Tag: këshilli

  • Kryeministria kërkesë Kushtetueses për Ballukun/ Bardhi: Presion politik mbi drejtësinë

    Kryeministria kërkesë Kushtetueses për Ballukun/ Bardhi: Presion politik mbi drejtësinë

    Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Kryeministrisë për të shfuqizuar dhe pezulluar një vendim gjyqësor që cakton masa sigurie personale për zv/kryeministren Belinda Balluku.
    Bardhi thekson se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht në një rast individual, duke përdorur qeverinë si mbrojtje për një të pandehur. “Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që një i pandehur të përdorë Kryeministrin ose Këshillin e Ministrave si avokat për të kërkuar pezullimin e një vendimi gjyqësor”, shkruan ai.
    Sipas Bardhit, kjo lëvizje ka vetëm efekt politik dhe synon të ushtrojë presion mbi drejtësinë, duke minuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të organeve hetimore. Ai thekson se akti është antikushtetues dhe antidemokratik, duke rrezikuar parimin e barazisë përpara ligjit.
    Reagimi i Bardhit:
    Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues.

  • SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!

    SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!

    Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani. Këshilli kërkoi prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim, por kjo u refuzua SPAK. 
    Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua. 
    “Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? 
    Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti. 
    Përveç se të mbante qetësi me qëllim për të vijuar me programin e parashikuar për mbledhjen e sotme, Teliti nuk mori asnjë përgjigje. 

  • Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

    Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

    SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi që Erion Veliaj të ishte prezent fizikisht në mbledhjet e tij.
    Këshilli Bashkiak i drejtoi një kërkesë zyrtare SPAK që Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin.
    Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, ndërsa ka dalë nga qelia vetëm në ditën kur ka marrë pjesë në seancën në Gjykatën Kushtetuese, e cila mori vendimin për t’i kthyer atij mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.

  • Vrasja e 25 personave në Ukrainë mes të cilëve dhe fëmijë, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE

    Vrasja e 25 personave në Ukrainë mes të cilëve dhe fëmijë, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE

    Këshilli i Sigurimit dhe Këshilli i Përhershëm i OSBE-së do të mbahet të enjten, ku Ukraina do të tregojë vrasjen e tmerrshme të Rusisë, ku mes 25 personave tre prej tyre ishin fëmijë.
    “Nesër, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, Ukraina do të nxjerrë në pah vrasjen e tmerrshme të Rusisë për të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, në Ternopil. Ne bëjmë thirrje për dënim, drejtësi dhe një përgjigje vendimtare. Ne kemi kontaktuar tashmë me të gjithë partnerët tanë dhe organizatat ndërkombëtare, duke i informuar ata për pasojat e sulmit”, shkroi Sybiha në mediat sociale.
    Ai vuri në dukje se Ukraina po bën thirrje për asete shtesë të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të tjera për të mbrojtur njerëzit e saj mes sulmeve brutale të Rusisë.
    “Gjithashtu kam udhëzuar të gjitha ambasadat tona të ulin flamujt e tyre në gjysmë-shtizë dhe të hapin librat e tyre të zisë”, theksoi ministri.
    Kryediplomati ukrainas bëri të ditur më tej se në takimin që do të zhvillohet nesër, Ukraina pret që ajo të jetë e “qartë dhe me zë të lartë” ku do të dënojë valën e re të terrorit rus si një shkelje tjetër e rëndë e të gjitha parimeve të Aktit Përfundimtar të Helsinkit.

  • Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten

    Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten

    Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkon praninë fizike të kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes. Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në dokumentin e publikuar nga “Euronews Albania” theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.
    Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur; mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë. Në shkresë nënvizohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal. Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.

  • Buxheti i vitit 2026 për Tiranën, Këshilli Bashkiak i kërkon SPAK- ut që Veliaj të jetë në mbledhje, qoftë edhe online

    Buxheti i vitit 2026 për Tiranën, Këshilli Bashkiak i kërkon SPAK- ut që Veliaj të jetë në mbledhje, qoftë edhe online

    Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025.
    Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, 13 anëtarë votojnë pro Rezolutës së Trump

    Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, 13 anëtarë votojnë pro Rezolutës së Trump

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën.
    Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.
    Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës në KS.
    Projektrezoluta u paraqit nga SHBA-të dhe disa shtete të tjera, përfshirë ndërmjetësuesit në Gaza, Katarin dhe Egjiptin. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Para votimit dukej sikur rezoluta mund të dështonte.
    Rusia madje paraqiti edhe një projektrezolutë të saj, e cila, nuk u vu në votim. Prandaj miratimi i rezolutës është një sukses për KS, që ka demonstruar vazhdimisht përçarje të thella mbi këtë vitet e fundit.
    Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas më 10 tetor. Ky plan përfshin, ndër të tjera, çarmatimin e Hamasit, një qeveri kalimtare të përbërë nga ekspertë palestinezë apolitikë dhe formimin e një këshilli paqeje.
    Megjithatë, mbeten shumë pika mosmarrëveshjeje – duke përfshirë si çarmatimin e organizatës të Hamasit të kategorizuar si terroriste nga SHBA, Gjermania e vende të tjera, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga territori dhe të ardhmen e Rripit të Gazës. Përpara miratimit të rezolutës, kishte pasur kritika nga Izraeli sepse ajo i referohej “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.

  • “Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

    “Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

    Këshilli Bashkiak i Tiranës i kanë dërguar një kërkesë zyrtare SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, duke i kërkuar që t’i japin leje kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës ditën e premte.

    Në shkresën zyrtare të firmosur nga Këshilltarët, theksohet se “duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Më tej thuhet se Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
     

    Top Channel

  • Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

    Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

    Këshilli Bashkiak i Tiranës që votoi shkarkimin e Erion Veliajt, sot kërkon nga SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga anëtarët socialistë, thuhet se pjesëmarrja e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Veliaj ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

    Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.

    Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:

    Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
    Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
    Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
    -lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
    ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    -mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
    Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

  • Nuk e lejuan të ishte i pranishëm gjatë shkarkimit! Këshilli Bashkiak – SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

    Nuk e lejuan të ishte i pranishëm gjatë shkarkimit! Këshilli Bashkiak – SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

    Erion Veliaj

    TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës me anë të një kërkese zyrtare i ka kërkuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00. 
    Në kërkesë thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Paralalelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka dërguar një shkresë edhe kryetarit Veliaj, ku i kërkon objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    Të nderuar përfaqësues të institucioneve,
    Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e  cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.
    Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:
    Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
    Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
    Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
     – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
    ose, nëse kjo nuk është e mundur,
     – mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
    Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.
    Kujtojmë se në mbledhjen ku Këshilli Bashkiak vendosi shkarkimin e Erion Veliajt, nuk e lejuan këtë të fundit të merrte pjesë për të paraqitur argumentat e tij. 

    Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e kretarit të Bashkisë Tiranës, me 51 vota pro, pas propozimit të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Në një mbledhje të jashtëzakoshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendosi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, me bashkimin e votave të opozitës e mazhorancës. 
    Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
    Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste./ZËRI