Tag: kërkoi

  • Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka komentuar përplasjen e një qytetari në Shkozë me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi elektoral, i cili i kërkoi të shtronte rrugën në zonën ku banonte dhe ta furnizonte atë me ujë.

    Duka vë në dukje se Rama në vend që të përgjigjej për këtë shqetësim të qytetarit zgjodhi ta shantazhonte duke i kërkuar të tregonte se kush i ka kërkuar para për ndërtimin pa leje, për të cilin qytetari u shpreh se sikur edhe një kotec pulash të ndërtosh IMT, IKMT dhe Policia Bashkiake të kontrollojnë dhe kërkojnë para.

    Sipas Dukës, arroganca e Ramës dhe faktin që nuk u shërben qytetarëve dhe këto arsye të cilat parashtroi qytetari janë arsyet pse nuk duhet votuar më kryeministri në 11 maj.
    Reagimi

    Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    E shikoni këtë burrë? Ky u bë njeri publik, sepse gjatë një takimi elektoral të kryeministrit në lagjen Shkozë në Tiranë, tha se rruga e lagjes është copë-copë dhe po u shkatërron makinat. Në shtëpi nuk ka ujë, por rruga është ujë e baltë. Nuk duam asgjë tjetër, na bëj atë rrugë…
    Edhe një gjë – tha ai – edhe një kotec pulash të bësh, të vijnë të gjithë, polici i rendit, polici i bashkisë, IKMT, AKMT, dhe të gjithë duan para në dorë…
    Kryeministri nuk foli as për rrugën as për ujin, por nisi të shantazhonte qytetarin: Ke prova, hajde. Pas këtij takimi do ikim të dy në polici, ta denoncosh aty atë dhe ata që të kërkuan para. Pse flet në përgjithësi, pse prish imazhin e policisë? Hajde denoncoje tani, kush është ai që të kërkoi para…
    Në mbështesim denoncimin zyrtar të çdo nëpunësi e funksionari publik të korruptuar. Por është e paimagjinueshme sjellja e një kryeministri ndaj një qytetari, që në një takim elektoral kërkon të ndërtohet rruga dhe flet për korrupsionin. Në fakt, shumëkush ka rënë pre e këtyre nëpunësve të korruptuar, kur ka tentuar të ndërrojë edhe një tjegull të thyer në çati.
    I mësuar vetëm me ata që i thurin këngë e hedhin valle për nder të tij, apo ata që pohojnë “se mollët i preva, pasi s’kam ku të shes prodhimin, por ti e meriton edhe mandatin e 5-të” , apo ata që thonë se “kam 10 vjet që më sorollasin për letrat e shtëpisë edhe pse e kam bërë të gjithë procedurën, por sërish unë ty do të votoj” , kryeministrit i duket gjëmë e madhe që dikush t’i kërkojë të shtrojnë rrugën, të sjellë ujin apo të denoncojë korrupsionin.
    I zgjedhuri është shërbëtor i atij që e zgjedh. Ai paguhet për të qeverisur e për të shërbyer. Por pushteti absolut dhe i gjatë të bën arrogant. Paraja e madhe e padjersitur të bën të fortë e agresiv . Të duket sikur po të hyjnë në hak kur të kërkojnë të bësh punën apo të kërkojnë llogari pse vjedh.
    Ja pse në 11 Maj, Rama nuk duhet votuar më!
    Votoni PAA dhe “Shqipëria Madhështore”!
    Çdo votë për ne do të jetë votë për veten tuaj!

  • VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    Juventusi ka marrë një fitore 2-0 kundër Moncës, por e ka përfunduar ndeshjen e 10 lojtarë. Kenan Jëlldizi doli nga fusha e lojës me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Sulmuesi i Juventusit kreu një gjest antisportiv, teksa godit me bërryl lojtarin kundërshtar.
    Një veprim që nuk mund t’i shpëtonte sistemit VAR dhe kartonit të kuq. Ndërkohë, Niko Gonzalezi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes, se talenti turk u pendua për gjestin e tij dhe se i kërkoi falje shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes./Sport Ekspres/

  • Bayern në rënie, sepse nuk bleu ata që kërkoi vetë! Calhanoglu i pari…

    Bayern në rënie, sepse nuk bleu ata që kërkoi vetë! Calhanoglu i pari…

    27 Prill 2025

    10:41

    Telesport

    Nkunku, Çalhanoğlu dhe Jonathan Tah. Bayern pati tri shanse të mira transferimi në dy dritaret e fundit të merkatos, por nuk realizoi asnjërin.
    Drejtori sportiv Max Eberl kishte pikërisht këto tri ide për të ndryshuar skuadrën, por në secilin rast Bayern nuk u tregua mjaftueshëm efikas në merkato.
    Tah mund të blihej për 25 mln euro, por Hoeness kërkoi ta blinte për 5 mln euro më pak. Në fund, Leverkusen refuzoi.
    Nkunku u duk tepër i shtrenjtë në formë huazimi dhe Bayern ngurroi, ndërkohë që për mesfushorin e Interit interesimi dihet dhe lojtari e ka konfirmuar, por nuk ka detaje.
    Gazeta gjermane TZ shkruan: “Drejtori sportiv e ka bërë detyrën dhe ka goditur në shenjë me emrat që ka propozuar, por nuk ka marrë aprovimin nga drejtuesit dhe situata është kjo që shihet sot”.

