Tag: kërkojnë

  • Protesta, banorët e Durrësit kërkojnë ndërprerjen e shpronësimeve në zonën historike

    Protesta, banorët e Durrësit kërkojnë ndërprerjen e shpronësimeve në zonën historike

    Banorët e zonës historike të Durrësit u mblodhën edhe këtë të enjte në protestë përpara bashkisë së qytetit. Ata kundërshtojnë vleren e shpronësimeve që parashikohen të kryhen në kuadër të projektit “TID Durrës” dhe kërkojnë që pushteti vendor të ndërpresë menjëherë procedurat që prekin 74 familje. Sipas banorëve, ky projekt është i padrejtë, me elementë korrupsioni dhe përzgjedhje selektive.
    Protestuesit akuzuan deputetët socialistë që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ka ardhur të takohet me familjet që rrezikojnë të humbasin banesat dhe bizneset e tyre. Në të njëjtën kohë, qytetarët durrsakë që mbështesin kauzën e familjeve të prekura nga prokejti TID, firmosën një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar si të padrejta dhe me vlera shumë të ulëta.
    Prej më shumë se një muaji, përfaqësuesit e 74 familjeve kanë organizuar protesta të shumta përpara Bashkisë së Durrësit, fondacionit AADF dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të projektit “TID Durrës”, i cili, sipas tyre, parashikon shembjen e shtëpive të tyre për të ndërtuar hapësira të gjelbërta dhe lulishte.

  • ‘Duam të drejtat tona’/ Minatorët e Spaçit zbarkojnë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

    ‘Duam të drejtat tona’/ Minatorët e Spaçit zbarkojnë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

    Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç përshkallëzuan protestën e tyre këtë të enjte, duke u pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë.

    Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite.

    “Duam të drejtat tona”, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare.

  • Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

    Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

    Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit e kanë transferuar këtë të mërkurë protestën e tyrë në Tiranë. Minatorët po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë e Inovacionit si ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës.
    “Presioni për mbyllje apo konservim të aktivitetit mineral ka vetëm një përgjigje …përballje me ligjin shqiptar të aktivitetit minerar, Kodin e Punës dhe zbatimin e marrëveshjes koncensionare e cila fatkeqësisht është në një terr të plotë informativ për publikun, punëtorët dhe qytetarët”, thonë minatorët dhe sindikata.
    Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre.
    Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve. Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
    Prej gati tre javësh, minatorët janë mbledhur çdo ditë në hyrjen kryesore të kompanisë. Përfaqësues të punëtorëve bëjnë të ditur se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme, pasi situata në galeritë e nëntokës është e vështirë dhe pagat nuk përputhen me rrezikun e punës që kryejnë.
    Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të nisin bisedimet me drejtuesit e kompanisë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar të drejtat e tyre sindikale dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.
       
  • “Skema korruptive dhe shkelje të rënda”, 45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor për “IPARD II”

    “Skema korruptive dhe shkelje të rënda”, 45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor për “IPARD II”

    45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.

    Në një kërkesë zyrtare, deputetët e opozitës argumentojnë se pas “rufizimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim”.
    Sipas tyre “OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve”.
    “Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III”, argumentojnë deputetët e opozitës në kërkesën e tyre.

    Top Channel

  • 10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    PROTESTA

    TIRANË-Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, përpos protestave para institucioneve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
    Punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi situata është bërë e padurueshme. Ata bëjnë apel për dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.

    Naftëtarët kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese./ZËRI

    download 19

    640 0 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at175143 194

    640 0 1761322010×1761321436 whatsappimage20251024at175144 265

    0 450 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at1751441 130

  • DW/ Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri-Turistët kërkojnë zhdëmtim

    DW/ Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri-Turistët kërkojnë zhdëmtim

    Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth?

    Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.

    Hotel me pesë yje dhe me zhurmë ndërtimesh

    Procesi kishte të bënte me pushues polak, që kishin prenotuar një paketë all inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve. Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.

    Odiseja juridike në kërkim të zhdëmtimit

    Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton, se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.

    Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni.

  • Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum” kanë ndërmarrë një hap të ri duke iu drejtuar zyrtarisht Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

    Në shkresën zyrtare të dorëzuar këtë të premte, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi – siç theksojnë ata – situata është bërë e padurueshme.

    Grevistët nënvizojnë se janë në kushte të vështira fizike dhe psikologjike, ndërsa mungesa e reagimit nga drejtuesit e kompanisë i ka shtyrë të kërkojnë mbështetje nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

    Top Channel

  • DW: Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët polakë kërkojnë zhdëmtim

    DW: Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët polakë kërkojnë zhdëmtim

    Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth?
    Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.
    Hotel me pesë yje dhe me zhurmë ndërtimesh
    Procesi kishte të bënte me pushues polak, që kishin prenotuar një paketë all inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve. Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.
    Odiseja juridike në kërkim të zhdëmtimit
    Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton, se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.
    Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni.
    /DW/

  • “Uria e tyre turpi i një shteti të pasur me naftë”/ Naftëtarët, në grevë prej 10 ditësh, nis protesta te Ministria

    “Uria e tyre turpi i një shteti të pasur me naftë”/ Naftëtarët, në grevë prej 10 ditësh, nis protesta te Ministria

    Teksa naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë dhjetra qytetarë u mblodhën këtë të premte para Ministrisë se infrastrukturës dhe Energjisë, Tiranë.
    Me pankarta në duar si ‘Uria e tyre është turpi i një shteti të pasur me naftë të varfër me drejtësi’, qytetarët me këtë protestë kërkojnë reagim nga institucionet për ndërmjetësim për shkak të përkeqësimit te gjendjes shëndetësore te naftëtarëve.
    Nga ana tjetër ata kërkojnë që punonjësit të kenë kushtet minimale në punë dhe një pagë dinjitoze.
    Një ditë më parë tre grevistë shfaqën probleme me luhatje të tensionit, ku njëri prej tyre në gjendje më të rënduar u transportua drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë të specializuar.
    Në grevën e nisur që prej 15 tetorit dhe e organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, naftëtarët e Marinzës kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm, prej 110 milionë lekësh.
    Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkojë deri në 100 mijë lekë në muaj.

  • Naftëtarët e ‘Bankers’ në grevë prej 10 ditësh, qytetarët protestë te Ministria e infrastrukturës

    Naftëtarët e ‘Bankers’ në grevë prej 10 ditësh, qytetarët protestë te Ministria e infrastrukturës