Tag: kërkuan

  • Zgjedhjet e 11 majit/ 4 kandidatët e PD kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS i rrëzon

    Zgjedhjet e 11 majit/ 4 kandidatët e PD kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS i rrëzon

    Kandidatët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur. Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.
    Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Burime bëjnë me dije se PD nuk ka pranuar mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë
    Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.

  • Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

    Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

    Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke nuk kanë publikuar ende identitetin e të riut që u mor peng.
    Sakaq mësohet se djali i biznesmenit u torturua për plot pesë orë nga autorët, të cilët i kërkuan në këmbim të lirisë 25 mijë euro, një motor dhe një orë luksoze.
    Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 6 maj, ndërsa publike për mediat u bë sot 24 maj.
    Siç raportojnë mediat greke autorët e torturuan 24-vjeçarin në makinë me thikë dhe kaçavidë gjatë gjithë rrugës nga Hymettus në Saronida.
    Pas pesë orësh dhunë 24-vjeçari u detyrua të fliste me miqtë në telefon për të mbledhur shumën e kërkuar të parave.
    Ndërkaq autorët u përpoqën të përdornin një mjet prerës për t’i prerë gishtat të riut, por nuk e përfunduan veprimin pasi 24-vjeçari rezistoi fort.
    Më pas, autorët së bashku me djalin e biznesmenit u nisën në zonën e Glyfadës , për të marrë një pjesë të shumës së parave që kërkuan. Gjatë rrugës, 24-vjeçaru i shpëtoi autorëve dhe njoftoi një mik.
    Mediat greke bëjnë me dije gjithashtu se mes autorëve është edhe këngëtari i njohur Ivan Greko.

  • Humbësit në PS kërkuan pamjet filmike, Balla: Pa merak, transparencën e bën KQZ

    Humbësit në PS kërkuan pamjet filmike, Balla: Pa merak, transparencën e bën KQZ

    Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, tha se ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëhen vetëm nga partitë politike, duke komentuar kështu kërkesat e depozituara nga kandidatë për deputetë të PS-së, të cilët pasi nuk fituan një mandat, kërkuan pamjet filmike.
    ”Secili ka të drejtë për të kërkuar, për të bërë transparencë, por falë parashikimeve të vendosura në Kodin Zgjedhor, por është KQZ që do të bëjë transparencë të këtij procesi. Të gjitha palët që kanë pretendime, ka një mënyrë sesi bëhen këto. Kodi zgjedhor parashikon që partitë politike mund të bëjnë ankesë. Transparencën, më mirë se sa e ka bërë KQZ, nuk e bën dot askush”, tha Balla.

    Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë bërë hapa pas, pasi kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Por kandidatja Blerina Gjylameti nuk ka hequr dorë nga beteja e saj dhe ka marrë në dorë pamjet filmike të procesit të numërimit.
    Kryetari i PS-së, Edi Rama ka kërkuar që kandidatët humbës të tërhiqen nga një kërkesë e tillë, pasi do të kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit e PS-së që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. Të tre kandidatët e mësipërm, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti, nuk e morën dot postin e deputetit edhe pse me vota të konsiderueshme.

  • Vendimi pas 11 majit, Berisha: Gjyqtarja Gjoka e dënuar në Greqi

    Vendimi pas 11 majit, Berisha: Gjyqtarja Gjoka e dënuar në Greqi

    Këtë të hënë Sali Berisha u paraqit në SPAK, sapo publikoi një dokument, që sipas tij, ishte një vendim i Gjykatës Penale të Janinës, Greqi ndaj gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, e njëjta që në dhjetor 2023 e mbylli në “arrest shtëpie”.
    Sipas avokatëve të Berishës, dokumenti ishte siguruar në 2 maj prej autoriteteve greke mes një kërkese administrative të europarlamentarit, Alfred Beleri. Dokumenti i prezantuar nga Berisha u bë shkak disa orë më vonë për shtyrjen e seancës së radhës të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani” për në 19 maj.

    Pasi e njoftuan për vendimin gjyqësor grek, avokatët e Berishës kërkuan kohë, për të përgatitur kërkesën për pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu, ata kërkuan shfuqizimin e vendimit të vetë gjyqtares Davidhi për refuzimin e kërkesave të tyre për pavlefshmëri të disa akteve të dosjes.
    Pasi u përballën me refuzimin e gjykatës për të dyja kërkesat, duke e vlerësuar këtë si njëanshmëri, avokatët kërkuan për të dytën herë brenda 3 seancave të fundit përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Davidhi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës së SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Partizani” ka nisur në tetor të vitit të shkuar.

