Tag: kërkoj

  • Can Yaman ndahet nga e dashura: Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë

    Can Yaman ndahet nga e dashura: Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë

    Can Yaman është përsëri beqar. Lidhja e tij me Sara Bluma, një artiste dhe DJ me origjinë algjeriane, duket se ka marrë fund. Pas javësh heshtjeje në rrjetet sociale dhe mungesës së ndonjë fotoje së bashku, fansat filluan të dyshonin për një ndarje. Këtë e konfirmoi revista javore “Diva e Donna”, e cila foli hapur për një ndarje përfundimtare.
    “Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë”, thuhet se rrëfeu aktori, duke sugjeruar një periudhë reflektimi personal dhe kërkimi të vetes.
    Një detaj pas tjetrit ka nxitur thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre. Can dhe Sara nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe në një moment ajo madje mbylli edhe llogarinë e saj. Shfaqja e tyre e fundit së bashku thuhet se ishte në fund të tetorit, gjatë një qëndrimi në Tenerife. Që atëherë, nuk janë ndarë asnjë foto të çiftit, asnjë dedikim publik. Vetëm heshtje dhe postime individuale që sugjerojnë një ndryshim, ndoshta të përhershëm.
    Marrëdhënia midis Can Yaman dhe Sara Bluma u bë zyrtare korrikun e kaluar, kur të dy u shfaqën të buzëqeshur dhe të afërt në një event publik. Fotot, të shpërndara edhe në rrjetet sociale, menjëherë i bënë për vete fansat, të cilët panë në marrëdhënie një kapitull të ri qetësie për aktorin turk. Mes deklaratave të përzemërta dhe gjesteve të vogla të përbashkëta, dukej si një dashuri gati të zgjaste.
    Can gjithmonë e ka mbajtur jetën e tij private, duke u përpjekur t’i mbajë marrëdhëniet e tij larg vëmendjes. Megjithatë, me Sara ai kishte zgjedhur një ekuilibër të ndryshëm, të përbërë nga pak momente publike, por autentike, të cilat zbuluan një anë më të butë dhe spontane të tij. Prandaj, fundi i papritur i marrëdhënies e habiti publikun, i cili tani pret një deklaratë zyrtare nga palët e përfshira.

  • Skënder Rusi: Dëbora blu

    Skënder Rusi: Dëbora blu

    Skënder Rusi

    Poezi nga Skënder Rusi

    Kërkoj të futem brenda syve të tu,Dhe kjo me asnjë kusht, natyrisht,Përjashta po bie dëborë blu,Nuk është dëborë po shpirt!Trokas në portën që atje më shpie,Tek sytë e tu të mëdhenj,Bie dëborë blu, vazhdon e bie,Është shpirti im që dhemb!Brenda syve të tu edhe unëKërkoj pa asnjë kusht që të hyj,Por ah, ky qiell rëndoka shumë,Më lodhën yjet që me dorë i shtyj!Kërkoj të hyj brenda syve të tu,Paçka se e kam të vështirëTë të them, të dua,Ti edhe qerpikët i ke hedhur në luftë,I mbyll ata që mos më shohësh mua!

    *Titulli i origjinalit: “Dëbora blu”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SKËNDER RUSI: TI MË KE DASHUR PAKËZ

    Ti më ke dashur pakëz dje,Por shumë do më duash nesër!Jam rruga nën hapat që ti hedhDhe poshtë saj ka rrugë tjetër!

    Për ty unë mund ta ndërroj dhe qiellin,Vetëtimë bëhem që përzë retë!Po kur e shoh që nuk më binden,Nuk bëj atë që bëjnë rrufetë…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    SKËNDER RUSI: DUHET TË DUHEMI MË SHUMË…

    Do ta kërkojmë edhe këtë moshë,Ajo tani ka ikur,S’ka për t’u kthyer më andej nga erdhi,Ne jemi dy mbrëmje, dritat na janë fikur,Dhe nuk mund ta njohim njëri-tjetrin!

