Tag: kërrabës

  • Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

    Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

    E ftuar në emisionin “Log.” në News24, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj saj, duke u ndalur edhe te akuzat e ngritura ndër vite ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
    Në një prononcim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi ka mohuar kategorikisht ekzistencën e të ashtuquajturit “flori i Kërrabës”, një çështje që sipas saj është përdorur në mënyrë të përsëritur për të njollosur figurën e Metës.
    “E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se vetëm një njeri me “zemër të artë” do të kishte bërë sakrificat që, sipas saj, Meta ka bërë në politikë dhe në jetën publike.
    Ajo gjithashtu hodhi poshtë akuzat për ekzistencën e llogarive bankare të fshehta në Angli.
    “Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,” theksoi ajo, duke i cilësuar këto pretendime si pjesë të një fushate shpifjesh dhe manipulimi publik.
    Deklaratat e Kryemadhit vijnë në një kohë kur SPAK po vijon hetimet ndaj saj për çështje të pasurisë dhe burimeve financiare, ndërsa vëmendja publike dhe politike ndaj çiftit të njohur ka qenë e shtuar. /Tema/

  • Gjergj Luca sjell pamjët që flasin me gjuhën e ndryshimit, një horizont pune, rilindjeje dhe përkushtimi

    Gjergj Luca sjell pamjët që flasin me gjuhën e ndryshimit, një horizont pune, rilindjeje dhe përkushtimi

    Nga lartësitë që përshkohen nga rruga e vjetër e Kërrabës, një rrugë që dikur ishte arteria e gjallë e lëvizjeve industriale dhe tani rri si një ballkon mbi historinë e punës, sipërmarrësi Gjergj Luca ndalet për të ndarë me ndjekësit një pamje që flet më shumë sesa fjalët, një peizazh që përfshin Metalurgjikun e rilindur dhe fushat e Jakodinës, që janë shndërruar në një serë gjigande ku fermerët e përkushtuar nxjerrin nga mundi dhe toka prodhimet e tyre.

    Luca, një sy i mprehtë që nuk i shpëton asnjë detaj dhe një mendje vigjilente ndaj transformimeve që ndodhin përtej sipërfaqes, shfaqet kësaj here jo vetëm si vëzhgues, por si dëshmitar dhe nxitës i një realiteti që ka ndryshuar. Ai ndalet, filmon dhe reflekton.
    “E kishit harruar rrugën e vjetër të Kërrabës që rri si ballkon mbi Metalurgjik? Shikojeni edhe ju të dashur miq sa bukur e sa qartë duket puna dhe mundi i fermerëve elbasanas…”, shkruan ai në postimin e tij në rrjetet sociale, duke u bërë zëri i atyre që flasin më pak – por punojnë më shumë.
    Pamja që ai ndan është një dëshmi vizuale e asaj që shpesh kalon pa u parë: rilindja e një zone që dikur përfaqësonte identitetin industrial të vendit dhe që sot rigjen frymëmarrjen nëpërmjet bujqësisë së qëndrueshme dhe angazhimit të pandalur të komunitetit. Fushat e Jakodinës janë kthyer në një serë gjigande, ku toka flet në gjuhën e prodhimit, djersa dhe shpresës.
    Ky është më shumë se një postim, është një thirrje për t’u ndalur, për të parë, për të vlerësuar. Një përkujtim i heshtur se vendet nuk e humbin kurrë plotësisht dinjitetin, për aq kohë sa ka duar që punojnë dhe sy që shohin përtej inercisë së harresës.AV

  • Përfshihet nga flakët mjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ja çfarë dyshohet se u bë shkak

    Përfshihet nga flakët mjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ja çfarë dyshohet se u bë shkak

    Pasditen e sotme, në aksin nacional Elbasan – Tiranë, një automjet është përfshirë papritur nga flakët në afërsi të Tunelit të Kërrabës.
    Dëshmitarë në vendngjarje thonë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik dhe kaos për pak minuta mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.

    Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.
    Zjarrfikësit mbërritën në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.