Tag: kërkoi

  • Kërkoi zbutjen e masës/ Gjyqtari shpall moskompetencën, çështja e Metës kalon te gjyqtari Erjon Çela

    Kërkoi zbutjen e masës/ Gjyqtari shpall moskompetencën, çështja e Metës kalon te gjyqtari Erjon Çela

    Seanca gjyqësore e ish presidentit Ilir Meta ka përfunduar.

    Ai kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar.
    Gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli mos kompetencën, sepse sipas tij çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake.
    Sipas tij, kërkesa duhet të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela.
    Avokati Kujtim Cakrani tha se në kërkesën paraprake i kërkoi dorëheqjen gjyqtarit Bani për shkak të mos mos kompetencës.
    Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte në GJKKO nuk ishin të pranishëm as Meta dhe as prokurorët e çështjes, por vetëm prokurori i gatshëm Alfred Shehu.

  • Kafka i “riatdhesuar”, arkivi që rrezikonte të digjej, por që e ngjiti më lart në yjësinë e famës shkrimtarin

    Kafka i “riatdhesuar”, arkivi që rrezikonte të digjej, por që e ngjiti më lart në yjësinë e famës shkrimtarin

    Albert Vataj
    Franz Kafka është nga ata shkrimtarë që edhe kur kërkuan të harrohen, nuk mundën të shuhen. Edhe kur kërkuan të zhduken, u bënë zëra të përjetshëm. Edhe pse ai vetë e kërkoi harrimin, trashëgimia e tij sfidoi vdekjen, dogmën dhe ligjin. Dhe në një mënyrë që vetëm letërsia e madhe e meriton, ajo u ringjall.Pas një beteje ligjore 11-vjeçare që përfshiu gjykata në Gjermani, Izrael e Zvicër, në vitin 2019, arkiva e tij – një koleksion i çmuar me dorëshkrime, letra, ditarë dhe reflektime të papublikuara – u rikthye në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në përmbushje të vullnetit të Max Brod-it, mikut të tij më të ngushtë dhe njeriut që i shpëtoi këto thesare nga zhdukja.Ky akt, që në pamje të parë duket thjesht një rikuperim dokumentesh, është në thelb një “riatdhesim shpirtëror” i një shkrimtari që nuk i përkiste asnjë vendi dhe, në të njëjtën kohë, u përket të gjithëve. Kafka, hebre nga Praga që shkroi në gjermanisht, ishte një eksilant në shpirt, një i huaj brenda vetes, një qenie e dyzuar mes frikës dhe fjalës. Ai nuk kërkoi famë, nuk pranoi botime të mëdha, dhe i la mikut të tij një amanet të qartë: “Shkatërro gjithçka pas vdekjes sime.”Por Brod nuk e dëgjoi. Dhe ndoshta bota duhet të jetë përgjithmonë mirënjohëse për këtë pabesi të madhe. Sepse pikërisht përmes këtij mohimi të amanetit, u ngjiz një prej figurave më të thella të letërsisë moderne. “Procesi”, “Kështjella”, “Letra babait”, “Amerika”, e mbi të gjitha, ditarët dhe shënimet e tij, na zbulojnë një shpirt që nuk jetoi asnjëherë rehat me botën – as me veten, as me Zotin, as me autoritetin.Për më shumë se një dekadë, dorëshkrimet e Kafka-s kaluan nëpër frigoriferë në Tel Aviv, kasaforta bankare në Zvicër dhe tentativa shitjeje në Arkivin e Letërsisë Gjermane në Marbach. Por në maj 2019, një vendim përfundimtar i gjykatës në Wiesbaden i hapi rrugë kthimit të arkivës në Izrael – në bibliotekën ku Brod kishte dashur të merrnin frymë dorëshkrimet e mikut të tij.Kryetari i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, David Blumberg, e përshkroi këtë akt si: “Një përmbushje të vullnetit të Brod-it dhe një angazhim për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të njerëzimit.”Në qershor të vitit 2025, një ekspozitë e madhe e titulluar “Kafka: Metamorphosis of an Author” u çel në Jerusalem, ku u prezantuan për publikun 89 objekte origjinale nga kjo arkivë: letra, dorëshkrime, skica, madje edhe fletë të dorës së Kafka-s që më parë nuk ishin parë kurrë. Ky është kulmi i një rrugëtimi të gjatë dhe shpesh të errët, nga dëshira për t’u harruar, te kujtesa kolektive që refuzon ta lërë në harresë.Është e vështirë të mos e shohësh këtë si një akt shpëtimi: jo më nga zjarri i shkatërrimit, por nga heshtja e arkivave të mbyllura, nga tregtia e koleksionistëve privatë, nga amnezia.Ka një trishtim të thellë tek Kafka. Një vetmi që nuk shërohet, një druajtje që përkufizon ekzistencën. Dhe pikërisht për këtë, rikthimi i letrave të tij në një institucion të hapur, publik, është një akt i drejtë. Sepse ai që nuk e duronte dritën, duhet të jetë i pranishëm në dritën e kujtesës së përbashkët.Në një prej shënimeve të ditarit të tij, Kafka shkruante: “Unë jam si një llambë që digjet nga brenda, duke konsumuar gjithçka në vetvete për të mos ndriçuar askënd.”Por kjo llambë nuk u shua. Dhe në vend të errësirës, letrat e tij ndriçojnë humnerat e shpirtit modern, paranojën ndaj burokracisë, absurditetin e pushtetit, frikën e ekzistencës.Kafka nuk i përkiste asnjë atdheu, por kishte rrënjë në të gjitha dhembjet. Ai ishte si një shpirt i shkulur, që udhëtoi nëpër kohë dhe institucione, duke mbijetuar më shumë si zë se sa si njeri. Dhe nëse akti i Brod-it qe një mosbindje shpëtimtare, rikthimi i këtyre dokumenteve në Jeruzalem është një përgjigje e vonuar ndaj një shpirti që kërkoi të mos njihej, por u desh.Në thelb, Kafka është një profet i epokës moderne, një Moisi që nuk hyri kurrë në Tokën e Premtuar, por ia tregoi udhën botës. Dhe tani, kjo tokë, në mënyrë simbolike, ia kthen dorëshkrimet. I kthen kujtesën. I kthen zërin një pëshpërime trazimtare shpirti.