    Është një habi e madhe kjo që ndodh me ne,Sikur të jemi 100 vjeçarë e ndoshta më shumë,Nuk mund të gjesh dot në tërë këtë planetDashuri siç bën ti edhe unë…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas daljes së “Big Brother Vip Kosova 4”, gjate prime-it mbrëmjen e sotme.
    “Po, patjetër, më vjen mirë që u ktheva në këtë show, me tregu pak arsyen, por ja që ndodh. Së pari kërkoj ndjesë për këtë prani dhe tërheqje kaq të shpejtë. Isha i rënduar përmes një rasti që më ndodhi me familjen”, tha kengetari i njohur.
    Sipas tij, në shtëpi ka me qenë show i jashtëzakonshëm.
    Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
    Dy dite me pare, ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.
    “Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
    Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:
    ​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.

  • Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek! Burg për shqiptarin: Kërkoj ndjesë, por s’kam vrarë askënd, më sulmoi…

    Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek! Burg për shqiptarin: Kërkoj ndjesë, por s’kam vrarë askënd, më sulmoi…

    Igli Shano

    GREQI-Igli Shano, 29 vieç i akuzuar për rrahjen për vdekje të një shoferi 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës u la në burg nga Gjykata Evelpidon. Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”. 29-vjeçari insistoi se nuk kishte qëllim të vriste viktimën. 
    “Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai më sulmoi,”-deklaroi Shano, raporton Protothema.

    Ngjarja ndodhi në Neo Kosmo të Athinës. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek. Në pamjet e siguruar nga kamerat e sigurisë rezulton se shqiptari e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”. Ndaj 29-vjeçarit është ngritur procedim penal për veprën penale të vrasjes me dashje në gjendje të qetë mendore./ZËRI

  • Rrahu për vdekje 58-vjeçarin/ Gjykata lë në burg shqiptarin: Kërkoj…

    Rrahu për vdekje 58-vjeçarin/ Gjykata lë në burg shqiptarin: Kërkoj…

    Shqiptari 29-vjeçar që për rrahjen për vdekje të një shoferi 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës, u dërgua në burg sot pas pranimit të fajësisë në Gjykatën Evelpidon.
    Masa ndaj tij u vendos arrest me burg për krimin e rëndë, për të cilin dëshmoi se nuk kishte qëllim vrasjen.
    Gjatë pranimit të fajësisë, 29-vjeçari këmbënguli se viktima e sulmoi i pari, duke pretenduar se 58-vjeçari nuk vdiq nga goditjet e tij. I pandehuri dyshohet se deklaroi “miokarditin hipertrofik” si shkakun e vdekjes së 58-vjeçarit.
    Ndër të tjera, 29-vjeçari dyshohet se i ka thënë hetuesit:
    “Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai shkoi të më sulmonte”.

    Pavarësisht pretendimeve të hetuesit, prokurori dhe prokurori e ndaluan përkohësisht.
    Kujtohet se ndaj 29-vjeçarit është ngritur procedim penal për veprën penale të “vrasjes me dashje në gjendje të qetë mendore”.
    I arrestuari ka pasur shumë precedentë të mëparshëm për vepra të lehta penale, kryesisht agresione. Gjatë dëshmisë ai tha se viktima e kishte sulmuar me spraj dhe ofenduar.

    Kamerat kapën pamjet e sulmit fatal, teksa shqiptari e mbërthen pas timonit të makinës viktimën dhe e godet disa herë radhazi me grusht.
    Pas krimit ai largohet me motorin e tij, derisa u arrestua. Nën hetim janë edhe babai i tij dhe 2 miq që e ndihmuan të fshihte gjurmët.

  • “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    I dashur Charles:Mora dje çeqet e tuNuk kërkoj gjykimin tënd për hebrenjtë apo Jetët e pandershmeDo ta vlerësoja nëse do t’i mbaje për vete mendimet e tua të fortaama duke të njohur ty, është e pamundur.Dua që ta dish se unë jam njeriu i vetvetespavarësisht se çfarë mendonmund të përpiqesh të më blesh, ama ti nuk mund të jesh unë.Nuk jemi aq të fortë dhe të shkëlqyer sa mund të jesh tiDobësia, turpi, dyshimet, kundërshtitë e mia janëndryshime të shpejtamjedisore, unë jam luftëtar jo bythëlëpirës.Shenjtor dhe Mëkatar, të gjitha në një.Këto janë kohë të vështira tashNuk jam më djalë i ri dhe nuk mund të jetoj një jetë emocionuesenjashtu siç jam mësuar,Ajo që admiroj tek njeriu është fisnikëria e tij, krenaria e tij. Më mungoninteligjenca bazëJam kokëfortë, mizor sall me veten time,Kështu që të kërkoj të jesh i duruar,Gjithmonë kam qenë i ndarë midis dashurisë dhe urrejtjes,Gëzimit dhe trishtimit.Jeta dhe Vdekja, jeta nuk është lojë.Me ose pa ty unë do të mbijetoj

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH KOCH: NJË RECENSION

  • Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagon Erion Veliaj: Do kërkoj të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më ka besuar Tirana

    Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagon Erion Veliaj: Do kërkoj të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më ka besuar Tirana

    Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Pesë votat pro të gjyqtarëve të Kushtetueses, ai nuk i shikon si një vendim për t’i kthyer atij mandatin, por për t’ia kthyer kryeqytetit që i përket.
    Veliaj thotë se Gjykata rivendosi dinjitetin e ligjit, teksa tregon se çfarë do të kërkojë pas këtij vendimi.
    “Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”, shkruan Veliaj.
    Postimi i plotë i Veliajt:
    Të dashur miq,
    Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
    Drejtësia kushtetuese foli.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
    Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
    Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
    Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
    Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
    Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

    Top Channel

  • Bardhi kundër Ramës: Nuk ke nevojë të keqpërdorësh BE për të fshehur milionat e vjedhura

    Bardhi kundër Ramës: Nuk ke nevojë të keqpërdorësh BE për të fshehur milionat e vjedhura

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe menaxhimin e situatës në Kuvend.
    Në reagimin e tij, Bardhi ironizon deklaratat e Ramës për ndjesa publike, duke i cilësuar ato të pamjaftueshme dhe të gabuar për aferën e Tunelit të Llogarasë, ku sipas tij janë përvetësuar 50 milion euro nga taksat e shqiptarëve.
    NDJESA E MUNGUAR
    “U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.”€di Rama
    “U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.”€di Rama
    “U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatnë e të pandehurës B€linda”€di Rama
    Këtë ndjesë presin shqiptarët nga €di Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike.
    Sa për Partinë Demokratike, kjo as ka ndodhur, as do të ndodhë ndonjëherë. Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, ka respektin dhe vlerësimin tonë të plotë
    Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht të përfaqësuesve të krimit të organizuar në Kuvend. Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë, ta izolojë.

  • A i kërkon falje ambasadorit? Berisha: E ka thënë vetë që është martuar me burrë… kërkoj ndjesë

    A i kërkon falje ambasadorit? Berisha: E ka thënë vetë që është martuar me burrë… kërkoj ndjesë

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e ka konsideruar si fyerje deklaratën e tij më herët ditën e sotme. Kreu i PD deklaroi se qëllimi i tij nuk ka qenë të ofendojë dhe se komentet e tij lidhen me informacione të mëparshme të ambasadorit për jetën e tij private.
    “Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike nga vetë ai, ka thënë se ka qenë i martuar dhe tani jeton me një partner burrë, dhe unë e kam përmendur këtë pa asnjë intencion fyerjej– atëherë nuk e konsideroj këtë si fyerje. Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje,”-tha Berisha.
    Berisha gjatë fjalës së tij tha se ambasadori nuk mund t’i imponojë Shqipërisë bindjet e veta dhe i kërkoi t’i tregojë se cila direktivë e BE-së e përmban diversitetin gjinor. Berisha theksoi se fjala e tij ishte një përsëritje e asaj që ambasadori kishte bërë publik më parë.

  • Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    “Biri im…” nga Edmond Tupja

    “Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

    Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

    E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

    Po ty, po sivëllezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

    Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi!

    Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete!

    Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

    Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbesat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

    Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

    Poezi nga Edmond Tupja

    Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

    Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumturPastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderëFitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humburPor pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult