Tag: kërkon

  • VIDEO/ Lufta në Gaza, Hamasi publikon video të një pengu që i kërkon qeverisë izraelite ti lirojë

    VIDEO/ Lufta në Gaza, Hamasi publikon video të një pengu që i kërkon qeverisë izraelite ti lirojë

    Hamasi publikoi sot një video të re që tregon një peng izraelit i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të nisur nga organizata palestineze në Izraelin jugor.

    Videoja zgjat pak më shumë se tre minuta.
    Nuk ishte e mundur të verifikohej data në të cilën u filmua pengu, i cili flet hebraisht, ngre vazhdimisht duart dhe i kërkon qeverisë izraelite që të organizojë lirimin e tij. Pengu në video është identifikuar si Elkana Bohbot.
    Videoja vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Izraelit se do rifillojë sërish sulmet me forcë të plotë në Gaza pasi sipas tyre Hamasi nuk e respektoi marrëveshjen e armëpushimit ashtu siç duhej.

    The family of Elkana Bohbot gave permission to publish the propaganda video released by Hamas a short time ago.
    Statement from Elkana’s family:
    “We are anxious and worried. How much longer can Elkana survive in the hell of Gaza?
    We implore the Israeli public in the strongest… pic.twitter.com/oaWedwJlzI
    — Aviva Klompas (@AvivaKlompas) March 29, 2025

    Top Channel

  • Në itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër

    Në itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër

    Në Itali, mediat kanë raportuar sa i përket situatës më të fundit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar kërkon që të qëndrojë ende te Interi, përtej minutave të pakta dhe mungesës së aktivizimit te zikaltërit.
    Në kohët e fundit Asllani ka marrë më shumë besim te ekipi i Inzaghit për shkak të dëmtimeve të Calhanoglu dhe formës së dobët nga ana e turkut. Por sipas mediave në Itali, Asllani kërkon që të mos largohet nga skuadra e tij e zemrës. Për momentin Interi po qëndron në pritje dhe duket se nuk e ka me nxitim shitjen e Asllanit, por në momentin që një skuadër do të jap një shifër të kënaqshme për të, largimi nuk do të mendohej gjatë. /Sport Ekspres/

  • Kushtojnë 180 milionë euro, Arteta kërkon 2 super përforcime për të fituar titullin në Premier League

    Kushtojnë 180 milionë euro, Arteta kërkon 2 super përforcime për të fituar titullin në Premier League

    27 Mars 2025

    18:00

    Telesport

    Arsenal po përgatitet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së ardhshme të verës, “Topçinjtë” synojnë të bëjnë dy goditje “big” në mesfushë dhe sulm, duke menduar që me këto dy super përforcime do jenë të aftë të garojnë dhe të fitojnë titullin në Premier League sezonin e ardhshëm.
    Dy objektivat kryesore të Arsenal për merkaton e verës janë: Martin Zubimendi dhe Alexander Isak. Zubimendi është prioritet në mesfushë për Artetën, i cili kërkon një mesfushor me vizion dhe spanjolli duket se është profili i duhur.
    Klauzola e lirimit të lojtarit është 60 milionë euro, një shifër që Arsenali është i gatshëm ta paguajë pa e menduar dy herë. Ardhja e Zubimendit do të forconte boshtin e mesfushës së bashku me Declan Rice dhe Martin Odegaard.
    Alexander Isak është emri i zgjedhur nga Arteta për të forcuar sulmin dhe për ta bërë atë pike referuese të skuadrës në këtë repart. Suedezi po shkëlqen me Newcastle këtë sezon dhe interesi për të është shumë i madh. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë 150 milionë euro, por Arsenal shpreson se mund të mbyllë marrëveshjen për 120 milionë euro, sipas “The Sun”.

  • Juventusi në “dietë”, pronarët “mbyllin rubinetat”. Në verë, një lojtar i madh duhet të sakrifikohet

    Juventusi në “dietë”, pronarët “mbyllin rubinetat”. Në verë, një lojtar i madh duhet të sakrifikohet

    12 muaj më parë, në këtë periudhë, në letrën e tij drejtuar aksionarëve, John Elkann fliste për “vitin zero” te Juventusi dhe rilindjen e klubit. Detyra këto që ia besoi Giuntolit. Këtë vit, megjithatë, në letrën e zakonshme të pranverës, “Zonja e Vjetër” nuk është përmendur fare.
    Një mesazh shumë i qartë nga presidenti i “Exor” për drejtuesit e Juventusit, të cilët, sipas “Corriere dello Sport”, kur të trokasin për burimet ekonomike të disponueshme për merkaton e verës, do t’i gjejnë “rubinetat” mbyllur. “Exor”, që nga viti 2019 ka investuar pothuajse 600 milionë euro te Juventusi, ndaj tani kërkon vetëmbështetje dhe qëndrueshmëri.
    Kjo do të thotë se në verë, të paktën një nga yjet e skuadrës do të sakrifikohet. Nevojitet medoemos një shitje e bujshme në treg. Te Juventusi ka nevojë për një shitje të rëndësishme, jo vetëm për të forcuar skuadrën, por edhe për të lehtësuar bilancin financiar.
    Kjo do të jetë e nevojshme veçanërisht nëse humbjet e 25 milionë eurove nga mos arritja e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, 70 milionët e angazhuar tashmë për shpërblimet e lojtarëve dhe 15 milionët e shpenzuara për shkarkimin e Thiago Motta, do të shtohen me mungesën e të ardhurave nga edicioni i ardhshëm i kompeticionit të rëndësishëm europian.
    Kjo është arsyeja pse, ndërsa po presin të shohin nëse do të arrijnë vendin e katërt dhe të njohin të ardhmen e Tudor, drejtuesit e Juventusit po i vendosin lojtarët e tyre në treg. Gatti, Cambiaso, Vlahovic dhe Yildiz janë më të diskutuarit. Në veçanti, fati i serbit është i lidhur me atë të Tudor, sepse sesioni i ardhshëm do të jetë mundësia e fundit për ta shitur sulmuesin serb, i blerë për 70 milionë euro më 2022 te Fiorentina dhe me kontratë deri në vitin 2026, për një çmim ende të rëndësishëm.
    Ndryshe është rasti për Yildiz, i cili duke qenë një nga talentët e “NextGen” mund të sjellë një fitim të madh. Jorge Mendes ka kohë që po sondon mundësinë e klubeve të interesuara, Juventusi kërkon 100 milionë, por ndjesia është se do të mjaftonte shumë më pak për të hapur tryezën e negociatave.
    Janë disa klube të interesuara për Gatti, i cili ka kontratë deri në vitin 2028. Newcastle ka provuar të bëjë një ofertë 25 milionë euroshe në janar, mund të rikthehet për ta blerë mbrojtësin e kombëtares italiane, për të cilin së fundmi ka kërkuar informacion edhe Napoli. Juventusi kërkon 30-35 milionë euro për të.
    Sirena nga Premier League ka edhe për Cambiaso, që vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë euro. Zërat për interesin e Manchester City në janar nuk u materializuan në ofertën që priste Giuntoli, por qershori është afër. Edhe Liverpool, Bayern Munich, Real Madridi po e ndjekin me kujdes.

  • Prokuroria kërkon 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e RFEF, Ángel Maria Villar

    Prokuroria kërkon 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e RFEF, Ángel Maria Villar

    Prokuroria ka kërkuar 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Ángel María Villar, për korrupsion të dyshuar në rastin “Soule”, teksa është hetuar dhënia e kontratave midis viteve 2007 dhe 2017, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar institucionit një dëm prej 4.5 milionë eurosh.
    Prokuroria kundër korrupsionit ka paraqitur aktakuzën e saj kundër 8 personave të përfshirë në këtë çështje, ndër të cilët është edhe Gorka Villar, djali i ish-presidentit, për të cilin kërkohet një dënim prej 7 vitesh burg.
    Villar, i cili kaloi disa ditë në paraburgim për këtë çështje, akuzohet për menaxhim të keq, korrupsion në biznes dhe përvetësim të fondeve, në bashkim me krimin e vazhdueshëm të falsifikimit të dokumenteve tregtare. Përveç dënimit me burg, prokuroria kërkon që ai të gjobitet me afërsisht 1 milion euro.
    Në këtë rast është i akuzuar edhe ish-nënkryetari i RFEF, Juan Padrón, për të cilin kërkohet një dënim prej 6 vite e gjysmë burg.
    Çështja “Soule”, e hapur në Gjykatën Kombëtare në vitin 2017, kur Villar ende drejtonte RFEF (1988-2017), ka hetuar nëse ai dhe Padrón kanë keqpërdorur pozitat e tyre midis viteve 2007 dhe 2017, duke favorizuar persona të afërt përmes dhënies së kontratave. Një pjesë e këtyre kontratave përfshinin organizimin e ndeshjeve të kombëtares, nga të cilat përfitues kryesor dyshohet të ketë qenë djali i Villar.
     
     

  • Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    26 Mars 2025

    16:56

    Telesport

    Interi po konsideron një transferim të bujshëm nga Premier League.
    Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, i cili është një nga emrat më të kërkuar në futbollin europian.
    Anglezi ishte një sensacion i madh i akademisë së “Djajve të kuq”, por kohët e fundit rendimenti i tij ka rënë dhe nuk po konsiderohet si lojtar i pazëvendësueshëm nga Amorim.
    Mesfushori ka luajtur 10 ndeshje për kombëtaren e Anglisë. Kontrata e tij aktuale në “Old Trafford” skadon në 2027 dhe vlera e tij llogaritet 70 mln euro.
    Vështirë që Interi të bëjë një sforco të tillë ekonomike, por ndoshta mund ta huazojë me të drejtë blerjeje.

  • BE propozon “Paketën e Mbijetesës”, për të përballuar fatkeqësitë natyre dhe sulmet ushtarake

    BE propozon “Paketën e Mbijetesës”, për të përballuar fatkeqësitë natyre dhe sulmet ushtarake

    Paketa e mbijetesës

    BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka propozuar që secili shtet anëtarë të zhvillojë “paketën e mbijetesës” për qytetarët në rast se përballen me kriza të reja, Kjo paketë duhet të plotësohet me çdo artikull që mund t’i nevojiten qytetarët për 72 orë. Kjo është pjesë e Strategjisë së Bashkimit të Gatishmërisë që kërkon të ketë më shumë rezerva të furnizimeve thelbësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit civilo-ushtarak.
    Strategjia e zbuluar të mërkurën nga Komisioni Europian përfshin një listë me 30 veprime konkrete që thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin masa për të rritur gatishmërinë e tyre kundër krizave të mundshme në të ardhmen. Këtu përfshihen edhe fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet industriale deri te sulmet nga aktorët keqdashës në fushën kibernetike ose ushtarake.
    “Në BE ne duhet të mendojmë ndryshe, sepse kërcënimet janë të ndryshme. Ne duhet të mendojmë më shumë sepse kërcënimet janë gjithashtu më të mëdha”, u tha gazetarëve Hadja Lahbib, Komisionerja për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.
    “Pandemia COVID ka treguar se vlera e shtuar e të vepruarit së bashku në solidaritet në koordinim, në kuadrin e Bashkimit Europian është absolutisht thelbësore, kjo është ajo që na bën më efikas, na bën më të fortë”, tha ajo.
    Një nga fushat kryesore të identifikuara është nevoja për të rritur gatishmërinë e popullsisë me Komisionin që u kërkon shteteve anëtare të sigurojnë që qytetarët të kenë një pajisje urgjence që u lejon atyre të jenë të vetë-mjaftueshëm për një minimum prej 72 orësh në rast se u shkëputen furnizimet thelbësore.
    Disa shtete anëtare kanë tashmë udhëzime të tilla me afate kohore të ndryshme. Franca, për shembull, kërkon një paketë mbijetese 72-orëshe që përfshin ushqim, ujë, ilaçe, një radio portative, një elektrik dore, bateri rezervë, karikues, para, kopje të dokumenteve të rëndësishme duke përfshirë receta mjekësore, çelësa rezervë, rroba dhe mjete bazë./ZËRI

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

    Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje.
    Autoritetet kanë publikuar imazhe të të dyshuarit me qëllim identifikimi, derisa iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e tij.
    Informacionet për të mund t’i bëni në stacionin policor ose në numrin telefonik.
    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    26 Mars 2025

    9:18

    Telesport

    Cristian Romero, mbrojtësi i Tottenham dhe Argjentinës, sipas asaj që zbuloi “Relevo”, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së e Atletico Madrid. Sipas mediave spanjolle, Romero është kërkuar nga trajneri Diego Simeone, që kërkon të forcojë mbrojtjen.
    Edhe pse në skuadër Simeone ka aktualisht lojtarë të fortë si Lenglet, Giménez dhe Le Normand, po insiston për ardhjen e mbrojtësit të Spurs. Ai beson se ardhja e tij do ta ngrinte më tej nivelin e skuadrës.
    Romero po bën një paraqitje të mirë, u shpall kampion bote në Katar 2022 me Argjentinën, si dhe fitues në Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024. Në moshën 26-vjeçare ai po mendon për të bërë kapërcimin drejt një ekipi të nivelit të lartë në Evropë, për të fituar më shumë trofe.
    Romero aktualisht është i lidhur me një kontratë me Tottenham deri në qershor 2027, por një lëvizje në Atlético Madrid do të përbënte një ribashkim të përhershëm me patriotët e tij Julián Álvarez, De Paul, Molina e Giuliano Simeone.

  • Ogerta Manastirliu u kërkon votën banorëve te rruga e “Barrikadave” në Tiranë

    Ogerta Manastirliu u kërkon votën banorëve te rruga e “Barrikadave” në Tiranë

    Ogerta Manastirliu shkruan: “Në takimin me banorë të rrugës së Barrikadave në Njësinë 9 në Tiranë, biseduam për punët e mira që kemi bërë për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën publike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe atë që do të bëjmë më tej, për rritjen e mirëqënies për çdo familje.
    Me besimin e qytetarëve në 11 maj për Partinë Socialiste do të përmbushim misionin tonë historik për ta çuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane”.