    FJALËT E KAFKËS“Unë jam një fund i botës që nuk mbaron.”Një metaforë që përmbledh jo vetëm vetëdijen e thellë të Kafka-s mbi veten, por edhe statusin e tij si shkrimtar i përjetësisë.“Letërsia duhet të jetë sëpata për detin e ngrirë brenda nesh.”Ky mendim është kthyer në një sentencë themelore për fuqinë transformuese të artit dhe funksionin tronditës të letërsisë.“Mendoj se ne duhet të lexojmë vetëm ato libra që na kafshojnë dhe na theren.”Kafka nuk e shihte leximin si ngushëllim, por si tronditje. Si përballje me të vërtetat që na nxjerrin përtej vetes.“Njeriu nuk mund të jetojë pa një besim të përhershëm se diku, diçka nuk do të shkatërrohet.”Një besim i brishtë, por i pandashëm nga vetë natyra e shpresës njerëzore — në fund të labirintit kafkaian, nuk është vetëm tmerri; është edhe drita.

  • Shqiptari që kërkoi një super shpikje! Historia MAHNITESE e Gjirokastritit (VIDEO)

    Shqiptari që kërkoi një super shpikje! Historia MAHNITESE e Gjirokastritit (VIDEO)

    Ne mesin e viteve 20, kur Shqiperia ishte nje vend i pazhvilluar e me vȅsɧʈìɾȅsì te shumta… nje personazh ne qytetin e Gjirokastres, i perkushtohej shpikjes se nje motorri te veçante qe do ti sherbente avioneve, por jo vetem…

    Sado te duket e çuditshme kjo histori eshte plotesisht e vertete…Madje per kete projekt qe ende edhe sot nuk eshte shpikur, u interesuan asokohe ekspertȅt gjerman…

    Por si qendron kjo histori ? Cfare ndodhi me te ? Kush ishte ky personazh dhe perse njihet kaq pak ?

  • Projekti që kërkoi zhdukjen e shqiptarëve nga trojet shqiptare!!!

    Projekti që kërkoi zhdukjen e shqiptarëve nga trojet shqiptare!!!

