Tag: kërkoi

  • PD kërkoi një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk, por PS refuzoi

    PD kërkoi një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk, por PS refuzoi

    Partia Demokratike kërkoi në Kuvend mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të Azem Hajdarit dhe të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah.
    Kërkesa u bë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili nguli këmbë që Parlamenti të nderonte figurën e liderit historik të Dhjetorit ’90 dhe viktimën e atentatit në SHBA, të dy të rinj të vrarë sipas tij, nga e majta radikale.

    Shumica socialiste vendosi të mos i bashkohej kësaj nisme, duke refuzuar mbajtjen e heshtjes në sallë, si për ish-deputein shqiptar që sot kishte përvjetorin e vrasjes, ashtu edhe për 31 vjecarin Kirk, mik të Presidentit Trump dhe zv/Presidentti JD Vance. Paçka vendimit të PS-së, deputetët demokratë mbajtën 1 minutë heshtje, duke nderuar si Hajdarin, ashtu edhe Kirk.

  • Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli lë në burg Ilir Metën

    Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli lë në burg Ilir Metën

    Gjykatat e Apelit ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta. Ky i fundit ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.
    Në ankimimin e tij, Meta dhe mbrojtja e tij thonë se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica prej tyre tashmë të larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me PS.
    Ai akuzon gjyqtarin Erjon Çela për paragjykim dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, duke e quajtur vendimin një precedent të rrezikshëm.
    Ilir Meta akuzohet për tri akuza nga SPAK: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

  • “Mbaj mend që Bayern më kërkoi”, Mbappe zbulon detajin e merkatos

    “Mbaj mend që Bayern më kërkoi”, Mbappe zbulon detajin e merkatos

    7 Shtator 2025

    11:21

    Telesport

    Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë shumë interesante për gazetën gjermane “Bild”, ku ka zbuluar detaje të bukura lidhur me futbollin gjerman.
    Ai ka përmendur një detaj nga viti 2017, kur për të interesohej gjysma e klubeve europiane. Francezi luante te Monaco. “Mbaj mend që më kërkoi Bayern. Edhe Borussia Dortmund. Pastaj edhe Leipzig. Mund të ketë pasur klube të tjera, por nuk i mbaj mend të gjitha”.
    Dihet se Mbappe më pas kaloi nga Monaco te PSG për 180 mln euro, për të lëvizur te Real Madrid në verën e kaluar.
    “Kush e fiton Bundesligën? Kjo është e thjeshtë: Bayern. Bundesliga është Bayern”, ka deklaruar Mbappe.

  • Veprim skandaloz/ Cristiano Ronaldo shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto (VIDEO)

    Veprim skandaloz/ Cristiano Ronaldo shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto (VIDEO)

    ARMENI – Në Yerevan, Portugalia do fillojë sot në orën 18:00 fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Armenisë. ‘Luzitanët’ mbërritën një ditë më herët për këtë sfidë, ndërsa figura qëndrore vijon të mbetet Cristiano Ronaldo.
    Ylli i sulmit ka marrë shumë kritika pasi në hollin e hotelit ku Portugalia qëndron, ka shtyrë me forcë një fans që i shpëtoi sigurimit dhe i kërkoi një foto. Në pamje duket qartë veprimi i Ronaldos, me kritikat që kanë vërshuar për të.
    Qëndrimi i një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror në Armeni nuk ka kaluar pa incidente, me Ronaldon që duket i përqendruar te fusha e lojës.

  • PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën 4 shtator ora 10:00 për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
    Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
    Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
     

  • Kërkoi një mesfushor, por drejtuesit nuk ia plotësuan dëshirën. Xabi Alonso e gjen direkt zgjedhjen

    Kërkoi një mesfushor, por drejtuesit nuk ia plotësuan dëshirën. Xabi Alonso e gjen direkt zgjedhjen

    1 Shtator 2025

    20:06

    Telesport

    Real Madrid e mbyll merkaton e kësaj vere me katër transferime të bujshme, Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono. Pavarësisht këtyre transferimeve, Xabi Alonso kërkoi nga drejtuesit e klubit dhe një përforcim në mesfushë, por që nuk u realizua dot.
    Në këtë situatë, Xabi Alonso duket se e ka gjetur brenda ekipit mesfushorin që kërkonte në merkato.Trajneri bask do të aktivizojë në mesfushë David Alaba, roli i tij natyral është qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë, por te Bayern dikur ka provuar të luajë edhe në mesin e fushës, gjë që duket se do ta bëjë edhe këtë sezon te Real Madrid.
    Austriaku u përfol për një largim të mundshëm këtë verë, duke ditur që ende nuk ka dhënë atë që pritej me fanellën e Real Madrid, këtu kanë ndikuar edhe dëmtimet e shumta. Megjithatë, Xabi Alonso ka vendosur ta mbajë në ekip dhe ta aktivizojë në një rol tjetër, në mesfushë.

