Tag: kërkoi

  • “Më kërkoi Real Madrid, por im atë nuk më tregoi”. Ylli i Barcelonës ndez klasiken para kohe

    “Më kërkoi Real Madrid, por im atë nuk më tregoi”. Ylli i Barcelonës ndez klasiken para kohe

    24 Tetor 2025

    16:32

    Telesport

    Fermin Lopez ka zbuluar se sot mund të ishte lojtar i Real Madridit, por i ati ka penguar gjithçka duke mos i treguar për ofertat nga kryeqyteti spanjoll.
    Kjo ka ndodhur para se mesfushori ofensiv të shpërthente te Barcelona, pra kur ishte ende thjesht një talent premtues, si shumë të tjerë në akademitë e futbollit.
    Në një intervistë për 3CAT, 22-vjeçari theksoi se nuk do të tundohej kurrë, sepse dëshira e tij ka qenë vetëm Barcelona.
    “Po, është e vërtetë që ka pasur interes nga Real Madrid, por im atë nuk më tregoi shumë. Edhe sikur të më kishte pyetur, unë do të kisha zgjedhur Barcelonën. Vetëm kjo skuadër ëndrra ime e madhe. Jam shumë i lumtur që e kam bërë ëndrrën realitet dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”.

  • “Më kërkoi edhe Milan, por Al Qadsiah ishte skuadra që më donte më shumë”

    “Më kërkoi edhe Milan, por Al Qadsiah ishte skuadra që më donte më shumë”

    23 Tetor 2025

    21:25

    Telesport

    Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së fundit ishte padyshim edhe ai i Mateo Retegui nga Atalanta te klubi arab, Al Qadsiah, për rreth 67 milionë euro.
    Në një intervistë të fundit për mediet vendase, Retegui la të kuptohet se e kërkoi edhe Milan gjatë verës, por oferta e kuqezinjve nuk ishte ajo e duhura.
    “Pati disa klube që ishin të interesuara përfshi këtu edhe Milanin, por negociatat nuk ishin të suksesshme, ndërsa Al Qadsiah ishte më konkrete dhe skuadra që më donte më shumë”, tha Retegui.
    Është përfolur shumë që Federata Italiane e Futbollit ishte e pakënaqur me vendimin e Retegui për t’u transferuar në Arabinë Saudite, nga frika se kjo mund të dobësonte zhvillimin e tij.
    “Me gjithë respektin për Gabriele Gravinën dhe Federatën, kam një raport të mirë me ta dhe ata mund të kenë mendimin e tyre, por nuk dua të flas për këtë, pasi komentet e mia mund të shtrembërohen”, shtoi sulmuesi.

  • Kërkoi revokimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO “rrëzon” Metën, kreu i PL mbetet në burg

    Kërkoi revokimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO “rrëzon” Metën, kreu i PL mbetet në burg

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë 
    Kreu i PL do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. 
    Apeli vendosi mospranim të ankimimit nga ana e avokatëve të Presidentit të PL. 
     
     

  • Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën

    Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën

    Në GJKKO u rrëzua sot kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkoi shuarje të masës së sigurisë.

    Në hyrje të SPAK, avokati tha se ish-presidenti mund të lirohet vetëm nëse nuk është dhënë urdhër.
    Avokati Cakrani tha për Top Channel “kërkova shuarje me një sërë argumentesh, një ndër to kanë kaluar afatet e mbajtjes në paraburgim dhe e dyta hetimet janë mbyllur”
    Ndërkohë në seancë kanë qenë të pranishëm dhe dy nga prokurorët e çështjes që kanë kërkuar mbajtjen e ish presidentit Meta në burg
    Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.

    Top Channel

  • Rama zbulon bisedën me Farage: Kërkoi të më vizitonte me 28 nëntor, i thash do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    Rama zbulon bisedën me Farage: Kërkoi të më vizitonte me 28 nëntor, i thash do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    “Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël, kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi pare shpesh herë që puna e qeverisë është komplet ndryshe me poezinë kur je në opozitë, nuk shoh asnjë problem që të bashkëpunojmë me këdo, në fund besoj që Farage nuk është problemi, ai është thjeshtë një pasqyrë e problemeve, i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, u shpreh kruyeministri.

