Tag: kërkojë

  • “Nuk do t’i njohim zgjedhjet”, Berisha: PD do jetë në Parlament dhe do të kërkojë komision hetimor për 11 Majin!

    “Nuk do t’i njohim zgjedhjet”, Berisha: PD do jetë në Parlament dhe do të kërkojë komision hetimor për 11 Majin!

    Sali Berisha lajmëroi sot se partia demokratike nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet megjithatë do jetë në Parlament në shtator dhe do të kërkojë komision hetimor për votimet e 11 Majit. 

    Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”.
    Ai theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.
    Po ashtu, Sali Berisha tha se aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament.

    Top Channel

  • SHBA do të kërkojë garanci deri në 15 mijë dollarë për qytetarët që aplikojnë për vizë turistike, ja kush preket

    SHBA do të kërkojë garanci deri në 15 mijë dollarë për qytetarët që aplikojnë për vizë turistike, ja kush preket

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri që do të kërkojë nga disa aplikantë të vizave turistike dhe të biznesit të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, raporton “The Wall Street Journal”.
    Sipas një njoftimi që pritet të publikohet të martën, ky program do të jetë në fazë prove për 12 muaj dhe do të zbatohet për shtetasit e vendeve që kanë nivel të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës, si dhe për ata që vijnë nga vende me siguri të dobët dokumentacioni.
    Në varësi të vlerësimit të zyrtarëve konsullorë, aplikantët mund të detyrohen të depozitojnë një garanci prej 5,000, 10,000 apo 15,000 dollarësh gjatë procesit të aplikimit për vizë.
    Hyn në fuqi më 20 gusht
    Sipas dokumenteve të siguruara nga Newsweek dhe njoftimit në Regjistrin Federal, programi i ri do të hyjë në fuqi më 20 gusht 2025. Qëllimi i tij, sipas Departamentit për Siguri Kombëtare, është të sigurohet që qeveria amerikane të mos mbulojë kostot kur një vizitor shkel kushtet e vizës.
    Nëse një vizitor largohet nga SHBA në përputhje me afatet e përcaktuara, garancia do t’i kthehet. Por nëse ai qëndron përtej afatit të vizës, shuma do të konfiskohet dhe mund të përdoret për të mbuluar shpenzimet e dëbimit të tij.
    Kush preket?
    Kjo masë do të zbatohet vetëm për shtetasit e vendeve të identifikuara si problematike për nga normat e qëndrimit të paligjshëm dhe siguria e dobët në verifikimin e aplikantëve. Përjashtim bëjnë qytetarët e vendeve që janë pjesë e Visa Ëaiver Program, të cilët mund të udhëtojnë në SHBA pa vizë për qëndrime të shkurtra. Gjithashtu, oficerët konsullorë do të kenë drejtën për të hequr dorë nga kërkesa për garanci në raste të veçanta.

  • Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

    Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

    I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, reperi Bardhi ka folur me sinqeritet për jetën personale, marrëdhënien me partneren Sara dhe vajzën e tyre, Nea.
    “Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti,” tha ai për ardhjen në jetë të vajzës.
    Kur u pyet nëse bashkëshortja e ndihmon me konceptet artistike, Bardhi u përgjigj me humor: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”
    Nëse ajo ka dëshira për shopping? “Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza,” shtoi ai, duke treguar një anë të tij që publiku rrallë e sheh.

  • Shpallja e zgjedhjeve, BE nuk rrezikon të kërkojë “kokën” e Vuçiçit pa garanci, pse Brukseli po “flirton” me Beogradin

    Shpallja e zgjedhjeve, BE nuk rrezikon të kërkojë “kokën” e Vuçiçit pa garanci, pse Brukseli po “flirton” me Beogradin

    Marsela SHYTIA
    Nuk duhet pritur që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do t’u bëjnë thirrje autoriteteve në Serbi të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Bashkëbiseduesit e “Danas” besojnë se BE-ja ende po balancon midis stabilitetit dhe parimeve, dhe për sa kohë që opozita mbetet e fragmentuar dhe pa një vizion të qartë evropian, është e vështirë të pritet që Brukseli të kërkojë hapur largimin e Vuçiçit dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të reja. Ata vërejnë se BE-ja gjithmonë do të zgjedhë stabilitetin mbi kaosin e paparashikueshëm. Ata theksojnë gjithashtu se nuk mjafton të presin që BE-ja t’ia “mbyllë derën” regjimit, më saktë, hapi i parë duhet të vijë nga brenda, nëpërmjet marrëveshjes së opozitës dhe mobilizimit të studentëve dhe qytetarëve rreth një alternative të qartë evropiane.
    Ftesa për zgjedhje
    “Kërkesa për të thirrur zgjedhje thjesht nuk është një çështje brenda kompetencës së asnjë institucioni evropian dhe nuk duhet të presim që ftesa të tilla të vijnë nga Brukseli”, tha për “Danas” Sofija Popoviç, gazetare e EWB. Siç shton ajo, ajo që mund të presim nga BE është presion mbi autoritetet në lidhje me përmbushjen e kushteve zgjedhore. “Pra, besoj se në periudhën e ardhshme BE-ja do të këmbëngulë që autoritetet të përmbushin gjithçka që kanë premtuar prej vitesh, mbi të gjitha në fushën e sundimit të ligjit dhe kritereve politike. Edhe pse ende nuk ka një dënim më të ashpër të ngjarjeve në Serbi ose ndonjë veprim konkret siç bëri BE-ja në rastin e Gjeorgjisë, deklarata e fundit e Komisionerit Kos tregon se BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Serbi dhe se veprimet e fundit të policisë përfaqësojnë një shkelje të të drejtave dhe vlerave themelore. Kjo gjithashtu tregon se Bashkimi Evropian nuk e normalizon dhunën që policia dhe autoritetet ushtrojnë kundër demonstruesve”, thotë Sofija Popoviç.
    Vigjilenca e BE
    E intervistuara e “Danas” vëren se është e rëndësishme që komisionerja foli hapur sepse është një mesazh për qeverinë se narrativat e tyre të rreme për dhunën kundër policisë nuk mbajnë bazë. “Sulmet e organizuara ndaj Komisioneres Marta Kos tregojnë nervozizmin e Beogradit zyrtar për shkak të faktit se këto manipulime nuk kalojnë në Bruksel”, thotë ajo. “Mesazhi i Marta Kos dhe reagimi i Komisionit Evropian ndaj dhunës kundër demonstruesve në Serbi tregojnë se Brukseli nuk ka mirëkuptim për shembjen e demokracisë në Serbi. Megjithatë, realiteti është më kompleks sesa duket nga cicërimat dhe njoftimet. BE-ja ende po balancon midis stabilitetit dhe parimeve, dhe për sa kohë që opozita mbetet e fragmentuar dhe pa një vizion të qartë evropian, është e vështirë të pritet që Brukseli të kërkojë hapur largimin e Vuçiçit dhe të kërkojë zgjedhje të reja. BE-ja gjithmonë do të zgjedhë stabilitetin mbi kaosin e paparashikueshëm”, tha për “Danas” Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane. Zyrtarët evropianë, edhe kur janë të frustruar me regjimin, presin që të ketë një alternativë realiste dhe të besueshme, shton ai. Pa një front të tillë, vazhdon ai duke thënë, çdo mesazh nga BE-ja mbetet në nivelin e një paralajmërimi, por të jeni të sigurt se pa të, ndihmësit e Vuçiçit do të silleshin më brutalisht me disidentët.
    “Flirtimi” me Vuçiçin
    “Qytetarët e Serbisë meritojnë një opozitë që nuk luan vetëm me potencialin e protestës, por ofron një plan konkret reformash pro-evropian dhe një gatishmëri për ta udhëhequr vendin përmes tranzicionit. Për sa kohë që nuk ka diçka të tillë, Brukseli nuk do të marrë rrezikun të kërkojë kokën e Vuçiçit pa një garanci se do të marrin një Serbi më të qëndrueshme dhe demokratike”, sipas tij. “Kjo është arsyeja pse nuk mjafton të presim që BE-ja t’ia mbyllë derën regjimit”, shton ai. “Hapi i parë duhet të vijë nga brenda, nëpërmjet marrëveshjes së opozitës dhe mobilizimit të studentëve dhe qytetarëve rreth një alternative të qartë evropiane. Vetëm atëherë Brukseli do të ketë bazën për të qëndruar në anën e duhur në këtë luftë. Për sa kohë që flirton me nacionalizmin dhe kriminelët e luftës, BE-ja do të flirtojë edhe me Vuçiçin”, përfundon Naim Leo Beširi.

  • “Rinumërim votave të kandidatëve”, PD deklaron se hapja e kutive do të nxjerrë në dritë shkeljet e pretenduara

    “Rinumërim votave të kandidatëve”, PD deklaron se hapja e kutive do të nxjerrë në dritë shkeljet e pretenduara

    Partia Demokratike do të kërkojë në KQZ hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për të gjithë kandidatët e saj që kanë pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sqaron se Kodi Zgjedhor nuk u njeh kandidatëve të drejtën për t’u ankuar në KQZ e për të rinumëruar votat; ndaj këtë hap do ta hedhë në emër të tyre PD.

    Sipas Ivi Kasos, PD së pari do të kërkojë në KQZ pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në 12 qarqet e vendit dhe më pas do të kërkojë edhe hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për secilin kandidat që kërkon transparencë.
    “Janë udhëzuar të gjithë kandidatët, sikurse është udhëzuar edhe ekipi ligjor që përfaqëson PD në KQZ, që çdo kërkesë nga secili kandidat që përfshin: kërkesë për marrje filmimesh, mbështetje ligjore të çfarëdolloji, kërkesë për rinumërim, rivlerësim votash të subjektit ose të kandidatit në qendra të caktuara, në zona administrimi zgjedhor të caktuara, por edhe në qarqe të caktuara, do të merret në konsideratë.”, tha Ivi Kaso.

    Kaso deklaron se opozita do të kërkojë jo vetëm rinumërimin e votave për kandidatët e PD, por edhe për kandidatët e PS dhe partive të tjera.
    “Të gjitha kërkesat e kandidatëve tanë do të mbështeten plotësisht. Më pas, transparenca mbi kërkesat e kandidatëve tanë do të pasjellë transparencën mbi çdo votë të numëruar për secilin kandidat që ka qenë në garë në atë njësi ose zonë.”
    Pas betejës së PS në vitin 2009 për hapjen e kutive, rinumërimi i votave ligjërisht është i garantuar të paktën për dy partitë e mëdha. Nëse KQZ rrëzon kërkesën e PD për hapjen e kutive, atëherë opozita mund të përdorë nenin e Kodit Zgjedhor që u jep të drejtë dy anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që të hapin këdo kuti votimi. Dhe PD ka dy anëtarë në KAS, duke e pasur të garantuar të drejtën për të rinumëruar çdo kuti që dëshiron në çdo qark të vendit.
    /vizionplus.tv

  • Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë emigrantët

    Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë emigrantët

    Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkojë Kosovës që të marrë azilkërkuesit që mbërrijnë me gomone në ishull.
    Kështu shkruan gazeta britanike “The Times”.

    Sipas saj, Kosova është një prej shteteve të identifikuara nga qeveria britanike për të ngritur “kampet e kthimit” ku emigrantët do të dërgohen pasi kërkesat e tyre për të qëndruar në Britani të jenë ezauruar.
    Mes shteteve të tjera të përmendura nga “The Times” janë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.
    Përfaqësuesit e qeverisë së Keir Starmer do të flasin së shpejti me drejtuesit e këtyre shteteve për të arritur një marrëveshje të mundshme, shkruhet në artikull.
    Më parë, edhe Shqipëria ishte përfolur si një destinacion i mundshëm për azilkërkuesit që shkojnë në Britani.
    Por në një konferencë të përbashkët për mediat më 15 maj në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë homologut Starmer se marrëveshje si ajo me Italinë nuk mund të ketë.
    “Kam qenë shumë i qartë që prej ditës së parë që kur nisëm këtë proces me Italinë, që kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë, për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe falë situatës gjeografike që është tejet kuptimplotë. Për të qenë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë jo, sepse jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, tha Rama.

  • Harvardi duhet t’i kërkojë falje presidentit Trump, thotë Shtëpia e Bardhë

    Harvardi duhet t’i kërkojë falje presidentit Trump, thotë Shtëpia e Bardhë

    Shtëpia e Bardhë tha të martën se Donald Trump kërkon që Harvardi të kërkojë falje, kur u pyet nëse presidenti po shqyrton heqjen e statusit të përjashtimit nga taksat e universitetit.

    “Për sa i përket Harvardit, siç thashë, presidenti ka qenë shumë i qartë se ata duhet të ndjekin ligjin federal”, u tha gazetarëve zëdhënësja Caroline Levitt.
    “Presidenti gjithashtu dëshiron që Harvard të kërkojë falje, pasi universiteti duhet të kërkojë falje për antisemitizmin e papërshkrueshëm që u manifestua në kampus kundër studentëve hebrenj amerikanë,” shtoi ajo.

