pandërprerë në Kosovë që nga viti 1998, sipas ueb-sajtit të këshillit.Prej vitit 2003, DRC-ja ishte përqendruar gjithnjë e më shumë në kthimin e pakicave në Kosovë, një prioritet programor.Ajo gjithashtu ka punuar në krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kthimit në Kosovë, duke synuar jo vetëm nevojat fizike të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të kthyer, por edhe riintegrimin dhe zhvillimin social e ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës, objekteve dhe mundësive për të dy komunitetet – pritëse dhe kthyer, sigurinë dhe dialogun ndëretnik, thuhet në ueb-sajtin e saj.Nga viti 2003, DRC-ja i ka kthyer 778 familje me gjithsej 2945 individë në Kosovë./REL

  • “Evropa e Re në një botë të re”! Këshilli i Europës publikon axhendën e Samitit të BE në Tiranë

    “Evropa e Re në një botë të re”! Këshilli i Europës publikon axhendën e Samitit të BE në Tiranë

    Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
    Këshilli i Europës ka publikuar axhendën e Samitit, që sic thotë është I organizuar nga nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
    “Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë Evropa në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
    Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
    Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre.” thuhet në njoftim.

  • Eurodeputetët italianë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Këshilli i Evropës për kushtet në kampin e Gjadrit: 35 ngjarje kritike në 13 ditë

    Eurodeputetët italianë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Këshilli i Evropës për kushtet në kampin e Gjadrit: 35 ngjarje kritike në 13 ditë

    Eurodeputetja Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada kanë ngritur alarmin për kushtet kritike në Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimit në Gjadër, Shqipëri, duke kërkuar një ndërhyrje urgjente nga Këshilli i Evropës për shkak të shkeljeve të dukshme të të drejtave themelore të njeriut. Në një raport të dorëzuar për Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës, ata theksojnë se gjendja në këtë qendër ka krijuar një situatë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e të ndaluarve.
    Nga inspektimet e kryera gjatë 13 ditëve të monitorimit, është regjistruar një ngjarje kritike çdo 2.7 ditë, përfshirë 10 tentativa vetëvrasje. Deputetët italianë theksojnë se ka mungesë të dukshme transparence dhe qëndrim të papranueshëm ndaj dinjitetit të personave të ndaluar, përfshirë dhe metodat e transferimit të tyre që janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për trajtimin e azilkërkuesve.
    Në raportin e tyre, Scarpa dhe Strada nënvizojnë se kriteret për përzgjedhjen e individëve që do të riatdhesohen janë të paqarta dhe shumë prej atyre që janë transferuar në Shqipëri nuk ishin informuar paraprakisht për këtë lëvizje. Ata kërkojnë që Këshilli i Evropës të dërgojë ekspertë për të hetuar ligjshmërinë e masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe për të siguruar që këto praktika të respektojnë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.
    “Për shkak të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut, kërkojmë një vizitë urgjente nga ekspertët e Këshillit të Evropës për të shqyrtuar legjitimitetin e këtyre masave”, shkruajnë Scarpa dhe Strada në raportin e tyre, duke theksuar rëndësinë e veprimit të shpejtë për të parandaluar katastrofa të mëtejshme.
    Ky alarm vjen pas ndryshimeve të bëra nga qeveria italiane në mars të vitit të kaluar, kur qendrat e ndalimit për azilkërkuesit u shndërruan në qendra riatdhesimi, një hap që, sipas eurodeputetëve, ka përkeqësuar ndjeshëm kushtet për të ndaluarit dhe ka shpërfillur të drejtat e tyre themelore.

  • Këshilli Bashkiak i Durrësit dritë jeshile një tjetër kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit

    Këshilli Bashkiak i Durrësit dritë jeshile një tjetër kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit

    Me shumicë votash Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi ndryshimin e kategorisë së një sipërfaqeje pyjore prej 0.8 ha në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili I hap rrugë ndërtimit të kompleksit turistik “Lura 5”.
    31 këshilltarë të PD, PS dhe PL ngritën kartonin jeshil, ndërsa kundër votuan vetëm 3 këshilltarë demokratë.
    Resorti turistik “Lura 5” ka marrë lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por sipas këshilltarëve demokratë, Dritan Burgija dhe Ardi Muka bregdeti i Durrësit është betonizuar mjaftueshëm. Ndërsa socialistët mbrojtën tezën se kompleksi do t’i japë një hov më të madh zhvillimit të turizmit.
    Një tjetër pikë që nuk gjeti dakordësinë e të gjithë këshilltarëve ishte ajo që lidhet me raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin e kaluar.
    Këshilltarët Muka, Burgija dhe Ibraj nënvizuan se shumë zëra të buxhetit faktik rezultojnë të parealizuara, ndërsa fondi i menaxhimit të mbetjeve urbane figuron i realizuar në masën 95.5%., kur shumë shërbime si pastrimi, ndriçimi etj mungojnë në shumë zona.
    Mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi kryetari i mëhershëm Ani Dyrmishi garon për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

  • Këshilli i Evropës shpreh alarm për situatën në Kampin e Emigrantëve në Gjadër: Mbipopullim, Abzim dhe Dr@gë Psiktrpe

    Këshilli i Evropës shpreh alarm për situatën në Kampin e Emigrantëve në Gjadër: Mbipopullim, Abzim dhe Dr@gë Psiktrpe

    Këshilli i Evropës shpreh alarm për situatën në Kampin e Emigrantëve në Gjadër: Mbipopullim, Abzim dhe Dr@gë PsiktrpeNjë vizitë “ad hoc” nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (KPT) ka nxjerrë në pah çështje serioze kritike në qendrat e paraburgimit të riatdhesimit, duke raportuar keqtrajtim, abuzim, kujdes të dobët shëndetësor dhe kushte degraduese të jetesës.