  • Nuk e pranoi kurrë pagën mujore, zbulohet vlera modeste që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij përpara se të vdiste

    Nuk e pranoi kurrë pagën mujore, zbulohet vlera modeste që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij përpara se të vdiste

    Pavarësisht se drejtonte një nga institucionet fetare më të pasura në botë, vetë Papa Françesku mbeti i varfër materialisht. Sipas një raporti nga Celebrity Net Worth, pasuria e tij personale në kohën e vdekjes u vlerësua në vetëm 100 dollarë.
    Kjo shifër modeste është në kontrast të plotë me gjendjen e përgjithshme financiare të Vatikanit. Një raport i revistës TIME vlerëson vlerën neto të Vatikanit midis 10 deri në 15 miliardë dollarë, duke reflektuar shekuj të pasurisë së akumuluar në formën e aseteve, pasurive të paluajtshme dhe investimeve.
    Marca, një botim spanjoll, vuri në dukje se Papa Françesku nuk e pranoi kurrë pagën tradicionale të papës prej rreth 32,000 dollarë në muaj, në vend të kësaj të dhuronte ose të ripërdorte çdo të ardhur personale. Vatikani më vonë konfirmoi se ai i kishte qëndruar besnik zotimit të tij jezuit për varfëri gjatë gjithë jetës së tij.

    Në një testament shpirtëror të lëshuar pas vdekjes, Papa Françesku kërkoi një varrim të thjeshtë në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë, në vend të bazilikës më të zakonshme të Shën Pjetrit. Ai kërkoi të varrosej me emrin “Francis” pa titull papal dhe kërkoi që një individ anonim të përballonte koston e funeralit të tij.
    Vullneti është një pasqyrim i përkushtimit të tij gjatë gjithë jetës ndaj përulësisë dhe shërbimit. “Faleminderit që më ktheve në shesh”, thuhet se ishin ndër fjalët e tij të fundit për infermieren e tij personale, Massimiliano Streppetti, duke shprehur mirënjohjen që e ndihmove të bënte një dalje të fundit publike para besimtarëve.
    /vizionplus.tv

  • SPAK jep pretencën për fraksionin e dosjes “5D”

    SPAK jep pretencën për fraksionin e dosjes “5D”

    Prokuroria e Posaçme dha pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”.SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumë sportësh Tirana, Deborah Keçi, por për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 muaj burg.
    SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien në shërbim prove për 2 vjet si dhe dënimin alternative, 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.Për Teuta Gurin, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkoi 6 muaj burg duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.
    Prokurori kërkoi pezullimin dhe përfundimisht dënimin 2 vjet shërbim prove dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.
    Prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit prej 3 milion lekësh. Përfitues i kontratës publike është shoqëria “5D” për dy tendera: njëri i “Tirana Parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre.
    Seanca e radhës u caktua në 8 Maj dhe do të jetë radha e mbrojtjes për të shpalosur konkluzionet e saj./KlanNews

  • Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e pestë për konstituimin

    Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e pestë për konstituimin

    Kosova E Mërkurë, 23 Prill 2025 09:29
    Sot për të pestën herë radhazi do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
    Seanca ashtu edhe siç u njoftua do të nis në orën 10:00.

    Kujtojmë se shtyrja e saj erdhi pasi pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.
    Gjatë seancës së 21 prillit, Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca u shpreh se partia nuk e shikonte të arsyeshëm faktin që të propozohej sërish Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
    Ndaj për këtë çështje, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit.
    Në seancën e 19 prillit u arrit të bëhej betimi i deputetëve të rinj duke lënë pas ngërçin e nisjes së kësaj legjislature të re.
    Kurti dhe kabineti i tij paraqitën dorëheqjet formale ndërsa Albulena Haxhiu, kandidatura e VV për kryeparlamentare, u rrëzua dy herë në votim.
    Ndërkohë VV të shtunën siguroi 57 vota në parlament, madje pa numrat e partisë së Fatmir Limajt nisma Socialdemokrate.
    Kurtit tani i duhen edhe 4 vota për të kaluar kryeparlamentaren e re dhe qeverinë e re.

  • Nis gjyqi i dosjes ‘Metamorfoza’, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

    Nis gjyqi i dosjes ‘Metamorfoza’, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

    Gjykata e posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarve të dosjes Metamorfoza katër muaj pasi çështja në seancë paraprake ishte mbyllur dhe kishte kaluar në gjykim themeli.

    Siç raporton gazetarja Anila Hoxha  prokurorët e SPAK kërkuan që të pandehurit të gjykohen për akuzat e ngritura zyrtarisht më herët ndaj tyre.  SPAK tha se është kundër ndarjes së çështjes pasi dëgjoi disa nga të pandehurit qe kërkuan jo vetëm gjykim të shkurtuar por edhe veçim.
    Në seancë  ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka ndërsa mungonin të gjithë të pandehurit e tjerë të cilët sidoqoftë përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Të akuzuarit siç raporton Anila Hoxha i kërkonin gjykatës që të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Kjo kërkesë ishte depozituar nga burgu prej ish prokurorit Xhevahir Lita, ish drejtori i forcave operacionale Oltion Bistri biznesmeni Pëllumb Gjoka  dhe Behar Bajri.
    Menjëherë sapo gjyqtarja Etleva Deda ka deklaruar të hapur shqyrtimin gjyqësor avokati i Xhevahir Litës kërkoi gjykim të shkurtuar edhe  avokati i ish policit Ardit Hasanbegaj kërkoi gjykim të shkurtuar. Sokol Tahiraj avokat i Asmer Bilalit kërkoi gjykim të shkurtuar. Edhe  avokat i ish zyrtarit të policisë Oltion Bistri kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij si edhe kërkoi ndarje të çështjes nga të tjerët . Avokati i Pëllumb Gjokës deklaroi se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar në seancë paraprake sepse kishin pritshmëri nga gjykata kushtetuese për materialet Sky ecc. Në kushtet kur kemi një vendim nga gjykata kushetuese tha avokati qe është as mish as peshk, më lejoni tha ai qe në kushtet proceduriale deklarojmë se çështja nuk mund të ndahet mbasi Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët, pavarësisht se akuzat janë apriori.
    Në asnjë mënyrë nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar tha avokati i Pëllumb Gjokës. Edhe avokatja Liljana Baku që përfaqëson Edmond Prekën u shpreh se tërhiqen nga kërkesa qe kishin bërë në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar. Në një moment  të dytë tha zonja Baku- kur të hapet shqyrtimi gjyqësor do shprehemi për papërdorshmërinë dhe pavlefshmërinë e provave Kërkesën për gjykim të shkurtuat e paraqiti edhe avokati i Behar Bajrit.

    Top Channel

  • Rënia e “Spartakut”! Gjenerali rus i arrestuar rikthehet në front për të udhëhequr një batalion “vetëvrasës”

    Rënia e “Spartakut”! Gjenerali rus i arrestuar rikthehet në front për të udhëhequr një batalion “vetëvrasës”

    Ivan Popov, gjenerali rus i njohur për besnikërinë ndaj nacionalizmit dhe për kritikat e tij të hapura ndaj komandës ushtarake ruse, është një nga figurat më kontradiktore të luftës në Ukrainë. Pasi u arrestua për akuza korrupsioni, ai ka kërkuar të mos qëndrojë në burg, por të kthehet në front si komandant i një batalioni penal të njohur si “Storm Z” – njësi e përbërë nga të burgosur, që përdoret si “mish për top”.
    Ky veprim shihet nga shumëkush si një përpjekje për të ruajtur nderin dhe legjendën personale, shkruan A2 CNN. Por për të tjerë, është fundi tragjik i një karriere të ndezur nga ideali patriotik dhe e fundosur nga sfidimi ndaj Kremlinit.
    Historia e Popovit ka elementët e një romani klasik rus: me epikën e një ushtari të lindur në një fermë pranë Stalingradit, që ngrihet përmes betejave në Çeçeni dhe Gjeorgji, e më pas, në Ukrainë. I njohur me nofkën “Spartaku”, ai simbolizonte përkrahësit më të zellshëm të “Operacionit Ushtarak Special”. Brenda pesë vitesh, arriti nga komandant brigade në drejtues të një trupe elitare, duke ndjekur hapat e Gerasimovit – shefit aktual të shtabit të përgjithshëm dhe rivali i tij më i madh.

    Popov u bë figurë e rëndësishme mes nacionalistëve të ashpër. Thuhet se ndihmoi fshehurazi grupin Wagner gjatë betejës për Bakhmut-in, duke shpërndarë municione pa miratimin e komandës së lartë. Ai fitoi lavdi kur ndali një pjesë të kundërofensivës ukrainase në pranverën e vitit 2023. Por kjo nuk zgjati: më 11 korrik, vetëm pak pas rebelimit të dështuar të Prigozhinit, ai u shkarkua dhe u dërgua në Siri, në një pozicion të parëndësishëm.
    Në vend që të heshtte, Popov dërgoi një mesazh zanor përmes një deputeti të Dumës, ku akuzonte drejtuesit ushtarakë për “tradhti” dhe mungesë përgatitjeje që kishte sjellë humbje të mëdha. Këto deklarata u panë si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Shoigut dhe Gerasimovit dhe si një tregues i lidhjeve të tij të mundshme me rebelët e Wagner-it.

    Pasi stuhia politike u qetësua, më 17 maj 2024, Popov u arrestua me akuza për përvetësim të pajisjeve metalike që duhej të përdoreshin për fortifikime në Zaporizhia, një rast tipik korrupsioni në ushtrinë ruse, por që në këtë rast u trajtua me seriozitet maksimal, duke treguar se akuza e vërtetë ishte politike: sfida ndaj “Carit të ri”.
    Popov nuk kërkoi mëshirë. Gjatë procesit, ai kërkoi të zbatonte një rregull të ri: të shlyente dënimin duke luftuar në njësitë penale Storm Z. Ironikisht, ai vetë kishte krijuar një të tillë në 2023, të quajtur “Gladiatorët”. Këto njësi përbëhen nga të dënuar që dërgohen në misione të pamundura dhe ku mbijetesa është pothuajse zero.

    Ai kërkoi publikisht t’i besohej komanda e një batalioni të tillë, me gradë të ulët, duke i shkruar një letër drejtpërdrejt Putinit, shkruan A2 CNN. Letra ishte një përzierje lëvdatash dhe përulësie: “Ti gjithmonë ke qenë udhërrëfyesi im moral… më ke mësuar se çfarë do të thotë të kesh mendje të ftohtë, zemër të ngrohtë dhe duar të pastra”.
    Por pas lavdeve ai rikthehet te figura e gjeneralit të ndershëm: “Kam shërbyer me nder dhe besnikëri, jam dënuar padrejtësisht. Në këtë moment kritik për Rusinë, vendi im është në vijën e parë”.
    Kjo përpjekje për t’u shndërruar në një martir ushtarak është përqafuar nga blogerë dhe poetë patriotë, por shumë besojnë se Kremlini nuk do ta lejojë të vdesë si hero. Në vend të kësaj, ai mund të përfundojë në një qeli të largët, i harruar – një fund pa lavdi për një gjeneral që ëndërronte të bëhej legjendë.

  • Kërkoi rikthimin e celularit të sekuestruar nga SPAK, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

    Kërkoi rikthimin e celularit të sekuestruar nga SPAK, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

    Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron ndaj celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Kështu, Apeli rrëzoi vendimin e Ajolës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • Kërkoi ndryshime kushtetuese për prokurorët e SPAK, Berisha i përgjigjet Dumanit: Do që të zgjasë mandatin e tij, ta harrojë

    Kërkoi ndryshime kushtetuese për prokurorët e SPAK, Berisha i përgjigjet Dumanit: Do që të zgjasë mandatin e tij, ta harrojë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot nga selia blu. Berisha e kritikoi Dumanin se po kërkon të ndryshojë Kushtetutën me qëllim zgjatjen e mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme.
    Sipas Berishës, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tregon se Dumani ka frikë nga pasojat e punës së tij si drejtues i SPAK.
    “Ta harrojë! Kushtetuta nuk ndryshon për karrigen e tij. Nëse ke kryer detyrat në përputhje me ligjin, nuk ke pse të kesh frikë nga puna jote,” deklaroi Berisha.
    Ai shtoi se nuk është e lejueshme që një prokuror të ushtrojë kontroll mbi gjykatësin e një çështjeje, dhe kërkoi ndryshime urgjente për ta ndaluar këtë praktikë.
    “Kushtetuta do të ndryshojë, por për të hequr të drejtën që prokurori të kontrollojë gjykatësin. Kjo nuk ndodh askund në botë,” tha Berisha.
    Në vijim, ai kritikoi performancën e SPAK, duke theksuar se përkundër pritshmërive, nuk ka pasur asnjë dënim serioz nga Dumani ndaj kriminelëve apo zyrtarëve të korruptuar.
    “Ku i ke dënimet ti? Asnjë! Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë dhjetëra dënime të përjetshme për kriminelë të rrezikshëm. Ti s’ke asnjë, se bën pazare,” shtoi ai.
    Berisha përfundoi duke e cilësuar Dumanin si të “obsesuar” me qëndrimin në post dhe paralajmëroi se “nëse nuk ka punuar me integritet, do të japë llogari”.