  • Kërkoi që veprimet hetimore të SPAK të shpallen të pavlefshme, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

    Kërkoi që veprimet hetimore të SPAK të shpallen të pavlefshme, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shpalljen e pavlefshme të veprimeve hetimore të kryera nga SPAK.
    Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë.
    vijon…

  • Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

    Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur  nga Ilir Meta, i cili kërkonte lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.
    Meta kishte kërkuar që masa e arrestit me burg të zëvendësohej me një më të lehtë, por trupa gjykuese nuk e pranoi argumentimin e mbrojtjes.
    Ilir Meta, ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij u ngritën akuza të rënda nga SPAK për pastrim parash, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë publikë dhe fshehje të pasurisë.
    Hetimi ndaj Metës lidhet me aferën CEZ-DIA – një çështje që përfshin marrëdhëniet e kompanisë çeke CEZ me biznesmenin Kastriot Ismailaj – dhe me lobimet e ish-LSI-së në SHBA, për të cilat SPAK pretendon se janë përdorur fonde të padeklaruara me origjinë të dyshimtë.
    Sipas hetimeve, Meta dyshohet se ka përfituar rreth 6.5 milionë euro nga afera CEZ-DIA dhe ka mosdeklaruar 400 mijë dollarë për lobime në Shtetet e Bashkuara. Prokuroria e Posaçme e ka marrë atë zyrtarisht të pandehur, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje.

  • Kërkoi të lirohet/ Gjykata e Lartë merr vendimin për kreun e PL-së, Ilir Metën

    Kërkoi të lirohet/ Gjykata e Lartë merr vendimin për kreun e PL-së, Ilir Metën

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin i Ilir Metës.
    Kreu i PL kërkoi të dalë nga qelia, ku mbahet prej 21 tetorit të vitit të kaluar.
    Meta iu drejtua Gjykatës së Lartë për të fituar lirinë, por kërkesa e tij është rrëzuar me vendimin e marrë në dhomë këshillimi.

     

     

  • “Përballemi me presion politik dhe nga krimi”, Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve

    “Përballemi me presion politik dhe nga krimi”, Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka nisur raportimin e tij vjetor në Komisionin e Ligjeve, ku ka bërë një pasqyrë të hollësishme të punës së institucionit për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani ka listuar një sërë problematikash me të cilat SPAK është përballur gjatë vitit, duke kërkuar vëmendje institucionale dhe ndryshime ligjore për të garantuar efikasitetin dhe pavarësinë e mëtejshme të strukturës.
    Dumani ka ngritur shqetësimin për presionin e jashtëm që vjen nga faktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar. Sipas tij, këto presione rrezikojnë drejtpërdrejt integritetin institucional të SPAK dhe të prokurorëve të tij. Ai kërkoi një reagim të koordinuar për mbrojtjen e institucionit dhe garantimin e pavarësisë së tij në kryerjen e hetimeve.
    Një tjetër problem i theksuar në raport ishte mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, çka krijon pasiguri për vijimësinë e hetimeve të rëndësishme. Dumani gjithashtu nënvizoi mungesën e këshilltarëve ligjorë për prokurorët, faktor që ndikon negativisht në cilësinë e hetimeve dhe përfaqësimin në gjykata.
    Numri i ulët i referimeve nga institucionet publike për çështje që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar u cilësua po ashtu si një shqetësim serioz.
     
     
    SPAK po përballet me vonesa në përfundimin e sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, i cili pritet të finalizohet gjatë vitit 2025. Po ashtu, sfidë mbetet ngritja e një njësie të analizës që do të mbështesë hetimet komplekse dhe raportimet ndërkombëtare për institucionin. Dumani theksoi se pas gjashtë vitesh punë intensive, SPAK ka nevojë urgjente për këtë njësi për të përforcuar analizën strategjike dhe për të ndihmuar hetimet në çështje të ndërlikuara.
    Një tjetër problematikë që u ngrit gjatë raportimit ishte mungesa e një kuadri të qartë ligjor për administrimin e pasurive të sekuestruara në formën e kriptomonedhave. Dumani tha se aktualisht nuk ekziston në Shqipëri një portofol digjital për ruajtjen e këtyre pasurive dhe as Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara nuk ka kapacitetin për t’i ruajtur ato në mënyrë të sigurt.
    Në lidhje me ekzekutimin e vendimeve penale të huaja, SPAK has pengesa ligjore, pasi kompetencat për njohjen dhe zbatimin e këtyre vendimeve i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme. Dumani kërkoi ndërhyrje në legjislacion për të zgjidhur këtë çështje dhe për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar penal.
    Një zhvillim pozitiv i vitit 2025, sipas Dumanit, ka qenë përmirësimi i ndjeshëm në bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe për çështjet e ekstradimit. Ndërkohë që në vitin 2024 situata ishte problematike dhe ekstradimi i personave të kërkuar nga SPAK ishte thuajse i pamundur, gjatë këtij viti janë ekstraduar nga Dubai 8 shtetas shqiptarë. “As vetë nuk e kishim imagjinuar këtë situatë pozitive me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe,” u shpreh Dumani.
    Dumani vuri në dukje se statusi aktual i ndërlidhësve të sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar është i papërshtatshëm, pasi ata trajtohen si nëpunës civilë, ndërkohë që detyrat e tyre përfshijnë kryerjen e veprimeve procedurale. Ai kërkoi rishikimin e statusit të tyre për të përmirësuar efikasitetin në bashkëpunimin ndërkombëtar penal.