Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Më herët, në gjykatë u paraqitën motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Tag: kërkoi
-

Mbrojtja kërkoi kohë të njihej me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës
-

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta i cili ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja e tij si gjyqtar Ilir Panda.
Anila Hoxha raporton se Meta në burg prej tetorit 2024 i është drejtuar me rekursin e radhës gjykatës së lartë ku kërkon heqje të arrestit në burg.
Kjo padi do shqyrtohet në datën 27 nëntor dhe përpara hapjes së seancës që do të mbahet në dhomë këshillimi mbrojtja e Metës kërkoi largimin e Pandës nga gjykimi. Kërkesa e ish presidentit nuk u pranua dhe u refuzua si e pabazuar, bënë me dije burimet e Anila Hoxhës.Top Channel
-

“Përgjegjës për skandalin e Ballukut”, Kaso akuzon kryeministrin: Rama duhet të merret i pandehur
Vendimi i GJKKO për pezullimin e zv. kryeministres Belinda Balluku nga detyra, përplasi maxhorancën e opozitën në komisionet parlamentare. Deputeti demokrat Ivi Kaso u përfshi në debate me kryetarin socialist të Komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafaj, ku e cilësoi të pazakontë refuzimin e Ballukut për të dhënë dorëheqjen. Kaso akuzoi si autor të aferës me tunelin e Llogarasë Edi Ramën dhe kërkoi të merret i pandehur, teksa në replikë Xhafaj i kërkoi të mos marrë rolin e prokurorit. Akuza dhe përplasje opozitë–maxhorancë për drejtësinë pati edhe tek Ligjet, ku u diskutua mbi komisionet hetimore.
Përmbytje pas reshjeve të dendura, Alolli: Korça nën pushtetin e ujit për shkak të mospastrimit të kanaleve kulluesePezullimi i zv. kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO dhe bllokimi i pasaportës përfshiu në debate deputetin demokrat Ivi Kaso me kryetarin socialist të Komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafaj. Kaso e cilësoi refuzimin e dorëheqjes së Ballukut si të pazakontë, duke theksuar se kjo vendimmarrje prek edhe Kuvendin.
Kaso tha se një zyrtar i marrë i pandehur duhet të lërë detyrën publike, ndërsa theksoi se përgjegjës kryesor për aferat që hetohet Balluku është kryeministri Edi Rama, që duhet të hetohet nga SPAK. Në replikë, Fatmir Xhafaj tha se deklaratat e Kasos nuk përputhen me rendin e ditës, teksa hodhi akuza ndaj opozitës se po bën rolin e prokurorit.
Debate u bënë gjatë mbledhjes ku u diskutua lidhur me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, i cili u shqyrtua edhe në Komisionin e Ligjeve ku nuk munguan debatet. Teksa kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Ulsi Manja, kërkoi që të pritej mbërritja e Oerd Bylykbashit për të diskutuar mbi ligjin, deputetja Zegjine Çauşi kërkoi vijimin e mbledhjes, çka solli edhe përplasje mes dy kolegëve socialistë.
Deputetët e opozitës kërkuan ndryshime në disa nene të projektligjit për komisionet hetimore, në mënyrë që opozitës të mos i mohohet e drejta e garantuar edhe nga Gjykata Kushtetuese për hetim parlamentar. Nuk munguan debatet dhe akuzat e opozitës për “drejtësinë e kapur”.
Opozita kundërshton ndryshimet e kërkuara nga maxhoranca sa i takon objektit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe thirrjes së dëshmitarëve, teksa më herët ka paralajmëruar që nëse i miraton, do t’i çojë sërish në Kushtetuese. -

VIDEO/ Pezullimi i Bllukut, debate në komison, Kaso: Përgjegjës Rama, të merret i pandehur
Vendimi i GJKKO për pezullimin e zv. kryeministres Belinda Balluku nga detyra, përplasi maxhorancën e opozitën në komisionet parlamentare. Deputeti demokrat Ivi Kaso u përfshi në debate me kryetarin socialist të Komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafaj, ku e cilësoi të pazakontë refuzimin e Ballukut për të dhënë dorëheqjen. Kaso akuzoi si autor të aferës me tunelin e Llogarasë Edi Ramën dhe kërkoi të merret i pandehur, teksa në replikë Xhafaj i kërkoi të mos marrë rolin e prokurorit. Akuza dhe përplasje opozitë–maxhorancë për drejtësinë pati edhe tek Ligjet, ku u diskutua mbi komisionet hetimore.
Nga SYRI TV
Pezullimi i zv. kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO dhe bllokimi i pasaportës përfshiu në debate deputetin demokrat Ivi Kaso me kryetarin socialist të Komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafaj. Kaso e cilësoi refuzimin e dorëheqjes së Ballukut si të pazakontë, duke theksuar se kjo vendimmarrje prek edhe Kuvendin.
Kaso tha se një zyrtar i marrë i pandehur duhet të lërë detyrën publike, ndërsa theksoi se përgjegjës kryesor për aferat që hetohet Balluku është kryeministri Edi Rama, që duhet të hetohet nga SPAK. Në replikë, Fatmir Xhafaj tha se deklaratat e Kasos nuk përputhen me rendin e ditës, teksa hodhi akuza ndaj opozitës se po bën rolin e prokurorit.
Debate u bënë gjatë mbledhjes ku u diskutua lidhur me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, i cili u shqyrtua edhe në Komisionin e Ligjeve ku nuk munguan debatet. Teksa kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Ulsi Manja, kërkoi që të pritej mbërritja e Oerd Bylykbashit për të diskutuar mbi ligjin, deputetja Zegjine Çauşi kërkoi vijimin e mbledhjes, çka solli edhe përplasje mes dy kolegëve socialistë.
Deputetët e opozitës kërkuan ndryshime në disa nene të projektligjit për komisionet hetimore, në mënyrë që opozitës të mos i mohohet e drejta e garantuar edhe nga Gjykata Kushtetuese për hetim parlamentar. Nuk munguan debatet dhe akuzat e opozitës për “drejtësinë e kapur”.
Opozita kundërshton ndryshimet e kërkuara nga maxhoranca sa i takon objektit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe thirrjes së dëshmitarëve, teksa më herët ka paralajmëruar që nëse i miraton, do t’i çojë sërish në Kushtetuese.
-

Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë, kërkoi seancë me dyer të mbyllura: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë
Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese.
Raportohet se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë.
Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
Para se të dilte, ai i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq.”
Kujtojmë se Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. -

Kërkoi seancë me dyer të mbyllura, Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë
Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë.
Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
Para se të dilte, ai i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq.”
Kujtojmë se Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. -

SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!
Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani. Këshilli kërkoi prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim, por kjo u refuzua SPAK.
Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua.
“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki?
Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.
Përveç se të mbante qetësi me qëllim për të vijuar me programin e parashikuar për mbledhjen e sotme, Teliti nuk mori asnjë përgjigje. -

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën
SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi që Erion Veliaj të ishte prezent fizikisht në mbledhjet e tij.
Këshilli Bashkiak i drejtoi një kërkesë zyrtare SPAK që Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, ndërsa ka dalë nga qelia vetëm në ditën kur ka marrë pjesë në seancën në Gjykatën Kushtetuese, e cila mori vendimin për t’i kthyer atij mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. -

Ish-presidenti kërkoi ndryshim mase, shtyhet seanca për Metën në GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvëndësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë.
Sipas gazetares së Top Chanel, Anila Hoxha, mbrojta kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
Më herët sipas avokatit Kujtim Cakrani, e njëjta gjyqtare ka gjykuar kërkesa të tjera. Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.
Top Channel
-

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Ilir Metën
Seanca në Apelin e Posaçëmpër shqyrtimin e kërkesës së presidentit të PL-së, Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë, është shtyrë. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14 nëntor në orën 09:00.
Shkak u bë paraqitje e një kërkese nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares, Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin.
Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike. Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.