Tag: kërkojnë

  • I kërkojnë bileta për festivalin e Dua Lipës, Dukagjini: Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP

    I kërkojnë bileta për festivalin e Dua Lipës, Dukagjini: Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP

    Showbiz E Premte, 25 Korrik 2025 19:35
    Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë do të mbahet në datat 1,2,3 gusht dhe gjithçka nën lupën nga Dua Lipa. Por babai i saj, që është edhe menaxheri i sah, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas ose siç i quan ai, “belesh”.
    Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka lëshuar një “manifest të drejtpërdrejtë”, duke shprehur zhgënjimin ndaj atyre që përkundër mundësive financiare, kërkojnë hyrje pa pagesë për festival.

    ”ASNJO prej jush nuk jeni rast social. Çdo të Premte hipni në aeroplan për Evropë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës, e kur vjen puna me ble bileta për festival – ju doket shpenzim”,-shkruan ai, duke theksuar se një vikend në Prishtinë ofron përjetime që nuk i ofron asnjë qytet evropian për të njëjtin çmim.
    Në një tjetër mesazh, ai ironizon faktin se në vend që të ftojnë miqtë evropianë për të përjetuar Kosovën, njerëzit shpenzojnë energji për të kërkuar bileta “belesh”, duke harruar që për çdo gjë tjetër në Evropë paguajnë plotësisht. Reagimi i tij kulmon me një mesazh të thjeshtë por të qartë ”Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP”.

     

  • “U shoqërua nga 30 policë në spital”, avokatët e Veliajt kërkojnë informacion nga Burgjet për masat ekstreme: Shkelje protokolli

    “U shoqërua nga 30 policë në spital”, avokatët e Veliajt kërkojnë informacion nga Burgjet për masat ekstreme: Shkelje protokolli

    Erion Veliaj

    TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar zyrtarisht me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ata kërkojnë informacion dhe dokumentacion mbi masat ekstreme të shoqërimit të klientit të tyre në  një vizitë mjekësore më 17 korrik 2025. Mbrojtja ligjore e Veliajt ka ngritur pretendimet se është shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtim njerëzor, pasi krybashkiaku u shoqërua prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së. 
    “Kjo vizitë pasi i është refuzuar disa herë, dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”, theksojnë avokatët.
    Mbrojtja e kryebashkiakut argumeton se masat ndaj tij ishin të papërshtatshme dhe të pajustifikuara, prandaj kërkojnë transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor. Lidhur me këtë, zyra e avokatëve ka theksuar se do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore për çdo shkelje ndaj dinjitetit dhe trajtimit njerëzor.
    Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet për 9 raste korrupsioni pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’.
    Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

  • Avokatët e Veliajt kërkojnë llogari: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

    Avokatët e Veliajt kërkojnë llogari: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

    Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital.
    Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tyre në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025.
    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor. Avokatët nënvizojnë se kjo vizitë, pasi i është refuzuar disa herë, së fundmi, sipas tyre, u miratua në shkelje të protokollit mjekësor.
    Në kërkesën zyrtare të avokatëve mbrojtës kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.

  • “Mbi 40-tat”, poezi nga Sibel Halimi

    “Mbi 40-tat”, poezi nga Sibel Halimi

    Të gjitha recetat kërkojnë ndryshim,të maskuar, të heshtur, të gdhendur në pritje.Por mbi dyzet, të jesh vetjaështë një akt i vogël rebelimi,një refuzim i ngadalshëmi përsosmërisë që të mbaron.Miratimi fishket,arsyetimi tretet, shterronsi një burim i harruarnë shkretëtirë.Liria s’është shpërthim,por një pajtim i butëme vijat që të rrethojnë,trupi s’është më projekt,mendja nuk pret të riparohet.Të dyja, një terren i hapur,ku e vërteta fton ajrin të hyjë.Thjeshtësimi,jo zbrazëti, por thelbi përqendruar,që mban peshën e kohëspa ulur kokën.Të jesh e pranishme,pa falje, pa lutje,pa retorikë që të zvogëlon.Mbi dyzet, të qenit gruaështë një ujëvarë pyetjeshtë heshtura, e rizbuluar n’ecjedyzetat nuk kërkojnë përgjigje,por hapin rrugë,krijojnë vend për frymëmarrje.E lirë.

    ObsevereKult

    Lexo edhe:

    SIBEL HALIMI: CIKËL HISTORIE

  • Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava

    Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava

    Gazetarët e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ‘Agence France Presse’ po kërkojnë evakuim nga Gaza, ndërsa situata në enklavë vazhdon të përkeqësohet.

    Gazetarët do të vdesin nëse autoritetet izraelite nuk autorizojnë evakuimin e tyre të menjëhershëm me familjet e tyre, transmeton AFP.
    “Situata e tyre tani është e papërballueshme, pavarësisht guximit të tyre, përkushtimit profesional dhe qëndrueshmërisë“, tha organizata.
    Izraeli nuk lejon gazetarët ndërkombëtarë në Gaza të raportojnë lirisht, që do të thotë se puna e gazetarëve atje konsiderohet shumë e rëndësishme.
    “Puna e punonjësve tanë të pavarur palestinezë është thelbësore për informimin e botës. Por jeta e tyre është në rrezik, prandaj u bëjmë thirrje urgjente autoriteteve izraelite që të autorizojnë evakuimin e menjëhershëm të tyre së bashku me familjet e tyre”, tha AFP në një deklaratë publike.

    Top Channel

  • “Kredia për banesa do të bjerë”, ekspertët: Bizneset do kërkojnë më shumë para nga bankat

    “Kredia për banesa do të bjerë”, ekspertët: Bizneset do kërkojnë më shumë para nga bankat

    Bankat presin që kërkesa e individëve për të marrë kredi për blerje banese të bjerë në muajt në vijim, për shkak edhe të rregullores së hyrë në fuqi nga data 1 korrik që kufizon shumën që mund të merret hua për këtë qëllim.

    Ndërsa bizneset, sipas parashikimeve të sektorit bankar, do të vijojnë të kërkojnë më shumë kredi, kryesisht për financim.
    “Kemi një rritje të kreditimit në të njëjtën linjën me zhvillimin e sektorëve që janë ekspozuar ndaj investimeve më të mëdha për t’i shërbyer kërkesës gjithnjë e një rritje ne turizëm agroindustri etj. I përshtaten kërkesës, përmirëosjnë kriteret dhe në pamundësi për ta bërë këtë me kapitalin e tyre, i drejtohen kredisë.”, tha eksperti i tregut bankar, Artan Gjergji.

    Sipas ekspertëve, rol pozitiv në rritjen e mëtejshme të kërkesës për kredi në vend do ta japë edhe vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit për lekun.
    “Ky element pritet t’i japë shtysë pozitive rritjes së kreditimit. Qëllimi i uljes së normës interesit është rritja e ofertës monetare në lekë ose thënë ndryshe rritja e kredisë në lekë.”
    Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajt e ardhshëm bankat pritet të tregohen më të shtrënguara me individët që do të kërkojnë një kredi, ndryshe nga qasja që pritet të kenë me bizneset.
    /vizionplus.tv

  • SHBA-ja dhe europianët kërkojnë marrëveshje bërthamore me Iranin, sanksione për Teheranin nëse nuk arrihet deri në fund të gushtit

    SHBA-ja dhe europianët kërkojnë marrëveshje bërthamore me Iranin, sanksione për Teheranin nëse nuk arrihet deri në fund të gushtit

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur fundin e gushtit si afatin përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, sipas Axios.

    Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri në atë afat, tre fuqitë evropiane planifikojnë të aktivizojnë mekanizmin “Snapback”, i cili automatikisht vendos të gjitha sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u hoqën sipas marrëveshjes së vitit 2015 me Iranin, shkruan Axios duke cituar 3 burime.
    Të njëjtat burime thonë se biseda e Rubios me ministrat e jashtëm evropianë kishte për qëllim koordinimin mbi mundësinë e rivendosjes së sanksioneve, por edhe përcaktimin e hapave të ardhshëm në diplomacinë bërthamore.
    Zyrtarët evropianë planifikojnë të flasin drejtpërdrejt me Iranin, duke e bërë të qartë se ka ende hapësirë për të shmangur sanksionet nëse Teherani ndërmerr hapa specifikë, siç është rifillimi i monitorimit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila u pezullua pas bastisjeve SHBA-Izrael, dhe heqja e rreth 400 kilogramëve uranium të pasuruar 60%.
    Procesi i aktivizimit të “Snapback” zgjat 30 ditë, teksa vendet evropiane që kërkojnë ta përfundojnë atë deri në tetor, përpara se Rusia të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit.
    Qëndrim i Teheranit
    Nga ana e saj, udhëheqja iraniane hedh poshtë ligjshmërinë e rivendosjes së sanksioneve dhe kërcënon të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e ka bërë të qartë se nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme për rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ministria e Jashtme iraniane thotë se nuk do të përkulet para presionit.
    Ndërkohë, Pentagoni vlerëson se sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane kanë vonuar aftësinë e Teheranit për të ndërtuar armë bërthamore për “gati dy vjet”.

    Top Channel

  • Opozita: Të ikë Kryeministri!

    Opozita: Të ikë Kryeministri!

    Nga Lutfi Dervishi/

    Në një takim të zhvilluar dje me të zgjedhur lokalë, kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se vendi ndodhet përballë një sërë problemesh serioze që kërkojnë reforma të thella dhe strukturore.

    Një nga çështjet e para të përmendura ishte ajo e ujit të pijshëm. “Megjithë përmirësimet e raportuara, situata kërkon reformë të thellë e të gjithanshme, ” tha z. Rama, duke propozuar krijimin e një enti kombëtar të ujësjellësit sipas modelit të OSHEE-së. Ai e quajti të papranueshme mungesën e ujit në kulmin e sezonit turistik, ndërsa qytetarët detyrohen të mbushin legenët si në vitet ’90.

    Në fokus ishte edhe sektori i shëndetësisë. Rama tha se qytetarët nuk kërkojnë më thjesht ilaçe, por ilaçe cilësore, dhe sipas tij, kjo kërkon një reformë të thellë në sistemin farmaceutik.

    Më tej, ai u ndal te karburantet, duke vënë në dukje paradoksin se shqiptarët paguajnë më shumë se shumica e vendeve të rajonit, pa marrë naftë me cilësi të krahasueshme. Rama propozoi që shteti të ndërhyjë në tregun e hidrokarbureve, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të kontrolluar cilësinë.

    Por sipas tij, problemi më i rëndë dhe më i papranueshëm mbetet menaxhimi i mbetjeve dhe ndërtimet pa leje. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të disa drejtorëve dhe nënkryetarëve të pushtetit vendor, duke akuzuar qeverisjen vendore për bashkëpunim në shkeljen e ligjit.

    Takimi u mbyll me një thirrje të drejtpërdrejtë politike:

    “Berisha duhet të japë dorëheqjen, tha Rama, duke nënvizuar se “ai është në pushtet që prej vitit të largët 2013 dhe nëse nuk e ka zgjidhur problemin e ujit, pjehrave, legalizimeve, naftes, ilaçeve… në mandatin e parë të dytë dhe të tretë nuk ka asnjë shans ta bëj në mandatin e katërt”

     

  • Fadroma e IKMT gati të shembi objektin e fundit në Theth, banorët kundërshtojnë, kërkojnë vendim gjykate

    Fadroma e IKMT gati të shembi objektin e fundit në Theth, banorët kundërshtojnë, kërkojnë vendim gjykate

    Pak më parë, fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që është planifikuar për t’u shembur në zonën e Thethit.

    Nga videot e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen banorët të cilët vijojnë të kenë kundërshtime.

    Ato kërkojnë nga IKMT një vendim gjykate, ku thuhet se objekti duhet shembur.

  • Barcelona e vendosur për të sjellë Rashford në Spanjë, anglezët kërkojnë 50 milionë euro

    Barcelona e vendosur për të sjellë Rashford në Spanjë, anglezët kërkojnë 50 milionë euro

    14 Korrik 2025

    8:55

    Telesport

    Barcelona është ende në kërkim të një sulmuesi anësor dhe, pasi marrëveshja me Nico Williams dështoi, objektivi i tyre kryesor është Marcus Rashford i Manchester United.
    Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe “djajtë e kuq” kërkojnë rreth 50 milionë euro për lojtarin që nuk bën më pjesë në planet e tyre. Për momentin, klubi spanjoll nuk ka konfirmuar nëse do ta paguajë këtë shumë apo jo.
    Fakt është që lojtari dëshiron të luajë në “Camp Nou” ashtu sikurse edhe që trajneri Hansi Flick pranon ta ketë në skuadër. Ndoshta klubi katalanas do të bëjë një sakrificë për ta sjellë në ekip sulmuesin.