  • Sherri me drejtorin e BVB, babai i Bellingham kërkoi falje. Klubi po vlerëson masat disiplinore

    Sherri me drejtorin e BVB, babai i Bellingham kërkoi falje. Klubi po vlerëson masat disiplinore

    Të shtunën e kaluar, Borussia Dortmund barazoi 3-3 në shtëpi ndaj St.Pauli. Një ndeshje e tensionuar, e mbushur me momente të çmendura. Ekipi vendas ishte në avantazh 2-0 në minutën e 85-të, por në kohën shtesë mysafirët gjetën golin e barazimit, duke e lënë publikun verdhezi të shokuar.
    Reagimi më i tepruar padyshim ishte ai i babait të Jobe Bellingham, i cili humbi qetësinë pas zëvendësimit të djalit të tij në pjesën e parë. Sipas asaj që raportoi “BILD”, ai hyri në korridoret e stadiumit, të rezervuara ekskluzivisht për anëtarët e të dyja ekipeve, për t’u përballur me Sebastian Kehl, drejtorin sportiv të BVB.
    Takimi ishte i tensionuar. Kehl i bëri të qartë babait se nuk kishte asnjë të drejtë të ndodhej në atë zonë dhe i kërkoi të mos e përsërisë kurrë një veprim të tillë. Pas përballjes, babai i Bellingham u shfaq më i pajtueshëm, duke pranuar se e kishte ekzagjeruar dhe kërkoi falje për sjelljen e tij.
    Ky episod tregon tensionin që rrethon mesfushorin e ri anglez dhe presionet e jashtme që mund t’i shoqërojnë talentet më premtuese të futbollit europian. Borussia Dortmund, nga ana e saj, do të duhet të menaxhojë pasojat e ngjarjes, duke ruajtur profesionalizmin brenda klubit dhe integritetin e ambientit të saj.

  • Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit? Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë

    Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit? Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë

    Një rast shqetësues në tenderat publikë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku tenderi për blerjen e druve të zjarrit dhe peletit është fituar nga një firmë që kërkoi shumën më të lartë, duke rrezikuar buxhetin e qytetit.

    Tenderi me numër reference REF-51068-06-13-2025 ishte i hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, ndërsa fondi limit i përcaktuar nga Bashkia ishte 27,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 330 milionë lekë të vjetra me TVSH.

    Fituesi u shpall kompania WOODPECKER, në pronësi të Denis Deda, Tonin Pisha dhe Panagiotis Kranas, me vlerën 27,201,352 lekë të reja pa TVSH ose rreth 326 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përfaqëson rreth 99% të fondit limit të tenderit.

    Nga dokumentet e disponueshme, rezulton se në garë morën pjesë vetëm dy kompani, dhe për habi, fituese u shpall ajo që kërkoi rreth 62 milionë lekë të vjetra më shumë nga shteti.
    Ky tender tregon një diferencë të qartë financiare, që mund të interpretohet si dëm i drejtpërdrejtë ndaj buxhetit të Bashkisë dhe përfitim i paligjshëm për kompaninë fituese si dhe për “zarfin” që Benet Beci me shokë mund të kenë marrë për të shpallur fituese këtë kompani.

    /JOQ/

  • Kërkoi zbutjen e masës/ Përfundon seanca ndaj ish presidentit Meta, gjyqtari shpall mos kompetencën

    Kërkoi zbutjen e masës/ Përfundon seanca ndaj ish presidentit Meta, gjyqtari shpall mos kompetencën

    Seanca gjyqësore e ish presidentit Ilir Meta ka përfunduar.

    Ai kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar.
    Gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli mos kompetencën, sepse sipas tij çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Sipas tij, kërkesa duhet të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela.
    Avokati Kujtim Cakrani tha për Top Channel se në kërkesën paraprake i kërkoi dorëheqjen gjyqtarit Bani për shkak të mos mos kompetencës.
    Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte në GJKKO nuk ishin të pranishëm as Meta dhe as prokurorët e çështjes, por vetëm prokurori i gatshëm Alfred Shehu.
    Në këtë situatë Gjykata e Posaçme nuk arriti të shprehej për kërkesën e kreut të PL.

    Top Channel