Tag: kërkimit

  • Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google

    Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google

    Google do të detyrohet të shpërbëjë biznesin e saj tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë duke mbajtur qëndrimin e administratës së kaluar pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin e kompania ka abuzuar në mënyrë të paligjshme me një monopol në industrinë e kërkimit online.

    The Washington Post dhe The New York Times raportuan se Departamenti i Drejtësisë ka përsëritur qëndrimin se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome.
    Në argumentin e tij, Departamenti thoshte se shitja e Chrome do të parandalonte kontrollin e Google mbi këtë pikë aksesi kritik në internet si dhe ti hapte rrugë motorëve rivalë të kërkimit.

    Departamenti i Drejtësisë gjithashtu ruajti propozimin e administratës Biden për të ndaluar Google të bëjë marrëveshje me kompani si Apple, me prodhues smartfonësh dhe shfletuesish si Mozilla për ta bërë motorin e saj të kërkimit parësor në produktet dhe softuerët e tyre.
    Megjithatë tërhoqi propozimin që do ta detyronte Google të shiste aksionet e saj në startupet AI si Anthropic. Pritet që gjiganti i kërkimit të dërgojë propozimin e tij me lehtësi për platformat rivale.

    /PCWorld Albanian

  • Motori i kërkimit AI Perplexity vlerësohet me 18 miliardë dollarë

    Motori i kërkimit AI Perplexity vlerësohet me 18 miliardë dollarë

    Perplexity AI është në bisedime për të ngritur një investim që do ta vlerësonte me 18 miliardë dollarë ndërsa startupi i mbështetur nga Nvidia synon të rritet dhe të përballojë kërkesën për mjetet e saja kërkimore.

    Në raundin e kaluar të financimit në Nëntor, Perplexity vlerësohej me 9 miliardë dollarë.
    Perplexity është një startup AI që ofron informacion duke kërkuar në internet njëlloj si ChatGPT dhe Gemini, dhe është mbështetur nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe grupi SoftBank.

    Kompania po diskuton për të ngritur financim me vlerë 500 milionë deri në 1 miliardë dollarë. Rritja e adoptimit të agjentëve AI dhe chatbotëve të cilët marrin komanda nga përdoruesit, ka shtuar entuziazmin për startupe të kësaj fushe.
    Startupi AI gradualisht ka përmirësuar funksionalitet e platformës së saj për të konkurruar me Gemini të Google dhe ChatGPT të OpenAI.

    Muajin e kaluar prezantoi shfletuesin e ri Comet, ku përmes inteligjencës artificiale mundet jo vetëm të gjejë informacion por gjithashtu të kuptojë pyetje dhe kërkesa komplekse, të ekzekutojë veprimet dhe të marrë vendime.
    Perplexity është mes firmave lider që po përpiqet të sfidojë dominuesin e industrisë së kërkimit Google. /PCWorld Albanian