Tag: kërkoi

  • Mbretëresha Qiellore: Papa Leoni XIV kërkoi paqe për Gazën, Mianmarin e Ukrainën

    Mbretëresha Qiellore: Papa Leoni XIV kërkoi paqe për Gazën, Mianmarin e Ukrainën

    Në përfundim të meshës për fillimin e papnisë, Leoni XIV tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore bashkë me të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit e përreth tij, më se 100 mijë vetë, të cilët i falënderoi nga zemra, përfshirë edhe shtegtarët e ardhur në Romë me rastin e Jubileut të Vëllazërive fetare, që përfundoi sot. “Mbani gjallë trashëgiminë e madhe të përshpirtërisë popullore, u tha atyre.
    “Gjatë meshës – vuri në dukje Ati i Shenjtë – ndjeva praninë e fortë shpirtërore të Papës Françesku, i cili na shoqëron nga Qielli. Në këtë përmasë të bashkimit të shenjtorëve, kujtoj se dje në Chambéry të Francës, u lumnua meshtari Camille Costa de Beauregard. Ai jetoi ndërmjet fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, dëshmitar i dashurisë së madhe baritore”.

    E më pas, Papa nuk harroi popujt, që vuajnë, për shkak të luftës.
    “Në Gaza, fëmijët, familjet dhe të moshuarit e mbijetuar po vdesin urie. Në Mianmar, armiqësitë e reja kanë marrë jetë të rinjsh të pafajshëm. Ukraina e martirizuar, më në fund, pret bisedimet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë”.
    Të gjitha këto probleme botërore, por edhe shërbimin e tij si Ipeshkëv i Romës e Bari i Kishës Universale, Papa Leoni XIV ia besoi Zojës, në veçanti, Nënës së Këshillit të Mirë, Pajtores së shqiptarëve, fugurja e së cilës ndodhej sot në altar. Asaj i kërkoi ndërmjetësim për paqe, për të mbështetur të vuajturit e hirin për të qenë të gjithë dëshmitarë të Krishtit të Ringjallur.
    Radio Vatikani

  • Samiti në Tiranë, kryeministrja daneze zbulon çfarë kërkoi Zelensky: Rusia, kërcënim për të gjithë ne

    Samiti në Tiranë, kryeministrja daneze zbulon çfarë kërkoi Zelensky: Rusia, kërcënim për të gjithë ne

    Shefja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen zbuloi gjatë konferencës për shtyp me Ramën, se çfarë kërkoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nga liderët që morën pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.
    ”Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës. Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon. Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë, ju lutem na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur”, zbuloi Frederiksen.

    Sa i përket marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe SHBA-ve në këtë drejtim, ajo tha se janë në unison sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. ”Ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur kemi shtete që nuk janë anëtare në BE. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt, Rusia është kërcënim i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë”, tha Frederikse.

  • Florenc Çapja kërkoi leje që të votojë/ Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e refuzon: Është dënuar për krim të organizuar

    Florenc Çapja kërkoi leje që të votojë/ Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e refuzon: Është dënuar për krim të organizuar

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, janë paraqitur gjithsej 159 kërkesa për “lejim votimi,” nga të cilat 137 janë pranuar.
    Të gatshëm për t’i shqyrtuar këto kërkesa kanë qenë të gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të kësaj gjykate, përveç atyre që kanë raporte mjekësore ose janë në leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari.
    Në mesin e kërkuesve ishte edhe Florenc Çapja, i cili kërkoi leje për të votuar. Megjithatë, kërkesa e tij u rrëzua, pasi ai është i dënuar për krim të organizuar, çka e përjashton nga mundësia për të marrë leje për të ushtruar të drejtat e tij zgjedhore.

