Tag: kërkohet

  • “Testamenti i ri” dhe “Kërkohet një tenor” këtë shtator në skenën teatrore

    “Testamenti i ri” dhe “Kërkohet një tenor” këtë shtator në skenën teatrore

    Shtatori sjell dy komedi, që do të shfaqen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. “Testamenti i ri” me regji nga Violeta Trebicka  do të jetë në skenë në datat 10,11, 12 dhe 13 shtator dhe më tej është komedia  “Kërkohet një tenor” me regji nga Armand Bora në datat 18, 19, 20 dhe 21 shtator, ndërsa vijon edhe në datat 25, 26, 27 dhe 28 shtator. “Testamenti i ri” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Bylis” rikthehet këtë shtator në skenën e TK-së te “ArTurbina” në Tiranë. Historia e një testamenti të harruar shërben si pretekst për të zbuluar problemet e thella në çift. Një martesë e bazuar në shtirje, keqkuptime, gënjeshtra dhe tradhti. Pas situatave sa komike aq edhe njerëzore lind pyetja: Kur dy njerëz nuk duhen më, a duhet të jetojnë së bashku?!
    Vepra e autorit Sacha Guttry në skenën e Teatrit Kombëtar vjen me interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Violeta Trebicka Albana Kocaj, Igli Fusha, Mateo Dervishaj, Sofi Kotepano. As.regjisor Enerest Dalipaj, skenografia e kostumografia Desantila Lika, muzika Ronaldo Bulku. Shtatori sjell në skenë edhe komedinë “Kërkohet një tenor” nga Ken Ludwig me regji nga Armand Bora. Komedia “Kërkohet një tenor” është një bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1934 në një suitë hoteli, ku një sërë ngatërresash, keqkuptimesh dhe situatash komike lindin nga ardhja e një tenori të famshëm italian. Në role janë Helidon Fino, Pjerin Vlashi, Genti Deçka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Flaura Kureta, Niada Saliasi dhe Fritz Selmani.

  • Rikthehen zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

    Rikthehen zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

    Pas javëve të vështira, një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen të vështirë. Ndaj është kërkuar edhe ndihma nga ajri për të shmangur përhapjen e flakëve.

  • Kërkohet ndihmë urgjente/ Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, dyshohet për banorë të bllokuar dhe viktima

    Kërkohet ndihmë urgjente/ Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, dyshohet për banorë të bllokuar dhe viktima

    Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë me dije se disa banorë kanë mbetur të bllokuar dhe situata është kritike. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga autoritetet.
    Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi. Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve. Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.

  • Kërkohet ndihmë urgjente në fshatrat e Gramshit, dyshohet për viktima

    Kërkohet ndihmë urgjente në fshatrat e Gramshit, dyshohet për viktima

    Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri po djeg shtëpitë.

    Top Channel mëson se ka banorë të bllokuar në fshat.
    Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet. Dyshohet për viktima.
    Prej tymit nuk lejohet as të shkojnë ambulancat dhe as zjarrfikësit as autoritetet.
    Aktualisht po evakuohet e gjithë njësia Skënderbegas.

    Top Channel

  • “Vlahovic?”, Corvino: Nuk mund t’i kërkohet më shumë

    “Vlahovic?”, Corvino: Nuk mund t’i kërkohet më shumë

    1 Gusht 2025

    15:51

    Telesport

    Në një intervistë me Tuttosport, Pantaleo Corvino, drejtori teknik aktual i Lecce-s, u përqendrua te Dusan Vlahovic, i cili është drejt largimit nga Juventus-i.
    “Që nga mbërritja e tij, ai ka shënuar vazhdimisht nga një gol çdo dy ose tre ndeshje. Si mund të kërkosh më shumë?! Është e vështirë të gjesh një sulmues më të frytshëm në një fazë rindërtimi si kjo. Ai ka marrë shumë kritika”.
    Në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me Juventus-in sezonin e kaluar, Vlahovic shënoi 17 gola dhe dha 5 asiste.

  • Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fsharin Dukat, njësia administrative Orikum.
    Ky zjarr, i cili është aktivizuar rreth orës 8 të mëngjesit, rrezikon dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.
    Për shuarjen e këtyre flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe trupa të armatosura.

    Po kështu, tymi i zjarrit është përhapur në ajër, ndihmuar dhe nga era, teksa ky tym është i dukshëm dhe në zonën e Palasë.

    Aktualisht, në terren po punojnë tre forca zjarrfikëse dhe tre punonjës të shërbimit pyjor.
    Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat tokësore e kanë të vështirë të vendosin situatën nën kontroll.
    Kjo ndodh për shkak se nuk ka rrugë të aksesueshme./tvklan

  • Kërkohet nga Bayern dhe Barcelona, Diaz thyen heshtjen: Jemi në negociata…

    Kërkohet nga Bayern dhe Barcelona, Diaz thyen heshtjen: Jemi në negociata…

    Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian të Liverpoolit. Edhe pse ka kontratë në Anfield deri në vitin 2027, thashethemet për të ardhmen e tij nuk mungojnë.  Diaz ka folur së fundmi, pikërisht për këtë temë.
    “Jemi në fazën e negociatave. Po flasim me Liverpoolin dhe klube të tjera. Jam i lumtur aty ku jam, por duam të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”- tha sulmuesi Diaz.

    Topi tani është në fushën e dy klubeve të interesuara, të cilat duhet të bëjnë një ofertë konkrete për të zhbllokuar operacionin.

  • Amorim nuk e do tek United, Sancho kërkohet nga tri klube! Ku do përfundojë?

    Amorim nuk e do tek United, Sancho kërkohet nga tri klube! Ku do përfundojë?

    12 Qershor 2025

    17:07

    Telesport

    Jadon Sancho nuk ka më vend te Manchester United, por duket e vështirë të parashikohet se ku do të luajë në sezonin e ardhshë.
    Chelsea kishte një mundësi për ta blerë sulmuesin anësor anglez për 25 milionë paundë pas huazimit të tij, por kishte dyshime dhe vendosi ta lëshojë.
    Sancho është rikthyer te Manchester United, por dihet se nuk do të vijojë me “Djajtë e kuq”.
    Trajneri Amorim nuk e ka në planet e tij 25-vjeçarin. Sancho aktualisht kërkohet nga tri klube angleze: Aston Villa, Tottenham dhe Newcastle.

  • Dy orë leje për faljen e namazit, kërkohet pushim gjatë orarit të punës për besimtarët myslimanë

    Dy orë leje për faljen e namazit, kërkohet pushim gjatë orarit të punës për besimtarët myslimanë

    Të gjithë punëmarrësit e besimit mysliman mund të marrin dy orë pushim në drekë për të falur namazin e të xhumasë.

    Në nismën e prezantuar këtë të martë nga deputeti demokrat, Lefter Gështenja, për punëdhënësit myslimanë kërkohet leje për faljen e vakteve të namazit, krijimi i hapësirave të faljes, si dhe dy orë pushim të premten e faljes së xhumasë.
    Këto janë tre propozimet që parashikohet të përfshihen në Kodin e Punës, dhe që diskutuan këtë të martë në Komisionet parlamentare.
    “Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posaçëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrëseve të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, për sa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë çdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës”, u shpreh Lefter Gështenja, deputet i PD-së.
    Deputetët në komisione kërkuan që të bëhet verifikimi i orarit të shkëputjes nga orari i punës për të falur namazin, në mënyrë që të ketë abuzime.
    “A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës”, tha Shpresa Marnoj.
    “Për sa i përket, se si do të verifikohet. Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot”, tha Gështenja.
    Nisma e deputetit demokrati pati dhe kundërshtime. Deputetja socialiste, Milva Ikonomi, tha se në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik.
    “Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje”, tha deputetja socialiste, Milva Ikonomi.

    Top Channel

  • Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube të Bundesligës, Asllani i Shqipërisë mendon finalen e Champions me Interin

    Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube të Bundesligës, Asllani i Shqipërisë mendon finalen e Champions me Interin

    Adriatik BALLA
    Kristian Asllani po shkon drejt fundit të sezonit si një lojtar më i kompletuar, si lojtar që luajti një sezon të suksesshëm në Serie A italiane dhe në Champions League, si lojtar që shkon për herë të dytë në finalen e një Championsi dhe që ka shanse të kurorëzohet edhe si fitues i titullit europian për klube. Natyrisht që analizat rreth tij kanë domethënien e vet. Asllani, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, nuk ka mundur ta thyejë hegjemoninë që ka turku Calhanoglu në formacionin e Interit. Madje, sipas shumë specialistëve në Itali ka qenë diferenca e turkut që e ka lënë në hije Asllanin.
    Por jo të gjithë mendojnë kështu. Disa episode gjatë këtij sezoni kanë bindur që Asllani është lider, lojtar me personalitet, lojtar i fortë dhe me ambicie të mëdha. Mundet që në fillim të verës ai të shitet nga Interi në një klub tjetër. Mundet që edhe të shkojë në një skuadër tjetër italiane ku të ketë mundësinë të luajë më shumë ndeshje si titullar e të marrë më shumë minuta. Por trajneri Inzagi duket se e pëlqen shqiptarin dhe dëshiron që ai të qëndrojë me ngjyrat zikaltër. Sidoqoftë, Asllani është tani lojtar më i pjekur dhe Interi po mendohet mirë para se të marrë një vendim për të. Në Kombëtaren kuqezi ai është padyshim titullar dhe i rëndësishëm.
    Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube gjermane
    Arritja historike e skuadrës gjermane Elversberg drejt plejofit për të siguruar Bundesligën i detyrohet në masë të madhe sulmuesit Fisnik Asllani. I huazuar nga Hofenheimi, talenti nga Kosova ka shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 9 asistime – shifër që e rendit si golashënuesin e dytë më të mirë në Bundesliga 2. Tani, gjysma e Bundesligës është në ndjekje të 22-vjeçarit, raporton “Bild”. Borusia Munshengladbah, Verder Bremen, Freiburg dhe Shtutgart kanë shprehur interes konkret për Asllanin. Ndërkohë, Union Berlin dhe Këln kanë kontaktuar Hofenheimin që në dimrin e kaluar për të pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit.
    Edhe nga jashtë Gjermanisë nuk mungon interesimi: Sporting Lisbona, Fenerbahçe, Anderleht dhe Lilë janë në mesin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje. “Fakti është se Fisniku është lojtar i yni. Nëse kthehet këtë verë, ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Sigurisht që kemi zhvilluar tashmë disa bisedime dhe do të përpiqemi të zgjasim kontratën e tij”, ka thënë drejtori sportiv i Hofenheimit, Andreas Shiker. Pas huazimit tek Austria Viena gjatë sezonit 2023/24, ku dëmtimi në tendinë e mbajti jashtë fushës për tre muaj, Asllani u huazua verën e kaluar tek Elversbergu.
    Atje punoi intensivisht për rikthimin në formë dhe shpërtheu me paraqitje të shkëlqyera. Brenda një viti, vlera e tij në treg është rritur nga 800 mijë në 4 milionë euro. Aktualisht, Elversbergu llogarit në ndihmën e Asllanit për ta kompletuar promovimin e tretë në katër vjet. Elversburgu do ta luajë sfidën e “play-off”-it për ngjitje në Bundesligë me Heidenheimin – dy qytete që kanë popullsi të përbashkët prej rreth 66 mijë banorë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.