Ish-presidenti Ilir Meta do të datë në 27 nëntor në Gjykatën e Lartë.
Relator mësohet se do të jetë Ilir Panda.
Kujtojmë se Meta kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, ndërsa ndodhet në burgun “313” prej më shumë se një viti.
Tag: kërkon
-

Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë
-

Veliaj kërkon laptop në qeli, “acarohet” prokurori Dado
Kryebashiaku Erion Veliaj kërkon një laptop në qeli.
Përmes avokatëve të tij, gjatë seancës paraprake Veliaj ka kërkuar një kompjuter në qeli me qëllim që t’i lexojë vetë të gjitha aktet e dosjes, shkruan A2.
Më tej, avokatët kanë kërkuar kohë shtesë për t’i dhënë mundësi klientit të njihet me gjithë dosjen.
Kërkesa ka ngjallur reagim të prokurorit Ols Dado, i cili ka deklaruar se i pandehuri pretendon publikisht se po i zvarritet gjykimi, ndërkohë që në seancë heziton t’i nënshtrohet gjykimit. -

Dëshirë për aventura të reja dhe reflektim, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
DashiEnergjia juaj sot është në rritje dhe ju ndihmon të përballoni sfida që kanë kërkuar kohë. Në punë, një bisedë e sinqertë sjell qartësi. Në çështjet personale, tregoni kujdes me fjalët.
DemiRitmi i ditës është i qëndrueshëm dhe ju lejon të përfundoni detyra të lëna përgjysmë. Financiarisht, hamendësimet nuk rekomandohen. Në marrëdhënie, kërkoni qetësi përpara se të reagoni.
BinjakëtKomunikimi është arma juaj kryesore sot. Keni mundësi të krijoni kontakte të vlefshme. Shmangni shpërndarjen e energjisë në shumë drejtime. Në dashuri, një surprizë e vogël ndryshon atmosferën.
GaforrjaFokusi emocional sot është i fortë. Punët familjare kërkojnë vëmendje, por nuk ju mbingarkojnë. Në punë, merrni kohë për të rishikuar detaje të rëndësishme. Në dashuri, hapja sjell qetësi.
LuaniVetëbesimi ju çon në hapa të guximshëm. Mund të merrni një propozim ose lajm motivues. Megjithatë, ruani durimin me kolegët që nuk ecin në ritmin tuaj. Në marrëdhënie, jepni më shumë kohë për dëgjim.
VirgjëreshaDita kërkon organizim dhe administrim të kujdesshëm të kohës. Një ide praktike ju hap rrugë të reja. Emocionalisht, mos ushqeni dyshime të panevojshme. Një bisedë e qetë shuan tensionet.
PeshorjaBalancimi i prioriteteve është çelësi i suksesit sot. Në punë, diplomacia ju shpëton nga keqkuptime. Në jetën personale, dikush kërkon vëmendjen tuaj, jepeni pa hezitim.
AkrepiIntuita ju udhëheq drejt vendimeve të mençura. Projekte të rëndësishme marrin vrull. Ruani qetësinë në situata delikate. Në dashuri, dita favorizon afrim dhe ndjeshmëri.
ShigjetariOptimizmi ju karakterizon, por është mirë të mbështeteni edhe te faktet. Një mundësi profesionale duket premtuese. Në marrëdhënie, sinqeriteti ka rëndësi më shumë se entuziazmi.
BricjapiDita është e fokusuar në qëllimet afatgjata. Po ndërtoni themele të forta dhe kjo vlerësohet. Në plan emocional, mund të ndiheni të rezervuar, është në rregull, për sa kohë komunikoni qartë.
UjoriKreativiteti juaj shpërthen dhe ju ndihmon të gjeni zgjidhje të pazakonta. Në punë, merrni mbështetjen që prisnit. Në dashuri, surprizat pozitive nuk mungojnë.
PeshqitNdjeshmëria ju bën më të perceptueshëm ndaj atmosferës përreth. Në punë, një situatë kërkon qasje të duruar. Emocionalisht, jepni rëndësi pushimit dhe qetësisë që ju rigjallëron. -

