Procesi gjyqësor për aferën e shumëpërfolur të truallit të klubit “Partizani” po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një betejë të gjatë proceduriale, ku strategjia e mbrojtjes së Sali Berishës dhe bashkëpandehurve duket se synon një objektiv të vetëm: shpëtimin nga gjykimi përmes pavlefshmërisë së akteve hetimore të SPAK. Gjyqi është shtyrë dje sërish. Seanca e radhës do të mbahet më 13 tetor, ora 12:00. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatëve të pandehurve për pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina.
Sali Berisha nuk shkoi në gjyq, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Sokol Hazizaj, avokati i Fatmir Bektashit dhe përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan” kërkoi pavlefshmëri të akteve, ndërsa pretendoi se nuk është bërë identifikimi i provave të Bektashit ndryshe nga Homeplane, dhe për rrjedhojë tha se nuk mund të çmohen si prova. Sipas tij, nëse gjykata i pranon këto dokumente, atëherë i bie që të gjithë ata që kanë blerë në “Homeplan” të jenë të pandehur. Edhe avokatja e Andia Pustinës, Klodjana Gjyzari kërkoi pavlefshmërinë e sekuestrimit të disa sendeve në zyrën e studios Pustina, duke shtuar se kontrolli është ushtruar pa vendim gjykate.
Shtyrja e seancës
Prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për t’u shprehur për këto kërkesa paraprake të bëra nga ana e mbrojtjes, duke bërë që seanca të shtyhej. “Do të shprehem në seancën e radhës”, deklaroi Kraja. “Ky proces ka dy shtylla, një shtyllë është e karakterit politik duke qenë se kallëzimi është bërë nga një subjekt politik. Duke qenë se unë përfaqësoj “Homëplan” unë kërkoj pavlefshmëri të akteve. Të gjitha provat kërkoj të konsiderohen të pavlefshme, si dhe procesverbalet për sekuestrimin e materialeve dhe kompjuterit në studio Pustina. Kërkoj pavlefshmëri për disa nga akt ekspertimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme.
Të njëjtat prova janë instaluar edhe ndaj Bektashit dhe ndaj Homeplan. Nëse gjykata i pranon këto dokumenta, atëherë i bie që të pandehur të jenë të gjithë ata që kanë blerë prona të “Homeplan”. Si mund të çmohen prova kur nuk janë ndarë për secilin subjekt dhe kur nuk janë individualizuar. Ky lloj teatri ka tre komponentë, e kuptoj rolin e gjykatës për t’i dhënë solemnitetin e të gjykuarit si dhe rolin e prokurorisë për t’i dhënë vetes një rol serioz, por nuk kam kuptuar asnjëherë, reshtin e të pandehurve, përshembull Fatmir Bektashin edhe si subjekt edhe si Homeplan.
Kërkoi nga gjykata vlerësim serioz në kuptimin e papërdorshmërisë dhe papërdorshmerisë të të gjitha provave.”, u shpreh avokati Hazizaj. “Ne kërkojmë pavlefshmërinë e sekuestrimit të disa sendeve në zyrën e studios Pustina nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi policia gjyqësore ka ushtruar kontroll pa vendim gjykate. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se është cënuar privatësia në ushtrimin e kontrolleve në zyrën “Pustina”, theksoi avokatja Gjyzari.
Shkeljet
Ndërkohë, sipas avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, Gjykata Kushtetuese është shprehur se sekuestrimet në zyrën Pustina janë bërë në kundërshtim me ligjin. “Tani kemi vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka dalë , nuk është botuar, por këto ditë, i cili konstaton se të gjitha sekuestrimet te zyra Pustina janë në kundërshtim me ligjin, të pavlefshme, as më shumë e as më pak atë që kemi thënë ditën e parë. Tani po i hapen petët lakrorëit, dhe prokurori kërkoi kohë të përgatitet se mbase i bën të vlefshme.
Ky vendim do të thotë se gjithë prova që kanë sjellë në gjykatë, përveç mungesës së faktit penal, por edhe ato që i konsiderojnë prova të pavlefshme dhe s’mund të vihen në themel të një vendimi fajësie.”, tha Gjokutaj. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Tag: kërkoi
-