  • PS kërkoi shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë për shkak të “Giro d’Italia”, Komisioni Rregullator mblidhet në orën 17:00

    PS kërkoi shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë për shkak të “Giro d’Italia”, Komisioni Rregullator mblidhet në orën 17:00

    PS në Vlorë ditën e djeshme kërkoi shtyrjen e afatit të votimit në këtë qark, për shkak se ditën e sotme në Vlorë po zhvillohet etapa e tretë e “Giro d’Italia” dhe disa rrugë janë të bllokuara për të siguruar mbarëvajtjen e garës.
    Komisioni rregullator do të mblidhet në orën 17:00 për të shqyrtuar kërkesën e Ps për shtyrjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi.

  • Rama: Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda

    Rama: Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda

    Në mitingun përmbyllës të PS në parkun Olimpik, kryesocialisti Edi Rama bëri një rezyme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që nga koha kur socialistët morën pushtetin. Kreu i PS, kujtoi dhe humbjen e bashkisë së Tiranës, të cilën e cilësoi dhe poshtërimin e fundit përpara suksesit.
    “Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në ditën e evropës për të thënë fjalën e fundit të rrugëtimit dhe më pas për të shkuar me shumicën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë evropiane.

    Kur ju më zgjodhët për t’iu udhëhequr 2 dekada më parë ajo majë ishte e paarritshme dhe ne ishim shembur. Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda.
    Tirana u bë kështjella jonë duke e transformuar qytetin duke e përballur me injorancën. Çfarë nuk bën për të marrë Tiranën me kuç me maç e me minj. Ai rrëzim ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme të PS”, tha Rama.

  • Prokuroria shpall pretencën, tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave Dan Hutra

    Prokuroria shpall pretencën, tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave Dan Hutra

    Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për Dan Hutrën.
    Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, raporton gazetarja Anila Hoxha, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.
    Për tre plagosjet, për të cilat prokuroria tha se jemi në vrasje të ngelur në tentativë, prokuroria kërkoi 35 vite burgim për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të thera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e ngel të Marjona Gurakuqit.
    Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.
    Pretenca u shpall dje, raporton Anila Hoxha, ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i cak nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në14 maj, ora 09:30.
     

  • Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra! Prokuroria e Tiranës shpall pretencën

    Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra! Prokuroria e Tiranës shpall pretencën

    Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për Dan Hutrën.

    Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, raporton gazetarja Anila Hoxha, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.
    Për tre plagosjet, për të cilat prokuroria tha se jemi në vrasje të ngelur në tentativë, prokuroria kërkoi 35 vite burgim për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të thera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e ngel të Marjona Gurakuqit.
    Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.
    Pretenca u shpall dje, raporton Anila Hoxha, ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i cak nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në14 maj, ora 09:30.

    Top Channel

  • E kërkoi Al Hilal për Botërorin e Klubeve, Ronaldo nuk…

    E kërkoi Al Hilal për Botërorin e Klubeve, Ronaldo nuk…

    Futbolli saudit mund të ketë përjetuar një tërmet të vërtetë sportiv. Sipas raportimeve të shtypit lokal, Al-Hilal, rivali i përjetshëm i Al-Nasr, kishte ngritur mundësinë e nënshkrimit të Kristiano Ronaldos për të garuar në Kupën e Botës për Klube 2025 në Shtetet e Bashkuara. Një propozim tronditës që i hapi derën yllit portugez për të përfaqësuar blutë gjatë turneut ndërkombëtar.

    Interesi i Al-Hilal nuk ishte i parëndësishëm. I vendosur në një grup që do të përballet me Real Madridin, Paçuka dhe Salsburg, klubi i Riadit po kërkonte një lojtar të nivelit të lartë për të rritur mundësitë e tij.

    Prandaj, një kërkesë e brendshme i’u bë komitetit të transefrimëve për një huazim të përkohshëm për Ronaldon. Marrëveshja, megjithatë, u refuzua shpejt.

    Portugezi 40 vjeçar e ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe po qëndron te Al-Nasr.As vetë Kristiano, as Al-Nasr, dhe as organizmat e përfshira nuk e panë këtë mundësi në mënyrë të favorshme.

