Tag: kërkon

  • “Rezervisti” i Man. United kërkon të transferohet te Reali, por madrilenët nuk e duan

    “Rezervisti” i Man. United kërkon të transferohet te Reali, por madrilenët nuk e duan

    10 Nëntor 2025

    19:25

    Telesport

    I konsideruar si një nga talentet e mëdha të futbollit anglez, Kobbie Mainoo, ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha. Megjithëse, aktualisht ka një rol dytësor tek United, pasi nuk preferohet si titullar nga trajneri Ruben Amorim, Kobbie Maino konsiderohet si një mesfushor tejet cilësor, aq më tepër është vetëm 20 vjeç.
    Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid, në formë huazimi ose transferimi përfundimtar. Megjithatë, pavarësisht cilësive të Maino, ai nuk është profili që po kërkon klubi madrilen për të përforcuar mesfushën.
    Ndërkohë, Manchester United e konsideron atë një aset të rëndësishëm, por “Djajtë” nuk e kanë përjashtuar mundësinë e largimit të tij nëse arrin një ofertë bindëse që u sjell dobi të gjitha palëve. United ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e Maino vetëm për shifrën 90 milionë euro.

  • “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    Kreu i PD Sali Berisha, theksoi se qeveria kërkon të shtypë të gjitha potencialet e opozitës, ku sipas tij, kërkon ta shndërrojë në instrument të pavlerë.
    “ Mblidhemi sot në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të një situatë të jashtëzakonshme ku ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
    Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë, për të ndaluar mbrojtjen e interesave të tyre për t’ja mbyllur asaj gojën politikisht për ta asgjësuar atë si forcë politike parlamentare. Ne jemi dëshmitarë që në seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare. Në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament. Duke filluar nga programi i qeverisë duke përfunduar në miratimin e buxhetit.
    Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm 1 seancë me debat. Dhe këtu është diskutuar për institucionet e drejtësisë. Janë kaluar ligje projektvendime akte normative dhe në asnjërën prej tyre nuk është lejuar opozita të debatojë të marrë fjalën të paraqesë mendimet të mbrojë interesat e zgjedhësve. Si kurrë ndonjëherë në hsitorinë 33-vjeçare parlamentit pluralist nuk ka ndodhur. Sepse nuk mund të ndodhë 10 seanca parlamentare vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.”, tha Berisha.

  • Zgjedhje nën ujë! Rilindja kërkon të qeverisë Vlorën mes kaosit e përmbytjeve

    Zgjedhje nën ujë! Rilindja kërkon të qeverisë Vlorën mes kaosit e përmbytjeve

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe zona të banuara, duke krijuar kaos në qarkullim dhe vështirësi serioze për qytetarët.

    Përveç rrugëve kryesore të qytetit, uji ka depërtuar edhe në disa qendra votimi, ku qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të ushtruar të drejtën e votës.

    Situata ka ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në këto zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Vlorës.

    LEXO EDHE: Të moshuarit në Vlorë të zhgënjyer: S’votojmë më, po lozim domino në lulishte

    Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të përmbytura dhe qendra votimi ku uji ka hyrë brenda ambienteve, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.

    LEXO EDHE: 30 vjet pa rrugë dhe kanalizime, banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë

    Në një ditë që duhet të garantonte transparencë dhe normalitet në procesin zgjedhor, Vlora është zhytur nën ujë, ndërsa “Rilindja” kërkon të vazhdojë të qeverisë qytetin edhe mes përmbytjes dhe kaosit.

  • Jules Kounde nuk e bind më, Flick kërkon mbrojtësin e djathtë ideal në Premier League

    Jules Kounde nuk e bind më, Flick kërkon mbrojtësin e djathtë ideal në Premier League

    8 Nëntor 2025

    16:43

    Telesport

    Duke parë luhatjet e vazhdueshme të Jules Kounde, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një përforcim në krahun e dajthtë. Emri i sugjeruar nga Flick është Daniel Munoz, mbrojtësi i djathtë që po shkëlqen te Crystal Palace.
    Munoz ka shfaqur aftësi të mira sulmuese, por edhe mbrojtëse, duke e bërë atë një profil tejet interesant. Crystal Palace kërkon të paktën 30 milionë euro.
    Në anën tjetër, transferimi i Daniel Munoz te Barcelona, do të hapte rrugën e largimit përfundimtar të Jules Kounde. Për francezin ka interes të madh në Premier League, nga klube si Manchester United dhe Chelsea. Barcelona mund të përfitojë të paktën 60-65 milionë euro nga shitja e francezit.
    Një tjetër arsye që Flick është i pakënaqur me Kounde është edhe sjellja e tij jashtë fushe, siç mund të jenë vonesat në stërvitje apo dhe gjëra të tjerë qënuk tolerohen nga trajneri gjerman i Barcelonës.