Horoskopi 16 nëntor, çfarë ju pret sot sipas yjeve në dashuri, punë dhe energji
DashiEnergjia juaj sot është në rritje dhe ju ndihmon të përballoni sfida që kanë kërkuar kohë. Në punë, një bisedë e sinqertë sjell qartësi. Në çështjet personale, tregoni kujdes me fjalët.
DemiRitmi i ditës është i qëndrueshëm dhe ju lejon të përfundoni detyra të lëna përgjysmë. Financiarisht, hamendësimet nuk rekomandohen. Në marrëdhënie, kërkoni qetësi përpara se të reagoni.
BinjakëtKomunikimi është arma juaj kryesore sot. Keni mundësi të krijoni kontakte të vlefshme. Shmangni shpërndarjen e energjisë në shumë drejtime. Në dashuri, një surprizë e vogël ndryshon atmosferën.GaforrjaFokusi emocional sot është i fortë. Punët familjare kërkojnë vëmendje, por nuk ju mbingarkojnë. Në punë, merrni kohë për të rishikuar detaje të rëndësishme. Në dashuri, hapja sjell qetësi.
LuaniVetëbesimi ju çon në hapa të guximshëm. Mund të merrni një propozim ose lajm motivues. Megjithatë, ruani durimin me kolegët që nuk ecin në ritmin tuaj. Në marrëdhënie, jepni më shumë kohë për dëgjim.
VirgjëreshaDita kërkon organizim dhe administrim të kujdesshëm të kohës. Një ide praktike ju hap rrugë të reja. Emocionalisht, mos ushqeni dyshime të panevojshme. Një bisedë e qetë shuan tensionet.
PeshorjaBalancimi i prioriteteve është çelësi i suksesit sot. Në punë, diplomacia ju shpëton nga keqkuptime. Në jetën personale, dikush kërkon vëmendjen tuaj, jepeni pa hezitim.
AkrepiIntuita ju udhëheq drejt vendimeve të mençura. Projekte të rëndësishme marrin vrull. Ruani qetësinë në situata delikate. Në dashuri, dita favorizon afrim dhe ndjeshmëri.
ShigjetariOptimizmi ju karakterizon, por është mirë të mbështeteni edhe te faktet. Një mundësi profesionale duket premtuese. Në marrëdhënie, sinqeriteti ka rëndësi më shumë se entuziazmi.
BricjapiDita është e fokusuar në qëllimet afatgjata. Po ndërtoni themele të forta dhe kjo vlerësohet. Në plan emocional, mund të ndiheni të rezervuar, është në rregull, për sa kohë komunikoni qartë.
UjoriKreativiteti juaj shpërthen dhe ju ndihmon të gjeni zgjidhje të pazakonta. Në punë, merrni mbështetjen që prisnit. Në dashuri, surprizat pozitive nuk mungojnë.
PeshqitNdjeshmëria ju bën më të perceptueshëm ndaj atmosferës përreth. Në punë, një situatë kërkon qasje të duruar. Emocionalisht, jepni rëndësi pushimit dhe qetësisë që ju rigjallëron. -

A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se: Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella
A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se:
“Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella, sepse ato sipërfaqësoret dhe, më së shumti, të përqendruara te paraqitja, sjellin më pak probleme dhe janë më lehtësisht të kontrollueshme.Ndërsa një grua e thellë kërkon dialogje ndërtuese dhe ballafaqime, do dhe krijon intimitet, ka vetëdije për veten dhe i njeh kufijtë e saj dhe forcat e saj. Një grua e thellë urren sipërfaqësinë, vulgaritetin. Ajo nuk dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve, nuk kënaqet me pak, por kërkon; e di që vlera e saj nuk qëndron në pamje, por në qëndrueshmërinë e zemrës.
Gratë e thella janë si uragane. Nuk ndalen para asgjëje. Qeshin dhe qajnë pa u turpëruar dhe, nëse kanë dëshirë, ulen në tokë ose ecin zbathur si të ishte gjëja më normale në botë. Nuk i frikësohen sfidave për të gjetur atë që kanë në zemër, as dhimbjes së ndjekjes së idealeve të tyre. Nuk kërkojnë në çift një udhëheqës për ta ndjekur, as një fëmijë për ta shpëtuar. Por një shoqërues me të cilin të ecin krah për krah.
Gratë, të gjitha gratë, duhet të kujtojnë gjithmonë se kush janë dhe çfarë janë të afta të bëjnë. Nuk duhet të tremben të tregohen inteligjente, të mbeten pezull mbi yje natën, të mbështetura te ballkoni i qiellit! Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim, një sfidë që nuk të lodh kurrë.”Përgatiti: Albert Vataj
-

