Tag: kërkojnë

  • Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen fonde për investimet në fshatra

    Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen fonde për investimet në fshatra

    Edhe pse më i madh se vitet e kaluara, bashkitë e vendit kërkojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit për vitin 2026, kryesisht për investime në zonat rurale dhe për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
    Të ftuar në seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendor theksuan nevojën për më shumë investime, veçanërisht në infrastrukturën e fshatrave, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë lokale.
    “Një nga problematikat më të mëdha janë financimet e ulëta për rrugët rurale, pasi ato janë të domosdoshme për ekonominë lokale. Ne si shoqatë mbetemi të angazhuar për të rritur të ardhurat vendore, por njëkohësisht kërkojmë edhe mbështetjen e të ardhurave qendrore.” shprehet kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.

    Nga ana tjetër, për kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, një problematikë që kërkon zgjidhje urgjente janë borxhet e akumuluara nga humbja e vendimeve gjyqësore nga ana e bashkive.
    “Kërkojmë një mbështetje, një grant, pasi kur është bërë reforma territoriale borxhi i akumuluar duhej të ishte publik i shtetit dhe jo privat i bashkive përkatëse. Pavarësisht detyrimeve, ne kemi rritur të ardhurat vendore, por prapë nuk mjaftojnë, sepse qytetarët kanë më shumë nevoja dhe kërkojnë investime. Të paktën për këto vendime gjyqësore, të na akordohej një grant sipas mundësive për t’i mbuluar si shpenzime.” – shprehet kreu i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.
    Ndërkohë, Instituti i Bashkive të Shqipërisë kërkoi në Komision dyfishimin e fondeve për tre zëra specifikë, me qëllim garantimin e një cilësie më të mirë jetese për qytetarët në të gjithë vendin.
    “Tre janë sektorët që kërkojnë dyfishim të buxhetit. Për shembull, administrimi i pyjeve ka vetëm 6 milionë euro – është e pamundur të administrohen me kaq të gjitha pyjet dhe kullotat e vendit. Uji dhe kullimi janë hallka më e dobët e bashkive, sepse gjithmonë mungojnë fondet; kemi vetëm 11 milionë euro, ndërkohë që jemi një shtet me shumë zona rurale. Po kështu, bujqësia që dikur kontribuonte me 25% të PBB-së, sot ka rënë në vetëm 17%.”  thekson Haxhimali.
    Gjatë një viti, bashkitë e vendit sigurojnë pak më pak se gjysmën e të ardhurave nga taksat vendore, ndërsa pjesa tjetër u jepet nga buxheti i shtetit në formën e transfertave të pakushtëzuara, granteve apo fondeve për pagat e punonjësve të administratës./vizionplus.tv

  • Përmbytjet në Delvinë rrezikojnë shembjen e banesave: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë rrezikojnë shembjen e banesave: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë rrezikojnë shembjen e banesave: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
     
    Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zonën e Delvinës, ku përroi që kalon pranë disa banesave është fryrë duke rrëshqitur tokën dhe duke vënë në rrezik serioz shtëpitë e dhjetëra familjeve. Ujërat e fuqishme kanë gërryer tokën poshtë ndërtesave, duke çarë mure e themele, ndërsa banorët thonë se janë të braktisur nga institucionet dhe nuk kanë asnjë mundësi për të rikuperuar dëmet ekonomike.
     

     
    Një nga banorët e prekur nga dëmet shprehet se situata po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa institucionet lokale nuk japin asnjë zgjidhje:
     
    “Nuk po vjen askush për të na ndihmuar. Jemi ankuar edhe në bashki, por na thonë se nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne jetojmë duke mbledhur hekurishte dhe kanaçe, nuk kemi mundësi.”
     
    Një tjetër banor i zonës thekson mungesën e alternativave dhe rrezikun e humbjes së shtëpisë:
     
    “Kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë dhe bashkisë, sepse nuk kemi ku të shkojmë. Këtu kanë jetuar prindërit tanë dhe këtu jemi edhe ne.”
     

     
    Sipas përfaqësuesit të komunitetit, familjet janë lënë në pritje të pafundme dhe po përballen me një rrezik që tejkalon mundësitë e tyre financiare.
     
    “Nuk kemi asnjë përgjigje të saktë, vetëm na përcjellin. Thonë që bashkia nuk ka mundësi të na ndihmojë. Jetojmë këtu prej 68 vjetësh dhe si kjo përmbytje nuk ka ndodhur kurrë. Familjet nuk e përballojnë dot këtë situatë.”
    Banorët kërkojnë investime urgjente nga shteti për ndërtimin e një muri mbajtës përgjatë përroit, duke theksuar se çdo ditë që kalon rrit rrezikun e shembjes së shtëpive.
    Prej dekadash familjet kanë jetuar në këtë zonë, por sot kërkojnë vetëm një gjë: siguri për banesat e tyre, përpara se rrëshqitjet t’u marrin jo vetëm shtëpitë, por edhe të ardhmen.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     
     

  • IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë

    IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë

    Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka vijuar sot prishjet në qytetin e Librazhdit, si pjesë e zbatimit të projektit me interes publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV”. Në kuadër të këtij projekti, parashikohet shembja e 22 objekteve deri në katër kate, të cilat ndodhen përgjatë aksit që do të zgjerohet.
    Aksioni është shoqëruar me tensione mes pronarëve të objekteve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Banorët, objektet e të cilëve janë boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, pretendojnë se nuk kanë marrë ende kompensimin financiar për prishjen e godinave dhe kërkojnë pezullimin e procesit deri në përmbushjen e detyrimeve nga shteti. Shefja e Policisë, Nertila Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos pengojnë punonjësit e IKMT-së, duke paralajmëruar se çdo rezistencë do të sjellë pasoja ligjore.
    Nga ana tjetër, pronarët kanë reaguar me indinjatë, duke theksuar se nuk kundërshtojnë projektin, por vetëm mungesën e pagesës. Ata kërkojnë praninë e një përfaqësuesi shtetëror që t’i dëgjojë dhe t’i garantojë për të drejtat e tyre.
    “Ne nuk kemi marrë lekët, prandaj kundërshtojmë. Objektin e kemi boshatisur, por kush na mbron ne?”, është shprehur një prej pronarëve, ndërsa kërkojnë pezullim të prishjeve deri në marrjen e kompensimit të plotë.

  • Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.
    Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.
    Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.
    Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.
    Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.
    Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.
    Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.
    Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave./TCH

  • Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
    Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.

  • ‘Bomba’ e SPAK për Ballukun/ Ish-ministri i PD shpërthen: Pse hesht PS, pse nuk e përjashtojnë nga grupi dhe partia

    ‘Bomba’ e SPAK për Ballukun/ Ish-ministri i PD shpërthen: Pse hesht PS, pse nuk e përjashtojnë nga grupi dhe partia

