Tag: kërkova

  • Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    5 Nëntor 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Dusan Vlahovic shënoi ndaj Sporting Lisbona, por mbeti i pakënaqur me barazimin e Juventusit. Sulmuesi serb zbuloi pas ndeshjes: “Ndjeva një dhimbje të vogël në fleksor dhe kërkova të ndërrohem. Më vjen keq që nuk e mbarova ndeshjen, sepse gjatë përgatitjeve nuk kam luajtur shumë dhe as më pas nuk kam bërë gjithmonë 90 minuta”.
    Vlahovic theksoi se skuadra mund të bënte më mirë: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse mund të fitonim. Luajtëm më mirë se portugezët, edhe pse ata kanë kontroll të mirë topi. Na mungoi vetëm goli i dytë, tani shpresojmë t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura”.
    I pyetur për të ardhmen e tij, serbi u tregua i prerë: “Nuk mendoj për merkaton. Kam folur me Spallettin, por dua të qëndroj i përqendruar te ndeshja e radhës, derbi që duam ta fitojmë”.

  • Khalil Gibran: Djaloshi që vajtonte për bukë…

    Khalil Gibran: Djaloshi që vajtonte për bukë…

    Nga Khalil Gibran

    Në cep të rrugës, një i ri ishte ulur dhe lypte… Dukej djalosh i fuqishëm, por i ligsht fizikisht, për shkak të urisë.Qëndronte anash rrugës, me dorën të shtrirë drejt kalimtarëve, duke iu përgjëruar për ndihmë bamirësve të mundshëm. Herë pas here, recitonte lutje që përshkruanin zemrën e tij të thyer dhe vajtonin dhimbjen e urisë.Nata e gjeti me buzë të thara nga etja dhe duarbosh, njëlloj si barku. U ngrit në këmbë dhe doli jashtë qytetit, ku u ul mes pemësh dhe qau me dënesë. Mandej, ngriti sytë e përlotur nga qielli dhe me urinë që i gërryente zorrët tha:O Zot! Vajta tek të pasurit dhe kërkova punë, por më dëbuan për shkak të rrobave të mia plot arrna…Trokita portën e shkollës, por më refuzuan se isha duarbosh.Kërkova të punoj si çirak, kundrejt ushqimit ditor, por s’më pranuan, se isha ogurzi.Së fundmi, provova të lyp. Robt e Tu o Zot, më shihnin dhe thoshin:”Ky është djalosh i ri, plot energji dhe nuk e meriton të ndihmohet, kjo do ia shtojë dembelizmin.”O Zot, nëna më lindi më vullnetin Tënd dhe unë ekzistoj falë shpirtit që më dhe Ti. Përse më privojnë njerëzit nga kafshata e ditës, ndërkohë që unë ua kërkoj për hatrin Tënd?!”Në atë çast, fytyra e djaloshit të kapluar nga dëshpërimi ndryshoi. Ai brofi në këmbë me dy sy që i shkëlqenin si dy meteor të përflakur. Mandej, këputi një degë të thatë dhe duke e drejtuar nga qyteti piskau fort:

    “Kërkova të jetoj me djersën e ballit, por nuk e sigurova dot. Tani do ta siguroj falë llërëve të mia. Kërkova një kafshatë bukë në emër të dashurisë njerëzore, por s’më dëgjoi kush. Tani do ta siguroj në emër të së ligës, madje do vë dhe pasuri falë saj.”Kaluan ditë dhe djaloshi preu shumë koka për mirëqenien e vet. Ai hiqte qafe këdo që i kundërvihej lakmisë së tij. Pasuria iu shtua, paralelisht me tiraninë, ndërkohë që fitoi simpatinë e plaçkitësve të tjerë, kurse qeveritarëve u kallte datën.

    Kështu, një djalosh i mjerë u shndërrua në një shpirtkazëm dhe kriminel, falë mungesës së empatisë ndaj tij; Nga një paqësor, ai u shndërrua në gjakderdhës të pamëshirshëm, falë egërsisë së treguar me të.

    Përktheu: Elmaz Fida

    Titulli origjinal “Krimineli”

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    KHALIL GIBRAN: SHPIRTRAT MË TË FORTË JANË ATA QË KALITEN NGA VUAJTJET…

  • ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca, duke përmendur dështimin e Madridit për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes.

    Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Aleatëve.
    “Siç e dini, u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi, pothuajse të gjithë po. Ne kishim një që mbeti prapa, Spanja (…) Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë, por në rregull. Ndoshta duhet t’i kishim nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së.

    Top Channel

  • Ish-drejtoresha e burgut: Më shkarkuan nga detyra pasi kërkova lirimin e tre grave të dënuara që vuanin me kancer

    Ish-drejtoresha e burgut: Më shkarkuan nga detyra pasi kërkova lirimin e tre grave të dënuara që vuanin me kancer

    Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar arsyen e shkarkimit të saj nga detyra.

    Ajo tha se shkarkimi erdhi pasi kërkoi publikisht lirimin nga burgu të tre grave të moshuara të cilat vuanin nga kanceri.
    Sipas saj një nga gratë ishte në burg për vrasjen e të birit, pasi ky i fundit e kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht.

    Pjesë nga biseda:
    Jakaj: Më shkarkuan nga detyra vetëm pse dola në media dhe kërkova lirimin e tre grave në moshë që vuanin me kancer.
    Borakaj: Për çfarë ishin të dënuara?
    Jakaj: Njëra ishte e dënuar për vrasjen e të birit, dhe vdiq në burg. Unë kërkova lirimin pasi i biri ishte i droguar dhe e dhunonte, madje i biri e kishte përdhunuar të ëmën.
    Borakaj: E pranonte ajo?
    Jakaj: Po e pranonte. Madje kishte dënime të të birit. Dy gra të tjera ishin të dënuara për vepra penale.

  • Zënia e hapësirave publike/ Paralajmëron Rama: Çdo prokuror territori që ‘tradhton’, do të referohet në KLP

    Zënia e hapësirave publike/ Paralajmëron Rama: Çdo prokuror territori që ‘tradhton’, do të referohet në KLP

    Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna.
    “Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur.
    Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot.
    I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.

  • Pogba: Kërkova ndihmë te Juventusi, por më injoruan. Vëllai im? Më ka lënduar

    Pogba: Kërkova ndihmë te Juventusi, por më injoruan. Vëllai im? Më ka lënduar

    Paul Pogba rrëfehet me zemër të hapur në programin “Sept à Huit”, duke kujtuar dy traumat që kanë tronditur jetën e tij: tentativën për zhvatje, ku u përfshi edhe vëllai i tij, Mathias, dhe pezullimin për doping. Kampioni i botës 2018, që tani pret të rilindë te Monaco, nuk ka shmangur asnjë temë. Këto janë deklaratat më të rëndësishme të tij, duke nisur pikërisht nga çështja e zhvatjes:
    “Janë gjëra të trishtueshme. Ke njerëz në zemrën tënde, të ashtuquajtur ‘vëllezër’, sepse kështu i quajmë të gjithë ata me të cilët rritesh në lagje. Kjo më ka lënduar më shumë, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë”.
    Paul Pogba ka kaluar një vuajtje të tmerrshme: “Kishte armë, njerëz me maska. Nuk ke kohë as të mendosh, thua ‘po’ për gjithçka. I kërkova ndihmë të vetmit që mund të më ndihmonte: Zotit, Allahut. Mund të vdisja, por nuk do t’i hidhja paratë kot”.
    Vëllai i tij Mathias u dënua me tri vite burg, një prej të cilëve do ta kalojë në qeli: “Kemi folur mes nesh, me familjen. Lidhja e gjakut është lidhje gjaku. Vetëm koha do të japë përgjigjet. Është e vështirë, nuk është më si më parë. Nëse babai im do të ishte ende gjallë, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”.
    Në lidhje me pezullimin për doping, emocionet janë të forta: “Më thanë që futbolli do të ndalej, që gjithçka kishte mbaruar. Katër vite pezullim në këtë mënyrë, pa më dëgjuar askush… Më duhej të largohesha nga Italia. Fëmijët e mi shkonin në shkollë afër qendrës stërvitore, e kaloja çdo ditë aty pranë. Ishte shumë e vështirë”.
    Pogba fajëson edhe Juventusin, që nuk i dha më qasje në asnjë shërbim pas pezullimit: “Në atë kohë kërkova ndihmë, për shembull trajtime ose një përgatitës atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Sidoqoftë, nuk e mora as këtë. Nuk ishin të sjellshëm me mua dhe kjo gjë më goditi fort. Nuk e kuptoja, nuk isha në luftë me ta”.
    Tani që pezullimi i është reduktuar në 18 muaj, këtij makthi po i vjen fundi dhe Pogba shikon përpara: “Jam gati mendërisht, gati fizikisht. Është vetëm çështje kohe”.

  • Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi

    Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pas daljes nga prokuroria ajo me batura tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar.
    Kryemadhi shtoi me batuta se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024.
    “Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara”, deklaroi ajo.“I binde të të votonin dhe për kë kandidat?”, iu drejtua gazetari.
    “Sigurisht që kërkon votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë”, u shpreh Kryemadhi.

  • “Agjentëve të BKH u kërkova votën për Metën”/ Kryemadhi del nga SPAK: Ata brenda duhet të kuptojnë…

    “Agjentëve të BKH u kërkova votën për Metën”/ Kryemadhi del nga SPAK: Ata brenda duhet të kuptojnë…

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    E veshur me një fustan të zi, teksa po i drejtohej godinës së SPAK, Kryemadhi u pyet nga gazetarët se pse ka zgjedhur këtë ngjyrë.
    “Me thënë të drejtën, jo se kam ndonjë gjë të keqe. Ua them pasi të dal”-tha ajo shkurtimisht para se t’i drejtohej SPAK-ut.
    Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi tha se oficerëve të BKH u kërkoi votën për babain e fëmijëve të saj, Ilir Metën.
    “Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë“-u shpreh Kryemadhi.

    Top Channel

  • U fut me të zeza në SPAK, Kryemadhi: U kërkova votën për babain e fëmijëve të mi

    U fut me të zeza në SPAK, Kryemadhi: U kërkova votën për babain e fëmijëve të mi

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme. Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e veshur me një fustan të zi, ndërsa mbante edhe syze.
    E pyetur nga gazetarët se pse kjo zgjedhje, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme. ”Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu, por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.

    Pas daljes nga prokuroria ajo tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar. ”Iu kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.
     

  • Kriset miqësia mes Danjës dhe Eglit: Për mua, je problemi më i vogël

    Kriset miqësia mes Danjës dhe Eglit: Për mua, je problemi më i vogël

    Showbiz E Martë, 1 Prill 2025 22:37
    Raporti mes Danjës dhe Eglit duket se është krisur në dy ditët e fundit, me dy banorët që përpara disa kohësh ishin shoqe dhe më pas u kthyen në armike, duke debatuar me tone të agravuara.
    Danja: Prime-n e shkuar, unë i kërkova një fjali të caktuar që më është kërkuar në një moment të caktuar, jo në lidhje me raportin tim me Eglin. Nuk ke pse e merr për ulje fare, ajo është një fjali që nuk ka nevojë të të bëjë ty të ndihesh keq. Të them të drejtën, për mua ti je problemi më i vogël. Unë i kam jashtë ata njerëzit që janë aty për shoqërinë. Unë ty nuk të kam bërë dëm, përveç faktit që të kam qëndruar afër. ‘Hë moj Danja’ mos më bëj mua, sepse kemi qëndruar bashkë dhe unë nuk i kam përmendur disa gjëra që dija për lidhjen tënde me Gjestin. Të kërkova diçka për mua që të më ndihmoje mua. Mos e merr për ofendim dhe ulje. Nuk e bëre, s’ka problem.

    Egli: Në fakt, çdo gjë nisi në Prime-n e kaluar, që Danja më kërkoi që unë të bindja kolltukun e kuq që Danja rri me mua.
    Danja: Këta nuk i kam bindur unë, e jo më ti. Unë të kërkova thjesht ta thuash. Mos manipulo shumë.
    Egli: Më lër mua të manipuloj.
    Danja: Ti i ekzagjeron gjërat.
    Egli: Mu kërkua që të thoja kundrejt kolltukut të kuq, se Danja rri me mua se kam kërkuar unë që të rrijë. Nuk e di përse më kërkoi që në atë moment atë gjë. Një moment po mendoja nëse e kam thënë vërtet atë gjë. Pastaj mendova se Danjës mund t’ia kem thënë një gjë të tillë. Unë nuk kam nevojë për shoqe, por fakti që ia kam thënë Danjës atë gjë, është se ka tiparet e një shoqeje timen. Fakti që u nxeha është sepse ishte Rozana që e solli si fjalë.