Tag: kërkojnë

  • Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
    Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.

    Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
    Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

    Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

    Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
    Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.
    Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
    Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.

  • Sot zgjidhet kreu i ri SPAK! SHBA, BE dhe Britania kërkojnë transparencë

    Sot zgjidhet kreu i ri SPAK! SHBA, BE dhe Britania kërkojnë transparencë

    Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut.

    Teksa në mbledhjen që do të mbahet paraditen e sotme në orën 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, që do të zëvendësojë Altin Dumanin.

    Katër kandidatët në garë për kreun e ri të SPAK janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

    Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

  • “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën e lëvizjes studentore te sheshi…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime graduale nga lart

    “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën e lëvizjes studentore te sheshi…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime graduale nga lart

    Akademiku Artan Fuga ironizon përmes një postimi në rrjetet sociale, rrëfimet e dëshmitarëve në zhvillimeve të fundvitit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist.

    Siç është bërë zakon në këto 35 vite, në çdo film dhjetori janë të shumtë ata që zënë hapësirat në televizione dhe mediat online ku japin dëshmi për ngjarjet që sollën demokracinë në vend.Por Sipas Fugës nisja si lëvizje studentore, ndryshimet graduale institucionale nga lart, reformat e para të majta dhe fakti që asnjëherë në gjithë këto vite pushteti nuk doli nga kontrolli komunist, ishin të lidhura me njëra-tjetrën.Statusi në facebook

    Top Channel

  • “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime gruduale nga lart

    “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime gruduale nga lart

    Akademiku Artan Fuga ironizon përmes një postimi në rrjetet sociale, rrëfimet e dëshmitarëve në zhvillimeve të fundvitit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist.

    Siç është bërë zakon në këto 35 vite, në ccdo film dhjetori janë të shumtë ata që zënë hapësirat në televizione dhe mediat online ku japin dëshmi për ngjarjet që sollën demokracinë në vend.
    Por Sipas Fugës nisja si lëvizje studentore, ndryshimet graduale institucionale nga lart, reformat e para të majta dhe fakti që asnjëherë në gjithë këto vite pushteti nuk doli nga kontrolli komunist, ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
    Statusi në facebook

     

  • “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën e lëvizjes studentore te sheshi…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime gruduale nga lart

    “Kur kërkojnë ta rrëfejnë të fshehtën e lëvizjes studentore te sheshi…”, Fuga për Dhjetorin ’90: S’ishte revolucion, por ndryshime gruduale nga lart

    Akademiku Artan Fuga ironizon përmes një postimi në rrjetet sociale, rrëfimet e dëshmitarëve në zhvillimeve të fundvitit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist.

    Siç është bërë zakon në këto 35 vite, në ccdo film dhjetori janë të shumtë ata që zënë hapësirat në televizione dhe mediat online ku japin dëshmi për ngjarjet që sollën demokracinë në vend.Por Sipas Fugës nisja si lëvizje studentore, ndryshimet graduale institucionale nga lart, reformat e para të majta dhe fakti që asnjëherë në gjithë këto vite pushteti nuk doli nga kontrolli komunist, ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
    Statusi në facebook

    Top Channel

  • Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

    Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

    Tirana dhe Partizani luajnë derbin e kryeqytetit në “Arenën Kombëtare”, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
    Të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë të keqe këtë sezon, teksa fitorja shihet si i vetmi shpëtim për vazhdimësinë.
    Tirana ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku fitorja e vetme është ajo në derbin e parë, ku mundën Partizanin 0-3.
    “Demat” nga ana tjetër duket se kanë dalë disi nga kriza dhe kërkojnë tre pikët jo vetëm për hakmarrje, por për t’u afruar më shumë me zonën e “Final 4”.
    Rezultati Live:
    Tirana 0-0 Partizani
    Formacionet Zyrtare:
    TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare.
    Trajner: Ardijan Nuhiu
    PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Hjumën, Kote, Isgandarli, Toma
    Trajner: Oltijon Kërnaja

  • Fshati Berdenesh ende pa ujë prej përmbytjeve, 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë

    Fshati Berdenesh ende pa ujë prej përmbytjeve, 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë

    Banorët e fshatit Berdenesh kanë denoncuar në Top Channel, se prej ditës së përmbytjeve, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë pothuajse plotësisht.