  • ‘Gjithçka ka të bëjë me fitoren’, Tuchel “ngroh” tifozët kuqezi përpara Serbisë

    ‘Gjithçka ka të bëjë me fitoren’, Tuchel “ngroh” tifozët kuqezi përpara Serbisë

    Me një biletë për në Botëror, të rezervuar dy xhiro përpara fundit, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit, kundër Serbisë në “Wembley” dhe ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Trajneri Thomas Tuchel kërkon të mbajë ekipin të karikuar, kjo shihet qartë edhe në listën që tekniku gjerman bëri publike, ku ka ftuar jo vetëm Harry Kane me shokë, bazën e skuadrës që ka punuar në këtë fazë kualifikuese, por ka rikthyer edhe lojtarë si Jude Bellingham dhe Phil Foden.
    Në Angli, mediat shkruajnë se në radhët e Federatës Angleze të Futbollit janë shumë të kënaqur me punë dhe lojën që ekipi përfaqësues ka shfaqur gjatë kësaj faze kualifikuese, 6 ndeshje 6 fitore, 18 gola të shënuar 0 të pësuar. Edhe Tuchel ndihet komod në stolin e “Tre Luanëve”, është gati të vijojë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të Botërorit FIFA2026, kohë kur përfundon dhe kontrata e tij: “Unë isha ai që kërkova një kontratë me terma afatshkurtër pasi nuk e kisha shumë të qartë punën, atë që do të më kërkohej dhe se si do të ndihesha. Fokusi është Botërori, por Federata e di që jam i lumtur këtu”, u shpreh Tuchel.
    Trajneri i Anglisë kërkon të ruajë trendin e rezultateve pozitive, kërkon të mbajë ekipin në nivele të larta, për këtë arsye ndaj Serbisë dhe Shqipërisë kërkon jo vetëm 3 pikët, por dhe një lojë që të argëtojë tifozët: “Gjithçka ka të bëjë me fitoren, duhet të fitosh, të fitosh dhe vetëm të fitosh, vetëm kjo ka rendësi, ky është drejtimi i duhur dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë”, u shpreh Tuchel.

  • Ilir Meta kërkon një atentator nga burgu: Sot na duhet një Vasil Laçi i ri, toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj

    Ilir Meta kërkon një atentator nga burgu: Sot na duhet një Vasil Laçi i ri, toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj

    Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Syri TV” nga burgu, ndërsa ka folur për zhvillimet politike dhe ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.  Nano kur ishte në burg tha një fjali kuptimplote se çdo politikan duhet të bëjë burgun e tij dhe unë po e bëj plot vetëbesim për të ardhmen time dhe të vendit tim. Më mirë këtu në qelinë numër 5 të vendit tim se kudo tjetër në botë. Atë ëndërr që unë nuk e realizova për vete për të studiuar jashtë e realizova për tre fëmijët e mi. Në moshën e tyre unë isha ose anëtar Qeverie, ose nënkryetar i PS, ose në krye të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik. Unë vetë jam jo vetëm një protagonist i sjelljes së pluralizmit politik, por jam edhe një krijesë politike e tij, ndaj është detyra ime ta mbroj edhe këtu “shtetrrethimin” nga Narkoshteti që kërkon të asgjësojë bashkë me pluralizmin politik edhe familjen shqiptare me ligjin sorosist dhe identitetin tonë kombëtar e kulturor dhe ta shndërrojë Shqipërinë në një territor për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare.
    Çdo shtëpi ka një tualet. Ne nuk duhet të pranojmë që Shqipëria të jetë tualeti i askujt. Kombi ynë ka ekzistuar edhe para formimit të NATO-s edhe përpara themelimit të BE. Ne do të ekzistojmë edhe në të ardhmen se nuk jeni racë që shuhemi, por që mbijetojmë. Koha do ta provojë. Me qetësi dhe llogari. Vasil Laçi ishte një fëmijë jetim kur vuri në vend dinjitetin e një kombi të tërë të poshtëruar nga pushtimi dhe dha jetën në lulen e rinisë për të zgjuar krenarinë dhe rezistencën kombëtare. Askush nuk i mban mend tërë ata shqiptarëfolës që duartrokisnin pushtuesin atë ditë te rruga e Durrësit. Por të gjithë do kujtojnë me nderim veprën e Vasil Laçit. Askush më 7 Prill nuk nderon ish-Mbretin Zog edhe pse ai pati meritën të refuzonte pushtimin. Por të gjithë kujtojnë më 7 Prill një oficer të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, që shpëtoi nderin e Shqipërisë. Toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj. Kjo do provohet shumë shpejt. Unë kam lindur në familje patriotësh të njohur në krahinën e Skraparit dhe jam krenar që eci në rrugën e gjyshërve të mi. Malet tona më të larta”, deklaron ndër të tjera Meta.

  • Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit te Torino në dy ndeshjet e fundit dhe duket se do ta nisë nga stoli edhe derbin kundër Juventusit. Trajneri Baroni ka deklaruar në konferencë për shtyp se aktivizimi i Iliçiy në mesfushë nuk ka ardhur si pasojë e rënies së nivelit të Asllanit. Ai ka theksuar se tëdy kanë cilësi të shkëlqyera, por Iliçi ka shfaqur rritje së fundmi. Sa i përmet balotazhit mes Ismajlit dhe Tamezez, Baroni shprehet se ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë në fushë nga minuta e parë dhe se cili do të qendrojë në stol.
    “Më lejoni të sqaroj një gjë. Ata kanë cilësi të shkëlqyera. Nuk është se ardhja e Iliçit ndodhi për shkak se Asllani ra. Le të themi vetëm se Iliçi është ngritur. Ky është një rol që kërkon shumë cilësi, dhe unë po menaxhoj rotacionet.
    Kush do të luajë midis Ismajlit dhe Tamezes në mbrojtje? Nuk është një balotazh Të dy janë lojtarë që po luajnë mirë, njëri do të jetë titullar dhe tjetri do të jetë atje i gatshëm. Unë ende po pres për këtë seancë, por ata janë lojtarë të besueshëm, gati për këtë ndeshje”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Arsyet përse ndiheni vazhdimisht të uritur

    Arsyet përse ndiheni vazhdimisht të uritur

    Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.
    Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara
    Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.

    Stresi dhe pagjumësia
    Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
    Ushqimet e varfra në fibra e proteina
    Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.
    Dehidratimi
    Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë. Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës.
    Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.
    Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

  • PS kërkon ‘ndëshkim’ për Berishën, PD për Ballën, mblidhet komisioni i Etikës të hënën

    PS kërkon ‘ndëshkim’ për Berishën, PD për Ballën, mblidhet komisioni i Etikës të hënën

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
    Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të marrë masë disiplinore ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përjashtimin e tij për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
    Sipas PD, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”.

    Top Channel

  • Aida Hajnaj padi “për vendin e punë” në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi “për vendin e punë” në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    aida hajnaj

    TIRANË- Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj, ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon të pezullohet konkursi për drejtorë departamentesh. Hajnaj kërkon që të kthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit, zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë ose drejtoreshë departamenti.
    Me pretendimin e saj, Hajnaj kërkon pezullimin e konkursit deri sa Gjykata të shpallë vendimin, ditën e martë, kur do të mbahet seanca e parë. 
    Mandati i Aida Hajnajt
    Aida Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh. Hajnaj mori zyrtarisht detyrën më 1 shtator 2020 dhe mandati i përfundon në muajin gusht. Pas 8 muajsh verifikime, SPAK zgjodhi Aida Hajnajn në krye të BKH-së, e cilësuar ndryshe si FBI-ja shqiptare. Asokohe, Hajnaj mbante postin e zv.drejtores së Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Hajnaj mori detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Bashkë me të garuan edhe Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Kandidatëve iu bë “vettingu”, një test me shkrim dhe fizik, e po ashtu edhe testi i së vërtetës (poligrafi)./ZËRI