Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të votave preferenciale.Lidhur me këtë Kume tha se diçka e tillë është normale dhe se i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit të mbështetur në prova.
Kristaq Kume: Është normale dhe kjo i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit mbështetur në prova. Garë e bukur. Numëruesit në një krahë, garuesit në një krah. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi atë që ka ndodhur dhe që është në kuti dhe që duke bërë një kërkesë të tillë vënë në pikëpyetje punën e bërë nga numëruesit. Kjo nuk vihet në pikëpyetje me dashakaqësi. Është proces i lodhshëm dhe mund të ndodhin dhe gabime.
Mos harrojmë edhe faktin që numëruesit mund të kenë qenë nën presonin e garuesve por më shumë se sa kaq duhet të ketë qenë dhe duhet të marrin parasysh presionin e ligjit.
Garuesi duke provuar që i është rënë hakut, i janë keq numëruar votat..numëruesi do përgjigjet para organeve ligjzbatuese nëse ka bërë diçka të tillë.
Tag: kërkojnë
-

Zgjedhjet/ Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale
-

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës, kërkojnë sekuestrimin e pasurive që ata kanë krijuar në vendin tonë. Gjatë 2024, me kërkesë të prokurorisë belge dhe gjermane, SPAK regjistroi 5 hetime pasurore.
Ndërkohë përveç verifikimeve, SPAK ka sekuestruara për llogari të autoriteteve të huaja, Belgjikës dhe Italia disa pasuri të identifikuara në pronësi të personave të arrestuar dhe dënuar në vendet përkatëseDeri më tani përfshijnë 6 prona të paluajtshme, mbi 145 mijë euro në kesh dhe në llogari bankare, si dhe makina.Ato janë në administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe vetëm pas marrjes së një vendimi konfiskimi, autoritetet do të duhet të përcaktojnë se çfarë ndodh me to.
Nëpërmjet letër-porosive, disa prej të cilave Tv Klan ka lexuar, autoritetet e huaja rezultojnë të kenë identifikuar saktësisht këto pasuri, aktivitetet ekonomike me të cilat merren personat nën hetim dhe të afërm të tyre në Shqipëri.
Nga ana tjetër, SPAK thotë se pas vendosjes së sekuestros ka kërkuar informacion të vazhdueshëm për proceset penale atje në mënyrë që të marr një vendim për fatin e hetimit pasuror në vendin tonë.
Tv Klan -

“Sa lekë more për votat?” Paloka: Po kërcënojnë ata që denoncuan vjedhjen, Rama ta harrojë se…
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre dhe që po denoncojnë vjedhjet e votave.
Në nisje të konferencës Paloka paraqiti një video, përmes të cilës tregohet shitja e votave në Dibër. Në video dëgjohet një person, i cili thotë se shiti 5 vota 500 mijë lekë.
Paloka thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje.
Sipas Palokës autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos. Për këtë arsye Paloka kërkon mbrojtje publike për Lulzim Memashin.
Deklarata
Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votave, si kjo video që gjeni me qindra e me mijëra në rrjetet sociale, jo thjesht si kjo video e bërë në mënyrë të fshehtë pa dijeninë e atij që po tregonte krimin elektoral, ka dhe video ku i keni parë shprehjen madje dhe oferta për votën qytetarëve shqiptarë.
Nuk jam këtu për këtë gjë, jam këtu për të bërë një tjetër denoncim. Autori i kësaj videoje është Lulzim Memashi, që është këtu me mua, anëtar i PD prej vitesh, ka qenë komisioner së bashku me vazjën në zgjedhje, është familjar në gjendje të vështirë ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë dhe bashkëshortja e ka lënë disa muaj më parë dhe sot detyrohet me një makinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi.
Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: “Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë.”
Nuk më rrinë në mend që blejnë vullnetin e shqiptarëve, nuk mjaftohen me atë që kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet, por kërkojnë të ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë dhe sot jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për ta marrë në mbrojtje publike Lulzimin.
Dua t’i them kujdo që mendon se me këtë mandatin e katërt të Ramës mund të bëjë çfarë do me demokratët, e ka gabim.Rama mund të bëhet mbret, të blejë trenë, të blejë shumicën e shqiptarëve, ta harrojë se mund të uajmë me demokratët.Me pak apo shumë jemi ata që jemi, i kemi qëndruar përballë çdo dite, dhe po e paralajmëroj se mos ta çojë në mend se do hakmerret ndaj atyre që nuk pranuan të shiten apo tremben apo të kthehen në skllavëritë e këtij regjimi.
Lulzim Memashi është këtu, është demokrat, nuk është sot këtu se është trembur, por është këtu sepse e kërkova unë që ky fakt të bëhej publik, të tregojmë se nuk ju mjaftoi ajo që do bëhej, por tani kërkojnë të trembin ata që i dolën kundër, ju bëjnë presion dhe kërcënimi thjesht imagjinoni se çfarë kanë bërë me pra.
Ky është denoncimi që unë po e ndaj me ju sot, do kemi dhe raste të tjera që do i bëjmë publike. Ju faleminderit! -

“Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe
14 Maj 2025
19:58
Telesport
Nëse Cristiano Ronaldo është drejt fundit të karrierës, një tjetër Ronaldo është në fillimet e saj dhe duket në gjurmët e të atit. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo Junio, 14 vjeç, pjesë e Al Nassr, por që ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha europiane.
Sipas “The Sun”, janë plot 16 klube të njohura që ndjekin 14-vjeçarin dhe kërkojnë ta bëjnë pjesë e ekipeve të tyre të moshave, pasi konsiderohet si një talent premtues për të ardhmen. Sipas raportimit në fjalë janë 10 klube nga Bundesliga, ku sigurisht nuk mungojnë Bayern, Dortmund, Leipzig, Eintracht Frankfurt etj.
Listës po ashtu i shtohen edhe 3 klubet e Serie A, Juventus, Inter dhe Atalanta. Nuk mungojnë as klubet angleze si Tottenham dhe Manchester United. Listën e mbyll Salzburg, ekipi austriak që njihet për suksesin që ka me talentet e rinj. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo Junior vetëm pak ditë më parë debutoi me Portugalinë U15 dhe shumë njerëz janë të bindur që ai do të ndjekë rrugën e të atit. -

Deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiç pas pjesëmarrjes në Moskë
Një grup prej 26 ligjvënësish britanikë, të udhëhequr nga deputetja Emma Lewell-Buck, i ka kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të vendosë sanksione ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas pjesëmarrjes së tij në një paradë ushtarake në Moskë më 9 maj — një veprim që shihet si një shenjë e afrisë në rritje me Rusinë e Vladimir Putinit.Në një letër drejtuar Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy, deputetët kërkojnë një “ndryshim rrënjësor” në qasjen diplomatike ndaj Beogradit, duke argumentuar se Serbia po ndjek një kurs që minon stabilitetin në Ballkan dhe aleancat perëndimore. “Mjaft më”, shkruan Lewell-Buck në një postim në platformën X, duke bërë të ditur nismën për vendosjen e sanksioneve.Letra nënvizon se Vuçiç ka bashkëpunuar ngushtësisht me Kremlinin dhe ka ushtruar përpjekje për destabilizimin e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe më gjerë në rajon. Pavarësisht se është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, që nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës në vitin 2022.Deputetët e konsiderojnë praninë e Vuçiqit në Moskë si provë të mëtejshme të lidhjeve të tij me Moskën dhe si një sinjal alarmues për rritjen e nacionalizmit në rajon. Në letër theksohet se përmes promovimit të ideologjisë së “Serbisë së Madhe”, regjimi i Vuçiçit rrezikon të ndezë tensione të reja që mund të përshkallëzohen në konflikte të përgjakshme në Ballkan.
-

Tërhiqen komisionerët e PD-së në Fier, socialistët kërkojnë të vazhdojë numërimi
Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr.
Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është një nevojë për çlodhje dhe organizim për t’u rikthyer të nesërmen në mëngjes për të vijuar me numërimin.
Kjo gjë nuk është pranuar nga përfaqësuesit e Partisë socialiste, të cilët kërkojnë të vijojë numërimi i votave dhe se do i drejtohen KQZ-së.Top Channel
-

