Tag: kërkojnë

  • 68 mijë qytetarë kërkojnë punë, shumica të rinj

    68 mijë qytetarë kërkojnë punë, shumica të rinj

    6300 vende të lira pune janë shpallur nga bizneset aktualisht, në kushtet kur 68 mijë qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues, kryesisht të rinj deri 29 vjeç. ”Nuk do të përfundojë ndonjëherë, kjo dinamikë do të vazhdojë njësoj si edhe në vendet e zhvilluara”, thotë eksperti i punësimit Erald Pashaj.
    Në bizneset shqiptare janë të punësuar 1.3 milionë qytetarë. Shifër e pamjaftueshme për tregun i cili ankohet për mungesë stafi, nga profesionet elementare deri tek ato të kualifikuara.

    Jo vetëm pagat që nuk konsiderohen ende joshëse për të frenuar emigrimin e punonjësve, por edhe nëndeklarimi i rrogave po dëmton tregun. Për të shmangur detyrimet duke mos paguar sigurimet dhe tatimin e plotë bizneset vjet kishin deklaruar paga jo reale për 143 mijë punëtor. Rrogë minimale në bankë e tjetrën në dorë.

  • Markat kryesore të ushqimeve për bebe përdorin shumë sheqer në produktet e tyre

    Markat kryesore të ushqimeve për bebe përdorin shumë sheqer në produktet e tyre

    Një studim nga Universiteti i Leeds-it ka zbuluar se markat e njohura si Ella’s Kitchen dhe Heinz prodhojnë ushqime për bebe me përmbajtje të lartë sheqeri dhe vlera të ulëta ushqyese, duke rrezikuar zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

    Analiza e 632 produkteve të destinuara për fëmijët nën tre vjeç tregoi se 41% e vakteve kryesore kishin nivele të larta sheqeri dhe 21% e produkteve ishin shumë ujore, duke mos ofruar ushqim të mjaftueshëm.

    Shembujt përfshijnë “Ella’s Kitchen pear and peach baby rice” ku vetëm 3% është oriz, ndërsa 60% e kalorive vijnë nga sheqeri. “Heinz fruity banana custard” ka 71% të kalorive nga sheqeri dhe vetëm 4% përmbajtje qumështi.

    Studimi vuri në dukje se shumë produkte etiketohen si të përshtatshme për bebe katërmuajshe, ndonëse udhëzimet e NHS-së dhe OBSH-së rekomandojnë fillimin e ushqimit të ngurtë pas gjashtë muajsh. Një në katër produkte kishte aq shumë sheqer sa do të kërkonte paralajmërim në paketim, sipas udhëzimeve të OBSH-së.

    70% e prindërve të anketuar kërkojnë etiketa paralajmëruese për përmbajtjen e lartë të sheqerit. Ekspertët kërkojnë rregullim më të rreptë ligjor, pasi udhëzimet vullnetare janë joefektive.

    Prodhuesit kanë mbrojtur produktet e tyre, duke theksuar se nuk shtojnë sheqer të jashtëm dhe se etiketat janë të sakta dhe ligjore. Qeveria britanike deklaroi se ligjet ekzistuese rregullojnë ushqimin për bebe, por ekspertët e fushës kërkojnë masa më të forta për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. / The Guardian – Syri.net

     

  • Partitë e reja, Rama: Kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI

    Partitë e reja, Rama: Kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI

    Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “SY m’SY”, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi krijimin e partive të reja në skenën politike shqiptare. Ai u shpreh se është “kandidati më i ri dhe më i vjetër”, duke iu referuar energjisë dhe eksperiencës që sipas tij bashkohen në listat e Partisë Socialiste.
    “Duhet një parti e re?” – citoi Rama njw komentues, duke shtuar se Shqipëria nuk ka nevojë për “imitacione të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta, e sot është bërë barrë dhe hall”.
    Ai i cilësoi këto parti të reja si “shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”.
    “Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë. Në listat e PS-së gjen më të rinjtë dhe ata me eksperiencë. “Duhet një parti e re?” imitacione të një partie që ishte e treta dhe e vërteta deri dje që u bë barra dhe halli i shqiptarëve, për këto nuk ka nevojë Shqipëria, pasi janë vetëm shëmbëlltyre që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”, u shpreh Rama.

  • “Kërkojnë ryshfet”/ Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, me ministrin e Brendshëm i bëjnë presion pas takimit: Do vish me mua ose…

    “Kërkojnë ryshfet”/ Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, me ministrin e Brendshëm i bëjnë presion pas takimit: Do vish me mua ose…

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin me qytetarin që i shprehu shqetësimin e rrugëve dhe legalizimeve ditën e sotme në një takim elektoral, ku u shpreh se për ndërtimin e një koteci pulash të vjen IKMT dhe të kërkojnë nga 5 mijë euro. Ky realitet nuk I ka pëlqyer aspak Edi Ramës, i cili në vend që të dëgjonte shqetësimet reale të njerëzve, iu kthye atij duke e cilësuar gënjeshtar. Por, inati i Ramës nuk është ndalur aty.
    Pasi ka përfunduar mbledhjen, Rama ka thirrur qytetarin dhe në prezencë edhe të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i ka bërë presion, duke i ka kërkuar që t’i jepte emrin e personit që ai ka paguar për të legalizuar ndërtesën që ka bërë.
    Por kur qytetari ka refuzuar që të flasë me emra të përveçëm, por ka treguar se në çdo sektor ndodh e njëjta gjë, Rama e ka quajtur atë gënjeshtar.
    Pjesë nga debati:
    Rama: Kujt ia dhe lekët? Ti gënjeve, unë e di që gënjeve, thuaj e bona për të gjithë shqiptarët.
    Qytetari: Është e vërtetë, nuk e bëra për kërkon, japin edhe sot.
    Rama: Lëri këto, konkrete, këto janë llafe, dili për zot nëse je burrë, kam parë shumë si puna jote unë që flasin edhe….,
    Qytetari: Është zinxhir shumë i madh
    Rama: Lëre zinxhirin.
    Ministri Hoxha: Do m’i japësh emrat apo…
    Rama: Po ça emrash.
    Qytetari: Po kështu është kudo. Une s’jam as socialist, as demokrat.
    Rama: Pse më përmend emra, unë nuk thash gjë.
    Qytetari: Nëse ti zgjidh problemin e rrugëve, vota ime është e jotja.
    Rama: Nuk e dua votën tënde, shko jepja kujt të duash.
     

  • Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kanë kundërshtuar urdhrin e Ministrisë,i cili ndalon përkohësisht peshkimin me rrjetë në liqenin e Pogradecit. Vendimi është marrë për të mbrojtur specien e Klenit, i cili ndodhet aktualisht në periudhën e shumimit.
    Sipas peshkatarëve, ndalimi i përgjithshëm i peshkimit me rrjetë penalizon padrejtësisht edhe ata që synojnë specie të tjera, si korani.
    Ata kërkojnë që të lejohet peshkimi në distanca mbi 1500 metra nga bregu pasi në këtë distancë nuk preken speciet në shumim.
    Peshkatarët zhvilluan këtë të mërkurë një takim me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, ku u vendos që të dorëzohet një peticion për rishikimin e vendimit.
    Në rrethin e Pogradecit operojnë mbi 120 peshkatarë, të cilët nga ky vendim janë prekur drejtpërdrejtë. Ata kërkojnë që zgjidhja të vijë sa më shpejt, për të mos rrezikuar një tjetër sezon peshkimi dhe të ardhurat e familjeve të tyre.

     
     
     
     

  • “Më shikoni nudo”, Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: Ky i çmendur duhet ndalur një orë e më parë

    “Më shikoni nudo”, Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: Ky i çmendur duhet ndalur një orë e më parë

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama para të rinjve të cilëve u bën thirrje të kërkojnë në Google fotot e tij nudo.
    Këlliçi është shprehur se kjo sjellje rrugaçërore është e papranueshme dhe duhet të ndalohet më 11 maj.
    Reagimi
    “Pasi u tha vajzave 18-vjeçare “rroftë dashnorja”, tani Edi Rama u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë në Google fotot e tij nudo!!!
    Po po, seriozisht është çmendur!
    Ky model nuk është modeli i një prindi shqiptar, i një njeriu normal.
    Këto janë sjellje rrugaçërore të papranueshme në shoqëri, aq më pak për një kryeministër apo zyrtar shteti!
    Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!
    Kjo mendje e sëmurë duhet ndalur me çdo kusht!” shkruan Këlliçi.
    Edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ramës para fëmijëve gjatë një takimi elektoral.
    Mesazhi:
    A lihet e ardhmja e fëmijëve në mëshirë të këtij?
    Pasi arsimtarët patronazhistë i mxorrën fëmijët me listë në ditë pushimi në takim me Edi Ramën, ky i fundit u kërkon fëmijëve që të kërkojnë në internet për fotot e tij nudo.
    Ky palaço nuk njeh limite njerëzore, teksa gjatë qeverisjes së tij janë larguar nga vendi 125 mijë të rinj të moshës nga 15 vjeç deri ne 19 vjeç.
    Shqiptarët nuk do ta lënë kurrë më të ardhmen e fëmijëve në mëshirë të këtij njeriu që nuk e lidh asgjë as me njerëzoren as me familjen as me Shqipërinë.

  • Putini shpalli armëpushim për Pashkë, aleatët e Ukrainës kërkojnë ndalimin e plotë të luftës

    Putini shpalli armëpushim për Pashkë, aleatët e Ukrainës kërkojnë ndalimin e plotë të luftës

    Deklarata e Presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 30-orësh gjatë Pashkëve ka shkaktuar reagime të përziera nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithëse armëpushimi përfshin të dielën e Pashkëve, aleatët perëndimorë të Ukrainës kërkojnë një angazhim më të thellë dhe të qëndrueshëm për paqe.
    Ministria e Jashtme britanike e përshëndeti mundësinë për një pauzë në luftime, por theksoi se nevojitet një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm, që të hapë rrugë për negociata për një marrëveshje paqeje të drejtë.
    “Tani është momenti që Putini të tregojë nëse është serioz për paqen,” thuhej në deklaratë.
    Ndërkohë, Bashkimi Evropian shfaqi skepticizëm për premtimin e Rusisë, duke përmendur historinë e saj si agresore dhe mungesën e sinjaleve konkrete për ndalimin e agresionit ushtarak.
    Italia, përmes ministrit të saj të Jashtëm Antonio Tajani, kërkoi gjithashtu veprime të vërteta dhe afatgjata.
    “Nuk është e qartë si Rusia mund të respektojë një armëpushim të shkurtër, ndërsa vazhdon një luftë që vetë ajo e nisi,” u shpreh Tajani.
    Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase e akuzuan Rusinë për shkelje të menjëhershme të armëpushimit, duke pretenduar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar “dhjetëra” sulme në pozicionet e tyre.
    Megjithatë deklaratat zyrtare për armëpushim, terreni mbetet i tensionuar dhe zgjidhja e konfliktit duket ende larg, në mungesë të një vullneti të qartë politik nga Moska për t’i dhënë fund pushtimit.

  • Vinjola Rota: Punësimi dhe fermerët në qendër të betejës sime politike

    Vinjola Rota: Punësimi dhe fermerët në qendër të betejës sime politike

    Vinjola Rota e ka ndarë qartë prioritetin e saj: të luftojë papunësinë dhe të mbështesë realisht fermerët e Korçës. Në takimet me qytetarët, ajo ka dëgjuar shqetësimet e të rinjve që kërkojnë mundësi dhe të moshuarve që kërkojnë dinjitet. Me një plan konkret dhe vullnet për ndryshim, zonja Rota, e cila kandidon për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, angazhohet për politika që sjellin vende pune dhe subvencione të drejta për bujqësinë, madje siç thotë ajo jo thjesht në fjalë, por me rezultate të prekshme në jetën e përditshme. “Me shumë ngrohtësi dhe sinqeritet. Qytetarët e Korçës kanë nevojë të dëgjohen dhe të ndihen pjesë e vendimmarrjes. Unë nuk vij me fjalë të mëdha, por me një vesh të hapur dhe me vendosmërinë për të çuar në Kuvend zërin e tyre të përditshëm. Punësimi është shqetësimi kryesor. Të rinjtë duan perspektivë, ndërsa të moshuarit kërkojnë dinjitet. Fermerët kërkojnë ndihmë reale, jo premtime në letër. Këto janë shtyllat e programit tim dhe do të jem zëri i tyre përballë institucioneve qendrore”, shprehet Rota.

  • “Cirku” treditor në Beograd turpëron Vuçiçin, mediat serbe nxjerrin zbuluar presidentin, ja sa pak njerëz morën pjesë

    “Cirku” treditor në Beograd turpëron Vuçiçin, mediat serbe nxjerrin zbuluar presidentin, ja sa pak njerëz morën pjesë

    Marsela SHYTIA
    Drama politike vazhdon në Serbi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka vendosur t’u tregojë studentëve dhe qytetarëve rebelë që kërkojnë ndryshim se shumica e serbëve janë me të. Pra, nga e premtja deri dje në Beograd, ai organizoi një kuvend treditor “Serbinë nuk do ta japim”, ku do të promovohen “idetë e një lëvizjeje kombëtare që do të emërtohet”, siç njoftojnë mediat e kontrolluara rreptësisht. Regjimi shpërndan gënjeshtrën se do të jetë tubimi më i madh në historinë e Serbisë, mburret me një flamur 200 metra të gjatë dhe, si në të kaluarën, në Beograd vijnë serbë nga Kosova, minatorë dhe “student të ndershëm”, natyrisht për të mbështetur Vuçiçin “që po lufton për Serbinë”.
    Kërkesat e studentëve
    Mirëpo, ndodhi diçka shumë më e rëndësishme dhe kjo ishte kërkesa e parë e hapur politike e studentëve rebelë. Ata kanë protestuar për pesë muaj, por deri më tani kërkesat e tyre kanë qenë të përgjithshme, ndëshkimi i përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona dhe goditja e korrupsionit. Tani ata kanë bërë një hap përpara dhe kërkojnë një qeveri ekspertësh ose një qeveri tranzitore si zgjidhje për krizën që po trondit Serbinë. Për herë të parë u bënë publike kërkesat e formuluara nga studentët e Novi Sadit. Studentët kërkojnë që ministrat në qeverinë tranzitore të jenë ekskluzivisht njerëz që nuk kanë qenë në pushtet dhe anëtarët e partive politike të mos jenë anëtarë të asaj qeverie.
    Ministrat e rinj duhet të jenë ekspertë të dëshmuar dhe të njohur në fushat e tyre, të kenë njohuri të mira të punës në administratën shtetërore dhe të kenë përvojë në punë të tilla. Gjithashtu, ministrat duhet të jenë njerëz të nderuar me integritet, të kenë mbështetjen e studentëve, komunitetit akademik dhe publikut të gjerë. E gjithë kjo vjen me një garanci shtesë: ministrat duhet të angazhohen që të mos hyjnë në politikë për të paktën tetë vitet e ardhshme pasi qeveria kalimtare të pushojë së funksionuari. Së fundi, puna e qeverisë duhet të kufizohet dyfish: në kohë – nga 8 në 12 muaj dhe të merret me “ndryshimet e nevojshme”, që do të thotë të krijojë kushte për zgjedhje të ndershme, kërkojnë studentët.
    Dështimi i Vuçiçit
    Tubimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili ishte planifikuar si reagim ndaj protestave të studentëve, duke gjykuar nga fotot, nuk i përmbushi pritshmëritë. Edhe pse u përdorën të gjitha burimet publike në dispozicion, përparimtarët arritën të mbushnin vetëm një rrugë afër Parlamentit serb. Ndërkohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç po fliste, qytetarët e ardhur në kundër tubim filluan të largohen nga tubimi.
    Profili i popullarizuar në rrjetin social X ‘Arkivi i Takimeve Publike’ bëri të ditur se sipas vlerësimit të tyre, kanë marrë pjesë rreth 55.000 njerëz. Nëse ky numër është i saktë, tubimi i Vuççqit mund të quhet fiasko, veçanërisht kur krahasohet me protestën e mbajtur në Beograd më 15 mars, kur sipas vlerësimeve në rrugët e Beogradit kishte rreth gjysmë milioni njerëz.
    Hapi i radhës
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të përpiqet t’i ndalë me dhunë bllokadat dhe protestat e studentëve, kjo duket fare qartë pas deklaratës së ditëve më parë për TV Pink, në të cilën praktikisht bën të ditur arrestimet masive të gazetarëve, profesorëve, dekanëve… Këtë praktikisht e konfirmoi edhe në mbledhjen e mbajtur të shtunën në mbrëmje, kur paralajmëroi autoritetet shtetërore që në të kundërtën do të ketë pasoja.
    Në një paraqitje të ftuar në televizionin “Pink”, Vuçiç praktikisht ka paralajmëruar një “përballje” me gazetarët e pavarur në Serbi, duke thënë se “personalisht do të bëjë kallëzim penal kundër prokurorit që refuzoi të arrestojë gazetarët e mediave bllokuese”. Përveç gazetarëve në shënjestër të Vuçiçit, ishin edhe dekanët e fakulteteve të bllokuara, si dhe rektori Vladan Gjokiç.

  • Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

    Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

    Athina, Selaniku dhe qytetet e tjera të Greqisë janë paralizuar që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).Në grevë, ku marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, kërkojnë ndër të tjera rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës.
    Ndër të tjera ata janë edhe kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit. Qarkullimi është pezulluar. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit, përfshirë edhe ato me Shqipërinë dhe anasjelltas. Raportohet se do të lejohen vetëm fluturimet që konsiderohet të domosdoshme.Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private.  Deri më tani policia ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona.