GJKKO ka pranuar kërkesën e Erion Velijat për t’iu dhënë kohë të njihet me aktet.
Mesohet se sanca e radhës do të zhvillohet me 5 dhjetor ora 9.
Kryetari i bashkisë, kërkoi një pajisje teknologjike në burg ose të lejohej çdo ditë që të vinte në gjykatë për të studiuar dosjen, por këto u refuzuan nga Gjykata.
Erion Veliaj ka kërkuar vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që siç shprehet ai “më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime”.
Kryebashkiaku kërkon shtyrjen e procedurës, derisa “kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale”.
Veliaj ka deklaruar se nëse kërkesat e tij nuk pranohen, atëherë ai thote se po perjashtohet nga ky proces gjyqësor, që siç deklaron kryebashkiaku “një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal”.
“Nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale”, deklaroi Veliaj.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Tag: kërkoi
-

Kërkoi laptop në burg ose të vinte përditë në gjykatë për të lexuar dosjen, GJKKO refuzon Veliajn
-

Kovac dhe Guirassy bëjnë paqe pas incidentit: Më kërkoi ndjesë mua dhe skuadrës për gjestin
Një shprehje e pakënaqësisë, hedhja e dorashkave në tokë dhe refuzim për të përshëndetur trajnerin e tij. Shpërthimi i Serhou Guirassy gjatë zëvendësimit që trajneri Niko Kovac i bëri në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen në fundjavë, tronditi tifozët e Borussia Dortmund.
Jo aq shumë për shkak të frustrimit, por për shkak të shtrëngimit të dorës me trajnerin kroat, i cili u transmetua në të gjithë botën. Kovac, për këtë ngjarje tha: “Ishte hera e parë që Serhou ka reaguar kështu. Por situata është ndryshe tani. Ne folëm për këtë si të rritur menjëherë pas ndeshjes”.
“Ai erdhi tek unë me iniciativën e tij dhe kërkoi falje, mua dhe ekipit. Është shumë e qartë. Ai e di që nuk reagoi siç duhet në atë situatë dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Të gjithë bëjmë gabime, të jemi të sinqertë. Jemi vetëm njerëz dhe në mes të emocioneve, agjitacionit dhe adrenalinës, disa gjëra mund të ndodhin”, tha Kovac.
“Ato nuk duhet të ndodhin, por brenda ekipit ekziston vetëdija ose besimi se ky lloj sjelljeje nuk është pozitiv dhe kjo më bën të lumtur. Meqenëse jemi një ekip, luajmë një sport të nivelit të lartë dhe veçanërisht në sportet ekipore, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta respektojnë këtë rregull. Po punojmë për këtë”, shtoi kroati.
Në fund, Kovac tha: “Ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt, por është gjithashtu pjesë e faktit që të gjithë mund të bëjnë gabime. Unë jam pak më i vjetër tani dhe jam më i aftë të vlerësoj dhe klasifikoj situata të caktuara. Si rezultat, ndoshta do të reagoja ndryshe sot sesa disa vite më parë.” -

Ilir Meta me avokat të dytë/ Shtyhet seanca paraprake, mbrojtësi ligjor kërkoi kohë të njihet me aktet
Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta. Mësohet se Meta, përveç Kujtim Cakranit, ka marrë edhe një avokat të dytë, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.
Kujtojmë se prej 1 viti Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie.
Sot në hyrje të GJKKO, avokati i tij Çekrezi deklaroi për mediat së -

“Për ty nuk rri asnjë sekondë në PD”, Noka i kërkon anëtares të dalë përjashtë
Një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratike në degën Kamëz–Paskuqan është shoqëruar me tensione të forta mesditën e së mërkurës, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi.
Gjatë takimit, disa anëtarë të kryesisë ngritën shqetësime për mënyrën e funksionimit të degës dhe mungesën e konsultimit me bazën. Debati u përshkallëzua kur një demokrate akuzoi drejtuesit për “mashtrim me Primaret”, mungesë transparence dhe mungesë analize pas humbjeve zgjedhore.
Pasi Noka i kërkoi të mos ndërhynte, situata u acarua me replika të ashpra mes palëve. Anëtarja e PD-së deklaroi se nuk e mbante asgjë te Noka, por qëndronte në parti vetëm për kontributet e veta ndër vite.
Në kulmin e debatit, Flamur Noka i kërkoi demokrates të linte sallën. -