Mos neglizhoni asnjëherë dhimbjen e syve, ja çfarë mund të fshihet
Dhimbja e syve është një simptomë që shpeshherë neglizhohet, por që mund të tregojë probleme të ndryshme, nga ato më të lehta deri te situata që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Meqenëse sytë janë organe jashtëzakonisht të ndjeshme, çdo ndryshim në ndjesi ose shikim duhet të trajtohet me vëmendje dhe të vlerësohet nga një specialist.
Dhimbja mund të ndihet si djegie, pickim, presion, apo një dhimbje më e thellë. Ajo mund të jetë e pranishme vetëm në njërin sy ose në të dy, në varësi të shkakut. Në disa raste është e lidhur me lëvizjen e syrit, ndërsa ndonjëherë ndihet pas syrit ose rreth tij.
Një nga shkaqet më të zakonshme është konjuktiviti – një inflamacion i sipërfaqes së syrit që shfaqet me skuqje, lotim dhe sekrecione, por zakonisht nuk është i dhimbshëm në mënyrë të fortë. Shumë njerëz përjetojnë edhe sy të thatë, veçanërisht ata që kalojnë orë të gjata para kompjuterit. Kjo gjendje krijon ndjesi shqetësimi, sikur ka një trup të huaj në sy.
Disa gjendje më serioze si keratiti (inflamacion i kornesë), iridocikliti (inflamacion i brendshëm i syrit), apo glaukoma akute, shfaqin dhimbje të forta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shikimit. Glaukoma mund të shfaqet papritur dhe të shoqërohet me shikim të turbullt, të përziera dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Këto gjendje kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Dhimbja mund të vijë edhe nga nervi optik, si në rastin e neuritit optik, i cili ndikon në shikim dhe perceptimin e ngjyrave. Në disa persona, dhimbja rreth ose pas syrit lidhet me migrenën apo dhimbjet e kokës në grupe. Shkaktarë të tjerë përfshijnë lëndime të drejtpërdrejta, si goditje, grimca pluhuri apo objekte të vogla që hyjnë në sy dhe shkaktojnë acarim.
Edhe infeksionet më të rënda si ulçerat në korne mund të jenë burim dhimbjeje të fortë dhe kërkojnë trajtim të specializuar. Po ashtu, probleme më të lehta si elbi apo kalazioni – që janë inflamacione të qepallës – mund të shkaktojnë ënjtje dhe dhimbje të lokalizuar, edhe pse rrallë prekin shikimin.
Është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse ndjeni dhimbje të fortë, turbullim të shikimit, ndjeshmëri të shtuar ndaj dritës, ose nëse keni simptoma shoqëruese si të vjella, të përziera, ose lëvizje të dhimbshme të syrit. Këto mund të jenë shenja të një gjendjeje që nuk duhet vonuar.
Diagnoza bëhet përmes një kontrolli të detajuar nga oftalmologu, i cili mund të përdorë mjete të posaçme për të parë brenda dhe rreth syrit, të masë presionin dhe të vlerësojë nëse ka shenja të inflamacionit ose infeksionit. Në disa raste kërkohen edhe analiza më të avancuara si skanime ose rezonanca magnetike, sidomos kur dyshohet për probleme neurologjike.
Trajtimi ndryshon në varësi të shkakut. Mund të përfshijë pika për sy me antibiotikë ose antiinflamatorë, kortizon për rastet inflamatore, lot artificialë për sytë e thatë, ose edhe ndërhyrje më të specializuara për gjendjet më serioze si glaukoma ose ulçera në korne.
Për të parandaluar problemet me sytë, është e rëndësishme të ruajmë higjienën gjatë përdorimit të lenteve të kontaktit, të bëjmë pushime të rregullta gjatë përdorimit të ekraneve, të shmangim prekjen e syve me duar të papastra dhe të bëjmë kontrolle të rregullta, sidomos nëse kemi sëmundje kronike si diabeti apo hipertensioni. Syri.net-iefimerida
-

