Tag: kërkoj

  • Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të premteje në Vizion Plus.
    Moderatorja Luana Vjollca ju bëri thirrje vajzave që të tregojnë më shumë qetësi dhe të jenë më të kujdesshme në fjalorin që përdorin por dhe në mardhënie me njëra-tjetrën.
    Big Mama dhe Nur pavarësisht ngritjes së zërit i kanë kërkaur falje publikut dhe familjes, por jo Albës.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Goca do ju lutesha të ndaloni me këtë lloj sjelljeje.
    Big Mama: Gjëja e parë që dua të them dua të drejtohem deri te nëna ime, e cila është njeriu më i shenjtë në jetën time. Asnjëherë në jetën time nëna ime kurrë se ka përdorur fjalë banale. Dua t’i kërkoj falje nënës time, pastaj publikisht shqiptar, më vjen turp prej vetes time që ndikohem prej provokimeve të Albës. Këtë javë kam qenë shumë e rënduar nga ikja e Ronit. Kërkoj falje për këtë, e di që na ndjekin familjarë. Nuk është gjë e bukur të na shohin në telvizor. Edhe njëherë ju kërkoj falje për fjalorin tim, por më mirë një gojë e pistë se një shpirt i pistë. Sa për situatën me Albën jam përpjekur në çdo mënyrë të rregulloj marrdhënien. Jam munduar ta marr me të mirë, ti flas, ta këshilloj, e kam parë që ky njeri nuk bëhet, ka avazhduar me provokimet, se e di që jam njeri emocional. E ka arritur këtë qëllim, hallall i qoftë. Mendimet e mia për Albën nuk ndryshojnë, më mirë një zemër e bardhë si unë se sa një shprt i ligë për Albën. Gjithçka që kam thënë rreth Albës, ajo vetë e ka sjellë.
    Alba: Më ke ofenduar familjen.
    Big Mama: Nuk ta kam ofentduar familjen, thjeshtë të kam thënë mendo për familjen. Ishalla nuk turpërohen për veprimet që ke bërë. Nuk je shembull i mirë i asnjë femre e asnjë njeriu.
    Luana: Besoj se është e rëndësishme që secili nga ju të tregojë personalitetin e vet dhe shembullin e vet, të askujt tjetër, të mos paragjykojë asnjërin.
    Big Mama: Alba mos më provoko.
    Alba: Sa i përket njërëzillëkut, të gjithë i kemi patur marrdhëniet tona, pavarësisht si jemi në lojë. Në asnjë moment muhabet e shëndetit, familjes apo ushqimet asnjërit nuk ia kam përmendur. Sidomos edhe nga informacionet nga  jashtë që merrni apo hidhni supozime se kush është mroali im jashtë, sado informacione që mund të kemi unë për ju, kurrë s’kam për ta bërë, këtë gjë që keni bërë kundrejt meje. Nëse bini pre e një provokimi nga ana ime për një situatë konkrete, çfarë duhet të bëj unë kur më bëni këto gjëra  ndaj meje. Nuk e mendoni se edhe unë jam njeri, edhe unë lëndohem. Përderi sa ruaj këtë gjakftohtësi mendoni se nuk kam shpirt brenda, nuk duhet të mendoni dhe të reflektioni.
    Big Mama: Situata vetë i ke krijuar.
    Alba: Këshillat që jepni dhe argumentit që jepni se Alba është fals edhe këshilla bie poshtë.
    Big Mama: Pse kërkon këshilla prej meje
    Alba: Nuk kam kërkuar kurrë këshilla.
    Nur: Ju kërkoj falje njerëzve që më njohin.
    Alba: Mos gënje.
    Nur: Alba kjo je ti, vetëm ndërpret.
    Alba: Unë ndërpres, por nuk gënjej.

  • Ardit Bido në Xarrë: “Nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj”

    Ardit Bido në Xarrë: “Nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj”

    Ardit Bido në Xarrë: “Nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj”
     
    Xarra është një vend që i njeh mirë njerëzit – e dallon qartë kush ka folur me zemër e ka vepruar me përgjegjësi, dhe kush shfaqet vetëm kur afrohen zgjedhjet. Me këtë mesazh të sinqertë, Ardit Bido i është drejtuar banorëve të këtij komuniteti, duke theksuar se nuk vjen thjesht për të kërkuar votën, por për të fituar diçka shumë më të thellë: besimin e tyre.
     