Sali Berisha strategji për të shpëtuar nga gjykimi i aferës me ish-klubin “Partizani”, banda e grabitjes së truajve…
-

E kërkoi Bayern, por Sterling refuzoi. Zbulohet arsyeja bindëse pse sulmuesi anglez nuk pranoi
25 Shtator 2025
19:51
Telesport
“The Athletic” ka zbuluar një tjetër prapaskenë të bujshme të ndodhur në merkaton e fundit. Bayern Munich tentoi në ditën e fundit të merkatos transferimin e Raheem Sterling, por sulmuesi anglez nuk pranoi.
Vincent Kompany kërkoi të forconte sulmin me ish-shokun e tij të skuadrës, në kohën kur luanin të dy te Man. City, por anglezi vendosi të qëndrojë te Chelsea.
Arsyeja pse Sterling refuzoi bavarezët nuk kishte të bënte me paratë, por me familjen e tij. Për sulmuesin, partnerja dhe fëmijët e tij janë stabilizuar dhe përshtatur më së miri në Londër dhe do e kishin të vështirë të bënin të njëjtën gjë në Munich.
Edhe pse Sterling nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca dhe aktualisht stërvitet veçmas grupit, ai është futbollisti më i paguar te Chelsea. -

Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi.
Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm, të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite, ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.
Më 19 maj të kë tij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masë sigurie “arrest në shtëpi”.
-

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Po nuk erdhe dot, na nis një letër
Erion Veliaj i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.
Këshilli, në kthimpërgjigje, shprehet se, nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij.
Pjesë nga përgjigjja ndaj Veliajt: “Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”.
Mbledhja e komisionit të Ligjeve, e cila pritej të mbahej sot, është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00. -

Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin e tij!
Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Ndërkohë siç raportuam më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka nën shqyrtim dosjen e Ilir Metës, kërkoi që të hiqte dorë, por kërkesa e saj u refuzua, duke vijuar me tej me vendimin për ish-presidentin e vendit. -

Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën
Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli, raporton gazetarja Anila Hoxha.
-

Kërkoi sërish lirimin, GJKKO lë në burg Metën
Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 16:18
Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për presidentin e Partisë së Lirisë. Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa GJKKO shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Metën. Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. -

Gjermani/Kancelari Merz: Kjo do të jetë vjeshtë e vendimeve të rëndësishme
Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm.
“Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag. Prandaj është e rëndësishme, të “marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”.
Nuk ka të bëjë “me asgjë më shumë dhe asgjë më pak se me të ardhmen e vendit tonë – si jetojmë, si jetojmë së bashku, si punojmë, si bëjmë biznes dhe nëse vlerat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë”.
“Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU.
Në fjalën e tij, Merz theksoi se liria është nën kërcënim, qytetarët po ndiejnë një ndjenjë në rritje të pasigurisë.
Po ashtu ai paralajmëroi se modeli ekonomik gjerman është nën presion nga “një proteksionizëm i ri i drejtuar kundër tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura”.
Ai kërkoi edhe reforma të thella në sistemin e pensioneve.
“Ne gjithashtu duhet të ristrukturojmë sistemin tonë të pensioneve.” Kancelari e justifikoi këtë me ndryshimet demografike, duke argumentuar se të rinjtë nuk duhet t’i nënshtrohen barrës shtesë në Gjermani.
“Ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar”
Merz në fjalën e tij iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe tha se ajo duhet të përfundojë.
Por duhet të presim, se ajo nuk do të përfundojë shpejt, theksoi kancelari gjerman, dhe nuk duhet të përfundojë në kurriz të sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Merz theksoi, se ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme sot është e vjetëruar dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme të një paqeje në Ukrainë të diktuar nga Rusia.
Kjo vetëm sa do ta inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin “të kërkonte objektivin e tij të radhës”, tha kreu i CDU-së.
“Putini ka kohë që po teston kufijtë”, theksoi ai. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet të krijojë pasiguri”.
Kjo është parë kohët e fundit jo vetëm në Poloni; Rusia gjithashtu dëshiron të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi Merz.
Më parë kryetarja e grupit parlamentar të AfD, Alice Weidel e cila sipas traditës si partia më e madhe e opozitës mban fjalën e para, kishte sulmuar ashpër kancelarin, duke e akuzuar përsëri për shkelje të premtimeve të fushatës dhe “nxitje të luftës” në Ukrainë.
Ndryshe nga debati i tij i parë i përgjithshëm si kancelar në korrik, Merz nuk i hyri debatit me Weidel këtë herë.
Kritika kancelari Merz pati edhe nga partia Të Gjelbrit.
Drejtuesja e grupit parlamentar, Katharina Dröge, tha se politika e Merz është për mjaft biznese në Gjermani “zhgënjim i hidhur”.
Çmimet e energjisë janë shumë të larta dhe taksa e energjisë elektrike duhet të ulet, kërkoi ajo. Merz po “zhgënjen miliona njerëz”, kritikoi Dröge.
Kurse kryetarja e partisë E Majta, Heidi Reichnnek kërkoi nga koalicioni një “pagë minimale të paprekshme nga varfëria”, në vend të kursimeve tek paratë për qytetarin, “Bürgergeld”.
Paratë duhet të shpërndahen “nga lart poshtë”, kërkoi politikanja e majtë./ DW -

Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella: Vjeshtë e vendimeve të rëndësishme
Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, (17.09.) Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm.
“Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag. Prandaj është e rëndësishme, të “marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”. Nuk ka të bëjë “me asgjë më shumë dhe asgjë më pak se me të ardhmen e vendit tonë – si jetojmë, si jetojmë së bashku, si punojmë, si bëjmë biznes dhe nëse vlerat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë”. “Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU.
Në fjalën e tij, Merz theksoi se liria është nën kërcënim, qytetarët po ndiejnë një ndjenjë në rritje të pasigurisë. Po ashtu ai paralajmëroi se modeli ekonomik gjerman është nën presion nga “një proteksionizëm i ri i drejtuar kundër tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura”. Ai kërkoi edhe reforma të thella në sistemin e pensioneve. “Ne gjithashtu duhet të ristrukturojmë sistemin tonë të pensioneve.” Kancelari e justifikoi këtë me ndryshimet demografike, duke argumentuar se të rinjtë nuk duhet t’i nënshtrohen barrës shtesë në Gjermani.
“Ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar”Merz në fjalën e tij iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe tha se ajo duhet të përfundojë. Por duhet të presim, se ajo nuk do të përfundojë shpejt, theksoi kancelari gjerman, dhe nuk duhet të përfundojë në kurriz të sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës. Merz theksoi, se ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme sot është e vjetëruar dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme të një paqeje në Ukrainë të diktuar nga Rusia. Kjo vetëm sa do ta inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin “të kërkonte objektivin e tij të radhës”, tha kreu i CDU-së. “Putini ka kohë që po teston kufijtë”, theksoi ai. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet të krijojë pasiguri”. Kjo është parë kohët e fundit jo vetëm në Poloni; Rusia gjithashtu dëshiron të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi Merz.
Më parë kryetarja e grupit parlamentar të AfD, Alice Weidel e cila sipas traditës si partia më e madhe e opozitës mban fjalën e para, kishte sulmuar ashpër kancelarin, duke e akuzuar përsëri për shkelje të premtimeve të fushatës dhe “nxitje të luftës” në Ukrainë. Ndryshe nga debati i tij i parë i përgjithshëm si kancelar në korrik, Merz nuk i hyri debatit me Weidel këtë herë.
Kritika kancelari Merz pati edhe nga partia Të Gjelbrit. Drejtuesja e grupit parlamentar, Katharina Dröge, tha se politika e Merz është për mjaft biznese në Gjermani “zhgënjim i hidhur”. Çmimet e energjisë janë shumë të larta dhe taksa e energjisë elektrike duhet të ulet, kërkoi ajo. Merz po “zhgënjen miliona njerëz”, kritikoi Dröge. Kurse kryetarja e partisë E Majta, Heidi Reichnnek kërkoi nga koalicioni një “pagë minimale të paprekshme nga varfëria”, në vend të kursimeve tek paratë për qytetarin, “Bürgergeld”. Paratë duhet të shpërndahen “nga lart poshtë”, kërkoi politikanja e majtë./ DW
Top Channel
