Tag: kërkon

  • Horoskopi Branko, parashikimi i yjeve për nesër 13 nëntor 2025!

    Horoskopi Branko, parashikimi i yjeve për nesër 13 nëntor 2025!

    Dashi
    Do të ndiheni të mbushur me energji dhe perspektiva të reja. Energjia ju shtyn të guxoni, por kini kujdes të mos nxitoheni. Në dashuri, zemra rreh më fort dhe mund të përjetoni momente të thella me partnerin, ndërsa beqarët do të ndihen të tërhequr nga njohje të reja. Në punë, vonesat e vogla shndërrohen shpejt në mundësi, për sa kohë që ruani qetësinë. Shëndeti kërkon moderim: mos e neglizhoni pushimin. Ky është një ditë e mirë për të nisur një projekt të ri ose për të rikuperuar një ëndërr të vjetër. Besoni intuitën tuaj, sepse yjet ju japin përgjigjet që prisnit prej kohësh.
    Demi
    Stabiliteti dhe qetësia do të jenë aleatët tuaj nesër. Në dashuri, mosmarrëveshjet e vogla me partnerin mund të zgjidhen me butësi, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që do t’i bëjë të ndihen të kuptuar. Në punë, pragmatizmi juaj do të vlerësohet nga kolegët dhe shefat. Ekonomia kërkon kujdes: kërkoni zgjidhje praktike dhe shmangni rreziqet e panevojshme. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me kënaqësitë ushqimore. Ky është momenti i duhur për të ndaluar, marrë frymë dhe konsoliduar hapat tuaj.

    Kureshtja dhe mendja juaj e gjallë do t’ju sjellin ide të reja dhe njohje të papritura. Në dashuri, një mesazh ose takim i papritur mund të sjellë entuziazëm, ndërsa lidhjet në çifti do të forcohen përmes dialogut të sinqertë. Në punë, kreativiteti dhe idetë e reja do t’ju vendosin në qendër të vëmendjes: shfrytëzojeni për të propozuar projekte inovative. Shëndeti është i qëndrueshëm, por shmangni shpërndarjen e energjisë në aktivitete të panevojshme.
    Gaforrja
    Emocionet e thella do të mbushin ditën tuaj, duke sjellë ngrohtësi dhe afrimitet. Çiftet do të përjetojnë momente të mëdha afërsie, ndërsa beqarët do të tërhiqen nga takime që ngrohin shpirtin. Në punë, tensionet e vogla mund të shfaqen, por me durim do të gjeni zgjidhje efektive. Shëndeti kërkon ekuilibër: dëgjoni trupin dhe mos e mbingarkoni me stres. Kjo është dita ideale për të lënë pas inatet dhe për të hapur vend për energji të reja.
    Luani
    Karizma dhe dëshira për të shkëlqyer do t’ju udhëheqin gjatë gjithë ditës. Në dashuri, pasioni do të jetë në qendër: çiftet do të rigjejnë zjarrin, ndërsa beqarët mund të përjetojnë takime të jashtëzakonshme. Në punë, vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat. Mos impononi gjithmonë vullnetin tuaj: dëgjoni të tjerët për të hapur rrugë të reja. Shëndeti është i mirë, por mos harroni pushime për të rigjeneruar energjitë. Magnetizmi juaj do të tërheqë vëmendje dhe mirënjohje.
    Virgjëresha