Nuk ka kthim pas për dosjen e “Gërdecit”, GJKKO nuk pranon largimin e Irena Gjokës dhe mbyll derën e çdo…
Gjyqi i masakrës së Gërdecit nuk do të nisë nga fillimi. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, ishte vetë Gjoka që kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por, zëvendëskryetari i GJKKO Erion Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e djeshme. Ndërkohë, prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor dhe seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural. Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Më pas ishte vetë gjyqtarja që kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë gjithashtu se në seancën e 30 tetorit të procesit gjyqësor për çështjen “Gërdeci”, u shënua një përplasje e fortë mes avokatit Ardian Visha dhe familjarëve të Erison Durdës, 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin tragjik të vitit 2008. Gjatë fjalës së tij, avokati Visha u shpreh se legjitimimi i palëve të viktimave në proces është bërë në shkelje të ligjit, duke vënë në dyshim rolin e përfaqësuesit ligjor të tyre. “Përfaqësuesi i viktimave është drejtues i një shoqate të financuar nga Soros, konkretisht ‘ResPublica’, ndërkohë që klienti im përfaqëson një subjekt politik që ka shprehur qëndrime të hapura kundër Soros. Kjo organizatë, që prej krijimit të saj në vitin 2010, ka ushtruar ndikim të dukshëm për të hapur këtë çështje”, deklaroi Visha. Në këtë moment ndërhyri vëllai i viktimës Erison Durda, i cili ofendoi avokatin, duke shkaktuar tension në sallë. Visha kërkoi nga gjyqtarja Irena Gjoka përjashtimin e palës së viktimave nga seanca për shkak të fjalorit të papërshtatshëm, por kërkesa nuk u pranua. Nga ana e tij, ish-ministri Fatmir Mediu u ankua se prej më shumë se një viti e gjysmë avokatët e tij depozitojnë kërkesa që nuk marrin përgjigje, duke e cilësuar procesin si të politizuar. “Ka një qasje politike në raport me çështjen. Një strukturë e ndërtuar politikisht që nga viti 2010, vetëm për këtë rast, nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi. Këtë fakt nuk mund ta injoroni. Ju kërkoni të vijojmë sikur çdo gjë është normale”, tha Mediu. Avokatët e tij, mes tyre Henrik Ligori, kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor deri në marrjen e një vendimi mbi kërkesat e paraqitura. “Këtu është fyer drejtësia, jo vetëm kjo trupë gjykuese që ndodhet sot këtu. Është e pamundur të vijojmë procesin në këto kushte”, deklaroi Ligori.
Çfarë ndodhi në 15 mars 2008?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 17 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi. -

Gjykimi për ‘Gërdecin’/ Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO nuk pranon
Fatmir Mediu dhe Irena Gjoka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, Gjoka kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Gjyqi për masakrën e Gërdecit ka nisur në prill 2023. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës.
NJOFTIMI I APELIT TE GJKKOGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.
-

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje. -

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës
ilir meta
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda. Sipas Gjykatës, kërkesa cilësohet si e pabazuar. Meta i është drejtuar me rekursin e radhës Gjykatës së Lartë ku kërkon heqje të arrestit në burg, ndërsa përpara hapjes së seancës që do të mbahet në dhomë këshillimi, mbrojtja e ish-presidentit kërkoi largimin e Pandës nga gjykimi.
Seanca ndaj Metës do të zhvillohet më 27 nëntor, ku do të shqyrtohet sërish ankimimi për masën e “arrestit në burg”. Shkak për shtyrjen u raportua më herët mungesa e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka kërkuar më parë largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi, duke pretenduar konflikt interesi.Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI