Tag: kërkoi

  • Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në qeli Presidentin e PL, Meta

    Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në qeli Presidentin e PL, Meta

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta.

    Presidenti i PL-se kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin dhe Meta do të vijojë të jetë në qeli.

    Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

    Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

    Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

  • SPAK jep pretencën për “Metamorfozën”, nga sa vite burg kërkoi për të pandehurit

    SPAK jep pretencën për “Metamorfozën”, nga sa vite burg kërkoi për të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë pretencën për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.
    Pëllumb Gjoka 14 vjet burg
    Edmond Preka 11 vjet
    Astmer Bilali 10 vjey
    Ardit Hasanbegaj 9 vjet
    Xhevahir Lita 6 vjet
    Oltion Bistri 9 vjet
    Për të gjithë llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.

  • Chelsea e kërkoi e kërkoi me ngulm, Tare për Maignan: Nuk largohet nga Milani

    Chelsea e kërkoi e kërkoi me ngulm, Tare për Maignan: Nuk largohet nga Milani

    Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milan, ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër. Skuadra e Chelsea e kërkoi me ngulm para fillimit të botërorit për klube, por kuqezinjtë nuk pranuan ta shesin.

    “Maignan nuk do të largohet, të paktën për momentin. Nëse gjithçka vazhdon kështu, ai do të luajë për Milan edhe vitin tjetër. Nuk është arritur një marrëveshje me Chelsea dhe ai është një pikë referimi brenda dhe jashtë fushës”, tha Tare.
    Portieri 29-vjeçar francez do të nisë sezonin e tij të fundit të kontratës me kuqezinjtë (skadon në verën e 2025-ës), fanellë që e mbron që prej vitit 2021.

    Ai ka luajtur 163 ndeshje zyrtare me Milan në të gjitha kompeticionet.
     

  • Chelsea e kërkoi me ngulm para botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Mike Maignan

    Chelsea e kërkoi me ngulm para botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Mike Maignan

    25 Qershor 2025

    13:09

    Telesport

    Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milan, ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër. Skuadra e Chelsea e kërkoi me ngulm para fillimit të botërorit për klube, por kuqezinjtë nuk pranuan ta shesin.
    “Maignan nuk do të largohet, të paktën për momentin. Nëse gjithçka vazhdon kështu, ai do të luajë për Milan edhe vitin tjetër. Nuk është arritur një marrëveshje me Chelsea dhe ai është një pikë referimi brenda dhe jashtë fushës”, tha Tare.
    Portieri 29-vjeçar francez do të nisë sezonin e tij të fundit të kontratës me kuqezinjtë (skadon në verën e 2025-ës), fanellë që e mbron që prej vitit 2021. Ai ka luajtur 163 ndeshje zyrtare me Milan në të gjitha kompeticionet.

  • Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Jamarbër Malltezit

    Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Jamarbër Malltezit

    Gjykata e Lartë ka vendosur të mospranojë rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili është marrë i pandehur për dosjen Partizani.
    Dhëndri i Sali Berishës kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk iu aprovua nga togat e zeza.
    Jamarbër Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”.
    Të pandehur për korrupsion janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.
    Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
    Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
    Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

  • Kërkoi përsëritje të zgjedhjeve/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për Kukësin, Lezhën dhe Gjirokastrën

    Kërkoi përsëritje të zgjedhjeve/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për Kukësin, Lezhën dhe Gjirokastrën

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • Izraeli godet Teheranin pasi Trump kërkoi dorëzimin pa kushte. Irani: Beteja filloi…

    Izraeli godet Teheranin pasi Trump kërkoi dorëzimin pa kushte. Irani: Beteja filloi…

    Sulme ajrore intensive izraelite shënjestruan kryeqytetin e Iranit mëngjesin e kësaj të mërkurë , një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi “dorëzim pa kushte”.
    Ndërsa SHBA-të dërguan avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, Trump bëri një sërë deklaratash rreth konfliktit, duke përfshirë paralajmërimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei se SHBA-të e dinë se ku fshihet ai, por se nuk kishte plane për ta vrarë atë “të paktën jo për momentin”.
    Nga ana e tij, Khamenei ka reaguarvetëm ndaj sulmeve Izraelite mëngjesin e sotëm, duke paralajmëruar kundërpërgjigje. “Beteja filloi”, tha ai.
    Izraeli pohon se sulmi i tij gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të parandaluar që Irani të afrohet më shumë me ndërtimin e një arme atomike . Sulmet kanë vrarë të paktën 224 persona në Iran.
    Irani është hakmarrë duke lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit. Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael.
    Konflikti shpërtheu ndërsa Izraeli vazhdon të luftojë në Rripin e Gazës , ku që nga java e kaluar ka pasur të shtëna pothuajse të përditshme pranë qendrave ku palestinezët e dëshpëruar po drejtohen për të mbledhur ushqim.

  • Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e kandidatit për deputet të PD

    Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e kandidatit për deputet të PD

    SPAK ka vendosur mosfillm hetimesh për denoncimin e bërë nga kandidati për deputet i PD Aulon Kalaja.

    Ky i fundit kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxhaq mosfillimi i hetimeve u vendos me argumentin se fakti nuk ekziston.
    I kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha menjëherë pas vendimit të SPAK, kandidati demokrat Aulon Kalaja tha ” sapo dorëzova kundërshtimet e mia në gjykatën e Posaçme, sepse nuk jam dakord që SPAK e mosfilloi hetimin”.

    Top Channel

  • Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

    Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.