    Raporti ngre pikëpyetje për të gjithë modelin e paraburgimit, duke përfshirë zbatimin e tij në kontekste të jashtme si Shqipëria.

    Në prill 2024, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT), organ i Këshillit të Evropës , kreu një vizitë të jashtëzakonshme në Itali, me qëllim shqyrtimin e kushteve në qendrat e paraburgimit të riatdhesimit (CPR). Këto qendra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse struktura të mbyllura, të destinuara për ndalimin e përkohshëm të shtetasve të huaj në pritje të dëbimit, kanë qenë objekt kritikash në rritje vitet e fundit.

    KPT-ja vizitoi katër nga nëntë CPR-të e pranishme në territorin kombëtar, duke hartuar më pas një raport të detajuar i cili sot thekson shkeljet sistematike të të drejtave themelore dhe menaxhimin shumë problematik.Përballë provave të tilla, KPT lëshon gjithashtu një paralajmërim në nivel ndërkombëtar, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e modelit italian të ndalimit të emigracionit, veçanërisht në zbatimin e tij në kontekste të jashtme si CPR-të e ardhshme në Shqipëri .

    Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë

    KPT shpreh gjithashtu rezerva të forta për qëllimin e Italisë për të përsëritur këtë model ndalimi jashtë vendit, veçanërisht në Shqipëri: marrëveshjet dypalëshe midis dy vendeve në fakt parashikojnë krijimin e CPR në territorin shqiptar, por Komiteti vë në dyshim mundësinë e garantimit, në këtë kontekst, të standardeve minimale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh dështimin tashmë të dukshëm në tokën italiane. Megjithatë, garancitë e dhëna nga autoritetet italiane nuk u konsideruan të mjaftueshme për të zbutur shqetësimet e ngritura.

  • Pas ankesës së kancelares pranë ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Vlorës

    Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “ Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit B.SH., zëvendëskryetar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ky hetim disiplinor i përket vitit 2021 dhe ishte pezulluar nga KLGJ në vitin 2022 për shkak të procesit të rivlerësimit, të cilit po i nënshtrohej magjistrati B.SH. Hetimi administrativ ndaj gjyqtarit kishte nisur bazuar në ankesa në vazhdimësi pranë ILD-së nga kancelarja, me pretendimet se magjistrati në pozicionin e zv. kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës.
    Hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se B.SH. ka lejuar moszbatimin, pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave.
    Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga magjistratit vërehet në raportin e ILD-së, përbëjnë mospërmbushje të detyrës së zv.kryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion, dhe ka krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares, e cila është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor. Nga ana tjetër, moszbatimi pa shkaqe të arsyeshme nga ana e tij si drejtues i një vendimi të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësohet si një sjellje joprofesionale, e cila diskrediton pozitën e drejtuesit të një gjykate dhe figurën e gjyqtarit në veçanti.

    Top Channel

  • Zgjedhja e Drejtorit të RTSH, nisin dëgjesat me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli Drejtues

    Zgjedhja e Drejtorit të RTSH, nisin dëgjesat me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli Drejtues

    Kjo e mërkurë do të sjellë nisjen e seancës dëgjimore të kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues për Drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar.

    Faza e prezantimit të platformave të kandidatëve do të zhvillohet në një seancë publike, duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar.

    Secili kandidat do të ketë në dispozicion 15 minuta për paraqitjen e platformës dhe 15 minuta për pyetje-përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

    Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes.

    Stylish GIF
  • Gara për drejtorin e përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH cakton datën e dëgjesave për kandidatët

    Gara për drejtorin e përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH cakton datën e dëgjesave për kandidatët

    Në zbatim të neneve 102, pika 3 dhe 104 të Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe të Rregullores për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 15, datë 18.04.2025, vendosi të kualifikojë për fazën e dëgjimit të platformës zhvilluese 12 kandidatë, që kanë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

    Flamur Buçpapaj
    Kliton Rama
    Zoje Jakaj (Marashi)
    Jetmir Shpuza
    Laureta Roshi
    Ermal Hoxha
    Eni Vasili
    Harrila Koçi
    Engjëllush Musai
    Mimoza Haxhiaj
    Elton Metaj
    Enrik Mehmeti

    Faza e dëgjimit do të zhvillohet në një seancë publike, ditën e mërkurë, më datë 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar, Rr. Ismail Qemali, Nr. 11, Tiranë.
    Secili kandidat do të ketë në dispozicion:

    15 (pesëmbëdhjetë) minuta për paraqitjen e platformës;
    15 (pesëmbëdhjetë) minuta për pyetje dhe përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

    Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes. /rtsh.al/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!