     
    “Nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj, për të qenë zëri që ju përfaqëson aty ku merren vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje në këtë komunitet,” – u shpreh Bido.
     
    Në një kohë kur fjalët janë të lehta dhe premtimet të shumta, shpesh të zbrazëta, Ardit Bido thekson se vlerësimi duhet të bëhet mbi veprat dhe praninë reale. “Xarra e di mirë kush ka qenë vërtet në krahun tuaj,” tha ai me bindje.
     
    Ai i ftoi qytetarët të lënë mënjanë përkatësitë partiake dhe të mendojnë për të ardhmen. “Sot nuk është çështje partish, por çështje e asaj që na pret nesër,” u shpreh Bido, duke i ftuar banorët që në 14 maj të zgjedhin rrugën e sigurt drejt zhvillimit dhe përfaqësimit të denjë.
     
     “Votoni Partinë Socialiste – numrin 5” ishte thirrja e tij e qartë dhe e drejtpërdrejtë, ndërsa theksoi: “Kërkoj votën për emrin tim, Ardit Bido, për të vazhduar së bashku drejt së ardhmes që i takon kësaj toke.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Dua të gjej djalin…”/Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i tij: Të di ku t’i hedh një tufë lule

    “Dua të gjej djalin…”/Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i tij: Të di ku t’i hedh një tufë lule

    Ngjarja e rëndë në masivin e kromit në Klos, ka përlotur babain e 29-vjeçarit, Nerim Beshiri i cili apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij. Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.
    “Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

  • Berisha i lutet matjanëve: Vetëm 100 ditë po ju kërkoj dhe do t’ju ndryshoj jetën

    Berisha i lutet matjanëve: Vetëm 100 ditë po ju kërkoj dhe do t’ju ndryshoj jetën

    Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Burrel. Ai kërkoi nga shqiptarët vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë.
    “Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë. 100 ditë në një mision, në të cilin të gjithë shqiptarët do bashkojnë zemrat e tyre për të ndihmuar në radhë të para ata 760 mijë burra dhe gra të thinjur që trajtohen në mënyrën më të padenjë me një pension qesharak. Për të vendosur minimumin jetik 200 euro. Kërkoj 100 ditë që ne të vendosim pensionin minimal 200 euro. Kërkoj 100 ditë për të shpalosur përpara çdo shqiptari një mundësi të re. Kërkoj 100 ditë për t’i dhënë çdo pensionisti dhe rrogëulëti që nuk do ketë rrogë nën 500 euro”, tha ndër të tjera Berisha.

    Po ashtu, ai garantoi për një ulje të madhe edhe në çmimet e ndërtimeve.

    “Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. A e dini ju se këta kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, e kanë kthyer në 10 përqind të çmimit të shitjes. 3 përqind taksa sociale, hiqet. Në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguajë 40. Do paguajë shumë më pak”, tha Berisha.

  • “Nuk kërkoj pushtet, dua 100 ditë”/Berisha:Po të kisha ambicie për para,sot do isha…

    “Nuk kërkoj pushtet, dua 100 ditë”/Berisha:Po të kisha ambicie për para,sot do isha…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkon vetëm “100 ditë prove” për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
    Gjatë një fjalimi në Mat, Berisha deklaroi se po të kisha ambicie për para, sot do isha një nga mjekët më të pasur, por theksoi se motivimi i tij është shërbimi ndaj qytetarëve.
    “Në 12 vite Edi Rama varfëroi shqiptarët si askush tjetër, rritën ccmimet si në asnjë vend tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj jam sot këtu para jush të kërkoj nga ju matjanë dhe matjane, të ccdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë, nuk kërkoj për pushtetin tim, ta ketë të qartë ccdo shqiptar, s’kam ambiecie për pushtet e para se po të kisha ambicie për para do të isha një nga mjekët më pasur.
    Kërkoj 100 ditë për të vendosur pensionin minimal 200 euro. Kërkoj vetëm 100 ditë për të shpalosur para ccdo shqiptari një mundësi të re, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro, vendosim rrogën minimale 500 euro, do të kemi kartën e konsumatorit.
    Ulim në 7 lekë ccmimin e energjisë për qytetarët, do të përgjysmojmë tarifën e ujit të pijshëm. Do të vendosim në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve. Na duhen vetëm 100 ditë të bëjmë realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Shqipërisë për minatorët, gjeologët, naftëtarët statusin etyre 100% sipas kontratës“, tha Berisha.

