Tag: kërkojnë

  • FORMACIONET ZYRTARE: Barcelona dhe PSG do të kërkojnë të “vulosin” kualifikimin që në ndeshjen e parë, Dortmund e Aston Villa të bëjnë surprizën

    FORMACIONET ZYRTARE: Barcelona dhe PSG do të kërkojnë të “vulosin” kualifikimin që në ndeshjen e parë, Dortmund e Aston Villa të bëjnë surprizën

    Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës për çerekfinalet e Champions League. Barcelona pret Dortmundin, në një sfidë që premton gola dhe spektakël dhe sigurisht katalanasit janë super favorit.
    Përsa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët respektiv kanë hedhur në fushë nga minuta e parë titullarët që pritej dhe nuk ka ndonjë surprizë.
    Barcelona XI: Szczęsny, Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Balde; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Fermín López, Raphinha, Lewandowski.
    Dortmund XI: Kobel; Ryerson, Can, Anton, Bensebaini; Nmecha, Chukwuemeka; Adeyemi, Brandt, Gittens; Guirassy
    Në sfidën tjetër në “Parc des Princes”, PSG pret Aston Villa-n. Parizienët fundjavën e kaluar u shpallën kampionë zyrtarisht në Ligue 1 dhe tashmë janë të fokusuar vetëm në Champions League. Ndërsa anglezët e drejtuar nga Unai Emery do të kërkojnë të bëjnë surprizën.
    Përsa i përket formacioneve zyrtare, te PSG mungon Marquinhos për shkak kartonash, ndërsa tek Aston Villa bien në sy mungesat e Ross Barkley dhe Leon Bailey shkak dëmtimi.
    PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Beraldo, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
    🏴Aston Villa XI: Martinez; Cash, Konsa, Pau, Digne; Kamara, Tielemans; Rogers, McGinn, Ramsey; Rashfo

  • Prindërit e Ilaria Sulës për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm

    Prindërit e Ilaria Sulës për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm

    Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane për ngjarjen tragjike. Ata kërkojnë që ai të kalbet në burg përjetë. Babai i Ilarisë tha se ajo nuk ishte një objekt, por një njeri me ëndrra, dhe ai që e vrau duhet të paguajë për këtë. Ilaria ishte një vajzë e shkëlqyer, e cila studionte për Statistikat Financiare dhe pritej të diplomohej në tetor të këtij viti.
    Një natë, kur vëllai i saj shkoi ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk mbërriti. Ata u shqetësuan pasi nuk mund të arrinin ta telefononin, dhe atëherë kuptuan se diçka kishte ndodhur. Prindërit e saj, të shkatërruar nga dhimbja, kërkojnë drejtësi për vajzën e humbur, duke theksuar se ajo nuk mund të kthehet më dhe ata nuk do ta shohin më kurrë.
    Në lidhje me nënën e Mark Samsonit, e cila e ndihmoi të fshehë krimin, familja e Ilarisë e ka dënuar ashpër veprimin e saj. Ata besojnë se si nënë, ajo duhet të kishte kërkuar ndihmë dhe të kishte denoncuar krimin, jo ta mbulonte atë.
    Vëllai i Ilarias ka shprehur dëshirën të dijë nëse ajo kishte mundësi të thoshte fjalët e fundit dhe shprehet se do të kishte dashur ta dinte se çfarë ka deklaruar ajo që ka thënë para se të vdiste. Të afërmit e Ilirias shprehen se janë të shkatërruar dhe se kërkojnë drejtësi. .

