SPAK ka kërkuar 74 vite burg në total për 7 të pandehurit ku bëjnë pjesë ish-policë, ish-prokuror e biznesmenë. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg.
Për Behar Bajrin, SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e të njëjtëve personave si dhe armabjtje pa leje e grup kriminal. Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
Për ish-prokurorin Xhavair Lita u kërkua dënimi me 6 vite burg për 2 episode korrupsuoni pasiv dhe zbulim të akteve sekrete. Për ish shefin kundër krimit të organizuar në Shkodër Ardrit Hasanbegaj u kërkua dënimi me 9 vite burg për sigurim kushtesh për vrasje në dëm të Ibrahim Licit dhe pjësmarrje në grup kriminal.
E njëjta masë dënimi u kërkua dhe për ish-shefin e Operacionales Oltian Bistri i akuzuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe zbulim të akteve sekrete. Të pandehurve për këto akuza iu pranua gjykimi i shkurtuar dhe nëse deklarohen fajtor përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit. Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.
Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij
Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë
Ardit Hasanbegaj- vendimi do të jepet më 2 dhjetor pasi nuk ka bërë mbrojtjen avokati
Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin
Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion , fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm. Rrëzohet kërkesa për konfiskimin e 1.3 milionë euro te SPAK për Bistrin.
Tag: kërkua
-

Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët
-

11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët
Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar, lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.
Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite, duke mos pasur mundësi të ushtrojë profesionin.
Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.
Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatje në dyert e drejtësisë shqiptare, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe vendimin përfundimtar të drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës.
-

U kërkua përjashtimi, FIFA merr vendimin përfundimtar për Izraelin
Izraeli do të vazhdojë normalisht të marrë pjesë në kompeticionet e futbollit. FIFA e ka njoftuar zyrtarisht këtë fakt.
“Nuk mund të zgjidhim problemet gjeopolitike”, u shpreh Infantino. Kështu që Izraeli dhe klubet e tij do vazhdojnë normalisht me pjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s.
Izraeli garon për një vend në Botëror duke qenë në grup me Norvegjinë dhe Italinë që janë pretendente. Po ashtu edhe Makabi Tel Aviv do vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Europës. -

“Metamorfoza”/ 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën! SPAK shpall pretencën për 7 të pandehurit
SPAK shpall pretencën për metamorfozën. Sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha për Pëllumb Gjoka u kërkua 14 vjet burg.
Edmond Preka 11 vjet
Astmer Bilali 10 vjet
Ardit Hasanbegaj 9 vjet
Xhevahir Lita 6 vjet
Oltion Bistri 9 vjet
Për të gjithë llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Behar Bajri u kërkua 15 vjet burgTop Channel
-

Krimet kundër njerëzimit nuk falen, përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë
Në 26-vjetorin e masakrës serbe në Studime të Vushtrrisë u kërkua drejtësi për 116 shqiptarët e vrarë më 2 maj 1999.Në akademinë përkujtimore, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, u kërkua edhe unitet politik.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se strategjia gjenocidale serbe përfshiu edhe fshatrat e Vushtrrisë ku mbeten të vrarë 116 civilë. Ai theksoi se vetëm me dënim për ata që kryen këtë masakër familjarët do të gjejnë prehje, dhe paqja do të jetë e qëndrueshme.Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyeshme, ndërsa kriminelët serbë që kryen këtë masakër ende nuk janë dënuar.Në këtë akademi përkujtimore i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për liri.Sokol Gjata, në emër të familjarëve, kërkoi që amaneti i martirëve dhe të rënëve për liri mos të harrohet në zyrat e shtetit.26 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./KosovapressMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në 26-vjetorin e masakrës serbe në Studime të Vushtrrisë u kërkua drejtësi për 116 shqiptarët e vrarë më 2 maj 1999.Në akademinë përkujtimore, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, u kërkua edhe unitet politik.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se strategjia gjenocidale serbe përfshiu edhe fshatrat e Vushtrrisë ku mbeten të vrarë 116 civilë. Ai theksoi se vetëm me dënim për ata që kryen këtë masakër familjarët do të gjejnë prehje, dhe paqja do të jetë e qëndrueshme.Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyeshme, ndërsa kriminelët serbë që kryen këtë masakër ende nuk janë dënuar.Në këtë akademi përkujtimore i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për liri.Sokol Gjata, në emër të familjarëve, kërkoi që amaneti i martirëve dhe të rënëve për liri mos të harrohet në zyrat e shtetit.26 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./Kosovapress