    Vazhdo leximin

  • Erotizmi i fushatës

    Erotizmi i fushatës

    Nga Salvatore Doda

    Pasi u kërkoi përpara dhjetë ditësh vajzave dhe grave të shndërroheshin me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë partiake në prostituta dhe bica elektorale, për t’i vendosur trupin dhe hormonet në shërbim të sigurimit të votës së meshkujve dhe femrave të dyzuar e të pavendosur; pasi u kërkoi përpara tetë ditësh miturakëve të bubërronin në google për fotot e tij prej satiri silenik dhe sileni satirik; dje, gjatë takimit të tij elektoral në Kukës, duke u thënë të ndiqnin dhe të mbështeteshin tek sondazhet e kurtizaneve të tij – Top Channel, Euronews, News24, dhe Report Tv, Edvin Rama u kërkoi tërë shqiptarëve që të kundronin tashmë masturbimet e tij elektorale – pa orgazmë, por veçse me klithmat ahuritëse dhe lëngjet artificiale të propagandës së tij shterpë – të ngjashme me dhembjet që krijon prostata e tullumbacuar.

  • Nga Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    Nga Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    Nga Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

    Nga Agron Duka

    E shikoni këtë burrë? Ky u bë njeri publik, sepse gjatë një takimi elektoral të kryeministrit në lagjen Shkozë në Tiranë, tha se rruga e lagjes është copë-copë dhe po u shkatërron makinat. Në shtëpi nuk ka ujë, por rruga është ujë e baltë. Nuk duam asgjë tjetër, na bëj atë rrugë…

    Edhe një gjë – tha ai – edhe një kotec pulash të bësh, të vijnë të gjithë, polici i rendit, polici i bashkisë, IKMT, AKMT, dhe të gjithë duan para në dorë…

    Kryeministri nuk foli as për rrugën as për ujin, por nisi të shantazhonte qytetarin: Ke prova, hajde. Pas këtij takimi do ikim të dy në polici, ta denoncosh aty atë dhe ata që të kërkuan para. Pse flet në përgjithësi, pse prish imazhin e policisë? Hajde denoncoje tani, kush është ai që të kërkoi para…

    Në mbështesim denoncimin zyrtar të çdo nëpunësi e funksionari publik të korruptuar. Por është e paimagjinueshme sjellja e një kryeministri ndaj një qytetari, që në një takim elektoral kërkon të ndërtohet rruga dhe flet për korrupsionin. Në fakt, shumëkush ka rënë pre e këtyre nëpunësve të korruptuar, kur ka tentuar të ndërrojë edhe një tjegull të thyer në çati.

    I mësuar vetëm me ata që i thurin këngë e hedhin valle për nder të tij, apo ata që pohojnë “se mollët i preva, pasi s’kam ku të shes prodhimin, por ti e meriton edhe mandatin e 5-të”, apo ata që thonë se “kam 10 vjet që më sorollasin për letrat e shtëpisë edhe pse e kam bërë të gjithë procedurën, por sërish unë ty do të votoj”, kryeministrit i duket gjëmë e madhe që dikush t’i kërkojë të shtrojnë rrugën, të sjellë ujin apo të denoncojë korrupsionin.

    I zgjedhuri është shërbëtor i atij që e zgjedh. Ai paguhet për të qeverisur e për të shërbyer. Por pushteti absolut dhe i gjatë të bën arrogant. Paraja e madhe e padjersitur të bën të fortë e agresiv. Të duket sikur po të hyjnë në hak kur të kërkojnë të bësh punën apo të kërkojnë llogari pse vjedh.

    Ja pse në 11 Maj, Rama nuk duhet votuar më!

    Votoni PAA dhe “Shqipëria Madhështore”!

    Çdo votë për ne do të jetë votë për veten tuaj!”