  • “Kërkoj vetëm 100 ditë”, Berisha shpalos nga Burreli programin e tre muajve të parë të qeverisjes: Pension 200 euro, rrogë minimale 500 euro, ulje e çmimit të energjisë

    “Kërkoj vetëm 100 ditë”, Berisha shpalos nga Burreli programin e tre muajve të parë të qeverisjes: Pension 200 euro, rrogë minimale 500 euro, ulje e çmimit të energjisë

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të hënë në Burrel ku shpalosi programin e Partisë së rij dhe kërkoi votën në 11 maj.

    Berisha premtoi se nëse fiton zgjedhjet pensiuoni do të behët 200 euro, rroga minimale 500 euro si dhe do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.
    “Matjane dhe matjanë, për këta njerëz ju nuk ekzistoni. ëta njerëz u shumëzojnë ju me zero.
    A e morët vesh ju Lubi Ballukun që ndan menderen e makinës së saj me 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla-mingla që hedh valle, kjo makinën do e pastrojë me 10 mije euro në muaj, paratë tuaj, taksat tuaja.
    Zgjohuni shqiptarë! Çfarë e do Edi Rama mandatin? Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.
    Po unë jam këtu, unë jam Sali Berisha. Dhe unë u jap fjalën ju, u jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë.
    Ai do përgjigjet një më një për atë që u ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Ai e bëri provën, tani është radha ime. Tani do e shohë ai! Vij këtu tek ju pasi është futur në rreth të kuq.
    Jo për hakmarrje personale ndaj meje. Kurrë, kurrë se në politikë ajo nuk të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë ju.  Jam i kënaqur, nuk e mohoj, pasi ai është futur në rrethin e kuq.
    Ky njeri që me mafien ndërkombëtare, me Xhorxh Sorosin dhe të tjerë, për këtë njeri 6 muajt e fundit janë katër rezoluta botërore, të cilat e damkosin fjalë për fjalë me ato që i kemi thënë ne.
    Dhe u garantoj se ata kurrë nuk do votonin fjalët tona po të mos ishin 100 përqind të vërteta. Edi Rama, këtu nga Mati i burrave, e di vetë ti!
    Të garantoj se shpallja jote në Valencia nga 82 parti politike më të fuqishmet e Europës, nga udhëheqja politike kryesore e Europës, partia e kancelarit Merz, e presidentes Von der Leyen, e 14 kryeministrave, shpallja jote si armik i votës së lirë të shqiptarëve, shpallja jote si njeri që kërkon të shtypësh pluralizmin dhe opozitën, shpallja jote si pushtetar që qeveris me krimin, nuk do të ndahen kurrë në jetën tënde. Ky është rrethi i kuq, ndaj dhe je i pashpresë.
    Ke futur si veten Agron Malajn, Belinda Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e vendit, Blendi Klosin… Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që loz bixhoz me apartamente.
    Raca juaj do ketë vendin atje ku e meriton. Të dashur miq, Edi Rama gënjeu shqiptarët për 12 vite. Ai premtoi shëndetësinë falas, premtoi 300 mijë vende pune, premtoi 24 orë ujë të pijshëm, premtoi rritje rrogash dhe pensionesh.
    Por e vërteta është se në 12 vite varfëroi shqiptarët si në asnjë vend tjetër, rriti çmimet si në asnjë tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj dhe unë jam këtu sot të kërkoj nga ju matjane dhe matjanë të çdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë.
    Nuk kërkoj për pushtetin tim, se nuk kam ambicie për pushtet, nuk kam ambicie për para, se po të kisha ambicie për para, do isha një nga mjekët më të pasur.
    Por 3 vite më parë, kur konstatova se duan t’u lënë pa opozitë, u ngrita dhe sot ju keni opozitë që ecën drejt fitores. Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë.
    100 ditë në një mision, në të cilin të gjithë shqiptarët do bashkojnë zemrat e tyre për të ndihmuar në radhë të para ata 760 mijë burra dhe gra të thinjur që trajtohen në mënyrën më të padenjë me një pension qesharak. Për të vendosur minimumin jetik 200 euro.
    Kërkoj 100 ditë që ne të vendosim pensionin minimal 200 euro. Kërkoj 100 ditë për të shpalosur përpara çdo shqiptari një mundësi të re. Kërkoj 100 ditë për t’i dhënë çdo pensionisti dhe rrogëulëti që nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Kërkoj 100 ditë për të dhënë rrogën minimale 500 euro dhe kartën e konsumatorit. Kërkoj 100 ditë për të përgjysmuar tarifën e ujit për qytetarët, për të ulur në 7 lekë çmimin e energjisë për qytetarët.
    Kërkoj 100 ditë për të vendosur në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve.
    Na duhen 100 ditë dhe vetëm 100 ditë që të vendosim të bëjëm realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për minatorët, për gjeologët, për naftëtarët, statusin e tyre 100 përqind sipas kontratës. Plotësisht. Kërkoj 100 ditë që çdo biznesmen i vogël t’i ulet çmimi i energjisë nga 18 lekë në 6 lekë.
    Të ulet për çdo shqiptar nafta 30-40 përqind të çmimit. T’i përgjysmohet biznesmenit të vogël tarifa e ujit. T’i vihet kufiri te thana bashkisë, të mos vendosë më kurrë tarifa e taksa mbi biznesin më shumë se 1 përqind të xhiros.
    Kërkoj vetëm 100 ditë që çdo fermer i Matit dhe Shqipërisë të subvencionohet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, pesë herë më shumë se sot”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Delvinë, Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5

    Delvinë, Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5

    Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të fshatit Rusan në Delvinë. Në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se
    “Një pjesë e punës sime ka qenë këtu në fshat, kur isha dhe Ministër i Energjisë, u bë linja e energjisë elektrike, ndërkohë që solla shumë fonde që padiskutim përmirësuan standardin e jetesës. Më vjen mirë që rikthehem dhe kërkoj mbështetjen e banorëve, për të qenë përfaqësuesi i tyre. Kërkoj votën e drejtpërdrejt, pasi më jep më shumë peshë politike, edhe për punët që kam bërë por edhe me kërkesat që kanë banorët, duke marrë angazhime më të detajuara edhe tek niveli më i thjeshtë. Fshati juaj ka potencial në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.
    Partia Socialiste ka bërë shumë edhe për zonën tuaj. Investimet në zonën e Sarandës kanë reflektuar edhe në zonat përreth, përfshi dhe fshatin tuaj. Zhvillimi i mëtejshëm i Sarandës ndikon padiskutim edhe tek ju. Është bërë rruga Kardhiq-Delvinë, investim për të cilin kam dhe unë kontributim tim, pasi isha ministër në atë kohë. Ajo ishte vendimmarrja ime direkte”.
    Gjiknuri, në fjalën e tij listoi argumentet se përse duhet votuar sërish Partia Socialiste në këto zgjedhje parlamentare, ndërsa pohoi se, “Ju jeni të qartë për zgjedhjen tuaj. Mos e çoni dëm votë tuaj, pasi partitë e tjera nuk fitojnë gjë këtu. Këtu do të fitojë Partia Socialiste.
    Referuar kandidaturës sime, ju më njihni, pasi e kam konsoliduar figurën time përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete. Juve ju duhet një përfaqësues që e njeh vendimmarrjen, që të nxis politika që për zonën tuaj janë shumë të rëndësishme.
    E kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj për t’ju përfaqësuar, për të vijuar së bashku punët e nisura. Unë do të jem avokat edhe i bashkisë, për të lobuar së bashku për infrastrukturë më të mirë”.

  • Zbardhet testamenti i Papa Franceskut: Po ndjej se jetës sime tokësore po i vjen fundi…

    Zbardhet testamenti i Papa Franceskut: Po ndjej se jetës sime tokësore po i vjen fundi…

    Zyra e shtypit të Vatikanit ka publikuar testamentin e Papa Françeskut, i cili është gati që nga 29 qershori 2022.
    “Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh dëshirat e mia testamentare”, shkroi Papa në atë kohë.
    “Kërkoj që mbetjet e mia të vdekshme të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore. Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur. Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Franciscus”..””, thuhet në të.
    Teksti i plotë i testamentit të Papa Françeskut:
    Miserando atque Eligendo
     
    Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen.
     
    Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim.
    Gjithmonë ia kam besuar jetën time dhe shërbesën time meshtarake e peshkopale Nënës së Zotit tonë, Marisë Më të Shenjtë. Prandaj, kërkoj që mbetjet e mia mortore të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore.Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtore të lashtë Marian, ku shkova për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik për t’ia besuar me besim synimet e mia Nënës së Papërlyer dhe për ta falënderuar për kujdesin e saj të bindur dhe amnor.
     
    Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur.
    Varri duhet të jetë në tokë; e thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Franciscus.
    Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim do të mbulohen nga shuma e bamirësit që kam rregulluar, për t’u transferuar në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore dhe për të cilën i kam dhënë udhëzimet e duhura Monsit. Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian.
    Zoti u dhashtë shpërblimin e merituar atyre që më kanë dashur dhe do të vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjet që u bënë të pranishme në pjesën e fundit të jetës sime ia ofrova Zotit për paqe në botë dhe vëllazëri mes popujve.
    Santa Marta, 29 qershor 2022
    FRANCIS

  • Ardit Bido: Do e përmend Shalësin në fjalimin tim të parë në Kuvend

    Ardit Bido: Do e përmend Shalësin në fjalimin tim të parë në Kuvend

    Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim me banorët e Shalësit, ku u shpreh me tone të forta për angazhimin e tij ndaj kësaj zone.
    “Unë kërkoj prej jush që këtu në Shalës të bëhet zjarr për Partinë Socialiste, derë më derë, në çdo shtëpi. Dhe kërkoj votën për vete, sepse kam dhënë garancinë dhe premtoj këtu, sot, hapur që Shalësin do ta përmend që në fjalimin tim të parë në Kuvend, dhe për problemet e tij do të loboj në çdo institucion parlamentar,” – tha Bido.
    Ai theksoi se për të, politika nuk është interes, por përfaqësim dhe zemër.
    “Më keni dëgjuar ta përmend Shalësin në media edhe kur nuk kisha asnjë interes elektoral. Të tjerët e kanë pasur interesin dhe nuk e kanë bërë. Unë e kam përmendur nga bindja, dhe nesër, kur të kem edhe interesin elektoral, do ta bëj dyfish. Sepse unë vij në këtë zonë me zemër. Kam folur për këtë zonë, do të flas për të edhe nëse nuk do të jem deputet, edhe pse gjërat duken mirë dhe do të jem në Kuvend. Dhe e dyta, sepse nuk më tremb njeri,” – u shpreh kandidati i PS.
    Në fund të fjalës së tij, Bido u bëri thirrje banorëve të Shalësit që të angazhohen vetë për mbështetjen ndaj Partisë Socialiste:
    “Ju e doni Shalësin më shumë sesa unë. Ju kërkoj që jo vetëm ta tregoni me votë, por të shkoni në çdo shtëpi të këtij fshati të bukur dhe t’u kërkoni edhe të tjerëve votën për Partinë Socialiste, për numrin 5 dhe për mua.”

  • “Do jepja jetën”, Kryemadhi reagon për herë të parë pas divorcit me Metën: Kërkoj sërish me të njëjtën dashuri votën për babanë e fëmijëve të mi

    “Do jepja jetën”, Kryemadhi reagon për herë të parë pas divorcit me Metën: Kërkoj sërish me të njëjtën dashuri votën për babanë e fëmijëve të mi

    Deputetja Monika Kryemadhi reagoi për herë të parë pas divorcit nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

    Ajo e konsideron një ditë jo shumë të mirë për familjen e saj dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.
    Kryemadhi kërkon që asnjë të mos ndikohet nga ky vendim, ndërsa shprehet “unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babanë e fëmijëve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj’.
    Ajo bën thirrje që qytetarët t’i bashkohen opozitës në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00.
    Postimi i plotë i Kryemadhit:
    Të dashur miq!
    Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.
    Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .
    Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19:00.

    Top Channel