3 ditë nën dhe! Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit, familjarët kërkojnë pajisje më të specializuara për kërkimet
kërkimet
BURREL-Në Qafën e Burrelit prej 3 ditësh tashmë vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh minerali dhe inertesh e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit. Ajo çka është gjetur deri sot janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.
Ushtria, banorët e zonës dhe punonjës të tjerë të fabrikës kanë dalë dhe kërkojnë trupin e të riut. Familjarët e të riut i kanë bërë apel institucioneve për intensifikimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se nevojiten pajisje më të specializuara dhe makineri të posaçme për të gjetur të afërmin e tyre. Sipas tyre, vetëm disa punonjës të autoriteteve me lopata nuk mjaftojnë për të gjetur trupin e të riut.
PAMJE NGA SHEMBJA:Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme, 44-vjeçarin Ademir Lala për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë. Ndërkohë prefekti i qarkut Dibër, Nezhmedin Shehu, u shpreh se po bëhen të pamundura për gjetjen e trupit, por është shumë e vështirë për shkak të volumit të madh të mineralit./ZËRI
-

SYRI TV/ Dhuna, denoncimi i banorit të Hotolishtit: Policia më dhunoi vajzën 15-vjeçare
Bonorët e Hotolishtit kanë protestuar sërish sot kundër projektit të rrugës që ndan në mes fshatin. Banorët kanë bllokuar rrugën nacionale, ndërsa kanë kërkuar që në fshat rruga të kaloj në tunel e mos të shkatërrohet i gjithë fshati. Policia ka ndërhyrë me forcë duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët që protestonin. Prindërit denoncuan se në protestën e shkuar Policia ka shoqëruar në komisariat edhe vajzat në moshë minorene.
SYRI TV
Pasi dhunoi gra e fëmijë të mitur pak ditë më parë, edhe këtë të hënë Policia e Shtetit nuk kursue përsëri dhunën dhe forcën ndaj banorëve të fshatit Hotolisht në Librazhd, që zhvilluan protestën e radhës ku kërkojnë transparencë për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë.
Banorët në disa momente janë ulur këmbëkryq në shenjë protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre për shkak se aty është parashikura të kalojë rruga e re Elbasan-Qafë Thanë.
Teksa protesta vijonte, një banorë i Hotolishtit tregoi se policia i kishte shoqëruar në komisariat dhe dhunuar vajzën 15 vjeçe, e cila doli në protestë pak ditë më parë.
Protestuesit kundërshtojnë planin aktual që parashikon ndërtimin e rrugës përmes fshatit dhe kërkojnë që të realizohet një tunel alternativ, i cili do të mbrojë zonën historike dhe mjedisin. Ata gjithashtu kërkojnë shpronësime të drejta, sipas vlerës së tregut.
Në mbështetje të protestës ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike, Ilirjan Alliu i cili premtoi se do të jetë me banorët e hotolishtit deri në gjetjen e një zgjidhje që është në interes të komunitetit.
Prej disa javësh, banorët e Hotolishtit protestojnë duke kundërshtuar planin për shembjen e dhjetëra banesave në këtë fshat, të cilat preken nga gjurma e rrugës elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të tetë.
-

Hotolisht/ ‘As serbët nuk na e kanë bërë këtë’, banori: Balluku, e papërgjegjshme!
Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar mungesën e reagimit nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndaj shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII.
Protestuesit kundërshtojnë planin aktual që parashikon ndërtimin e rrugës përmes fshatit dhe kërkojnë që të realizohet një tunel alternativ, i cili do të mbrojë zonën historike dhe mjedisin. Ata gjithashtu kërkojnë shpronësime të drejta, sipas vlerës së tregut.
Një banor u ankua se Balluku nuk ka dërguar “sikur një letër sqarimi” tek ta, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk është bërë as nga serbët përgjatë historisë.
“Protestat do vijojnë pa ndërprerje. Do vendosim si komitet. Nuk mund ta imagjinoj këtë papërgjegjshmëri nga ministrja Balluku. Duhet të dërgonte të paktën një letër të sqaronte. Jemi shumë të indinjuar. Tek e fundit nuk kemi çfarë humbim. Me cfarëdo shpërblimi do të më japin, ku do përplasem unë 60 vjeç? Ndaj ju ka votuar një komb i tërë, që të japin zgjidhje. Po kush po pyet për tokat më, po shtëpinë? Veç plumbi e ndan këtë punë. Edhe serbi nuk e ka bërë këtë punë, ka vra njerëz në rrugë, po shtëpitë i ka lënë”, tha një prej protestuesve.