Tag: kërkuar

  • ‘Urgjent 95 mijë euro’! Behxhet Pacolli denoncon: Persona nga Shqipëria po kërkojnë para në emrin tim

    ‘Urgjent 95 mijë euro’! Behxhet Pacolli denoncon: Persona nga Shqipëria po kërkojnë para në emrin tim

    Behxhet Pacolli

    KOSOVË-Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka denoncuar një skemë mashtrimi që po kryhet në emër të tij në Shqipëri. Pacolli shprehet se një person i panjohur në Shqipëri ka arritur që përmes teknologjisë dixhitale të imitojë të dhënat e tij, duke kontaktuar me njerëz të tij nëpërmjet aplikacionit WhatsApp-it, duke iu kërkuar para me pretekstin se iu duhen urgjentisht. 
    Biznesmeni thotë se personat kanë kërkuar shuma nga 10 mijë deri në 95 mijë euro. Sipas tij, disa persona kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ndërsa shton se në dijeni u vu nga një mik i tij një ditë më parë, i cili e kuptoi se nuk ishte ai nga mënyra e të shkruarit. 
    REAGIMI:
    Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri. Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër. Mesazhet ishin të tipit:
    “Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
    Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro. Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë. JU LUTEM: MOS U MASHTRONI! Unë nuk kërkoj para nga askush. Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt. Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

    POSTIMI

  • “Vetëm miqësi nuk është”/ Opinionistët komentojnë raportin me Danjës dhe Eglit: Ke gabuar…

    “Vetëm miqësi nuk është”/ Opinionistët komentojnë raportin me Danjës dhe Eglit: Ke gabuar…

    Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë komentuar krisjen e raportit mes Eglit dhe Danjës.

    Arbër Hajdari ka thënë nuk sheh miqësi mes vajzave, teksa Neda Balluku tha se Danja ka gabuar duke i kërkuar Eglit të thotë se i ka kërkuar të qëndrojë me të.

    Arbër Hajdari: Nuk është as ulje dhe as çështje turpi. Është më shumë çështje inegriteti. Ne kemi qenë shoqe por t’i nuk mund të më kërkosh që të kthehet në një marrëdhënie interesi  apo që ta kam kërkuar të rrish me mua. Po kërkon të thuash që raporti miqësor ka  qenë i vërtetë.

    Danja: Të japësh opinion nga karrigia është shumë e thjeshtë…

    Arbër Hajdari: Hajde ulu ti këtu. Tani, pse nuk e besoj unë raportin e shoqes. Sepse një shoqe nuk i thotë Kellyt që do të shkojë në finale duke krijuar lidhje. Kjo vetëm miqësi nuk tregon. Sa i përket kolltukut tim, janë të tjerë që e kanë krijaur këtë format dhe ky format mbahet me dy njerëz të ulur këtu.

    Danja: Unë të kam dëgjuar gjithmonë me raport. Kritikat i kam pranuar kur më kanë ardhur. Por dua të them që unë e di vetë si e kam raportin tim, ti opinionin tënd do e japësh sepse paguhesh për këtë punë.

    Neda Balluku: Ke gabuar kur ke dashur të të shpëtojë Egli duke thënë se ke qëndruar me të sepse ta ka kërkuar. Nuk e ke mbajtur dot presionin, siç nuk po e mban dot tani. Kur ke hyrë ke qëndruar në një det të hapur dhe ja ke dalë, por tnai ke harruar të hapësh velat dhe nuk po i përballon dot dallgët e mëdha të detit të hapur.

  • “Pse na i more edhe ata të FRPD?”- Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u bënë socialistë…

    “Pse na i more edhe ata të FRPD?”- Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u bënë socialistë…

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar mëngjesin e sotëm me serinë e diskutimeve “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku bashkëbisedon me qytetarët.
    Teksa ishte duke folur, Rama lexoi një pyetje të një komentuesi, i cili i drejtohej kryeministrit duke i kërkuar llogari se përse ky i fundit i mori PD-së edhe të rinjtë e FRPD-së, pas një foto që kryetari i PS publikoi me një grup të rinjsh nga Vlora.
    Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se ata që ai takoi nuk u bënë socialistë, por sipas tij, ata janë pozicionuar për të dhënë mesazhin e tyre se nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete.
    Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë”, tha mes të tjerash Rama.

  • “I kam kërkuar të mos largohet”/ Berisha: Ja çfarë i ofrova Agron Shehajt

    “I kam kërkuar të mos largohet”/ Berisha: Ja çfarë i ofrova Agron Shehajt

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një emision se Agron Shehajt i është bërë kërkesë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD dhe e ka refuzuar. Berisha tregoi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për Bashkinë Tiranë si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, gjë që ai nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.
    “Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij; atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të dëmtojë frontin opozitar. Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat; i është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë?
    Jo tha, dua më shumë. Ju ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës, unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka, ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu, i kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni; urdhëro në koalicion, sikundër atyre të tjerëve, hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij. E ka marrë Bylykbashi, i kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë hajde, urdhëro. Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, tha Berisha.