    Top Channel

  • Berisha: Rama kërkon mandat tjetër që të pasurohet më shumë vetë, të pasurojë më shumë sojin dhe oligarkët e tij

    Berisha: Rama kërkon mandat tjetër që të pasurohet më shumë vetë, të pasurojë më shumë sojin dhe oligarkët e tij

    Berisha: Rama kërkon mandat tjetër që të pasurohet më shumë vetë, të pasurojë më shumë sojin dhe oligarkët e tij

    Gjatë takimit me qytetarët dhe demokratët e degës 2 në Tiranë, lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se kërkon një mandat tjetër që të pasurojë sa më shumë veten e tij, familjen, të afërmit dhe oligarkët e tij.

    Berisha tha se, Edi Rama pas 12 vitesh kërkon një mandat tjetër, kërkon që të pasurohet më shumë vet, të pasurojë sojin e vet më shumë, të pasurojë oligarkët e tij më shumë dhe t’ju varfërojë ju.

    “Sot, Edi Rama thotë se, më hanë dardha prapa shpine. Ai ha dardha vet gjithë ditën. Ju garantoj unë ju, se kurrë Belinda Balluku nuk mund të fshihte mosndërtimin e djegësit të Tiranës, po të mos e dinte 100% se paratë i merr Edi Rama.

    Shkoni i shihni, ja ku i ka sarajet. Sarajet me gjatësi themelesh, ka rrezik dyfishi i vilës së Enver Hoxhës. Kurse oborrin e ka 4 herë më të madh se sa oborri i vilës së Enver Hoxës. 8300 m oborri. Park, park e ka.

    Sigurisht, dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut, sepse kontot bankare dhe investimet e tij offshore janë të pakufishme.

    Miqtë e mi, Edi Rama pas 12 vitesh kërkon një mandat tjetër, kërkon që të pasurohet më shumë vet, të pasurojë sojin e vet më shumë, të pasurojë oligarkët e tij më shumë dhe t’ju varfërojë ju. Të përzerë dhe këta pak të rinj që kanë mbetur nga Shqipëria. Ndaj dhe, 11 maji është një ditë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Nuk ka asnjë moral të vijë t’u kërkojë shqiptarëve votën. Për çfarë do u kërkojë votën ai? Se i pagun pensionistët, sa i paguan Gjermania kafshët e shtëpisë, qenin dhe macen? Absolutisht! Për çfarë do e kërkojë votën ai?

    Do e kërkojë se ka këtu përpara 8 mld të marrë taksat tuaja. Dhe len 16 milionë për pensionistët, 780 mijë burra dhe gra. Për çfarë të kërkojë votën ai?

    Të kërkojë votën për para që vodhi me djegësin e Tiranës? Të kërkojë votën për shishet e verës që hap 33 mijë euro? Të kërkojë votën për udhëtimet e tij me avion, 21 milionë euro në 2 vjet, 140 udhëtime. Presidenti i amerikës ka 74 udhëtime.

    Të kërkojë votën, për çfarë e kërkon votën tuaj ai? Për të grabitur me 50 milionë euro, siç grabiti me tunelin e Llogarasë?

    Për të bërë të fortin dhe gangsterin, për të përzenë sipërmarrësit që pastaj gjobiteni ju me qindra e dhjetëra miliona euro, paguani me taksa tuaja siç ndodhi me Beketin.

    Për çfarë të ëkrkojë votën?

    Të kërkojë votën se, sot të sëmurët tanë në spitale nuk vdesin nga sëmundjet por vdesin nga mosdhënia e ilaçeve?

    Të kërkojë votën se, deklaron që janë bërë krime kundër njerëzimit dhe vazhdon të nesërmen, mjeku i merr në tëlefon dhe u thotë: mos hajde se nuk ka ilaçe?!

    Ndaj dhe, është e rëndësishme shumë mi, të uleni me çdo qytetar shqiptar, të uleni me çdo mik, me çdo të njohurin tuaj, me çdo mik që është i dëshpëruar, me çdo njeri që ka mosbesim ndaj nesh, me çdo njeri që thotë se unë nuk votoj. Me të gjithë këta duhet të uleni, dhe të bëni një analizë së bashku me ta”, u shpreh Berisha.