    Eshte nentori 1944. Trupat sllavo – maqedone rrethuan nje grup ndertesash ne hyrje te qytetit te Tetoves.

    Ne pak dite ketu u sollen disa mijera shqiptare. Asokohe ne to, prodhohej duhani, por ne fakt u kthyen ne vende ku o tor.turuan dhe vr.ane shqiptaret…

    Por çfare ndodhi vertete ketu ne vjeshte dimrin e vitit 1944. Si u organizuan masakrat ndaj shqiptareve dhe kush qendronte pas tyre ?

  • Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

    Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

    Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Reggiana, Elvis Kabashi u vendos në kërkim të një skuadrë te re, me mesfushorin shqiptar që provoi të gjente një akord me ekipin e Serie C, Ascoli.
    Gjithçka normale deri këtu, por jo për aq gjatë. Presidenti i Ascolit, Bernardino Paseri u shpreh se marrëveshja me Kabashin dështoi, pasi ky i fundit kërkoi të banonte në bregdet.

    “Ne zgjodhëm të mos nënshkruanim me Kabashin sepse jemi një klub që nuk dëshiron të bëjë kompromis me parimet e tij. Ne bëmë një pakt me qytetin dhe e respektojmë atë.
    Nëse një lojtar dëshiron të vijë dhe të diktojë rregullat, Ascoli nuk është vendi ku ai mund ta ketë këtë luks. Një lojtar që vendos banimin në bregdet si një kusht përfundimtar në një sezon si ky, nuk është i mirëpritur’, tha numri një i klubit të Ascolit.
    (J.S/)

  • Vajza e Hulk Hogan kërkoi të hiqej nga testamenti

    Vajza e Hulk Hogan kërkoi të hiqej nga testamenti

    Hulk dhe Brooke Hogan

    SHBA- Vajza e Hulk Hogan, Brooke kërkoi që të mos merrte pjesë nga testamentit i të atit. Ajo shpjegoi se gjatë dy viteve të fundit ishte distancuar nga babai i saj për të mbrojtur shëndetin e saj mendor. Vajza e Hogan nuk do të trashëgojë asnjë nga pasuritë e babait të saj pasi marrëdhënia e tyre u prish afër fundit të jetës së tij. Legjenda e WWE vdiq në moshën 71 vjeç të enjten, më 24 korrik, pasi pësoi një atak kardiak. Brooke zbuloi të martën, më 29 korrik, se “iu desh të largohej nga i ati për të mbrojtur zemrën e saj”. Ajo jo vetëm që u distancua nga jeta e tij e përditshme, por gjithashtu kërkoi që emri i saj të hiqej nga testamenti i tij.
    Brooke, në një postim që bëri në Instagram pas vdekjes së babait të saj, deklaroi se nuk kishte konflikt mes tyre, por se ndjeu nevojën të distancohej për të mbrojtur shëndetin e saj mendor.
    “Ai më hapi zemrën, më besoi, i dëgjoi lutjet e mia – dhe papritmas diçka ndryshoi. Ai mori vendimin të ndiqte një rrugë që qartë e torturonte. Ndjeva sikur po largoheshim. Mosmarrëveshjet pasuan dhe më vunë një barrë emocionale. Gjatë dy viteve të fundit, më është dashur të tërhiqem për të mbrojtur zemrën time. Burri im është përpjekur të komunikojë diskret me babanë tim pa dijeninë time, për të gjetur një mënyrë të sigurt për të më rikthyer në jetën e tij. Pas vdekjes së tij, i lexova ato mesazhe, por të gjitha më thyen zemrën,”-tregoi ajo. 
    Sipas TMZ, 37-vjeçarja kishte frikë se do të përfshihej në një mosmarrëveshje të ashpër financiare pas vdekjes së babait të saj. Sipas të njëjtit informacion, vajza e Hogan nuk i besonte askujt në rrethin e ngushtë të babait dhe kërkoi në vitin 2023 që të hiqej nga përfituesit e pasurisë së tij – të njëjtin vit që ajo pati kontakt të fundit me të.
    Brooke gjithmonë e ka pasur si përparësi mbrojtjen e të atit nga njerëzit që ajo besonte se po përfitonin nga fama dhe pasuria e tij. Thuhet se ajo u përpoq ta diskutonte çështjen me Hulk Hogan në disa raste, por pas vitesh përpjekjesh të dështuara dhe mosmarrëveshjesh me të, ajo kontaktoi një këshilltar financiar dhe mori vendimin për t’u tërhequr nga testamenti.
    Pasuria e tij vlerësohet në 25 milionë dollarë. Mbetet e paqartë se kush do të trashëgojë pasurinë e tij të patundshme, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe asete të tjera. Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër të martesës së tij me gruan e tretë Skye Daly, ajo pritet të trashëgojë gati një të tretën e pasurisë së tij. Kjo ka të ngjarë të shkaktojë tensione me ish-gratë e tij. Sipas ligjit të Floridës, një grua ka të drejtë për 30% të pasurisë së një personi të ndjerë, edhe nëse ai nuk ka pasur kohë të përditësojë testamentin para vdekjes.
    Brooke, megjithatë, pritet të marrë një shumë të vogël parash nga sigurimi i jetës së Hogan, para që sipas TMZ, do t’i përdorë për shkollimin e fëmijëve të saj. Vajza e legjendës së WWE dhe bashkëshorti i saj sollën në jetë binjakë – një djalë dhe një vajzë – në janar. Megjithatë, mundësi nuk i takoi kurrë nipërit e mbesat e tij para se të vdiste. Hulk Hogan e solli në jetë Brooke dhe djalin Nick me ish-gruan e tij Linda, me të cilën ishte i martuar nga viti 1983 deri në vitin 2009. Ai më vonë u martua me Jennifer McDaniel në vitin 2010, deri në ndarjen e tyre në vitin 2021. Dy vjet më vonë, legjenda e WWE u martua me Skye Daly./ZËRI

