Tag: kërkojnë

  • Parashikimi i horoskopit për sot/ Dita do të jetë e mbushur me energji pozitive dhe harmoni…

    Parashikimi i horoskopit për sot/ Dita do të jetë e mbushur me energji pozitive dhe harmoni…

    Dashi
    Sot marrëdhëniet romantike do të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim. Nëse jeni në një lidhje, mund të shfaqen keqkuptime të vogla, por me sinqeritet dhe dialog të hapur do t’i kapërceni me lehtësi. Beqarët mund të takojnë dikë që u ndez interesin, por kini kujdes nga idealizimi i tepruar. Në punë, pritet një ngarkesë më e madhe dhe do t’ju duhet të tregoni durim për të përfunduar detyrat në kohë. Shëndeti mund të luhatet për shkak të stresit, ndaj pushoni më shumë dhe ushqehuni shëndetshëm. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni shpenzime të panevojshme. Kujdesuni për veten dhe mos lini pas dore nevojat tuaja emocionale.
    Demi
    Në çështjet e zemrës, dita do të jetë e mbushur me energji pozitive dhe harmoni. Partneri do të jetë mbështetje e fortë për ju, ndërsa beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të veçantë ndaj dikujt nga rrethi i miqve. Në aspektin profesional, një projekt i rëndësishëm do të kërkojë përkushtim, ndaj mos hezitoni të konsultoheni me kolegët. Shëndeti është i mirë, por një aktivitet fizik do t’ju ndihmojë të çlironi tensionin. Financat paraqiten të mira, por është këshilluar të shtyni investimet e mëdha për një moment më të përshtatshëm. Sot është dita e duhur për të rishikuar qëllimet personale. Mos harroni të falënderoni ata që ju kanë ndihmuar. 
    Binjakët
    Dita sjell mundësi të reja për të forcuar lidhjet me partnerin, sidomos nëse keni kaluar kohë të vështira së fundmi. Për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë emocione të forta, prandaj mbajeni zemrën të hapur. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët është çelësi i suksesit sot; mos u përpiqni të bëni gjithçka vetë. Kujdesuni për shëndetin duke ruajtur balancën mes punës dhe kohës për veten. Financat mund të përmirësohen falë një pagese të papritur ose një bonusi. Shfrytëzoni mundësitë për të kursyer para. Mos lejoni që rutina t’ju mposhtë – eksploroni diçka të re. 
    Gaforrja
    Sot, marrëdhëniet romantike kërkojnë më shumë përkushtim dhe ndjeshmëri. Mund të ndjeheni të pasigurt, por një bisedë e thellë me partnerin do të ndihmojë në ndriçimin e situatës. Për beqarët, është momenti për të reflektuar mbi dëshirat dhe pritshmëritë personale. Në punë, mund të shfaqen sfida të papritura, por asgjë që nuk mund të tejkalohet me organizim të mirë dhe vendosmëri. Kujdesuni për shëndetin mendor – meditimi ose një shëtitje në natyrë do të jetë shumë i dobishëm. Financat kërkojnë kujdes, shmangni huazimet apo shpenzimet e mëdha sot. Mësoni nga gabimet e së kaluarës dhe aplikoni mësimet e fituara. 
    Luani
    Në planin sentimental, dita është e përshtatshme për të ndarë ndjenjat me partnerin ose për të bërë një hap të ri në një marrëdhënie të re. Beqarët do të kenë mundësi për të njohur dikë interesant përmes aktiviteteve sociale. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe mund të merrni përgjegjësi të reja që do t’ju çojnë drejt suksesit. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje pushimit të mjaftueshëm për të mos u lodhur tepër. Financat janë të balancuara, por mos u tërhiqni nga shpenzimet impulsive. Sot është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata. Mos harroni të shpërbleni veten për arritjet e vogla. 
    Virgjëresha
    Dita fillon me energji të reja në marrëdhëniet tuaja, ku komunikimi do të jetë çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim. Partneri do të shfaqë mirëkuptim, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që kanë njohur prej kohësh. Në aspektin profesional, një detyrë e papritur mund të kërkojë vëmendje të veçantë, por do të dini si ta menaxhoni me maturi. Shëndeti është në gjendje të mirë, vetëm sigurohuni të shmangni ushqimet e rënda. Financat paraqiten të qëndrueshme, por është momenti i duhur për të rishikuar buxhetin. Mos lini pas dore detajet e vogla në marrëveshjet ekonomike. Ruani qetësinë dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. 
    Peshorja
    Në dashuri, dita do të sjellë momente të ngrohta dhe të thella emocionale me partnerin. Beqarët do të kenë shansin të tërheqin vëmendjen e dikujt që prej kohësh i pëlqen. Në punë, mund të shfaqet një mundësi e re që kërkon vendimmarrje të shpejtë – mos u ndalni nga dyshimet. Shëndeti do të jetë i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik dhe pushimin cilësor. Financat janë në një fazë të mirë, por është këshilluar të vendosni përparësi në shpenzime. Sot është dita për të vënë në zbatim një ide kreative që keni menduar prej kohësh. Mos harroni të ndani sukseset me të afërmit. 
    Akrepi
    Sot do të ndiheni të frymëzuar për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja, qoftë në çift apo me miqtë. Beqarët do të ndjejnë një nevojë të fortë për të ndryshuar rutinën dhe mund të fillojnë një njohje të re emocionuese. Në punë, mund të merrni lajme pozitive ose vlerësime nga eprorët, çka do t’ju motivojë të ecni më tej. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për hidratimin dhe dietën. Financat janë të stabilizuara, por është koha të filloni të kurseni për projekte të ardhshme. Sot, një këshillë nga një mik mund të rezultojë shumë e vlefshme. Mësoni të vlerësoni arritjet tuaja. 
    Shigjetari
    Në jetën sentimentale, mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj përmes një bisede të sinqertë ose një aktiviteti të përbashkët. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë në një ambient të ri, prandaj mos refuzoni ftesat. Në punë, pritet një ditë dinamike me sfida që do të kërkojnë fleksibilitet dhe zgjidhje të shpejta. Shëndeti kërkon kujdes ndaj lodhjes, ndaj organizoni mirë kohën për të evituar stresin. Financat janë të mira, por mos u tërhiqni nga ofertat e rreme ose investimet e pasigurta. Sot është dita për të reflektuar mbi prioritetet tuaja. Jepini vetes kohë për qetësi dhe relaks. 
    Bricjapi
    Marrëdhëniet personale do të kërkojnë pak më shumë përkujdesje sot, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje kohët e fundit. Beqarët mund të marrin një mesazh interesant që do t’i bëjë të ndihen të veçantë. Në punë, një koleg do të kërkojë ndihmën tuaj, dhe ky bashkëpunim mund të sjellë rezultate të mira për të dy palët. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni pushimin dhe relaksin pas një dite të lodhshme. Financat kërkojnë disiplinë, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme dhe fokusohuni në kursime. Sot është një ditë e mirë për të rishikuar prioritetet profesionale. Mos harroni të ndihmoni të tjerët kur të keni mundësi. 
    Ujori 
    Dita do të jetë e favorshme për marrëdhëniet sentimentale, ku do të ndjeni më shumë afërsi dhe mirëkuptim me partnerin. Beqarët do të kenë mundësi të krijojnë njohje të reja përmes rrjeteve sociale ose aktiviteteve të përbashkëta. Në punë, një projekt i ri do të kërkojë gjithë përkushtimin tuaj, ndaj mos hezitoni të merrni iniciativën. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për sistemin nervor dhe shmangni stresin e panevojshëm. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të bëni plane për investime afatgjata. Sot, një këshillë nga një person me eksperiencë mund t’ju ndihmojë shumë. Vlerësoni çdo moment të ditës dhe mos i lini pas dore njerëzit e dashur. 
    Peshqit 
    Në raportet personale, dita premton harmoni dhe surpriza të këndshme, sidomos për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt të ri që do të takojnë në një ambient të pazakontë. Në punë, pritet një ditë produktive, sidomos nëse bashkëpunoni me kolegët dhe ndani idetë tuaja. Kujdesuni për shëndetin duke mbajtur një regjim të rregullt ushqimor dhe duke mos neglizhuar aktivitetin fizik. Financat janë stabile, por është mirë të planifikoni më mirë shpenzimet për të ardhmen. Sot është dita për të filluar një projekt të ri personal. Mos harroni të shijoni momentet e vogla që ju fal dita. 

  • Rama në Konferencën Botërore të Sigurimeve: Sfidat globale kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim

    Rama në Konferencën Botërore të Sigurimeve: Sfidat globale kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm mori pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve).
    Mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit.
    Shefi i qeverisë theksoi se  ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë, ndaj kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim qtë përbashkët mes vendeve.

    “Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët”, theksoi Rama.
    Rama: Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe që kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore gjithpërfshirëse. Problemi ështëe që dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonomitë tona dhe po imponon një kosto të shtrenjtë në jetët tona. Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët. Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsidertaë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara.
    Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, dhe të stresojnë komunitetet. Megjithatë mes këtyre sprovave ka mësim të fuqishëm, mund të mos parashikojmë dot çdo katastrofë por mund të fortifikohemi për të përballur dhe rimëkëmbur. Të ndërtosh një rezistencë të tillë duhet mendësi e ndryshme dhe në shumë vende ka hendeqe domethënëse të mbulimit. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet mund të fshijnë vite. Rruga përpara është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të merren nga gjithkush. Ka zgjidhje, platforma dixhitale po ndimon të zgjerojmë dhtritjen tonë. Evoluimi i vazhdueshëm synon të krijojë tregje më efikase dhe të aksesueshme përfshirë sigurimet. Edukimi i qytetarëve me dije financiare do t’i ndhmojë t’i shikojnë sigurimet si pjesë thelbësore e jetës së tyre dhe investim në të ardhmet e tyre.

  • “U provokua”, banorët e Çërravës protestojnë për arrestimin e bashkëfshatarit të tyre, kërkojnë lirimin e tij

    “U provokua”, banorët e Çërravës protestojnë për arrestimin e bashkëfshatarit të tyre, kërkojnë lirimin e tij

    Banorët e fshatit Çërravë, Pogradec, janë ngritur sërish sot në protestë, pas arrestimit të bashkëfshatarit të tyre, Kevi Muçllari, i cili u ndalua një ditë më parë nga policia me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

    Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Muçllarit, duke deklaruar se ai është provokuar dhe se në fakt ka qenë këshilltari Ëngjëll Shyti ai që e ka goditur i pari.
    Përveç kërkesës për lirimin e Muçllarit, banorët vijojnë protestën kundër vendimit të miratuar një ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak, të cilin e konsiderojnë të padrejtë dhe në dëm të komunitetit të tyre.

    Top Channel

  • Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

    Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

    Agjencitë e rekrutimit të punonjësve nga jashtë thonë se “importi” i punëtorëve pritet të rritet më tej, pasi emigrimi i shqiptarëve nuk po ndalet, ndërsa nevojat e bizneseve për fuqi punëtore po rriten.
    Arlind Kurti përfaqësues i një prej agjencive në treg thotë se të huajt që vijnë për punë në Shqipëri dominojnë me paga mesatare, për shkak edhe të standardit të ulët ekonomik nga vendet që vijnë.
    “Ne jemi orientuar më shumë te punëtoret nga Filipinet. Shumica e tyre kur nënshkruajnë një kontratë janë në nivelin e 500-700 euro pagë mujore, ndërsa shqiptarët kërkojnë gati dyfishin e tyre 1500 euro në muaj. Por çdo kontratë vlerësohet sipas rastit dhe aftësive të punëmarrësit”, tha Kurti në Vizon Plus.
    Sipas të dhënave nga agjencitë e rekrutimeve, tashmë punëmarrësit kanë më shumë fuqi të negociojnë për pagën dhe kushtet e punës dhe punëdhënësit më të prirur për të pranuar negociatat.
    Plakja e popullsisë si dhe emigrimi i fuqisë punëtorë janë kërcënimet kryesore të ekonomisë, të cilat ende nuk po gjejnë adresim me politikat ekonomike.

  • E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

    E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

    Rozafa dhe Geraldo

    TIRANË-Geraldo dhe Rozefa, çifti i ri shqiptar, i cili u bekua së fundmi me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, por gëzimi i tyre është kthyer shpejt në ankth. Që në ditët e para të jetës, foshnjat po përballen me një sfidë të madhe shëndetësore që rrezikon shikimin e tyre.
    Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë. Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy foshnjat e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.
    Për shkak të shpenzimeve të mëdha familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove. 

  • “Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës: Habiti gjithë lagjen

    “Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës: Habiti gjithë lagjen

    Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.

    Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.
    Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?
    “Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai.
    Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë të realizuar nga gazetari, Muhamed Veliu:

    Top Channel

  • Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë / Çdo ditë nga Kukësi në…

    Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë / Çdo ditë nga Kukësi në…

    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, çdo mëngjes dëgjohen zëra të rinj që vijnë nga kufiri. Nxënës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë zgjedhur këtë shkollë për t’u përgatitur për tregun e punës.
    Në mungesë të programeve të arsimit profesional në vendlindjet e tyre, ata orientohen drejt arsimit profesional kosovar, i cili ofron edhe sistemin dual, kombinim i mësimit teorik dhe praktikës në biznese, me pagesë mujore.
    Arsimi profesional dhe sistemi dual, që ndërthur mësimin me praktikën në biznese, po bëhet një magnet për të rinjtë që kërkojnë më shumë mundësi dhe kushte më të mira arsimimi.
    Por për nxënësit nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, rruga drejt dijes mbetet një sfidë. Për shkak të mungesës së alternativave, ata udhëtojnë çdo ditë drejt Prizrenit, duke paguar rreth 5 euro vajtje-ardhje, ose jetojnë me qira. Nxënësit kërkojnë krijimin e një linje të rregullt transporti publik mes Kukësit dhe Prizrenit, si dhe mbështetje me bursë nga shteti shqiptar.
    Aktualisht, në Kukës funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela”, në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Dy degë të tjera të hapura vite më parë nuk kanë rezistuar kohës.
    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi”, nxënësit nga verilindja e Shqipërisë gjejnë jo vetëm dije, por edhe mundësi reale për t’u integruar në tregun e punës.
    Ky model tregon se bashkëpunimi ndërkufitar në arsim mund të funksionojë edhe pa marrëveshje formale, duke u mbështetur në vullnet dhe vizion për të ardhmen.

  • Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë – Çdo ditë nga Kukësi në

    Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë – Çdo ditë nga Kukësi në

    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, çdo mëngjes dëgjohen zëra të rinj që vijnë nga kufiri. Nxënës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë zgjedhur këtë shkollë për t’u përgatitur për tregun e punës.
    Në mungesë të programeve të arsimit profesional në vendlindjet e tyre, ata orientohen drejt arsimit profesional kosovar, i cili ofron edhe sistemin dual, kombinim i mësimit teorik dhe praktikës në biznese, me pagesë mujore.
    Arsimi profesional dhe sistemi dual, që ndërthur mësimin me praktikën në biznese, po bëhet një magnet për të rinjtë që kërkojnë më shumë mundësi dhe kushte më të mira arsimimi.
    Por për nxënësit nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, rruga drejt dijes mbetet një sfidë. Për shkak të mungesës së alternativave, ata udhëtojnë çdo ditë drejt Prizrenit, duke paguar rreth 5 euro vajtje-ardhje, ose jetojnë me qira. Nxënësit kërkojnë krijimin e një linje të rregullt transporti publik mes Kukësit dhe Prizrenit, si dhe mbështetje me bursë nga shteti shqiptar.
    Aktualisht, në Kukës funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela”, në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Dy degë të tjera të hapura vite më parë nuk kanë rezistuar kohës.
    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi”, nxënësit nga verilindja e Shqipërisë gjejnë jo vetëm dije, por edhe mundësi reale për t’u integruar në tregun e punës.
    Ky model tregon se bashkëpunimi ndërkufitar në arsim mund të funksionojë edhe pa marrëveshje formale, duke u mbështetur në vullnet dhe vizion për të ardhmen.