  • Banorët e Kaçinarit protestë para ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të vijë këtu!

    Banorët e Kaçinarit protestë para ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të vijë këtu!

    Banorët e fshatit Kaçinar në Mirditë kanë protestuar këtë të mërkurë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, kundër ndërtimit të katër hidrocentraleve (HEC) në zonën e tyre. Të shqetësuar për ndikimin mjedisor dhe social që do të sjellë projekti, ata kërkuan pezullimin e menjëhershëm të punimeve.
    Në protestën e tyre, banorët thanë se ndërtimi i HEC-eve u rrëmben pasurinë më të çmuar – ujin – dhe po i dëmton rëndë burimet natyrore nga të cilat varet jeta në komunitet. Me pankarta dhe thirrje kundër projektit, ata kërkuan një reagim të drejtpërdrejtë nga ministrja Belinda Balluku.
    I bëj thirrje ministres, zonja Balluku, të dalë këtu dhe të na japë fjalën që do pezullojë punimet për katër HEC-et në Kaçinar. Në mungesë të saj, të dalin zëvendësministrat, drejtori i koncesioneve që monitoron këto hidrocentrale që po u pijnë gjakun njerëzve në Kaçinar,” tha një nga protestuesit.
    Banorët kërkuan që punimet të pezullohen deri në një vendim të qartë të drejtësisë, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa të mbrojnë të drejtën për ujin dhe mjedisin e tyre.
    Mbase kujtohet ministrja t’i dalë gjumi dhe të dalë para këtyre banorëve. Ne kemi një peticion që do t’i paraqitet ministres dhe kryeministrit”, u shpreh një tjetër protestues.
     
     

  • SYRI TV/ Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, flet në gjykatë ish-kopshtari i ‘Golden Resort’

    SYRI TV/ Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, flet në gjykatë ish-kopshtari i ‘Golden Resort’

    Festim Bexhdili, ish kopshtari i kompleksit të Golden te Hajrave ne Shijak ka dhene deshmi te forta ne gjykate per vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prenges.

    Ai ka rrëfyer se ne kompleks mberriten 4 persona te armatosur dhe i kërkuan lopate ndersa pretendon se nen kercenimin e armes e detyruan të ndihmonte ne zhvendosjen e trupit te pajete të Prenges nga Renxh Roveri ne Fiat Dublo.  Bexhdili thekson se autoret kishin theks verior ndersa tregon edhe momentin e mbërritjes se Altin Hajrit.

    Ish-kopshtari i kompleksit “Golden” të Hajrave ku u konstatua nga pamjet filmike për herë të fundit trupi i Jan Prengës, dëshmoi këtë të mërkurë në GJKKO, në procesin ndaj Dritan Rexhepit, që akuzohet si urdhërues i ngjarjes. Bexhdili ka dhënë dëshmi të forta por pa emra, teksa tregon se si e përjetoi atë situatë kur u përball me kufomën si dhe me njerëzit që e dërguan atë në kompleks, komunikimin me ta dhe qëndrimin që sipas tij pati Altin Hajri.

    Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një “Range Rover” i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga “Rangi” në një “Fiat Doblo”, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”.

    Gjykata e Lartë prishi muaj më parë vendimin e dënimit përjetë të Festim Bexdilit dhënë nga Apeli i Posaçëm duke e kthyer çështjen për rishqyrtim gjyqësor në të njëjtën gjykatë por me trupë tjetër gjykuese. Ai u akuzua për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.  Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar të 2020 në Kamëz, dyshohet për një konflikt të vëllait të tij për humbjen e një sasie prej 283 kg kokaine në Britaninë e Madhe. Në formë hakmarrje, gjykata thotë se me urdhër të Dritan Rexhepit, ky i fundit ekstraduar nga Turqia disa muaj më parë, është marrë peng 52-vjeçari i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Bexhdili pretendon SPAK ka dijeni për kufomën por deri më tani ai nuk e ka pranuar. Javën e ardhshme më datë 23 prill pritet të dëshmojë për herë të parë mbi akuzat dhe Dritan Rexhepi.

