Tag: kërkoi

  • Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli paraqitet në GJKKO

    Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli paraqitet në GJKKO

    Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë martë në GJKKO.
    Paraqitje e tij vjen lidhur me seancën e parë paraprake ndaj tij pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij.
    Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.
    Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.
     

  • PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për fyerje, socialistët e rrëzojnë: Ka kërkuar falje publike në seancë

    PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për fyerje, socialistët e rrëzojnë: Ka kërkuar falje publike në seancë

    Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas debatit të ashpër të zhvilluar në seancën e fundit plenare. 
    Opozita pretendoi se Balla u ishte drejtuar deputetëve të PD me fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit, duke përdorur termat si “po lehin”, “rraca e tyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”. 
    Por kërkesa e opozitës u hodh poshtë nga shumica socialiste në Sekretariatin te Etikës, e cila e konsideroi çështjen “të mbyllur” pas ndjesës publike të Ballës. 
    Demokratët e cilësojnë vendimin e Etikës si një standard të dyfishtë dhe mbrojtje politike ndaj eksponentëve të PS-së, pasi po sot u vendos përjashtimi i liderit të PD, Sali Berisha me 10 ditë, për deklaratat ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. 

  • Ironia e Stanisic, pas dëmtimit të Hakimi: A na kërkoi falje Luis Diaz? Jo, e falënderuam…

    Ironia e Stanisic, pas dëmtimit të Hakimi: A na kërkoi falje Luis Diaz? Jo, e falënderuam…

    5 Nëntor 2025

    12:26

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 2-1 në Champions League ndaj bavarezëve, PSG ka frikë për dëmtimet e Dembélé dhe sidomos Hakimi, i cili u largua në lot pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Luis Diaz. Vlerësimet e para flasin për 3-5 javë jashtë fushe për mbrojtësin maroken.
    Më shumë se “graviteti” i faullit ka shkaktuar polemika reagimi i Josip Stanisic, që në zonën mikes të stadiumit komentoi me shaka: “A kërkoi falje Luis para skuadrës? Jo, e falënderuam (qesh). Bëj shaka, por ishte i lumtur si ne të gjithë”.

    Frazë që ndezi zemërimin e tifozëve të PSG, të cilët e kritikuan për mungesë respekti dhe ndjeshmërie. Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, u shpreh më elegant: “Në fillim nuk dukej diçka aq serioze, por kur një lojtar dëmtohet, mendoj gjithmonë për Musiala. Shpresoj që Hakimi të rikuperohet shpejt”.
    Manuel Neuer e konsideroi kartonin e kuq “ndoshta të ekzagjeruar”, ndërsa drejtori Max Eberl tregoi se Diaz ishte “lehtësuar pas fundit të ndeshjes, i frikësuar se mund ta kishte rrezikuar fitoren me lënien e skuadrës me 10 lojtarë në fushë”.
     

  • Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Trupa gjykuese e Kushtetueses në seancën e Veliaj u kthye sërish për të dhënë vendimin pas kërkesës së Presidencës që çështja e shkarkimit të Veliajt nuk ishte kompetencë e kësaj gjykate.
    Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se kjo kërkesë nuk merret parasysh në këtë fazë të procesit.
    Lexo edhe:
    Rasti “Veliaj”/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, argumentat e palëve

  • Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

    Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

    30 Tetor 2025

    13:43

    Alfred Lleshi

    Megjithëse Real Madridi arriti një fitore të madhe ndaj Barcelonës në “El Clásico” (2-1), në Spanjë po flitet më shumë për sjelljen e Vinicius Jr. sesa për triumfin. Braziliani, i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Xabi Alonso, reagoi me gjeste të dukshme zemërimi, duke nxitur thashethemet për përçarje me trajnerin.
    Të mërkurën kërkoi falje në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj ndjesë ndaj tifozëve të Real Madridit për reagimin tim gjatë zëvendësimit në ‘El Clásico’. Iu kam kërkuar falje edhe shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”.
    Sidoqoftë, mungesa e çdo përmendjeje për trajnerin Alonso nuk kaloi pa u vënë re. Sipas mediave madrilene, marrëdhënia mes tyre është e tensionuar prej kohësh, aq sa Vinicius ka menduar të largohet nga klubi. Në dhomën e zhveshjes ai ka kërkuar falje para të gjithëve, ndërsa Alonso iu përgjigj ftohtë: “Kushdo që ka ankesa, t’i shprehë privatisht, jo para të gjithëve”.
    Të dy janë sqaruar në një bisedë të shkurtër e të qetë, por sipas shtypit spanjoll, paqja është ende larg, megjithëse klubi nuk do ta ndëshkojë lojtarin.
     

  • Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
    Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
    Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
    Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
    Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.

    Top Channel

  • Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
    Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
    Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
    Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
    Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.

    Top Channel

  • Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

    Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

    28 Tetor 2025

    11:03

    Alfred Lleshi

    Jude Bellingham ishte vendimtar në “El Clásico” e së dielës, duke asistuar Mbappé në golin e parë, shënuar për 2-1 e Realit në minutat e fundit të pjesës së parë. Në total bëri një paraqitje të shkëlqyer, pas rikuperimit nga lëndimi. Ai gjithashtu u përfshi në shkëmbimet e fjalëve dhe rivalitetet e ndezura gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës.
    Kur Pedri u lëndua dhe Bellingham e preku në ballë për ta ngritur, mesfushori katalanas ra përsëri në tokë. Një veprim i lehtë antisportiv, që gjyqtari Soto Grado nuk e dënoi. Pedri kërkoi kartonin e kuq për anglezin, por Bellingham i tha gjyqtarit “JO, AS ME NEGREIRA”, siç duket në pamjet e “El Día Después” të “Movistar+”.
    Një moment tjetër i veçantë ishte penalltia e Mbappé, e pritur nga Szczesny. Ferrán Torres pyeti Vinicius: “Pse nuk e gjuan ti?” Braziliani iu përgjigj shpejt: “Nuk ka rëndësi, e gjuan Kylian”.

  • Kërkoi ndryshimin e masës, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërthen në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Kërkoi ndryshimin e masës, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërthen në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg.

    Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot.
    “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.
    Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur.
    Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor.
    “Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij.

    Top Channel