  • Brukseli i “hedh në erë” propagandën Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit, s’ka rrugë të shkurtër për…

    Brukseli i “hedh në erë” propagandën Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit, s’ka rrugë të shkurtër për…

    Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt, bashkë me ambicien për të fituar tre të pestat e parlamentit: Shkëmbim batutash dhe tallje me kundërshtarët nga njëra anë dhe premtim për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian nga ana tjetër. Kjo është fushata e katërt radhazi dhe duket se në formë dhe përmbajtje po përsërit dy fushatat e shkuara, në të cilat, politikat identitare dhe sulmet e karakterit personal zëvendësuan premtimet konkrete apo programet e qeverisjes.
    Gjithsesi, fushata e këtij viti duket se mbart një premtim më konkret se sa ajo e vitit 2017, e cila u mbështet në teorinë e tepsisë që duhej t’i mohohej LSI-së dhe t’i jepej PS-së, apo ajo e vitit 2021, e cila mund të përshkruhet, siç e përshkroi në një rast vetë Rama, “përballje personalitetesh dhe jo idesh”. Premtimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian duket se synon të kalërojë një perceptim më të gjerë për një realitet të ri gjeopolitik, përballja mes Evropës dhe Rusisë dhe gatishmërinë e perceptuar të evropianëve për të ndëshkuar Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për sjelljet antievropiane të qeverive të këtyre vendeve përmes shpërblimit, me fonde dhe me premtime për më shumë integrim dhe më shpejt, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
    Megjithatë, pas gjithë këtij angazhimi të Ramës për shpejtësi dhe lehtësira, një goditje e fortë nga Brukseli ka shuar çdo iluzion për një rrugë të shkurtër dhe të thjeshtë për në BE.
    Mesazhi i forte nga Brukseli
    Në një konferencë të përbashkët me Ramën në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka theksuar dje një të vërtetë të pamëshirshme që hedh në erë propagandën e Ramës për zgjedhjet e 11 majit. Ajo theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë mundësinë reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por vetëm nëse reformat implementohen me sukses. Kallas bëri të qartë se kjo mundësi është e realizueshme vetëm nëse Shqipëria e bën “detyrën e shtëpisë”, duke filluar me sundimin e ligjit, një nga elementët kyç për çdo shtet që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
    “Shqipëria duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Europian dhe për begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha Kallas, duke nënvizuar se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo gjithashtu shtoi se Bashkimi Europian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është i gatshëm të ndihmojë në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara. “Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara”, tha Kallas, duke theksuar se kjo është mundësia e vetme për të kaluar përtej barrierave të krijuara nga korrupsioni dhe paqartësitë legjislative.
    Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht
    Duke u bazuar në të dhënat e Raporteve të Progresit të Brukselit, është mëse e qartë se Edi Rama në 12 vite pushtet nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE. Në shumicën e rasteve, këto kushte, që janë të detyrueshme dhe të panegociueshme për një vend kandidat, nuk janë vetëm të pashlyeshme nga vullneti i politikës aktuale, por edhe nuk janë implementuar siç duhej. Disa prej këtyre kërkesave janë të mundshme për tu realizuar, por kërkojnë vendosmëri dhe angazhim konkret nga qeveria. Për shembull, ndryshimi i ligjeve për të eliminuar vendimet diskrecionare në prokurimet publike dhe heqja e shpifjes dhe fyerjes nga Kodi Penal janë kushte që mund të arrihen përmes një vullneti politik të shprehur në parlament, dhe që nuk kërkojnë burime financiare të mëdha.
    Por, as këto kërkesa nuk janë realizuar. Për më tepër, disa kushte kërkojnë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, si ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumenj dhe krijimi i infrastrukturës moderne të transportit. Këto janë kërkesa që kërkojnë angazhim afatgjatë dhe burime ekonomike të konsiderueshme, të cilat aktualisht nuk janë të disponueshme për shkak të menaxhimit të dobët të financave të shtetit dhe korrupsionit që mbizotëron. Pra integrimi do kohë dhe nuk mund të arrihet sipas dëshirave të Ramës. BE ia bëri të qartë se s’ka rrugë të shkurtër për në BE pa plotësuar reformat.

  • Rinovimi i mjeteve të identifikimit, tashmë kuponi online edhe nga IdentiTek

    Rinovimi i mjeteve të identifikimit, tashmë kuponi online edhe nga IdentiTek

    Të gjithë qytetarët, të cilët kërkojnë të rinovojnë kartat e identitetit apo pasaportat biometrike, kanë edhe një mënyrë tjetër për tu pajisur me kupon, duke aplikuar online në IdentiTek dhe jo vetëm përmes shërbimit postar.