     

  • “Trupin e…”/ Vrasja e Jan Prengës, dëshmia e kopshtarit të kompleksit: Ishin 4 veta të armatosur, më kërkuan ujë, më thanë ‘ka vdekur njëri’. Pastaj erdhi…

    “Trupin e…”/ Vrasja e Jan Prengës, dëshmia e kopshtarit të kompleksit: Ishin 4 veta të armatosur, më kërkuan ujë, më thanë ‘ka vdekur njëri’. Pastaj erdhi…

    Zbardhet dëshmia e kopshtarit të kompleksit Golden ky dyshohet se është vrarë Jan Prenga, e më pas trupi i tij është zhdukur.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kopshtari  Festim Bëxhdili ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë ardhur 4 persona të armatosur dhe se i kanë thënë se dikush ka vdekur.
    Ai më pas ka treguar dhe sesi e zhvendosën trupin e pajetë nga një Range në një Fiat Doblo, dhe se i kërkuan një kazmë dhe një lopatë. Sipas dëshmisë së tij, në atë moment ka mbërritur edhe Altin Hajri dhe u ka kërkuar të largohen.
    “Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”.
    Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
    Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
    Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar ai.
    Në këtë proces nën akuzë janë Aldo Majnishta, Artan Docaj, Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Geraldo Martini, Korado Keshtenja (Geshtenja), Martin Bleta.
    Por prezent siç raporton Anila Hoxha është vetëm Dritan Rexhepi sepse të tjerët janë në kërkim. Për të njëjtin fashikull vazhdon në kërkim Altin Hajri. Bexhdili ka folur në gjykatë  si i bashkëpandehur në procedim të lidhur.

    Top Channel

  • Zhdukja e Jan Prengës, trondit kopshtari i kompleksit: Katër persona me armë më kërkuan ujë! Thanë se ka vdekur njëri…

    Zhdukja e Jan Prengës, trondit kopshtari i kompleksit: Katër persona me armë më kërkuan ujë! Thanë se ka vdekur njëri…

    Zbardhet dëshmia e kopshtarit të kompleksit Golden ky dyshohet se është vrarë Jan Prenga, e më pas trupi i tij është zhdukur.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kopshtari Festim Bëxhdili ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë ardhur 4 persona të armatosur dhe se i kanë thënë se dikush ka vdekur.
    Ai më pas ka treguar dhe sesi e zhvendosën trupin e pajetë nga një Range në një Fiat Doblo, dhe se i kërkuan një kazmë dhe një lopatë. Sipas dëshmisë së tij, në atë moment ka mbërritur edhe Altin Hajri dhe u ka kërkuar të largohen.
    “Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”.
    Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
    Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
    Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar ai.

  • “Ishin të armatosur dhe më kërkuan ujë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    “Ishin të armatosur dhe më kërkuan ujë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka zbardhur dëshminë e dhënë ditën e sotme në gjykatë Festim Bexhdili, i cili është pyetur për zhdukjen misterioze të Jan Prengës.
    Bexhdili ka qenë kopshtar te kompleksi “Golden Resort”, dhe ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur ditën e zhdukjen së Jan Prengës.
    Ai tha se katër persona të armatosuru i kanë kërkuar ujë, ndërsa i kanë thënë se dikush kishte vdekur.

    Ndërsa shtoi se edhe pse personat ishin pa maska nuk ka mundur të fiksojë asnjë fytyrë, pasi ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë një person të vdekur, por dhe armë para syve.
    Ai tha se pasi kishin lëvizur trupin nga makina në makinë, aty kishte mbërritur Altin hajri, duke ju kërkuar personave të armatosur që të largohehsin menjëherë.
    Kujtojmë q aktualisht për zhdukjen e Jan prengës po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doçit Funiqit.
    Dëshmia e plotë e Bexhdilit:
    Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Rangr në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
    Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.
    Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
    Nuk e di c’bëri Altini pastaj.
    Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. J’ua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë.

  • Uli Hoeneß: “Po, jam takuar me familjen e Wirtz. Më kërkuan këshilla…”

    Uli Hoeneß: “Po, jam takuar me familjen e Wirtz. Më kërkuan këshilla…”

    14 Prill 2025

    16:45

    Telesport

    Uli Hoeneß ka pranuar se ka biseduar me familjen e Florian Wirtz, por ka theksuar se ende nuk ka zhvillime për transferimin e tij të mundshëm te Bayern.
    “Prindërit e tij ishin në zonën time të banimit para një viti, por nuk folëm për transferim. Ata më kërkuan këshilla për disa gjëra. Për shembull, për sponsorë”.
    “Njerëzit e teprojnë me deklarata. Ai luan te Bayer Leverkusen, ka edhe dy vite kontratë dhe duhet ta respektojmë këtë. Nëse Leverkusen thotë se nuk duam ta shesim lojtarin, atëherë ne vijojmë. Mos e trajtoni sikur kjo histori është kryer”.