Tag: kërkoi

  • Zelensky bisedë telefonike me Trump, ja çfarë kërkoi presidenti ukrainas

    Zelensky bisedë telefonike me Trump, ja çfarë kërkoi presidenti ukrainas

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se zhvilloi për të dytën ditë radhazi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilën e përshkroi si “shumë produktive”.

    Sipas tij, biseda u përqendrua në çështje kyçe si mbrojtja, përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat Tomahawk dhe nevojat energjetike të Ukrainës.
    Zelenskyy i kërkoi Trumpit të luajë një rol ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, njësoj siç janë bërë përpjekje për paqen në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Rusia po përfiton nga vëmendja globale ndaj konfliktit në atë rajon, duke intensifikuar sulmet kundër Ukrainës.
    Ndërkohë, Rusia vazhdon ofensivën ajrore ndaj infrastrukturës kritike energjetike të vendit. Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 118 dronë, duke shkaktuar shtatë viktima dhe plagosjen e të paktën 23 personave në disa rajone, përfshirë Odesën, Donetskun dhe Çernihivin. Dëmtime u raportuan edhe në rrjetin energjetik të kryeqytetit, Kiev, ku u plagosën dy punonjës të kompanisë energjetike DTEK.
    Zelenskyy paralajmëroi se Rusia synon të godasë sektorin energjetik përpara dimrit, duke e quajtur këtë një formë terrori ajror. Vetëm gjatë javës së fundit, Ukraina është përballur me mbi 3,100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1,360 bomba të lëshuara nga Rusia.
    Ai kërkoi që sanksionet ndaj Moskës, tarifat dhe veprimet ndaj vendeve që blejnë naftë ruse të vazhdojnë, për të mos i dhënë Rusisë mundësinë të përshkallëzojë agresionin.
     

    Top Channel

  • BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

    BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

    Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë kryetarët e bashkive që kundërshtuan formulimet e projektligjit të ri të qeverisë për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon menaxhimin fundor të mbetjeve nga një agjenci shtetërore që do të funksionjë si shoqërie aksionere.
    Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertë kërkuan nga Kuvendi që të shohë mundësinë e ndryshimeve në disa nene të kësaj nisme, që sipas tyre bien ndesh me ligjin e vetqeverisjes vendore, si dhe qartësimin e disa neneve të tjera për mënyrën se si do të zbatohet në terren dispozitat e këtij ligji, të cilat, sipas tyre ngarkojnë me barrë financiare bashkitë.
    Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive vlerësoi domosdoshmërinë e një ligji të ri në këtë sektor, por kërkoi nga deputetët të merrnin parasysh disa rekomandim, që sipas saj do të mundësonin në moscënimin e parimeve në ligjet organike, siç është ai i vetëqeverisjes vendore nga një ligj tjetër i thjeshtë.
    Farrici theksoi se ligji për vetëqeverisjen vendore u jep bashkive përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve në territorin e tyre dhe se ka pasur bashki që kanë qenë të suksesshme në këtë funksion. Kështu, ajo kërkoi që të mos trajtohen të gjitha bashkitë njësoj.
    Po ashtu, Farrici kërkoi që bashkitë të jenë pjesë vendimmarëse në Agjencinë Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, duke iu referuar faktit që disa prej tyre kanë në territoret e tyre landfillet dhe inceneratorët.
    “Për aq kohë sa është një funksion që sipas ligjit është i bashkive, të ketë një shtesë në nenin 22 që të mundësojë që aksionerë të jenë dhe bashkitë me përqindje dhe të kenë përfaqësim në shoqërinë aksionere si vendimmarrës”- tha ajo ndër të tjera.
    Farrici po ashtu kërkoi garanci ligjore për përballimin e kostove financiare nga bashkitë në zbatimin e këtij ligji, duke kërkuar që të parashikohet ligjërisht që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.
    Edhe kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Mema, ngriti shqetësimin e zbatimit të ligjit nga bashkitë për shkak të kostove të larta.
    “Të ketë mekanizma për ta bërë të zbatueshëm,” kërkoi ajo nga deputetët duke propozuar që “të parashikohet një periudhë tranzitore që të bëhet i zbatueshëm sepse kjo do të çonte në rritjen e tarifimit te komuniteti me një impakt social”.
    “Na shtohen kosto për promovim fushatash sensibilizuese, kosto për ndarjen në burim, për transportin për stacionet tranzitore, si do bëhet e mundur kjo?” pyeti ajo deputetët.
    Edhe Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, që përfaqëson kryebashkiakët e opozitës, mbështeti nevojën e një zgjidhje të re ligjore për menaxhimin e mbetjeve, por sugjeroi ndryshime në nismën e qeverisë.
    Albert Malaj, zëvendëskryetar i shoqatës kërkoi që bashkitë të kenë kompetenca reale në këtë sektor, duke e cilësuar “një hap pas” kalimin e kompetencave të menaxhimit të mbetjeve tek një operator kombëtar dhe reduktimin e bashkive në thjesht “klientë”.
    “Zhveshja e tyre nga këto kompetenca jo vetëm që cënon autonominë vendore, por rrezikon të krijojë një model të centralizuar, ku vendimmarrja largohet nga qytetari,” tha ai, duke sugjeruar që ligji të garantonte mbështetje për bashkitë për të kryer funksionet e tyre.
    Edhe Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive solli propozime konkrete për ndryshime në projektligj, me synim shmangien e cënimit të kompetencave të pushtetit vendor.
    Ai solli në vemendje një dispozitë të projektligjit, ku kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore bëhen përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ. “Kjo pikë të hiqet, pasi përgjegjësia është institucionale, jo personale. Ligji duhet të referohet bashkisë si institucion”- sugjeroi ai.
    Haxhimali, si ekspert i pushtetit vendor, sugjeroi gjithashtu që proejtkligji t’u japë të drejtën dhe përgjegjësinë bashkive për të vendosur nivelin e tarifave të shërbimeve, me diskrecion ±30% nga metodologjia qendrore.
    Projektligji i ri erdhi në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi në shtator një reformë të re në menaxhimin e mbetjeve.
    Me këtë nismë ligjore qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash./BIRN

  • Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme, Lamallari: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kanë kaluar të shtatat

    Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme, Lamallari: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kanë kaluar të shtatat

    besfort lamallari

    TIRANË- Ka nisur me debate dhe një minutë heshtje seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës kërkuan llogari për mungesën e masave të sigurisë në gjykata. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që ditën e vrasjes së gjyqtarit tha se policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata.
    Në përgjigje të kërkesës së Gazment Bardhit për dorëheqjen e ministres së Brendshme, foli, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili deklaroi se është e rëndë të bësh politikë mbi vrasjet. Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp,” tha ai.
    “Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të bësh retorikë politike mbi një ngjarje të tillë, është e rëndë. Ende nuk janë bërë të shtatë [ditët e zisë]. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur — nga daljet në ballkon, nga sharjet dhe telendisjet ndaj SPAK dhe ‘SKRAP’, çdo të hënë, nga ‘Altin Dumanit’ te ‘Altin Troplini’. Këto janë akuzat dhe gjuha e urrejtjes që keni nxitur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët. Mos bëj zhurmë — unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë. Nuk keni lënë prokuror pa sulmuar, keni anatemuar partnerët strategjikë, ambasadorin e SHBA-së, të BE-së, vetëm sepse mbështesin reformën në drejtësi. Dhe sot keni gojë të flisni? Çfarë është kjo? S’keni turp! Prandaj ju kanë lënë shqiptarët aty ku ju kanë lënë,” tha Lamallari.
    Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.
    Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mundësinë për të kërkuar dorëheqjen e një ministri ndërsa kërkoi largimin nga seanca të gazment Bardhit me arsyen se ka fyer Ministrin e Drejtësisë Lamallari.

  • I kërkoi 50 mijë euro duke e shantazhuar në rrjetet sociale, arrestohet 44-vjeçarja

    I kërkoi 50 mijë euro duke e shantazhuar në rrjetet sociale, arrestohet 44-vjeçarja

    Një 44-vjeçare me inicialet Z.H. është arrestuar nga policia pasi shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, të cilës i kishte marrë 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera.
    E arrestuara, e cila është banuese në Durrës, ka shantazhuar një 39-vjeçare nga Saranda, shkruan A2.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

  • Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin holandez Sint-Analand, ku një hajdut i kërkoi falje një gruaje 82-vjeçare gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj dhe madje i ktheu disa nga bizhuteritë që kishte marrë. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila raportoi se incidenti ndodhi gjatë natës.

    Autori hyri në banesë pasi theu xhamin e derës së tarracës. Gruaja u zgjua nga drita dhe më pas dëgjoi një zhurmë të fortë, ndërsa hajduti iu afrua duke i kërkuar bizhuteritë në anglisht të dobët. Ai arriti të merrte një byzylyk dhe një gjerdan, por kur viktima i tregoi se gjerdani kishte të varur unazën e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, hajduti u ndal.

    “Më falni, duhet ta bëj, jam në telashe”, i tha ai të moshuarës sipas dëshmisë së saj, përpara se t’i kthente gjerdanin dhe të largohej nga vendngjarja.

    Policia reagoi menjëherë duke kryer një kontroll në zonë, por deri më tani autori i krimit nuk është kapur. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik për shkak të kombinimit të dhunës me gjestin e pazakontë të “pendesës” së hajdutit.

  • Hajduti ‘i penduar’që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Hajduti ‘i penduar’që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin holandez Sint-Analand, ku një hajdut i kërkoi falje një gruaje 82-vjeçare gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj dhe madje i ktheu disa nga bizhuteritë që kishte marrë. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila raportoi se incidenti ndodhi gjatë natës.

    Autori hyri në banesë pasi theu xhamin e derës së tarracës. Gruaja u zgjua nga drita dhe më pas dëgjoi një zhurmë të fortë, ndërsa hajduti iu afrua duke i kërkuar bizhuteritë në anglisht të dobët. Ai arriti të merrte një byzylyk dhe një gjerdan, por kur viktima i tregoi se gjerdani kishte të varur unazën e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, hajduti u ndal.

    “Më falni, duhet ta bëj, jam në telashe”, i tha ai të moshuarës sipas dëshmisë së saj, përpara se t’i kthente gjerdanin dhe të largohej nga vendngjarja.

    Policia reagoi menjëherë duke kryer një kontroll në zonë, por deri më tani autori i krimit nuk është kapur. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik për shkak të kombinimit të dhunës me gjestin e pazakontë të “pendesës” së hajdutit.

  • “Pres përgjigje deri të dielën ose shpërthen ferri”, Trump i vë ultimatum Hamasit

    “Pres përgjigje deri të dielën ose shpërthen ferri”, Trump i vë ultimatum Hamasit

    Donald Trump i ka vendosur një ultimatum të ri Hamasit, duke thënë se kjo e dielë, deri në orën 6:00 pasdite (sipas kohës së Uashingtonit) është afati i fundit, që organizata të pranojnë marrëveshjen e paqes së hartuar nga Amerika.
    Siç tha Trump, marrëveshja është nënshkruar nga vendet e fuqishme në rajon dhe Izraeli. Nëse Hamasi nuk e pranon propozimin, sipas Trump, ndaj tyre do të shpërthejë ferri.
    “Kundër Hamasit do të shpërthejë një ferr i vërtetë, diçka që askush nuk e ka parë më parë”, deklaroi ai.
    Në mënyrë specifike, Trump e përshkroi Hamasin në një postim si një “kërcënim të pamëshirshëm dhe të dhunshëm në Lindjen e Mesme”.
    Siç tha ai, kulmi ishte “masakra e 7 tetorit”, ndërsa deklaroi se në shenjë hakmarrjeje më shumë se 25,000 luftëtarë të organizatës janë vrarë dhe se pjesa tjetër “janë të rrethuar dhe të bllokuar ushtarakisht”, duke pritur urdhrin e tij për t’i eliminuar ata.
    Në të njëjtën kohë, ai iu drejtua civilëve të Rripit të Gazës, duke u kërkuar të gjithë palestinezëve të pafajshëm të largohen menjëherë nga zonat pasi janë në rrezik të madh për jetën. Trump kërkoi që ata të zhvendosen në zona më të sigurta, duke theksuar se “të gjithë do të kujdesen mirë nga ata që po përgatiten të ndihmojnë”.
    Trump kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, kërkoi dorëzimin e tyre imediat, përfshirë trupat.
    Së fundmi, ai e bëri të qartë se gjakderdhja duhet të ndalet, duke përsëritur pritjet e tij se marrëveshja do të sillte paqe “në një mënyrë ose në një tjetër“.

  • Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

    Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

    Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.
    Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK-ut. Kërkesat e disa avokatëve shkaktuan edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca.
    “Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse s’i ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha gjyqtari Bib Ndreca.
    SPAK tha se situata paraqitet e tillë në mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
    Seanca e radhës u la për në datën 15 tetor në orën 13:00
    Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.
    Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.
    Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.

  • Kërkoi dëmshpërblimin, policia procedon të riun nga Vlora

    Kërkoi dëmshpërblimin, policia procedon të riun nga Vlora

    Një 27-vjeçar nga Vlora, David Dani, është proceduar penalisht nga policia pasi një ditë më parë ndërhyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar dëmshpërblimin që, sipas tij, i takon prej prishjes së pronës 5 vite më parë.
    I riu, i indinjuar nga mosveprimi i autoriteteve, hyri në sallë dhe me tone të forta kërkoi të drejtën e tij për shpronësim, duke shprehur pakënaqësinë për vonesat dhe mungesën e zgjidhjes nga Bashkia.
    Në vend që të merreshin me shqetësimin e tij, policia vendosi ta procedojë për veprën penale “prishja e qetësisë publike”. Kallëzimi është bërë nga një punonjëse e Policisë Bashkiake, e cila deklaroi se i riu kishte hyrë pa leje në sallë, duke ndërprerë për disa minuta mbledhjen.
    Lexo edhe kete: 
    Vlorë/ I riu futet në Këshillin Bashkiak: Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë – VIDEO

  • Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, procedohet i riu që hyri në mbledhjen e Këshillit në Vlorë

    Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, procedohet i riu që hyri në mbledhjen e Këshillit në Vlorë

    Policia e Vlorës ka proceduar penalisht të riun David Dani, i cili një ditë më parë hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit, dhe me tone të ngritura kërkoi të drejtën e tij për shpronësimin e pronës së tij, e cila i është prishur nga autoritetet 5 vite më parë.
    27 vjeçari Dani është proceduar penalisht për veprën penale prishje e qetësisë publike.
    Kallëzimin ndaj tij e ka bërë punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.