Kandidati i PD në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave në qarkun Tiranë dhe të drejtën e ankimimit, por gjykata vendosi pushimin e çështjes.
Gjykata vendosi pushimin e çështjes për shkak të mungesës së legjitimimit të palës ankuese.
Alimehmeti kërkoi të drejtën që të ankohet, pasi një kandidat nuk ka të drejtë të kërkojë hapje kutish në rast se nuk e kërkon partia.
Tag: kërkoi
-

Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave në qarkun Tiranë, gjykata pushon çështjen
-

Tragjike në Francë! Kërkoi t’i kontrollonte çantën, nxënësi 15-vjeçar vret me thikë sanitaren e shkollës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
Siç raportojnë mediat, ngjarja e ndodhur në Nogent, gjatë kontrollit të çantës së tij, 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31-vjeçare, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, ai plagosi lehtë në dorë dhe një oficer policie gjatë momentit të arrestimit.
Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, e quajti atë që ndodhi në Nogent një “tragjedi të tmerrshme” dhe njoftoi se do të shkonte në vendngjarje.
Për këtë reagoi dhe kreu i shtetit, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.Top Channel
-

“Votim i dyfishtë”/ PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ në qarkun e Shkodrës, shtyhet për të mërkurën shqyrtimi i çështjes
Shtyhet për të mërkurën, datë 11 qershor, shqyrtimi për Qarkun e Shkodrës, ku PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ.
Koalicioni opozitar dyshon për votim të dyfishtë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se në orën 12:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun e Fierit.
Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka dalë forcë e parë në qarkun Shkodër, duke siguruar 5 mandate në Kuvend pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.Top Channel
-

Berisha kërkoi një mision faktmbledhës në Shqipëri, PPE: Do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona
Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.
Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”
Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.
Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.
“Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.Top Channel
-

E kërkoi Lapaj, hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) hapi këtë të martë kutinë nr. 4494/00 në KZAZ 85, në Vlorë, pas kërkesës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
Pas verifikimit, u konfirmua se të gjitha fletët e votimit kishin vulat përkatëse. Ky proces u krye për të adresuar pretendimet e subjektit politik, i cili kërkonte rishikimin e votave për të siguruar transparencë në rezultatin zgjedhor.
Ndërkohë, edhe pse Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në të gjithë qarkun e Vlorës, KAS vendosi të hapë vetëm këtë kuti për të verifikuar vlefshmërinë e fletëve të votimit.
Ky zhvillim vjen pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte një mandat parlamentar. -

Adriatik Lapaj kërkoi rinumërimin e votave, hapet një qendër votimi në Vlorë
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
U bë verifikimi i vulave, ku rezultuan të gjitha fletet me vulat përkatëse.Një ditë më parë, Lapaj deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’u kenë “vjedhur” edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.
Relatori i çështjes konstatoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura. -

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës së Melonit, kryeministrja: Gjest impulsiv prej budallai
Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës gjermane nga provinca e Napolit, në Rajonin e Campanias.
Addeo shkroi në rrjete sociale një koment tronditës, duke i uruar vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë minorene nga Afragola që u vra brutalisht në një rast feminicidi. Komenti u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi deklaratën si “të frikshme dhe të papranueshme”.
Në një intervistë për median lokale në Romë, Addeo kërkoi falje publike duke deklaruar: “Ishte një gjest prej budallai i bërë në mënyrë impulsive.” Megjithatë, ai theksoi se nuk i dëshiron askujt vdekjen, por nuk është i gatshëm të distancohet nga bindjet e tij politike.
Reagimi i Melonit ishte i ashpër. Kryeministrja deklaroi se:
“Nuk bëhet fjalë për përplasje politike, as për zemërim, është diçka më e errët akoma, që tregon kufijtë e një klime të sëmurë, një urrejtjeje ideologjike, në të cilën gjithçka duhet lejuar, madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije për të sulmuar një prind.”Meloni bëri thirrje për bashkim të forcave politike kundër kësaj klime të urrejtjes. -

PD kërkoi heqjen e mandatit të Vullnet Sinajt, Gjykata Kushtetuese e rrëzon
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit.
Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri po parashtron kërkesat e opozitës në procesin zgjedhor dhe kërkoi që ankimimi i saj të merret parasysh.
Nga ana tjetër, administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se nuk ka konstatuar “asnjë shkelje jo vetëm të rëndë, por edhe të lehtë të ligjit në mbarëvajtjen e një procesi të rregullt ligjor”.
“Nuk kemi të raportuar në asnjë rast ndonjë ngjarje nga policia jashtë këtij territori, nuk na rezulton që të jetë zhvilluar ndonjë proces që të cënojë rendin e procesit zgjedhor”, tha përfaqësuesja e KQZ-së.
Seanca e KAS po relatohet nga anëtari i saj, Ilirjan Rusmajli.
Në fillim, Partia Demokratike kërkoi kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet “PEI”, pra të identifikimit biometrik në qendrat e votimit në Kukës.
“E kemi merakun te pjesa sikundër ndodhi në disa Qendra Votimi të ndryshme ku u hapën kutitë në KQZ, rezultuan se kishte 24 persona që kishin votuar ekstra nga ata që ishin identifikuar”, tha Nuri.
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elena Xhina, e hodhi poshtë këtë pretendim të PD-së duke u shprehur se “nuk lidhen fare me kërkimin e provës sa i takon kryqëzimit të të dhënave nga PEI”.
Së dyti, PD-ja kërkoi nëpërmjet operatorit postar regjistrin e nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë që vërteton marrjen e zarfit dhe materialet zgjedhore nga secili zgjedhës. Kjo jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë zgjedhësit e regjistruar në diasporë.
Aktualisht seanca në KAS është duke u zhvilluar teksa përfaqësuesi i PD-së përveçse po parashtron kërkesat e tij, po i përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka ankimuar edhe rezultatet në Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë./tvklan.al