  • “Dosja Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

    “Dosja Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

    Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.
    Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.
    Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.
    Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD, Andia Ulliri.
    Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

  • Kosova thyen të gjitha rekordet Guinness, dështon konstituimi i Kuvendit për të 53- ën herë radhazi…

    Kosova thyen të gjitha rekordet Guinness, dështon konstituimi i Kuvendit për të 53- ën herë radhazi…

    Për herë të 53-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
    Nga deputetë të pranishëm 107 në sallë, për votuan 56 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.
    Abelard Tahiri nga PDK-ja kërkoi që Dehari që të kthehet në pikën e rendit të ditës, duke respektuar Kushtetutën. Edhe Jehona Lushaku-sadriu nga LDK-ja, kërkoi që të kthehet në pikën e rendit të ditës dhe të mos shkelet kushtetuta. Edhe Time Kadriajaj nga AAK-ja, kërkoi nga Dehari që të kthehet më pikën e rendit të ditës.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se seanca mbahet sonte në orën 22:00

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Elbasan/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD

    Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Elbasan/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD

    Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për qarkun e Elbasanit.

    PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Elbasan, kërkesë e cila është rrëzuar këtë të enjte.
    Kolegji Zgjedhor sot pritet të mbyllë sagën e ankimimeve të PD për zgjedhjet e 11 majit.
    Sot do të jepet vendimi edhe për qarkun Fier dhe qarkun Durrës.

    Top Channel

  • Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!

    Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!

    Luan Rama

    Nga Luan Rama

    Letër drejtuar qeverisë grekeKryeministrit, zotit Micotaqis

    Zoti Kryeministër,

    do duhet të ngremë zërin e fuqishëm përsëri, siç bëri shkrimtari Emile Zola me artikullin e tij të famshëm “J’accuse!”, “Akuzoj”, një pamflet që tronditi politikën franceze në fillim të shekullit XX për të mbrojtur dinjitetin e një njeriu, të një hebreu të pafajshëm, kapitenit Alfred Drejfus ashtu si më pas gazetari i famshëm Albert Londres që denoncoi kampet barbare të punës së detyruar në Guajanën franceze. Por sot unë ju akuzoj juve si kryetar i qeverisë greke, presidentin e Republikës së Greqisë dhe Parlamentin grek që gjatë 80 vjetëve shteti grek ka heshtur për masakrat e ushtrisë greke në Çamëri në vitet 1944-1945. Ata jo vetëm kanë heshtur, por kanë bërë ç’është e mundur që çështja çame të mos përmendet, të heshtet, të harrohet dhe të mos flitet më kurrë për afro 3000 shqiptarët e pafajshëm të Çamërisë që u prenë dhe u vranë vetëm pse ishin çamë muslimanë, duke e spastruar kështu Epirin nga popullsia çame dhe duke i shpërngulur me dhunë dhe me forcën e armëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre si banorë shumë shekullorë që ishin. Arkivat shqiptare, greke, britanike, të OKB-së etj, ruajnë fotografi dhe dëshmi të atyre që i shpëtuan kosës së urrejtjes dhe barbarisë së kolonel Zervës etj. Arkivat britanike janë tashmë të hapura por ata që ishin dëshmitarë okularë nuk janë më. E megjithatë janë raportet e tyree fotografitë por që qeveria britanike nuk i bëri të njohura meqë ajo nuk kishte më marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë komuniste. Mjerisht, gjenerata të tëra të rinisë greke të pas luftës, nuk do ta njohnin historinë e vërtetë që ndodhi në Çamëri dhe kjo histori është okultuar gjer më sot. Por historia nuk mund të zhbëhet dhe as të jetë monedhë e presioneve politike ndaj fqinjit. Është i habitshëm dhe cinik ky qëndrim intransigjent i qeverisë greke që ende dhe sot, nëpërmjet presionesh politike, ekonomike etj, arrijnë ta mbysin zërin e së vërtetës aq sa dhe në tekstet shkollore të Republikës shqiptare emri Çamëri është zhdukur dhe nuk ekziston më. Por si liderët politikë grekë ashtu dhe institucionet shqiptare harrojnë se presione dhe masa të tilla nuk mund ta shuajnë atë pjesë dramatike të historisë shqiptare siç ishte ajo e Çamërisë. Çamët nuk kërkojnë sot as ndryshime kufijsh e as bashkime. Ata kërkojnë shtëpitë dhe gurët e tyre. Nëse disa të çmendur e bëjnë këtë, Greqia s’ka pse të ketë frikë dhe të vazhdojë kështu me politikat e Ligjit të Luftës e të Megalo-Idea-s. Shqiptarët e duan Greqinë dhe kulturën greke, historinë e saj, atë histori të përbashkët në shekuj ku arvanitët dhanë një nga kontributet më të mëdha historike tek populli fqinj, atë të kohës së Revolucionit grek për Pavarësi, kontribut që nuk e gjen në historinë e popujve të tjerë. Por ky nuk është vetëm faji i Greqisë, ky është dhe gabimi i politikës shqiptare që në kohën totalitare e më pas, me ndryshimet politike, ku në tranzicionin e vështirë drejt demokracisë dhe të së Drejtës, këta liderë politikë me naivitet mendonin se me integrimin e Shqipërisë në BE edhe kjo çështje do të kuptohej më mirë nga fqinji ynë shekullor grek. Presionet e tyre tashmë janë të njohura, të vazhdueshme por një miqësi e vërtetë, një bashkëpunim dhe një ardhmëri e përbashkët nuk mund të arrihen kur plaga e krimit të madh ka mbetur e hapur. Historia njerëzore na mëson se ngjarjet e mëdha nuk harrohen, se një ditë e drejta do të dalë në dritë e do të triumfojë mbi frikat, interesat politike, elektorale, etj. Kryeministri, Presidenti dhe Parlamenti grek duhet të kenë kurajon që të kërkojnë pardon për masakrat dhe shfarosjen e shqiptarëve të Çamërisë. Asnjë justifikim nuk vlen përballë krimit. Por nëse liderët politikë grekë nuk e dëgjojnë këtë thirrje dhe që shqiptarët të arrijnë t’i falin grekët, atëherë duhet  që presidenti, kryeministri dhe Parlamenti shqiptar ta kërkojë këtë zyrtarisht si shtet sovran që është. Çamëria ashtu si dhe Kosova, kanë qenë e janë pjesë e historisë shekullore të Shqipërisë, histori që nuk mund ta gjymtosh, ta shkëpusësh pasi ajo është identitare gjer në ADN, është pjesë e trashëgimisë kombëtare, e gjuhës dhe kulturës, për çka shkruajnë diplomatë e historianë perëndimorë por dhe disa prej tyre grekë.

    “Pardoni, – shkruante filozofi Paul Ricoeur, i cili është marrë gjërësisht mbi këtë çështje, mbi pardonin për krimet dhe kujtesën, – është një përgjigje për dhimbjen e pashmangëshme të kujtesës, pasi kujtesa ka si funksion ruajtjen e plagëve dhe të padrejtësive të së kaluarës. Në këtë kuptim, kujtesa dhe pardoni lejojnë të kuptohet krimi  ndaj atyre që kanë vdekur”. Ricoeur e shikonte pardonin si një proçes kolektiv për ti kapërcyer plagët historike dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë. Qeveria greke duhet ti kthehet mësimeve të filozofit të madh europian dhe të kuptojë atë çfarë ka ndodhur dhe se ç’duhet bërë në të ardhmen. Shumë liderë politikë të botës e kanë kërkuar pardonin për hir të një të ardhmeje të re. Madje dhe kisha franceze ka kërkuar falje për masakrat e ushtruara ndaj katarëve 800 vjet më parë. Historia nuk harron kurrë. Presidenti francez Chirac më 1995 u kërkoi hebrejve pardon për arrestimet dhe internimet në kampet naziste të Gjermanisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kohë kur Francën e drejtoi kolaboracionisti i Hitlerit, mareshalli Peten. Nuk ka shumë kohë kur dhe presidenti Macron kërkoi falje në emër të shtetit francez për masakrat e kryera në Algjeri gjatë kohës koloniale dhe lëvizjes algjeriane për pavarësi. Ai u kërkoi pardon gjithashtu “harki-ve”, këtyre dhjetra e dhjetra mijra algjerianë që u vunë në krah të ushtrisë franceze kundër vëllezërve të tyre. Së fundi, me vizitën në Madagaskar gjatë këtij viti, presidenti Macron kërkoi që të ngrihej një komision i përbashkët historianësh për të ndriçuar të vërtetën për masakrat e kryera atje nga ushtria franceze me ekzekutimin e mbretit malgash. Ai kërkoi që të tregohet e vërteta, që “kujtesa dhe historia e pajtimi të bëhen një realitet”. Këtë gjë ai e ka kërkuar edhe për ngjarjet që kanë ndodhur në Kamerun, Senegal, Haiti. Por të tjerë liderë të botës janë treguar demokratë dhe largpamës duke kërkuar pardon për ngjarje të rënda historike siç ishte dhe presidenti John Biden i cili kërkoi të falur amerindianëve të Amerikës, të cilët, veçanërisht fëmijët e tyre i mbyllën mizorisht në rezervatet e Arizonës nga fillimi i shekullit XIX gjer në vitet 1970. Në vitin 2023 ishte presidenti gjerman Steinmeier që kërkoi pardon për masakrën e bërë në një fshat të Tanzanisë në vitet 1905-1907. Pas Luftës së Dytë Botërore, ishte kancelari Adenhauer që kërkoi pardon në emër të popullit dhe shtetit gjerman për krimet naziste që ndodhën në kohën e pushtetit hitlerian. Tridhjetë vjet më vonë presidenti kolumbian Juan Manuel Santos kërkoi ardon në emër të shtetit për masakrën e ushtrisë kolumbiane më 7 nëntor 1985 kundër Pallatit të Drejtësisë dhe vrasjeve të shumta. Nga ana e Hollandës, qeveria hollandeze i kërkoi pardon Indonezisë për masakrat e kryera nga holandezët në vitin 1947, dy vjet para pavarësisë së këtij vendi. Jo, historia nuk harron. E njëjta gjë ndodhi dhe me abolimin e apartejdit dhe fundin e regjimit racist në Afrikën e Jugut. Me ardhjen në pushtet të nobeistit të Paqes Nelson Mandela u krijua komisioni “E vërteta dhe ripajtimi” (1996-1998) duke shmangur në këtë mënyrë hakmarrjet dhe një luftë të mundshme civile, duke i shërbyer ështu vendosjes së një paqeje civile. Presidenti i atëhershëm De Klerk e liroi Mandelën nga burgu dhe kërkoi të falur për politikën e apartejdit dhe së bashku, në vitin 1993 u vlerësuan me çmimin Nobel të Paqes. Pardon nuk kërkojnë vetëm diktaturat, siç ka ndodhur me gjeneralët famëkeqë, Pinoçetin e Kilit dhe Franko në Spanjës etj. Stalini apo Putini asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për masakrat abominale që kanë kryer. Ndryshe është Greqia, një Republikë Demokratike dhe e së Drejtës. Ajo s’duhet të ketë frikë nga kërkimi i një pardoni, ajo duhet të këtë kurajo ta pranojë këtë dhe ta deklarojë hapur për ti shërbyer një të ardhmeje të përbashkët. Justifikimet se disa çamë na paskëshin qenë bahkëpuntorë të fashizmit italian, në një kohë që në Greqi do të vendosej një qeveri kolaboracioni me nazistët hitleriane, ajo e jryeministrit Joanis Rallis (për çka nuk flitet) janë absurde dhe të kujtojnë politikën e “strucit”. Kini kurajo ju president i Greqisë, ju kryeministër Micotaqis, në një kohë kur në vizitën e parë në Shqipëri, ati juaj e pranoi që ekziston një “çështje çame” dhe se do diskutohej më pas. Por dosjen çame qeveria greke e fshehu dhe nuk e bëri publike. Kini kurajo ju deputetë të Greqisë republikane dhe ngrijeni zërin tuaj mbi një histori turpi dhe krimi. Qeveritarët grekë dhe shqiptarë duhet ta kuptojnë se “pardoni” lejon që ti rikthehet historisë së krimit me gjakftohtësi dhe me një optikë progresiste. Ja pse filozofi Ricoeur shkruan se “Pardoni lejon të rishikohet dhe të ritregohen ndryshe historitë e së kaluarës”. Kështu ju do ti shërbeni një kauze paqedashëse, një kauze ripajtimi.

    Unë që ju shkruaj e kam shëtitur Greqinë me pëllëmbë dhe kam shumë miq grekë. Adhuroj Homerin, Sofokliun, Platonin, dua shumë shkrimtarët e mëdhenj grekë si Kazanzaqis, poetët si Ricos e Elitis, kompozitorët e mëdhenj si Teodoraqis, Haxhidhakis, Vangjelis, kineastët e aktoret si Kakojanis, Teo Angelopoulos, Melina Mërkuri e Irena Papa etj, si dhe koralet e bukura bizantine greke. Libra të mi janë botuar në Athinë dhe në Selanik në gjuhën greke. Po kështu dhe tregime e shkrime për dashurinë mes shqiptarëve dhe grekëve. Por Çamëria që pashë njëzet vjetët e fundit dhe ku nëna ime dhe motra e saj e kishin të ndaluar të ktheheshin në Filat të Çamërisë vetëm pse kishin lindur atje, më ka trishtuar shumë dhe gjithnjë kam menduar se si një vend i kulturës demokratike të atdheut të Sokratit, arrin që ti ndalojë të mbijetuarit e masakrës së madhe që të shohin shtëpitë e tyre që i kanë lënë pas të llahtarisur në atë kohë kur ishin fëmijë. Ky është realiteti. Vështroni qindra e qindra gërmadha që dergjen në qytezat e dikurshme çame dhe ku sot mbretërojnë vetëm murana dhe harqe të portave prej guri. Lexoni mirë historinë dhe pranoni krijimin e një komisioni mes historianëve shqiptarë dhe grekë në kuadrin e dy Akademive Shkencore. Bota nuk arrin të shkojë të shohë deri aty ku janë dëshmitë prej guri që dinë të flasin. Por ky realitet në dimensionin nacional dhe internacional kërkon kurajo nga ana juaj dhe unë si mijra e mijra çamë të tjerë e ngre sot zërin që ju ta kuptoni se ka ardhur koha që ta pranoni krimin historik, për çka liderë të tjerë të së drejtës e të demokracisë në botë kanë patur guximin të kërkojnë pardon. Dhe unë shpresoj në pardonin tuaj!

    (*Luan Rama, ish-ambasador në Francë, Portugali dhe në Monaco, shkrimtar)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LUAN RAMA: TI GJITHNJË MË PRISJE NËNA IME…