Tag: kërkoi

  • ‘I pamë me pranga në duar’/ ‘La Repubblica’: Është e paligjshme, policia shqiptare kërkoi fotografimin e emigrantëve

    ‘I pamë me pranga në duar’/ ‘La Repubblica’: Është e paligjshme, policia shqiptare kërkoi fotografimin e emigrantëve

    Mbërritja e grupit të parë të emigrantëve me statusin ‘të dëbuar’ nga Italia, ka qenë nën vëmendjen e shtetit fqinj. Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se 40 emigrantët që u dërguan në Shqipëri ishin të prangosur. Ata zbarkuan në orën 16:00 të së premtes në portin e Shëngjinit, me anijen “Libra”, e cila u nis nga Brindisi në orën 08:30. Secili prej tyre shoqërohej nga dy policë që i shoqëronin njëri përpara dhe tjetri nga pas.

    “Ne i pamë me shirita në kyçet e dorës dhe kjo vërtet na goditi”, – u shpreh Francesco Ferri nga organizata Action Aid. “Është e paligjshme”,  shton avokati Gennaro Santoro i Antigone. Eurodeputetja Cecilia Strada kërkoi shpjegim nga policia italiane: “Ata po dilnin të prangosur. Na thanë se e bënë për të mos lënduar veten”, citon “La Repubblica”.

    40 emigrantët u mblodhën nga të gjitha CPR-të italiane, përveç atyre në Macomer dhe Trapani. Ata janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë edhe nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

    Ata i hipën menjëherë në një autobus që hyri në hotspotin aty pranë. Për procedura të tjera nuk kishte nevojë, pasi tashmë ishin identifikuar, por policia shqiptare, kësaj here kërkoi që të mund t’i fotografonte. Ndalesa tjetër ishte qendra e Gjadrit.

    Aty akomodimi i tyre është bërë në qendrën e paraburgimit dhe riatdhesimit, ku do të presin urdhrin e dëbimit, edhe pse avokatët e tyre tashmë po përgatisin ankesat kundër vlefshmërisë së paraburgimit ose për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare.

  • Washington Post zbulon: Musk i kërkoi Trumpit të ndryshojë tarifat

    Washington Post zbulon: Musk i kërkoi Trumpit të ndryshojë tarifat

    Miliarderi Elon Musk i kërkoi drejtpërdrejt Donald Trump-it të ndryshojë tarifat e tij gjatë fundjavës, sipas Washington Post.

    Duke cituar dy burime, agjencia e lajmeve tha se kjo është mosmarrëveshja e profilit më të lartë midis CEO së Tesla dhe presidentit të SHBA.
    Thirrjet e Musk pasuan zbulimin nga Trump të një tarife bazë prej 10% për të gjitha importet në SHBA dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende të tjera javën e kaluar.
    Musk, i cili gjithashtu drejton Departamentin Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë, ka bërë thirrje më parë për zero tarifa midis SHBA-së dhe Evropës.
    Kompania e tij e makinave, Tesla, pa shitjet e saj tremujore të ranë ndjeshëm në mes të reagimeve kundër rolit të tij si këshilltar i Trump.
    Aksionet e saj tregtoheshin me 233.29 dollarë në mbylljen e fundit dje, me më shumë se 42% rënie që nga fillimi i vitit.
    Musk ka thënë më parë se ndikimi i tarifave të automjeteve në Tesla është “i rëndësishëm”.
    Kina akuzon SHBA-në për ‘bullizëm ekonomik’
    Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi SHBA-në për “ngacmim ekonomik” dhe “destabilizimin” e ekonomive të botës.
    Në një konferencë për gazetarët, një zëdhënës i ministrisë tha se “abuzimi” i tarifave të Amerikës “shkel seriozisht” interesat e vendeve në mbarë botën.
    “Kina e dënon fuqishëm dhe e kundërshton me vendosmëri këtë. Më lejoni të theksoj edhe një herë se luftërat tregtare nuk kanë fitues,” u tha Lin Jian gazetarëve, duke shtuar: “Populli kinez nuk krijon kurrë telashe, as nuk kemi frikë nga telashet.” “Shantazhimi i Kinës nuk është mënyra e duhur për të punuar me ne.”
    Ai tha gjithashtu se Kina do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime.“Nëse SHBA këmbëngul për të zhvilluar luftën tarifore dhe luftën tregtare, pavarësisht nga interesat e dy vendeve dhe komunitetit ndërkombëtar, Kina do të luajë me ta deri në fund”, shtoi Jian.

    Top Channel

  • Inceneratori i Tiranës, caktohet data për shpalljen e vendimit

    Inceneratori i Tiranës, caktohet data për shpalljen e vendimit

    Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës, raporton A2 CNN. Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
    Për këtë dosje, po gjykohen 10 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total. Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim.
    Ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, u dënua me 4 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Përveç dënimit me burg gjykata dha edhe dënim plotësues, që Alqi Bllako të mos ushtrojë asnjë funksion publik për një periudhë 5-vjeçare.

  • Detaje nga seanca në KPA, Dumani kërkoi sërish shkarkimin nga detyra të Erjon Shehajt: Cënoi besimin e qytetarëve

    Detaje nga seanca në KPA, Dumani kërkoi sërish shkarkimin nga detyra të Erjon Shehajt: Cënoi besimin e qytetarëve

    Zbardhen detaje nga seanca e zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit ndaj ish- kreut të prokurorisë së Lezhës Erjon Shehu.
    Kreu i Prokurorisë së Posaccme Altin Dumani u qendroi shkaqeve të ankimit ndaj Shehajt dhe kërkoi prishjen e vendimit të KPK për të dhe shkarkimin nga detyra.
    Sipas Dumanit, veprimet e prokurorit të Lezhës kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
    Vendimi pre Shehajn do të shpallet me datë 9 prill.

  • Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu kërkoi lirinë, GJKKO e lë në burg

    Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu kërkoi lirinë, GJKKO e lë në burg

    Pajtime Fetahu

    TIRANË-GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga qelia. Ajo kërkonte ndryshimin e masës për arsye shëndetësore dhe për verifikimin e pretendimeve të saj, Gjykata caktoi dy ekspertë të mjekësisë ligjore që do të përcaktonin nëse qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën.

    Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale, ndërkohë që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për një tjetër dosje. Masa e arrestit në shtëpi u vendos për Fetahun, pas dyshimeve të SPAK se ajo është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona në 2018-ën, por edhe në trafikun e drogës. Ndërsa në pranga u vendos gjatë aksionit të fundit, pasi komunikonte me “SKY ECC” me Suel Çelën./ZËRI

  • Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi: U fikën dritat dhe ja ç’më kërkoi

    Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi: U fikën dritat dhe ja ç’më kërkoi

    Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
    Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
    Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

  • “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 11:04
    Egli Tako dhe Gjesti mbrëmjen e kaluar darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
    Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
    Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

  • Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 14:07
    Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.

    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.