Tag: kërkuan

  • Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

    Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

    Dhjetra të rinj u mblodhën këtë të dielë në qendër të qytetit të Bulqizës për të protestuar në mënyrë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre Erjon Boba .Me pankarta në duar dhe me heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri, mbrojtje dhe vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballen të rinjtë sot.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një nga pjesëmarrësit, duke theksuar se protesta nuk është vetëm për viktimën, por për të gjithë komunitetin. Protestuesit kërkuan që institucionet të marrin masa më të forta për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen e të kërkojnë ndihmë.
    Protesta u zhvillua qetësisht, duke u kthyer në një thirrje të fuqishme për reflektim dhe ndryshim. Të rinjtë shprehën solidaritetin e tyre me familjen e viktimës dhe kërkuan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

    Barie Boba një e afërme e familjes Boba dha një mesazh të qartë për ngjarjen dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.
    15 vjeçari Erjon Boba humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në qytetin e Durrësit. Familja Boba ishte zhvendosur nga Bulqiza në Durrës 3 vite më parë për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre pas një sherri mes adoleshentësh./vizionplus.tv

  • Avokatët kërkuan kohë të njiheshin me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

    Avokatët kërkuan kohë të njiheshin me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

    Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
    Teksa gazetarja Klodiana Lala i drejtoi një pyetje zonjës Balluku, kjo e fundit ka zgjedhur të ‘kyçë’ gojën, duke mos dhënë asnjë koment. Madje truproja i saj ka ulur çadrën, për të shmangur çdo kontakt të saj me mediat.

  • Kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve, Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    Kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve, Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit q ëi detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve.

    Në Shkurt të vitit 2024 Kushtetuesja, la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim.

    Top Channel

  • Kërkuan kthimin e pasurive, GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit

    Kërkuan kthimin e pasurive, GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit

    jamarber dhe argita malltezi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sekuestros për pasuritë.
    Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkuan lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh.
    Ata depozituan kërkesë në GJKKO për këtë çështje, por togat e zeza e rrëzuan, duke lënë në fuqi masën e sekuestros.
    Në muajin mars ishte Gjykata Kushtetuese që pas shqyrtimit të ankimimit rrëzoi padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi, që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e 25 pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.
    Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.
    Më herët kishte qenë Gjykata e Lartë dhe Apeli i GJKKO që kishin lënë të pandryshuar vendimin.
    Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.
    Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

  • Google 2025/ Ja kush janë figurat që u kërkuan më shumë nga përdoruesit

    Google 2025/ Ja kush janë figurat që u kërkuan më shumë nga përdoruesit

    Personi më i kërkuar në Google i të gjitha kohërave është Donald Trump, i cili arriti kulmin e popullaritetit pas fitores së tij në zgjedhje dhe vazhdon të kryesojë titujt me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë kontrovers dhe me shumë ndikim.
    Ka një pasuri KOLOSALE por Elon Musk refuzon të dalë në PENSION: “Po përgatis…”
    Taylor Swift vjen pas, pasi njoftoi fejesën e saj me yllin e NFL Travis Kelce dhe zbuloi albumin e saj të ri, The Life of a Showgirl.
    Për ju vajza dhe gra që bëni SEKS një herë në JAVË/Do të SHOKOHENI nga studimi i ri!
    Elon Musk vjen i treti, pas një ndërhyrjeje politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe vëmendjes ndaj Teslës, duke përfshirë propozimet për kompensim dhe blerjet e aksioneve.

  • “Marshi për Engjujt” në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre që u dogjën në diskotekën “Pulse”

    “Marshi për Engjujt” në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre që u dogjën në diskotekën “Pulse”

    Prindërit e personave që vdiqën në zjarrin tragjik në diskoteken Pulse më 16 mars, në protestën e 25-të “Marshimi për Engjëjt” para Gjykatës në Koçan, kërkuan nga Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, prezantimin e plotë të të gjitha provave.
    Kërkuan përgjegjësi publike për lëshimet në aktakuzë, zgjerimin e aktakuzës tek personat e tjerë të përfshirë, shqyrtimin e menjëhershëm të vendimit për arrest shtëpiak, si dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjithë të dyshuarit.

    “A keni menduar ndonjëherë ju dhe të gjithë mbajtësit e tjerë të posteve më të larta se që nga 16 marsi 2025, nuk do të keni më një pozicion? Ju keni një mision! Një mision nëse ky vend do të ekzistojë apo do të zhduket”, tha Mita Taseva, nëna e DJ-it të ndjerë Stefan Cece Tasev.

    Ajo dhe prindërit e tjerë besojnë se në vend të së vërtetës dhe përgjegjësisë së plotë, ata janë dëshmitarë të lëshimeve dhe mbulimeve, dhe u detyruan ta analizojnë vetë aktakuzën për të treguar gabimet.

    Për ta, është tronditëse që disa nga të dyshuarit janë nën masa paraprake. Sipas tyre, kishte njerëz që e blenë lirinë e tyre me para.
    “Kjo është një fyerje ndaj drejtësisë dhe të gjithë sistemit ligjor. Detyra juaj është të siguroni trajtim të barabartë para ligjit, dhe jo të krijoni një sistem në të cilin të pasurit dhe me ndikim janë të paprekshëm, thanë prindërit”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt prokurorit publik, Ljupço Kocevski.
    Marshimi protestues, i njëzet e pesti me radhë, filloi nga “Parku i Revolucionit”, nga ku procesioni u drejtua drejt Qendrës Tregtare, ndërtesës së Zyrës së të Ardhurave Publike dhe stacionit të policisë. Prindërit qëndruan për rreth pesëmbëdhjetë minuta te rrethrrotullimi te ura e dyfishtë në Koçan dhe bllokuan trafikun. Prej andej ata u drejtuan para ndërtesës së Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Marshimi përfundoi aty ku filloi, në “Parkun e Revolucionit”.

  • Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

    Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 15:38
    56-vjeçari Përparim Mehmeti u mbajt peng për disa orë në Tiranë nga dy të rinj, shokë të djalit të tij, por ndaj tij nuk u ushtrua dhunë. Ai ka thënë se dy të rinjtë e ndaluan në rrugë dhe ju prezantua si shokë të djalit, duke i thënë që do të konsumonin kafe.
    Pasi shkuan në lokal, aty e mbajtën për disa orë por nuk ushtruan dhunë. Këtë e pohoi në polici edhe vetë 56-vjeçari, i cili deklaroi që dy të rinjtë i kërkonin borxhin që i kishte djali i tij, i cili jeton jashtë shtetit.

    “Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t’u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”.

  • Novi Sad, studentët përleshen me policinë në Fakultetit të Filozofisë, tentojnë të hyjnë me forcë në godinë

    Novi Sad, studentët përleshen me policinë në Fakultetit të Filozofisë, tentojnë të hyjnë me forcë në godinë

    PAMJE NGA NGJARJA

    NOVI SAD- Protestat në Serbi nuk kanë të ndalur! Së fundmi studentët janë përleshur me policinë   përpara Fakultetit të Filozofisë në, duke tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e fakultetit. Ata sulmuan kordonin policor që ruante hyrjen e ndërtesës së atij institucioni, pasi kishte skaduar afati që i kishin dhënë dekanit Milivoj Alanoviq për të dalë nga ndërtesa.
    “Në orën 22:20, duke injoruar disa paralajmërime të lëshuara më parë nga policia, rreth 300 qytetarë u përpoqën të hynin me forcë në hyrjen kryesore të Fakultetit të Filozofisë dhe me atë rast sulmuan kordonin e ngritur nga Njësia e Ndërhyrjes së Policisë”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë.
    Polcia përdori sprej me piper, dhe u kërkuan përfircime të tjera policore për të ndaluar sulmin e turmës, të përbërë nga 300 persona. Protestuesit përdorën vezë, mjete piroteknike dhe objekte të tjera kundër policisë.
    Më parë, studentët në bllokadë kërkuan që dekani dhe një pjesë e punonjësve të largoheshin nga ndërtesa e Fakultetit. Ata kërkuan gjithashtu që policia, të cilën ata pretendonin se ndodhej në ndërtesë, të largohej deri në orën 22:00, dhe që studentët në bllokadë dhe një pjesë e punonjësve që i mbështesin ata të lejohen të hyjnë deri në mesnatë. Në emailin e dërguar dekanit, studentët në bllokadë deklaruan se, nëse kërkesa e tyre nuk respektohet, ata “frikësohen nga një shkelje serioze e mundësisë së dialogut”. Në kërkesat që lexuan para ndërtesës së Fakultetit, studentët në bllokadë kërkuan përdorimin pa pengesa të ambienteve të ndërtesës së fakultetit, si dhe që të mos iniciohet asnjë procedurë disiplinore ndaj studentëve në bllokadë, dhe nëse ato iniciohen, të pezullohen.
    Studentët thanë gjithashtu se do të jenë para fakultetit çdo ditë derisa dekani të largohet nga ndërtesa. Dekani Milivoj Alanoviq tha më herët sot se ai është ende në ndërtesën e fakultetit dhe se hyri për të siguruar kushtet për mbajtjen e periudhës së provimeve sepse kjo është e nevojshme për mbijetesën e atij institucioni të arsimit të lartë. Alanoviq tha se u propozoi studentëve në bllokadë një dialog për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale. Fakulteti i Filozofisë në Novi Sad njoftoi më parë se periudha e provimeve të 1 shtatorit, pra kompensimi për periudhën e provimeve të dhjetorit, do të mbahet nga 1 deri më 9 shtator./ZËRI

  • Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”

    Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”

    Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
    Dhjetë personat e dyshuar kërkuan në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.
    Sipas Klan News mësohet se çështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes.
    Seanca e kësaj të marte, 5 gusht, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.
    Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë.
    Kujtojmë se hetimet për “Bankers Petroleum Albania LTD” kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
    Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
    Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
    Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.

    Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.

    Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”.

  • Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

    Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

    Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
    Dhjetë personat e dyshuar kërkuan në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë. Cështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes.
    Seanca e kësaj të marte, 5 gusht, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.
    Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë.
    Kujtojmë se hetimet për “Bankers Petroleum Albania LTD” kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
    Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
    Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
    Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.
    Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
    Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”