    Qartësia dhe rregulli do t’ju ndihmojnë të organizoni ditën në mënyrë të frytshme. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do të forcojë lidhjen me partnerin, ndërsa beqarët do të tërhiqen nga ata që tregojnë sinqeritet. Në punë, kujdesi për detajet do t’ju ndihmojë të zgjidhni probleme të ndërlikuara dhe të fitoni besimin e të tjerëve. Shëndeti kërkon të relaksoheni. Kjo është një ditë për t’u përkushtuar edhe vetes, pa ndjenja faji.
    Peshorja
    Marrëdhëniet do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të sjellin kënaqësi të veçantë. Hëna sjell energji harmonike që ju nxit të kërkoni ekuilibër dhe bukuri. Në dashuri, marrëdhëniet e konsoliduara do të mbushen me ëmbëlsi, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të përshtatshëm. Në punë, diplomacia dhe kreativiteti do të jenë armët tuaja fituese. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni pushime. Kjo është një ditë e favorshme për të krijuar aleanca dhe për të forcuar lidhjet.
    Akrepi
    Intensiteti dhe thellësia do të jenë karakteristika të ditës suaj. Në dashuri, do të përjetoni emocione të forta, ndonjëherë kontradiktore, por çdo ndjesi do t’ju sjellë më shumë vetëdije. Çiftet do të përballen me të vërteta të rëndësishme, ndërsa beqarët do të ndiejnë tërheqje magnetike. Në punë, vendosmëria është çelësi për të kapërcyer pengesat. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për energjitë nervore.
    Shigjetari
    Lëvizja dhe zbulimi do të mbushin ditën tuaj me gjallëri. Dashuria do të jetë më e lehtë dhe argëtuese: çiftet do të rigjejnë afërsinë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë aventura të këndshme. Në punë, energjia juaj do të jetë ngjitëse dhe do t’i frymëzojë të tjerët. Mos e teproni me detyrat: kërkohet ekuilibër. Shëndeti është pozitiv, ndihmuar nga aktiviteti fizik dhe natyra. Ndiqni shpirtin tuaj të lirë.
    Bricjapi
    Vendosmëria dhe përgjegjësia do t’ju udhëheqin në çdo hap. Në dashuri, mund të shfaqen tensione për dallime mendimesh, por dialogu do t’ju sjellë një zgjidhje. Beqarët mund të tërhiqen nga persona të besueshëm dhe seriozë. Në punë, përpjekjet tuaja do të vlerësohen. Shëndeti kërkon pushim: mos e teproni. Kjo është një ditë për të konsoliduar atë që keni ndërtuar me përpjekje.
    Ujori
    Kreativiteti dhe guximi do t’ju japin mundësi të veçanta. Në dashuri, marrëdhëniet do të jenë plot freski dhe surpriza: çiftet do të përjetojnë momente të veçanta, ndërsa beqarët mund të takojnë persona stimuluese. Në punë, idetë inovative janë forca juaj. Mos neglizhoni detajet praktike. Shëndeti është i mirë, por shmangni teprimin. Kjo është një ditë rinovimi për shpirtin tuaj vizionar.
    Peshqit
    Ndjeshmëria juaj do të jetë e theksuar dhe do t’ju sjellë kontakte të veçanta. Në dashuri, do të ndiheni më pranë partnerit, duke ndarë emocione të thella, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim magjik. Në punë, kreativiteti do t’ju udhëheqë drejt zgjidhjeve origjinale, por kini kujdes të mos humbni qëndrueshmërinë. Shëndeti kërkon ekuilibër të brendshëm: meditoni ose gjeni momente qetësie. Ndiqni ëndrrat dhe sinjalet që vijnë nga pavetëdija./dritare.net

  • “Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake

    “Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake

    Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
    Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
    E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
    Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

  • Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

    Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

    Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i kësaj çështje. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
    Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
    E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
    Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

  • Nga kontrata te prestigji, Tuchel synon mbylljen perfekte

    Nga kontrata te prestigji, Tuchel synon mbylljen perfekte

    Me disa rikthime të rëndësishme, si Bellingham apo Foden, por dhe me disa mungesa si Antony Gordon dhe Nic Pop, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit të fazës kualifikuese, kundër Serbisë dhe Shqipërisë. Është e qartë që trajneri Tuchel kërkon t’i marrë maksimumin këtyre dy takime, kërkon të mbyll në mënyrë perfekte këtë fazë kualifikuese, kjo për disa arsye.
    Me një biletë në “xhep” për në Botëror, Tuchel kërkon të shoh në aksion disa elementë të rinj, por sigurisht kërkon të argëtojë edhe tifozët. Ndaj Serbisë në “Wembley” është një shans i artë që Tuchel të fitojë simpatinë e tifozëve, me këta të fundit që nuk e pritën mirë faktin që një gjerman të drejtojë ekipin përfaqësues.

    Në aspektin personal, këto dy sfida janë të rëndësishme edhe për vetë Tuchel pasi gjermani i lëshoi një mesazh në distancë drejtuesve të Federatës duke theksuar se ndihet i lumtur në stolin e ishullorëve dhe është i hapur për një rinovim të mundshëm, por Tuchel preferon që të firmos përpara se të nis Botërori “FIFA2026”.
    Një humbje ndaj Serbisë në “Wembley”, apo aq më pak nëse lë pikë ndaj Shqipërisë, do të frenonte jo pak negociatat për rinovimin e kontratës. I qartë për situatën ku ndodhet, Tuchel u shpreh në konferencë për shtyp se objektivi i tij dhe ekipit në këto dy takime është fitorja.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Mbi 2 mijë vjet burg për Imamoglu”, Prokuroria kërkon dënimin e pazakontë për kryetarin e bashkisë së Stambollit

    “Mbi 2 mijë vjet burg për Imamoglu”, Prokuroria kërkon dënimin e pazakontë për kryetarin e bashkisë së Stambollit

    Një prokuror i Stambollit kërkoi këtë të martë dënim me më shumë se 2000 vite burg për kryetarin e burgosur të Stambollit Ekrem Imamoğlu.
    Imamoglu, rivali  kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, akuzohet për plot 142 vepra penale që lidhen me korrupsionin, ryshfetin, zhvatjen dhe grupin e strukturuar kriminal.
    Sipas prokorit, kryebashkiaku i Stambollit së bashku me një grup me më shumë se 400 persona i kanë shkaktuar shtetit turk humbje me 160 miliardë lira.

    Një tjetër kërkesë e ndarë nga çështja, kërkon edhe mbylljen e partisë opozitare, Partia Republikane Popullore pjesë e së cilës është edhe Imamogli.
    Të gjithë personat e akuzuar i kanë mohuar pretendimet e prokurorit.
     

  • Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

    Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

    Në Belem të Brazilit përfundoi samiti i klimës , ku udhëheqësit nga 43 vende dhe Bashkimi Evropian miratuan Deklaratën e Belemit mbi Urinë, Varfërinë dhe Veprimin Klimatik me Njerëzit në Qendër. Deklarata thekson se ndryshimi i klimës, degradimi i mjedisit dhe humbja e biodiversitetit po përkeqësojnë urinë, varfërinë dhe pasigurinë ushqimore, duke ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore mbi popullsitë më të pambrojtura.  
    Deklarata kërkon investim të vazhdueshëm në lehtësimin dhe përshtatjen, duke theksuar marrjen e masave që vendosin njerëzit në qendër, të tilla si mbrojtja shoqërore e sigurimi i drithërave për të forcuar qëndrueshmërinë shoqërore, si edhe duke kërkuar që financimi klimatik t’u japë përparësi projekteve që krijojnë mundësi dhe mjete jetese për fermerët e vegjël, bashkësitë tradicionale dhe njerëzit që jetojnë në zona pyjore, për të nxitur një tranzicion të drejtë energjetik. 
    Si veprimtaria e parë e madhe përpara Konferencës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës në Belem (COP30), samiti theksoi përqendrimin te njerëzit gjatë negociatave të ardhshme globale. Deklarata përputhet gjithashtu me objektivin e ri kolektiv të financimit për klimën të rënë dakord në COP29, duke u kërkuar vendeve të zhvilluara të mobilizojnë 300 miliardë dollarë në vit përpara vitit 2035 dhe të shtojnë financimin e klimës për vendet në zhvillim në të paktën 1.3 trilionë dollarë në vit nga të gjitha burimet.  
    Ministri kinez i Ekologjisë dhe Mjedisit Huang Runqiu , duke folur në këtë samit , vuri në dukje që ky transformim përbën një nga tranzicionet më ambicioze dhe më sfiduese teknikisht në botë. Një libër i ri i bardhë mbi zhvillimin me karbon të ulët u publikua më 8 nëntor, që përshkruan arritjet e Kinës në energjinë e pastër, industritë me karbon të ulët dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. 
     

  • Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

    Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

    Një prokuror turk kërkon dënim burgu mbi 2.000 vjet për kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në burg që nga marsi në pritje të gjykimit për akuzat e korrupsionit, të cilat ai dhe partia kryesore opozitare i mohojnë.

    Në aktakuzë, të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Imamoglu bashkë me 401 persona të tjerë akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet korrupsioni që dyshohet se ka shkaktuar dëm prej 160 miliardë lirash (3,81 miliardë dollarë) ndaj shtetit gjatë 10 vjetëve.
    Qindra anëtarë dhe udhëheqës të zgjedhur të partisë kryesore opozitare të Imamoglus, Partisë Republikane Popullore (CHP), përballen me një sërë akuzash lidhur me korrupsion, ndërsa partia e cilëson të gjithë procesin si të politizuar dhe antidemokratik.
    Prokurori i përgjithshëm Akın Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë hartuar një aktakuzë prej 3.900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale në të cilat përfshihen 402 të dyshuar.
     

  • Roma pret Ramën: Samit historik, por çfarë fiton Shqipëria?

    Roma pret Ramën: Samit historik, por çfarë fiton Shqipëria?

    Nga Alba Kepi 

    Më 13 nëntor, në Villa Pamphilj në Romë, zhvillohet samiti i parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë. Ngjarja cilësohet historike, pasi dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta kulturore, ekonomike dhe politike, por kurrë më parë nuk kanë organizuar një takim të këtij niveli.

    Italia ka qenë porta kryesore e shqiptarëve drejt Perëndimit dhe një partner i pazëvendësueshëm për zhvillimin tonë ekonomik e politik. Shqipëria, ndërkohë, ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Italia kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan dhe Mesdhe, veçanërisht në çështjen e migracionit.

    Ky samit vjen në një kohë kur Roma po rikthen ambicien e saj për të luajtur rol udhëheqës në rajon, ndërsa Tirana kërkon mbështetje konkrete për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik. Pyetja kryesore është nëse Shqipëria hyn në këtë takim thjesht si partner simbolik i Italisë, apo si palë me vizion dhe interes të artikuluar kombëtar.

    Në fushën e mbrojtjes pritet që Italia të ofrojë teknologji dhe kapacitete të reja për forcat detare shqiptare, përfshirë investime në infrastrukturën detare dhe trajnime profesionale. Kjo është një mundësi për modernizim, por kërkon transparencë, planifikim afatgjatë dhe shmangie të varësisë teknike.

    Në sektorin energjetik, marrëveshjet fokusohen tek prodhimi i energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe lidhja energjetike nënujore drejt Italisë. Projekti paraqitet si investim strategjik, megjithatë lind një pyetje e domosdoshme: a do të përfitojë realisht konsumatori shqiptar, apo Shqipëria do të vazhdojë të jetë eksportuese energjie, ndërsa qytetarët paguajnë çmime të larta?

    Migracioni është pjesa më e ndjeshme e agjendës. Planifikohen struktura të përbashkëta, trajnime dhe rritje e bashkëpunimit për kontrollin e kufijve. E kjo pikë duhet trajtuar me kujdes të veçantë për të mos e kthyer Shqipërinë në barrierë të Europës apo vend magazinimi për refugjatët, çka do të cenonte dinjitetin dhe sovranitetin kombëtar.

    Në shëndetësi, Italia mbështet ngritjen e një reparti neonatologjie në Tiranë, një hap pozitiv, por krejtësisht i pamjaftueshëm përballë nevojave të sistemit tonë shëndetësor.

    Në ekonomi dhe zhvillim, parashikohet krijimi i një platforme të re financiare për projekte infrastrukturore, si dhe ndërtimi i qendrës ExpoAlbania në Tiranë. Ky potencial zhvillimi kërkon institucione të forta, konkurencë të ndershme dhe politika që favorizojnë bizneset serioze, jo klientelizmin dhe projektet fasadë.

    Italia rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por integrimi nuk është çështje deklaratash. Ai kërkon reforma konkrete, drejtësi funksionale, ekonomi të qëndrueshme dhe respekt të vërtetë të standardeve europiane.

    Ky samit nuk është thjesht protokoll. Është test për të dyja palët: Italia synon të tregojë se mund të udhëheqë në rajon, ndërsa Shqipëria duhet të demonstrojë se është gati të ulet në tavolinë si partnere e barabartë. Për Shqipërinë, vlen të mbahet parasysh se marrëdhënia me Italinë është një pasuri strategjike. Por vlera e saj matet nëse dimë të negociojmë për interesin tonë kombëtar, të kërkojmë investime që krijojnë vende pune këtu, të mbrojmë burimet tona natyrore dhe sovranitetin ekonomik dhe të përfshijmë diasporën si aktor aktiv e jo vetëm statistikë.

    Samiti i Romës mund të shënojë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ai do të ketë vlerë vetëm nëse Shqipëria hyn në të me qartësi, e jo për propagandë egoiste lidershipi.

    Ky samit i pari i këtij lloji zhvillohet pas dy eventeve pilastër në marrëdhënien mes dy vendeve. Nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit më 13 tetor 1995 e nënshkrimit të Partneritetit strategjik më 12 shkurt 2010. E pa harruar Paktin mbi emigracionin i 6 nëntorit 2023.

    Samiti i Romës Melon-Rama do të zhvillohet në vilën qeveritare Pamphili.