    Ish-ministri dhe ish-deputeti i partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK dhe i është vendosur aktualisht masa e sigurisë pezullim nga detyra, bllokim pasaporte dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.
    Ish-ligjvënësi ngre disa pyetje, drejtuar kryesisht Partisë Socialiste, deputetëve dhe kryetarit të saj, duke i vendosur përpara përgjegjësisë morale dhe qytetare.
    Teksa vë në dukje se “në PS askush nuk po flet, as deputetët më të virtytshëm”, Pollo nënvizon se as sqarime nuk po i kërkohen Ballukut dhe as po përjashtohet nga grupi parlamentar, siç është vepruar në raste të tjera.
    “Pse nuk flet askush në PS, përfshi edhe deputetët “e virtytshëm”, për bëmat e dosjes të cilat janë interes publik e jo vetëm objekt penal? Pse nuk i kërkojnë sqarime publike ministres (paralel me mbrojtjen ligjore) për të “rivendosur besimin e tronditur” ? Pse nuk i kërkojnë dorëheqje siç lipset? Pse, në mungesë të këtyre hapave nga Balluku, nuk procedojnë me përjashtimin nga grupi parlamentar e nga partia?”, shprehet ai mes të tjerash.
    Postimi i plotë i Genc Pollos:
    “Ligjshmëria e vendimit të GjKKO që pezulloi Ballukun është një debat që largon vëmendjen nga çështjet e mëdha:
    Pse nuk ka dhënë dorëheqjen Balluku këto tre javë mbasi është marrë e pandehur dhe kanë dalë lakrat sheshit (nga dosja hetimore)?
    Pse nuk flet askush në PS, përfshi edhe deputetët “e virtytshëm”, për bëmat e dosjes të cilat janë interes publik e jo vetëm objekt penal? Pse nuk i kërkojnë sqarime publike ministres (paralel me mbrojtjen ligjore) për të “rivendosur besimin e tronditur” ? Pse nuk i kërkojnë dorëheqje siç lipset? Pse, në mungesë të këtyre hapave nga Balluku, nuk procedojnë me përjashtimin nga grupi parlamentar e nga partia?
    Pse nuk i bën këto gjëra vetë kryetari i partisë e kryeministri Edi Rama. Kjo e fundit është pyetja strumbullar!”

  • Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.

    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
    Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.

    Top Channel

  • Raporti i OBSH/ Sistemet kombëtare shëndetësore në Europë, pa infrastrukturë për vikimat e dhunës gjinore

    Raporti i OBSH/ Sistemet kombëtare shëndetësore në Europë, pa infrastrukturë për vikimat e dhunës gjinore

    Raporti më i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson se me rritjen e shifrave të dhunës gjinore në të gjithë Europën, sistemet kombëtare shëndetësore ende nuk kanë infrastrukturë për të mbështetur viktimat e dhunës.
    “Sektori i shëndetësisë dështon pothuajse një në tre të mbijetuar. Sistemet shëndetësore po i zhgënjejnë të mbijetuarit në momentin e tyre më të prekshëm. Për miliona të mbijetuar, sistemi shëndetësor është vendi i parë dhe shpesh i vetmi vend ku ata drejtohen për ndihmë. Pra, sistemi shëndetësor ose i kap dhe i mbështet ata të mbijetuar ose i humbet ata”,-u tha gjatë prezantimit të raportit.
    Mjekët, infermierët dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë luajnë një rol thelbësor në ndihmën ndaj viktimave, pasi ata shpesh janë stadi i tyre i parë i thirrjes pasi sulmohen.
    Analiza e re tregoi se gati një e treta e vendeve kërkojnë që punonjësit e kujdesit shëndetësor të raportojnë dhunën në familje ose nga partneri intim në polici pa pëlqimin e të mbijetuarve të rritur.
    Kjo praktikë shkon kundër rekomandimeve të OBSH-së, pasi konsiderohet se i dekurajon gratë të kërkojnë ndihmë, ndërsa rrit mosbesimin e tyre ndaj ofruesve të kujdesit shëndetësor.
    Analiza e OBSH-së zbuloi se kur gratë kërkojnë ndihmë nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, ato nuk duan domosdoshmërisht të referohen në strehimore ose shërbime ligjore. Në vend të kësaj, ato kërkojnë njohje dhe vlefshmëri të abuzimit dhe që lëndimet e tyre të trajtohen me kujdesin e duhur.

  • Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim

    Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim

    Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt.

    Avokatët e Erjon Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.

    Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia cojnë aktet në burg.

    Prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.

  • LIVE Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golin

    LIVE Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golin

    LIVE Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golinShqipëria 0-0 Anglia
    Shqipëria do të përballet me Anglinë në orën 18.00, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh. Për këtë takim, pak më parë janë publikuar …