    Sipas tyre, që prej asaj dite uji ka ardhur vetëm dy herë nga 40 minuta, ndërsa rreth 400 familje kanë mbetur pa asnjë zgjidhje.
    Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë së Sarandës për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

    Top Channel

  • Nga Maqedonia në Evros: Fermerët grekë ‘zgjerojnë’ protestat, kërkojnë dialog me kushte me qeverinë

    Nga Maqedonia në Evros: Fermerët grekë ‘zgjerojnë’ protestat, kërkojnë dialog me kushte me qeverinë

    Protestat e fermerëve në Greqi kanë hyrë në ditën e tyre të gjashtë, me intensitet që rritet dita-ditës dhe me blloqet e traktorëve që tashmë po shtrihen në shumë pika të rëndësishme të rrjetit rrugor kombëtar. Fermerët vazhdojnë mobilizimin pa pengesa dhe çdo ditë po shtohen pika të reja bllokimi.

    Sot u ngritën blloqe pranë semaforëve jeshilë të Aeroportit të Maqedonisë, ndërsa një tjetër pikë bllokimi është planifikuar në Fthiotidë. Traktorët do të dalin në Bralos, ndërsa gjatë fundjavës pritet bllokim edhe në zonën e Siatistës.

    Një tjetër bllok i rëndësishëm pritet të formohet në Kastro Viotias, ndërsa të dielën fermerët e Veriut të Evrosit do të ndërmarrin një lëvizje të ngjashme. Qëllimi i përgjithshëm i protestës është të arrihen të paktën 30 blloqe të mëdha në mbarë Greqinë deri në fund të javës, duke mbyllur kështu fazën e parë të mobilizimit të tyre.

    LEXO EDHE: Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë, mbi 4,000 traktorë në rrugë, pritet përshkallëzim i protestave

    Fermerët theksojnë se nuk janë kundër dialogut me qeverinë, por kërkojnë që ai të zhvillohet me kushte të qarta, duke siguruar se nuk do të jetë thjesht formal. Sipas tyre, duke filluar nga e hëna e ardhshme, do të ndërmerren veprime të reja në qytete, përfshirë pushtime portesh, marshime me traktorë dhe aksione të tjera të cilat ende nuk janë bërë publike.

    Java e ardhshme shihet si një moment i rëndësishëm për kontaktin e parë mes përfaqësuesve të fermerëve dhe qeverisë, një takim që do të shërbejë për të matur qëllimet e palëve përpara një mbledhjeje zyrtare më të thelluar. Ky kontakt i parë pritet të ndihmojë që takimi vendimtar të mos ketë karakter procedurial, por të synojë rezultate konkrete për sektorin bujqësor.

    LEXO EDHE: Prej disa ditësh në protestë! Fermerët bllokojnë sërisht rrugën Kakavijë–Janinë, qarkullimi i automjeteve vetëm për emergjenca

    Në fund të javës së ardhshme pritet të zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Kombëtar të Bllokimeve në Nikaia të Larisës, ku do të shqyrtohen hapat e ardhshëm dhe format e mundshme të përshkallëzimit të protestës, përpara takimit që pritet të mbahet me qeverinë.

    Fermerët theksojnë se autostrada kombëtare mund të hapet që nesër, duke nënvizuar se “qeveria mban çelësin me vendimet që do të marrë për të ardhmen e sektorit primar”.

    Në të njëjtën kohë, ata kritikojnë disa grupe të vogla që, sipas tyre, kërkojnë të zhvillojnë takime individuale me zyrtarë të qeverisë, duke theksuar se çdo vendim dhe çdo lëvizje duhet të bëhet vetëm në mënyrë kolektive dhe në përputhje me vendimet e përbashkëta të trupës së fermerëve.

  • Kërkojnë fonde nga qeveria, fermerët grekë vijojnë grevën, vijon e bllokuar pika kufitare e Kakavijës

    Kërkojnë fonde nga qeveria, fermerët grekë vijojnë grevën, vijon e bllokuar pika kufitare e Kakavijës

    Pika kufitare e Kakavijës po vijon ende, kjo pasi fermerët grekë janë në grevë.

    Këta të fundit po kërkojnë nga qeveria e Greqisë fonde, teksa theksojnë se fondet e Bashkimit Europian që duhej tu jepeshin janë shpërdoruar.
    Greva e fermerëve grekë po bëhet në Kallpaq, ku kryqëzohen rrugët e dy pikave të kalimit Kufitar Kakavijë e Tre Ura.
    Raportohet se greva do të vijojë për një javë, por nëse s’do të ketë bisedime paralajmërojnë për bllokime në të gjithë territorin grek.

    Top Channel