Tjetërsoi fjalimin e Presidentit, BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë “gjobën”
BBC i ka kërkuar falje presidentit amerikan, Donald Trump, për reportazhin ku ishte copëtuar fjalimi i tij përpara trazirave të 6 janarit të vitit 2021. Megjithatë media britanike refuzon kërkesën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për kompensim.
BBC thekson se redaktimi kishte dhënë “përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme” dhe konfirmon se nuk do ta transmetojë më programin e vitit 2024.
Avokatët e Trump kanë kërcënuar se do të padisin median publike të Britanisë së Madhe për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse korporata nuk sqaron gabimin, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson presidentin. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoreshës së lajmeve, Deborah Turness. -

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Redaktuan gabim fjalimin e Trump, BBC i kërkon falje presidentit, por refuzon të paguajë kompensim financiar
BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për një episod të Panorama i cili bashkonte pjesë të një fjalimi të tij duke ndryshuar kontekstin e fjalëve të shefit të Shtëpisë së Bardhë, por hodhi poshtë kërkesat e tij për kompensim financiar.
Korporata shtoi se nuk do ta transmetonte më programin.
Avokatët e Trump kanë kërcënuar të padisin BBC-në për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse korporata nuk lëshon një tërheqje, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson atë.
Kërkesa për falje vjen pasi një klip i dytë i montuar në mënyrë të ngjashme, i transmetuar në Newsnight në vitin 2022, u zbulua nga Daily Telegraph.
Një zëdhënës i BBC tha: “Avokatët e BBC-së i kanë shkruar ekipit ligjor të Presidentit Trump në përgjigje të një letre të marrë të dielën.
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, i ka dërguar veçmas një letër personale Shtëpisë së Bardhë duke i bërë të qartë Presidentit Trump se ai dhe korporata kërkojnë falje për redaktimin e fjalimit të presidentit më 6 janar 2021, i cili u shfaq në program.
BBC nuk ka plane për të ritransmetuar dokumentarin për Trump: “Një shans i dytë?” në asnjë platformë të BBC-së.
Ndërsa BBC shpreh keqardhje të sinqertë për mënyrën se si është montuar videoklipi, ne nuk jemi dakord që ka bazë për një pretendim për shpifje.”Top Channel
-

Ja kush është ministrja që mund të fundosë Ramën dhe të tronditë gjithë Partinë Socialiste, Robert Papa zbulon…
Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimore në vend, duke paralajmëruar se ministrja Belinda Balluku nëse vendos të flasë, mund të çojë drejt rrëzimit të kryeministrit Edi Rama. Papa theksoi se Rama është i trembur, pasi Balluku ka në dorë informacione që mund ta përfshijnë drejtpërdrejt edhe atë në hetime. Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut janë shumë më të thella se çështja e Tunelit të Llogarasë dhe lidhen me interesa të mëdha financiare dhe gjeopolitike mes Turqisë dhe Greqisë. Papa tha gjithashtu se pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen “21 Janari”, do të vijë radha edhe e vetë kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, duke përmendur gjithashtu edhe dosjen “McGonigal” si një tjetër hetim ku janë kërkuar të dhëna nga SPAK te SHBA.
Ja çfarë deklaron Robert Papa
“Amerikanët e mbështesin SPAK-un, po, por amerikanët nuk mund ta kuptojnë dot mentalitetin shqiptar, realitetin shqiptar, se si funksionon. Në qoftë se ti mban Berishën nëntë muaj në ballkon dhe lejon Lubinë, ose Mata Harin, e Greqisë të pozojë duke pirë kafe me palloshin, siç thotë ajo, ti nuk po bën drejtësi. Çdo ditë që ajo hyn në zyrën e saj, zhduk prova. Nuk është thjesht hetimi i Tunelit të LLogarasë së saj (sepse ajo bën davanë e grekut), por kërkon milionat e Stambollit, Ankarasë, Erdoganit. Në Porto Palermo është favorizuar haptas Greqia. Në kohën që është e pandehur, Mitsotakis i ofron një takim me ExxonMobil, për shitjet e mëdha masive që do të bëhen të gazit amerikan dhe do të kalojë përmes Greqisë. Shqipëria nuk ka asnjë rol. Rama është i trembur. Ajo e kontrollon dhe e ka detyruar të dalë ngjitur me të, ulur, të flasë mbas saj dhe të shkojnë të pinë kafe. “Kafet” janë me helm te PS-ja, në traditë. Rama kërkon t’u tregojë Dumanëve, prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK-ut që mos e prekni Ballukun, aq kohë sa jam unë në zyrën e Mehmet Shehut. Balluku e merr me vete Ramën në qoftë se fillon të flasë. Në qoftë se fillon të flasë me pak koncepte intelektuale (që nuk i ka), jo si “tigri” që mërmërit, por nuk dëshmon realisht ndaj kreut të mafies qeveritare shqiptare. Në këtë ekuacion hyn edhe Veliaj, i cili kërkon të drejtojë bashkinë nga qelia, kur dihet që është dënuar për korrupsion. Çdo firmë e tij është potencialisht korrupsion i ri. Është takuar ai me afrikano-amerikanin Adams, kur thuhet që u nxor nga qelia dhe është bërë takimi në Vlorë apo në Ambasadën Amerikane? Në qoftë se takimi është bërë në Ambasadën Amerikane. Veliaj di shumë, aq më shumë di Fuga. Kështu që Rama rrethohet nga të pandehur, nga të akuzuar, dhe çdo ditë afrohet më shumë ndaj tij. Taktikisht, duke thirrur Berishën për 21 Janarin, Dumani do të thërrasë dhe Ramën. Pra, Kryeministri zyrtarisht do të shkojë në SPAK. Unë mendoj se ka qenë më parë në SPAK për dosjen “McGonigal”. Është thënë që Neza është mbajtur gjashtë orë në SPAK. Nuk janë pak! Po t’u kthehemi të gjithë vizitave në SPAK të këtyre të dënuarve, kështu ka nisur. Dumani ka pranuar që presin dy letër-porosi nga Amerika për dosjen “McGonigal,” 8000 faqe. Natyrisht që Rama ka imunitet si Kryeministër, dhe unë nuk uroj të ndodhë ajo që thotë “Ëashington Examiner” që do përfundojë si Noriega. Rama është aq i zgjuar sa të kuptojë që end game (fundi i lojës) është afër dhe nuk vazhdohet me farsa. Nuk vazhdohet me emërime njerëzish të panjohur në poste të rëndësishme. Do të prodhosh Lubinë që të thotë, pa pikë turpi pallosh. Vetë media greke thotë: “Nga ndihmës shtëpiake në zëvendës-kryeministre, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”. Por një parti që e ka traditën me injorantë në byronë politike, ministra dhe zëvendës-kryeministra, kjo nuk është një risi. Propaganda e Ramës po vuan nga ikja e Gebelsit, Fuga. Kërkon të spostojë vëmendjen me Giorgia Melonin. Nuk e kuptoj se si mund të ulesh në një tryezë në një vend që është në BE, me të cilin s’ke asgjë të përbashkët. Aq më tepër që ti je një qeveri e majtë, vazhduese e një partie kriminale, dhe ajo është vazhduese e partisë së Duçes, e reformuar. Vetëm korrupsioni, vjedhja i lidh, asgjë tjetër.”