    Kjo u bë e ditur nga kompania dhe Ministria e Brendshme, të cilat kërkojnë tu vijnë në ndihmë jo vetëm qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe atyre që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës.

    “Ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit”.

    IdentiTek ka rritur edhe elementët e sigurisë së pasaportave biometrike.

    “Ne së fundmi jemi anëtarësuar në  Drejtorinë e Çelësave Publik (DCP), në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, kjo domethënë se pasaportat tona kanë një siguri më të lartë duke qenë se ne futemi në një rrjet ndërkombëtar e jemi vendi i 99-të, që jemi anëtarësuar nga 103 vende, pjesë e kësaj organizate. Pra, pasaporta jonë ka një siguri shumë të lartë duke luftuar në këtë mënyrë terrorizmin, por duke përmirësuar edhe imazhin e pasaportës sonë në arenën ndërkombëtare”.

    Ministria e Brendshme thotë se, ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar kartën e identitetit.

  • I biri masakroi studenten shqiptare/ Prindërit e filipinasit kërkojnë falje: Jemi në gjendje shoku, të frikësuar…

    I biri masakroi studenten shqiptare/ Prindërit e filipinasit kërkojnë falje: Jemi në gjendje shoku, të frikësuar…

    Prindërit e Marc Anthony Samson, i riu filipinas që vrau me thikë 22 vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, kërkojnë falje për gjithçka ka ndodhur.

    “Janë të shkatërruar nga dhimbja, në gjendje shoku e të frikësuar. Kërkojnë falje për gjithçka që ka ndodhur”, ka deklaruar këtë pasdite avokati i familjes së autorit të vrasjes së 22 vjeçares shqiptare Ilaria Sula.

    Pas 3 orë marrje në pyetje nëna e Marc Anthony Samson është vënë nënë hetim për “bashkëpunim në fshehjen e trupit”.

    Gazetarja e Syri TV, në Itali, Alba Kepi, raporton se babai i tij në momentin e krimit nuk ka qenë i pranishëm.

    Mbi 200 tullumbace të bardha kanë fluturuar sot në qiellin e Ternit, lëshuar gjatë ceremonisë së varrimit të Ilaria Sula, studentes, 22 vjeçare bijë e një familje emigrantësh shqiptarë.

    Mbi 3000 persona kanë marrë pjesë në këtë ceremoni ku mjaft prej tyre studentë të Universiteteve të Romës, miq e kolegë të saj, si dhe aktivistë e qytetarë.

  • CDU dhe SPD do të kërkojnë sanksione për vendet anëtare që shkelin parimet themelore të BE-së

    CDU dhe SPD do të kërkojnë sanksione për vendet anëtare që shkelin parimet themelore të BE-së

    Edhe pse nuk përmendet në mënyrë specifike, Hungaria e Orbanit është në ‘radarët’ e partnerëve të ardhshëm të qeverisë së re gjermane, raporton artikulli i Politico.

    Partnerët e ardhshëm të qeverisë gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD), do të kërkojnë të ndalojnë fondet dhe të pezullojnë të drejtat e votës për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që shkelin rregullat, si ato që lidhen me shtetin e së drejtës.
    Sipas një raporti të Politico, si pjesë e negociatave për marrëveshjen e tyre programore, partnerët bien dakord t’i kërkojnë BE-së të vendosë sanksione ndaj shteteve anëtare që shkelin parimet themelore, siç është sundimi i ligjit.
    Hungaria e Viktor Orbanit është në shënjestër, megjithëse emri i saj nuk përmendet, sqaron botimi. Megjithatë, konsiderohet se “drafti i referohet qartë shkelësit më të keq të BE-së, i cili prej vitesh është akuzuar për shpërfilljen e rregullave demokratike, kufizimin e lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gjyqtarëve”.
    “Mjetet mbrojtëse ekzistuese, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve të BE-së deri te pezullimi i të drejtave të tilla si vota, duhet të jenë shumë më konsistente se më parë,” thuhet në një draft të marrëveshjes programore të partnerëve të mundshëm, raporton revista.
    Ai gjithashtu vë në dukje se qeveria e ardhshme gjermane “dëshiron të kërkojë zgjerimin e votimit të shumicës së cilësuar në Këshillin e BE-së, veçanërisht për disa çështje të politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë, si vendosja e sanksioneve”. Kjo, sqarohet, do të lejonte marrjen e vendimeve përkatëse pa pëlqimin e Hungarisë.

    Top Channel

  • Trump “sfidon” Kushtetutën amerikane, synon mandatin e tretë: Shumë njerëz po ma kërkojnë!

    Trump “sfidon” Kushtetutën amerikane, synon mandatin e tretë: Shumë njerëz po ma kërkojnë!

    Bota E Diel, 30 Mars 2025 21:31
    Pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-së e ndalon, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për një mandat të tretë si president i SHBA-së. Madje, në një intervistë për NBC, ai u shfaq i sigurt se ka mënyra për ta bërë këtë, ndërsa siguroi se “nuk po tallej”.
    Amendimi i Kushtetutës për të eliminuar kufirin e dy mandateve do të ishte jashtëzakonisht i vështirë, pasi do të kërkonte ose dy të tretat e Kongresit ose dy të tretat e shteteve që bien dakord për të mbledhur një konventë kushtetuese për të propozuar ndryshime. Sido që të jetë, atëherë do të kërkonte ratifikimin nga tre të katërtat e shteteve.

    Procesi nuk ka afat kohor dhe mund të përfundojë brenda shumë viteve. Amendamenti i 22-të, i cili vendosi dy mandate, u miratua nga Kongresi në 1947 dhe nga shtetet dhe nuk u bë pjesë e Kushtetutës deri në vitin 1951.
    “Shumë njerëz po më kërkojnë ta bëj”, tha ai, duke iu referuar mbështetësve të tij. Dhe ai vazhdoi: “U them se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jemi ende në fillim të mandatit, tani jam i fokusuar te mandati”.
    Ai përmendi gjithashtu vlerësimet e tij në sondazh, duke thënë se “shumë njerëz do të dëshironin që ai të qëndronte në detyrë” për një mandat të tretë.
    Kur u pyet nga gazetari nëse donte një mandat të tretë, Trump u përgjigj: “Më pëlqen të punoj. Nuk po bëj shaka”.

  • Trump “sfidon” Kushtetutën amerikane, Presidenti i SHBA-së do dhe mandatin e tretë: Shumë njerëz po ma kërkojnë

    Trump “sfidon” Kushtetutën amerikane, Presidenti i SHBA-së do dhe mandatin e tretë: Shumë njerëz po ma kërkojnë

    Pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-së e ndalon, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për një mandat të tretë si president i SHBA-së.

    Madje, në një intervistë për NBC, ai u shfaq i sigurt se ka mënyra për ta bërë këtë, ndërsa siguroi se “nuk po tallej”.
    Amendimi i Kushtetutës për të eliminuar kufirin e dy mandateve do të ishte jashtëzakonisht i vështirë, pasi do të kërkonte ose dy të tretat e Kongresit ose dy të tretat e shteteve që bien dakord për të mbledhur një konventë kushtetuese për të propozuar ndryshime. Sido që të jetë, atëherë do të kërkonte ratifikimin nga tre të katërtat e shteteve.
    Procesi nuk ka afat kohor dhe mund të përfundojë brenda shumë viteve. Amendamenti i 22-të, i cili vendosi dy mandate, u miratua nga Kongresi në 1947 dhe nga shtetet dhe nuk u bë pjesë e Kushtetutës deri në vitin 1951.
    “Shumë njerëz po më kërkojnë ta bëj”, tha ai, duke iu referuar mbështetësve të tij. Dhe ai vazhdoi: “U them se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jemi ende në fillim të mandatit, tani jam i fokusuar te mandati”.
    Ai përmendi gjithashtu vlerësimet e tij në sondazh, duke thënë se “shumë njerëz do të dëshironin që ai të qëndronte në detyrë” për një mandat të tretë.
    Kur u pyet nga gazetari nëse donte një mandat të tretë, Trump u përgjigj: “Më pëlqen të punoj. Nuk po bëj shaka”.

    Top Channel